Home Blog Page 3505

Rama thumbon Kurtin: Nëse do ta braktisja popullin, çmimi i rrymës do të kishte kërcyer përpjete si në Kosovë

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thumbuar kryeministrit Albin Kurtin për rritjen çmimit të rrymës derisa po replikonte me komentuesit në profilin e tij Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburantëve.

Një qytetar e pyet Ramën në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë shqiptare e mohon një gjë të tillë duke thënë se po ta braktiste popullin çmimi i rrymës do të ishte si në Kosovë.

Kryeministri shqiptar pyetet nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ia kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë  dhe Rama  ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet ndër të tjera kryeministri.

Bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë

0

Familjarë, zyrtarë shtetërorë e qytetarë kanë bërë homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë në përvjetorin e pesëmbëdhjetë të vrasjes së tij në demonstratën e vitit 2007.

Në këtë ceremoni përkujtimore lule mbi varrin e Balajt kanë vënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e deputetë të Vetëvendosjes.

Në këtë përvjetor të vrasjes së Mon Balajt nuk ka pasur fjalime.

Ministri i Punëve të Brendshme që vie nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka kujtuar dy aktivistët e VV-së Arben Xheladini e Mon Balajn të cilët u vranë 15 vjet më parë teksa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Sveçla tha se sot kujtojnë Monin e Arbenin si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje.

“Sot bëhen 15 vite prej protestës së 10 shkurtit 2007. U organizuam për të protestuar kundër pakos së Ahtisarit, e cila theksonte kufizime kundrejt aspiratave legjitime të popullit të Kosovës. Popullit të Kosovës i takonte pavarësia dhe nuk kishim çfarë të jepnim më shumë se ç’ dhamë. Mijëra protestues paqësorë që kërkonin vetëvendosje u përballën me dhunën e shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Mbi 232 plumba gome me afat të skaduar u hodhën mbi protestues nga të cilët u plagosën dhjetëra qytetarë, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën rëndë Mustafë Nerjova, Zenel Zeneli e Hysni Hyseni. Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi është udhërrëfyesi ynë më i qartë në përgjegjësitë që kemi karshi tyre dhe gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne duhet e do të ecim drejt gjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara në Kosovë

0

Veturat e paregjistruara janë sfidë e madhe për institucionet tash e sa vjet. Të njëjtat, nuk do të mund të lëvizin më në rrugët e Kosovës pa u detektuar nga Policia e Kosovës kjo falë tiketave ngjitëse të cilat do të aplikohen në vetura nga data 1 mars.

Hysen Durmishi Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, tha se kjo do të ndikojë që Policia e Kosovës të mund t’i identifikojë shumë më lehtë automjetet e paregjistruara.

“Arsyeja që po e vendosim këtë tiketë ngjitëse është të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë, në mënyrë që ky numër të jetë sa më i vogël, atëherë do ta kemi shumë më lehtë që të aplikojmë për Kartonin e Gjelbër”, tha ai për televizionin publik.

“Këto tiketa të cilat do të aplikohen nga data 1 mars”, shtoi ai.

Qytetarët nuk do të ngarkohen me asnjë pagesë shtesë, të gjitha shpenzimet për këtë tiketë do t’i mbulojë Byroja Kosovare e Sigurimit.

Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tha se vetëm vitin e kaluar BKS-ja ka paguar 5.7 milion dëme nga automjetet e pasiguruara.

“Në anën tjetër ndikimi ka me qenë shumë i madh, njëjtë edhe te buxheti i shtetit edhe tek Byroja Kosovare e Sigurimeve. Vetëm vitin e kaluar kemi paguar 5.7 milionë dëme nga automjetet e pasiguruar”, tha ai.

Sipas tij vetëm në vitin 2020-2021, janë rreth 75 mijë vetura pa sigurim dhe pa regjistrim.

​Sveçla: Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje

0

Ministri i Punëve të Brendshme që vie nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka kujtuar dy aktivistët e VV-së Arben Xheladini e Mon Balajn të cilët u vranë 15 vjet më parë teksa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Sveçla tha se sot kujtojnë Monin e Arbenin si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje.

“Sot bëhen 15 vite prej protestës së 10 shkurtit 2007. U organizuam për të protestuar kundër pakos së Ahtisarit, e cila theksonte kufizime kundrejt aspiratave legjitime të popullit të Kosovës. Popullit të Kosovës i takonte pavarësia dhe nuk kishim çfarë të jepnim më shumë se ç’dhamë. Mijëra protestues paqësorë që kërkonin vetëvendosje u përballën me dhunën e shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Mbi 232 plumba gome me afat të skaduar u hodhën mbi protestues nga të cilët u plagosën dhjetëra qytetarë, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën rëndë Mustafë Nerjova, Zenel Zeneli e Hysni Hyseni. Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi është udhërrëfyesi ynë më i qartë në përgjegjësitë që kemi karshi tyre dhe gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne duhet e do të ecim drejt gjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

Mbi 2100 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

0

2184 gjoba në trafik janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Raporti bën të ditur se nuk ka pasur aksidente me fatalitet. Ndërkaq 16 aksidente janë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Sipas raportit 38 persona janë arrestuar, 26 janë dërguar në mbajtje dhe tre persona në vuajtje të dënimit.

Rezultat historik nga garuesi i përfaqësueses sonë Albin Tahiri!

0

Albin Tahiri në garën e sotme të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022, të zhvilluar në disiplinën e Kombinimit Alpin, ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë në këto lojëra për shtetin tonë duke u radhitur i 15-ti nga gjithësej 27 garues.

Urime Albinit, përfaqësueses sonë dhe Selektorit z.Agim Pupovci për këto rezultate të arritura dhe suksese në garat e radhës!

Vazhdon aksioni i Inspektoratit në Prizren për largimin e shitësve ambulantë dhe tregtarve në hapësira publike

0

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Drejtoria e Inspektorateve gjatë këtyre dy javëve ka vepruar në bazë të Vendimit për Rregullimin e Qytetit dhe Shërbimeve Komunale, duke filluar me lirimin e hapësirave publike.

Nga java e kaluar të gjithë prodhuesit e prodhimeve bujqësore, shitësit ambulantiv dhe tregtarët që merren me tregëtimin e produkteve të ndryshme janë larguar nga rrugët dhe trotuaret dhe të njëjtit janë sistemuar në tregjet legale që posedon Komuna e Prizrenit.

Deri më tani intervenimet janë bërë në lagjen Bazhdarhane, në Rr. Rrustë Kabashi, në Rr. Fan S. Noli afër qerdhes Yllka, në Rr. Ahmet Prishtina dhe disa lokacione të tjera brenda qytetit. Gjithashtu largimi i shitësve ambulantiv është bërë edhe te tregu i veturave në rrugën magjistrala Prizren – Suharekë.

Inspektorati Komunal ka planifikuar që nga data 10.02.2022, e enjte të filloj me largimin e pengesave që janë të vendosura në hapësira publike, në mënyra dhe forma të ndryshme, pa leje të organeve kompetente komunale.
Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët e javët në vazhdim, në të gjitha zonat në Komunën e Prizrenit, thuhet në njoftim.

Histori shqiptare e ndodhur në Zhur: Nusja vdiq ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit ua dhanë fqinjën 15-vjeçe

0

Histori rrëqethëse në fshatin Zhur të Prizrenit. Vajza që e zëvendësoi nusen e vdekur sot ende jeton.
Hana është emri i një rruge në fshatin Zhur të Prizrenit. Ky emër mban emrin e një vajze fatkeqe që vdiq ditën e dasmës.

 

Mustafë Kurtaj që është një nga banorët më të vjetër të fshatit, thotë se ngjarja është e vërtetë.

“Tragjedia ka ndodhur kur nusja sipas traditës është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar sipas traditës të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte bërë.  Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.

Kurtaj thotë se kur ka arritur babai që ishte një atdhetarë i fortë, në vend se të mërzitej fortë u ka dhënë kurajo tjerëve. “Ndodh edhe kjo, të bëhemi të fortë”, transmeton Kurtaj fjalët e babait të nuses së ndjerë.

Më poshtë mund ta gjeni këngën kushtuar Hanës kënduar nga Demir Krasniqi.

 

Policia në Infektivë, dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë nga QKUK:Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK

Presidenca e Kosovës e mirëpret ​emërimin e Alice Albright kryeshefe të MCC-së

0

Senati i SHBA-së ka votuar pro emërimit të Alice Albright për kryeshefe ekzekutive të Millennium Challenge Corporation – MCC (Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit), ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

Në llogarinë zyrtare në Twitter të Departamentit amerikan thuhet se MCC-ja mbetet një partner jetik i diplomacisë së SHBA-së, për të ndërtuar ura në promovimin e rritjes ekonomike.

“Urime Alice Albright për konfirmimin tuaj si drejtoreshë ekzekutive e MCC-së. MCC-ja është një partner jetik në përpjekjet tona të diplomacisë së SHBA-së, duke nxitur infrastrukturë të shëndoshë dhe institucione të shëndosha — dhe duke ndërtuar ura për të promovuar rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në postim.

Shefi i stafit presidencial të Kosovës Blerim Vela ka mirëpritur emërimin e Albright në këtë detyrë.

Ai ka thënë se mezi presin bashkëpunimin e mëtejmë me MCC-në, si partner me Kosovën.

”Urime Alice Albright për konfirmimin si drejtoreshë e re në MCC. Mezi presim partneritetin me MCC në programin e ardhshëm Kosovë-SHBA, të fokusuar në sektorin e energjisë. Kosova së bashku më të fortë”, ka shkruar Vela.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort