Home Blog Page 3504

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te varri i Mon Balajt

0

Kryeministri i Kosovës, njërit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufcën dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë nderime tek varri i aktivistit Mon Balaj i cili u vra nga policia rumune e UNIMIKU-ut 15-vjet më parë teksa po protestohej kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka treguar se u vendosen kurora lule tek varri i Mon Balajt.

“Në përvjetorin e 15-të të rënies së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, sot vendosëm lule të freskëta në nderim dhe përkujtim të dy dëshmorëve që u vranë në protestën paqësore të 10 shkurtit. Përmes kësaj proteste paraqiteshin rreziqet që po i kanoseshin Kosovës gjatë asaj kohe dhe mesazhin kryesor që e përçoi kjo protestë ishte vendosshmëria e popullit të Kosovës që po kërkonte pavarësi e vetëvendosje dhe asgjë më pak. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit! Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Bulliqi teksa ka treguar për homazhe”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/

Skiatori Albin Tahri flet pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Dimërore

0

Albin Tahiri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.Komiteti Olimpik i Kosovës ka biseduar me skiatorin Albin Tahiri në lidhje me suksesin e tij në këto gara.“Unë jam shumë krenar për rezultatin më të mirë për Kosovën, është diçka e pabesueshme. Unë nuk e kam imagjinuar asnjëherë që do të renditëm në pozitën e 15-të”, është shprehur Tahiri.Ai thotë se kishte qëllim që të hynte në top 30-tëshen por që sot ka arritur më shumë.

“Pjesa e vështirë sot ishte lëshimi sepse kjo disiplinë është shumë e vështirë, sot nuk bëra shumë gabime prandaj e arrita këtë rezultat”, thotë skitari Tahiri.

Ai ka folur edhe për pritet e tija për dy garat e ardhshme në disiplinën sllallom dhe sllallom i madh.“Është e jashtëzakonshme me qenë në top 15-shen, tani nuk ka presion, unë dua ta shijojë sllallomin dhe sllallomin e madh dhe do ta shohim, çka do që do të ndodhë unë tashmë e kam arritur qëllimin” ka thënë Tahiri.

Shpik pajisjen kirurgjike, mjeku bën patentimin e parë në lëmin e mjekësisë në Kosovë

0
Hospital staff treat a patient suffering from the coronavirus disease in the acute care unit of the University Hospital (HUG) as Switzerland enters a second wave of the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Geneva, Switzerland, October 27, 2020. REUTERS/Denis Balibouse

Në Odën e Mjekëve të Kosovës është bërë sot prezantimi i patentimit të parë të bërë në fushën e mjekësisë kosovare.

Punimi i doktorit kosovar, Enver Hoxha ka arritur që me punën e tij dyvjeçare të shpikë një pajisje kirurgjikale e cila do t`i ndihmojë mjekët për trajtimin më të lehtë të pacientëve.

Me këtë rast, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu theksoi se kjo e arritur është edhe stimulim për mjekët e rinj që të merren me zhvillimin e shkencës dhe punën e tyre a zhvillojnë në Kosovë.

“Pas një punë dyvjeçare kanë arrit të bëjnë patentimin në një shtet evropian të një produkti e një aparature e cila me specifikat e veta është treguar si inovacion për shtet e zhvilluara dhe me këtë rast vjen edhe tek ne”, u shpreh Sejdiu.

Ndërsa, vetë autori i punimit të patentuar në Gjermani, Enver Hoxha, që është specialist i Kirurgjisë Plastike dhe njëherësh edhe anëtar i Odës së Mjekëve, deklaroi se tërë punimin e zhvilloi me mjete vetanake, teksa tregoi edhe përparësitë e zbulimit të tij.

“Pajisja e cila është shpikur përdoret ne shumicën e lëmive kirurgjike, qëllimi saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të këtij patentimi janë dy modele te të njëjtit funksion. Avantazhi i kësaj pajisje është që mund të përdorët në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik, si në venet e zhvilluara si në të varfra, është shumë praktike”, nënvizoi Hoxha.

Në punën e tij, Hoxha është asistuar nga profesori Hysni Arifi, ndërsa u kërkua që në të ardhmen të ndahet edhe fondi për hulumtime shkencore për të mirën e shëndetësisë kosovare, transmeton Klankosova.tv.

 

Dy baxhanakët nga Kosova që jetonin dhe punonin në Zvicër, e sulmuan njëri-tjetrin me thikë dhe përfunduan në gjykatë

0

Kemi dëgjuar histori të shumta që baxhanakët kanë raporte shumë të mira mes vete.

Por, kjo nuk vlen për një 46 vjeçar nga Kosova i cili ka përfunduar në gjykatë në Zvicër pas një sherri që kishte me baxhanakun e tij.

Ai akuzohet se e ka sulmuar me thikë të xhepit duke i shkaktuar plagë në bark, shpinë dhe krah.

Akuzat mohohen nga ana e të akuzuarit, i cili para gjykatës tha të hënën se viktima është ai dhe se këto plagë janë si shkak i vetëmbrojtjes.

Me këtë rast prokuroria ka kërkuar 5 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarin dhe dhjetë vjet dëbim nga Zvicra për burrin nga Kosova.

Versionet e palëve janë plotësisht të kundërta për ngjarjen e cila ka ndodhur tre vjet më pare, përveç arsyes së takimit e cila përputhet, shkruan Luzernerzeitung përcjell Klankosova.tv.

I akuzuari kishte probleme me celularin, ai i kishte kërkuar ndihmë kunatit të tij, (tashmë paditës privat) 40-vjeçarit kosovar dhe i kishte shkuar për vizitë.

Burrat e përfshirë, banojnë në të njëjtën komunë dhe njihen prej më shumë se 20 vitesh.

Pasi e kishin zgjidhur problemin e celularit, të dy ishin larguan nga shtëpia së bashku – dhe rrëfimet e tyre nga ky moment kanë ndryshuar plotësisht

Në gjyq paditësi ka deklaruar se i akuzuari ka nxjerrë befasisht një thikë xhepi dhe ka thënë se do ta vriste. Pastaj ai ka tentuar ta godiste me thikë 20 deri në 30 herë. Në momentin që paditësi ka tentuar të mbrohet, ka ndodhur përleshja dhe të dy kanë rënë përtokë, ndërsa i akuzuari ka thyer krahun.

Rrëfim tjetër ka i akuzuari.

Ai dëshmon se paditësi e kishte sulmuar papritur dhe e kishte goditur aq fort me grusht në nofull, saqë ai qe rrëzuar përtokë, nuk mund të shihte më asgjë dhe kishte ndjerë vetëm goditjet që kishin pasuar. Kur kishte dashur të ngrihej sërish, kishte vënë re se i ishte thyer krahu.

46 vjeçari thotë se baxhanaku i tij ia kishte ofruar 10 mijë franga për ta heshtur rastin.

Diçka të tillë mësohet se e ka bërë edhe më parë me një koleg pune, por paditësi e hedh poshtë këtë akuzë.

I akuzuari kishte ikur dhe donte të thërriste policinë.

Më pas paditësi e kishte sulmuar atë sërish, i kishte kapur me dorë jakën dhe e kishte shtrënguar pas një peme ose një shkurre. Me shpresën se do të mund ta frikësonte, i akuzuari kishte nxjerrë thikën nga xhepi dhe e kishte hapur.

Gjatë përleshjes ata janë rrëzuar disa herë, ku një herë paditësi ka rënë me shpinë mbi tehun e hapur të thikës.

Paditësi ka shprehur vazhdimisht moskuptimin e tij gjatë marrjes në pyetje; ai ka theksuar se nuk mund të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur në kokën e kunatit të tij atë mbrëmje.

I pyetur për situatën familjare, paditësi ka thënë se kunati i tij nuk e kishte pëlqyer kurrë. Dhe se prirja e tij për të treguar thashetheme është e njohur për të gjithë familjen.

Por, i akuzuari, nga ana e tij ka thënë se ata gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ai beson se vjehrri e ka nxitur paditësin që ta sulmojë duke i thënë se i akuzuari kishte folur keq për paditësin.

Avokati mbrojtës tregon se klienti i tij ka qenë kryesisht person shtëpiak dhe që nga lindja e fëmijëve për të cilët është kujdesur në vazhdimësi prandaj familja e gruas së tij ndoshta e shihte atë si “burrë të dorës së dytë”.

Meqë nuk ka dëshmitarë të ngjarjes, është ende e paqartë se kujt do t’i besojnë gjyqtarët përfundimisht.

Aktgjykimi do t’u komunikohet palëve me shkrim.

Ministri i Shëndetësisë së Luksemburgut pritet të vizitoj Kosovën

0

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka pritur sot në takim Ambasadoren e Dukatës së Luksemburgut, znj, Natacha Gomes, me të cilën biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Dukatës së Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim, Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij të veçantë për ndihmën e dhënë nga Dukata e Luksemburgut për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë deri më tani, si dhe njoftoi Ambasadoren Gomes për gjendjen e tanishme, planet dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku theks të veçantë iu dha ndërtimit të Qendrës së Traumës dhe krijimit të Qendrës Simulative dhe të Teknologjisë (në fushën e kujdesit shëndetësor).

Temë tjetër e diskutimit ishte mbajtja e takimit të përbashkët me të gjithë donatorët ekzistues dhe ata potencialë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, ku do të shpalosen planet afatgjate të Ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e sektorit shëndetësor në vendin tonë.

Në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend dhe përmirësimit të saj, por u theksua nevoja që vaksinimi të vazhdojë si e vetmja rrugë për t’u mbrojtur kundër Covid-19.

Ambasadorja e Luxemburgut, znj, Natacha Gomes, e njoftoj Ministrin Latifi për ndihmën që shteti i saj ka dhënë për sektorin e shëndetësisë e Kosovës, projektet për të ardhmen dhe po ashtu të dy u dakorduan për një vizitë të Ministrit të Shëndetësisë së Luxemburgut në Kosovë.

Memli Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik.”, theksoi Kransiqi.

Presidentja Osmani pret në takim emisarin britanik

0

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Peach para takimit me Osmanin, është pritur nga kryeministri Albin Kurti në objektin e Qeverisë.

Ai dje qëndroi në Serbi ku u takua me liderët shtetërorë atje, me të cilët diskutoi edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe zhvillimet e tjera në rajon.

Ministri Murati pranoi Strategjinë Shtetërore të BERZH-it për Kosovën

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati sot ka pranuar nga Udhëheqësi i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë, Neil Taylor, Strategjinë Shtetërore të BERZH-it për Kosovën (2022-2027).

Strategjia, e cila zhvillohet në koordinim me institucionet vendore, identifikon fushat në të cilat BERZH-i është më së miri i pozicionuar për të ndihmuar Kosovën dhe paraqet konditat për zhvillimin e projekteve të reja me përkrahjen e BERZH-it gjatë viteve 2022-2027.

Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in, si një partner i fuqishëm për arritjen e objektivave të Qeverisë drejt zhvillimit dhe forcimit të performancës së sektorit privat në Kosovë, përkrahjes së tranzicionit drejt energjisë së pastër, përmirësimit të ambientit dhe zhvillimin infrastrukturor.

Prioritetet kryesore të kësaj strategjie janë: Zhvillimi i një sektori privat më konkurrues dhe gjithëpërfshirës për të mundësuar rritje ekonomike, mbështetja e tranzicionit të ekonomisë së gjelbër në Kosovë përmes diversifikimit të burimeve të energjisë dhe efikasitetit më të madh në përdorimin e burimeve dhe mbështetja e integrimit rajonal infrastrukturor drejt tërheqjes së investimeve të huaja.

Gjatë këtij takimi, palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre me qëllim që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Byroja e Sigurimeve kërkon nga fermerët t`i sigurojnë traktorët

0

Byroja Kosovare e Sigurimeve u ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrojnë traktorët për shkak të numrit të madh të aksidenteve nga ta.Sipas një njoftimi gjatë 10 viteve të fundit, BKS ka paguar rreth 2.2 milionë euro dëme nga aksidentet e shkaktuar nga traktorët e pasiguruar.

“Më shumë se 2.2 milionë euro ka arritur deri më tash shuma e mjeteve që Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka paguar për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga traktorët e pasiguruar.

Përfaqësues të BKS-së apelojnë të fermerët që t’i regjistrojnë mjetet e tyre, pasi që sipas tyre në rast të aksidenteve pa sigurim BKS-ja kompenson palën e dëmtuar, por më pastaj të gjitha mjetet rimbursohen nga shkaktari i aksidentit”, thuhet në njoftim.Sipas komunikatës, BKS në raste të caktuara ka kompensuar në shumë prej 43 mijë euro palën e dëmtuar për shkak të aksidentit të shkaktuar nga një traktor i pasiguruar.

​Bislimi: Synojmë një mjedis më të mirë për të bërit biznes në Kosovë

0

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në takimin ku është bërë prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese, ka thënë se reforma e administratës publike e ka një rol të rëndësishëm në qeverisjen Kurti 2 për qasje më të mirë në mjedisin e të bërit biznes dhe lehtësimin e barrës administrative për qytetarë.

Ai tha se fokusi i kësaj qeverie është për të pasur një mjedis më të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

“Qëllimi i këtij takimi është që nevojave të komunitet të biznesit dhe qytetarëve, ne si Qeveri t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë”, tha ai.

Bislimi foli edhe për strategjinë kombëtare të zhvillimit, dhe për strategjinë e re të reformës, administratës për të vendosur qartësi dhe llogaridhënie.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra theksoi se reforma e administratës publike është më se e domosdoshme, dhe shtoi se si MBAP kanë filluar të ndërmarrin një sërë reformash në këtë fushë në aspektin legjislativ.

Ai tha se një prej këtyre reformash në aspektin ligjor është ligji për procedurat e përgjithshme për lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve. Derisa shtoi se përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe shërbimeve do të bëhet përmes digjitalizimit.

Pas këtyre dy fjalimeve nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendësministri Dobra, tryeza ku po marrin pjesë edhe komuniteti i biznesit është mbajtur e mbyllur për media.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort