Home Blog Page 3503

Zëvendësimi i gjalpit me vaj ulliri mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, zbulon një studim i ri

0

Sëmundjet e zemrës janë një problem i madh në të gjithë botën dhe mjekët rekomandojnë disa mënyra për të reduktuar rrezikun përmes gjërave të tilla si një dietë e ekuilibruar.

Tani, një studim sugjeron se konsumimi i një lloji të caktuar vaji mund t’i ndihmojë njerëzit të ulin rrezikun.

Shpesh ka studime për disa substanca ushqimore për t’i mbajtur në krye të përfitimeve të tyre të mundshme shëndetësore ose ndonjë problem që mund të shkaktojnë, shkruan Mirror.

Prandaj, studimet mbi ushqimin në lidhje me sëmundjet e zemrës janë veçanërisht të rëndësishme pasi këto shkaktojnë një për qindje të madhe të vdekjeve çdo vit.

Çfarë ushqimi mund të ndihmojë të ulim rrezikun e sëmundjeve të zemrës?
Studimi shqyrtoi se çfarë ndodh kur njerëzit konsumojnë gjysmë luge vaj ulliri çdo ditë dhe zbuloi se vaji i ullirit “është i lidhur me rrezikun më të ulët të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare, vdekshmërinë nga kanceri, vdekshmërinë nga sëmundjet që ndikojnë në sistemin nervor dhe vdekshmërinë nga sëmundjet e frymëmarrjes”.

Studimi, i publikuar në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë, zbuloi se zëvendësimi i 10 gram yndyrë qumështi, margarinë, majonezë dhe gjalpë me vaj ulliri lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë.

Shkencëtarja e lartë kërkimore në Departamentin e Ushqyerjes në Harvard, Marta Guasch-Ferre, tha: “Gjetjet tona mbështesin rekomandimet aktuale dietike për të rritur marrjen e vajit të ullirit dhe vajrave të tjerë bimorë të pangopur. Klinikët duhet t’i këshillojnë pacientët që të zëvendësojnë disa yndyra, si margarina dhe gjalpi, me vaj ulliri për të përmirësuar shëndetin e tyre. Studimi ynë ndihmon në bërjen e rekomandimeve më specifike që do të jenë më të lehta për pacientët t’i kuptojnë dhe shpresojmë t’i zbatojnë në dietat e tyre”.

A duhet të konsumoj më shumë vaj ulliri për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës?
Si gjithmonë, në studime të tilla si ky, gjetja rrallë jep një përgjigje të caktuar dhe ka gjëra të tjera për t’u marrë parasysh. Studimi gjithashtu kujdesej nëse njerëzit më të pasur kanë më shumë gjasa të konsumojnë vaj ulliri.

“Është e mundur që konsumi më i lartë i vajit të ullirit të jetë një tregues i një diete të përgjithshme më të shëndetshme dhe statusit më të lartë socio-ekonomik. Megjithatë, edhe pas përshtatjes për këta dhe faktorë të tjerë të statusit social ekonomik, rezultatet tona mbetën kryesisht të njëjta”. /Telegrafi/

Policia arreston një person për gjueti të kundërligjshme në Shpenadi të Prizrenit

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se më 09 shkurt 2022, Stacioni Policor Veriu, në Prizren pranoi një informacion, ku bazuar në këto informata hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe e kanë identifikuar të dyshuarin:

  • H. i datëlindjes 1961

I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se më datën 31.10.2021 në fshatin Shpinadi të Prizrenit, në vendin e quajtur Koplanik ka kryer gjueti të kundërligjshme.

Më këtë rast hetuesit policorë në cilësinë e provës materiale sekuestruan përkohësisht këtë armë:

  • Pushkë gjahu “P. BERETTA “

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Arrestohet një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 09.02.2022 në orën 14:15, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Brigada 123’’ në Prizren  ka ndodhur një rast kanosjeje.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.

Po ashtu  Policia ka arritur që të dyshuarinF. M., të moshës 54 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren.

Palët janë intervistuar në lidhje me rastinku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte  kanosur  viktimën.

Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:

  • Një pistoletë me gaz ‘Woltra Professional’ 9 m.m.,
  • Një karikator me katër fishekë me gaz, kalibër i pa njohur.

 

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në njoftim nga DRP, Prizren.

Orteku në Brezovicë, katër personat që ishin prezentë kanë shpëtuar

0

Katër persona janë shpëtuar nga ekipi i kërkim-shpëtimit pas ortekut që ka rrëshqitur ditën e sotme në Brezovicë.

Nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kanë deklaruar për Telegrafin se po vazhdon kërkimi edhe pse deri më tani nuk ka shenja se edhe persona të tjerë mund të jenë në zonën ku ka rrëshqitur orteku.
“Ne kemi qëllu në Brezovicë. Për momentin nuk ka ndonjë shenjë që ka persona të tjerë që po mungojnë, por ne po vazhdojmë kërkimin për çdo rast, jemi këtu. Kanë qenë katër persona që fatmirësisht kanë shpëtuar.

 

Jemi duke mbledhur informata sepse ka fjalë se mund të jetë edhe dikush brenda, mirëpo në bazë të kërkimeve të para nuk është askush. Orteku ka rënë jashtë pistës së skijimit”, thanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ndryshe, ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës.

“Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur”, thuhej në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë kanë dhënë edhe disa këshilla për personat që skijojnë.

Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112

+38349840228. /Telegrafi/

Vazhdon rritja rekord e inflacionit në Shqipëri, gjatë janarit çmimet ngritën me 3.7 për qind

0

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është rritur me 3.7 për qind në muajin janar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke regjistruar nivelin me të lartë të inflacioni në dekadën e fundit.

Sipas INSTAT, në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar çmimet u rriten me 1.3 për qind. Inflacioni prej dy muajsh është më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej rreth 3 për qind.

Rritja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në sektorin e transportit me një rritje prej 9 për qind, i ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 6.7 për qind, dhe argëtimi dhe kultura me 3.5 për qind.

Rritja në të gjithë sektorët e ekonomisë duket se është ndikuar nga rritja e karburanteve dhe energjisë elektrike në tregjet e jashtme. Ndërsa, rritja vjetore ka përfshirë edhe sektorë të tjerë si komunikimi me 3.3 për qind, hoteleria, kafenetë dhe restorantet me 3.0 për qind dhe pije alkoolike dhe duhani me 2.1 për qind.

Guvernatori Gent Sejko pati theksuar se inflacioni në Shqipëri parashikohet të kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke filluar nga viti 2023.

Sejko gjithashtu ka thënë se rritja e inflacionit ka rezultuar më e fortë se parashikimet, por megjithatë sipas tij Banka e Shqipërisë i qëndron projeksionit bazë se këto goditje do të zbuten deri në mesin e këtij viti.

Në anën tjetër, Konfindustria ka bërë të ditur se kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i është bashkëngjitur krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.

Ajo ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatorë, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta. /Telegrafi/

Kurti në takim me të dërguarin Peach: Dialogu me Serbinë duhet të jetë parimor, sovraniteti dhe funksionimi shtetërore të ngelen të pacenuara

0

Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale dhe dialogu Kosovë-Serbi ishin tema të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Kryeministri Kurti falënderoi emisarin për ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë parimor dhe integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, tërë kohën dhe kudo, të ngelen të pacenuara.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në procesin e dialogut në Bruksel. Dialogu duhet të jetë parimor dhe të respektojë barazinë e palëve dhe ku përfitues përfundimtarë janë qytetarët e jo politikanët”, tha Kurti.

“Mbretëria e Bashkuar është partner i Kosovës i domosdoshëm për zhvillim dhe siguri”, tha kryeministri duke mirëpritur emërimin e emisarit Peach si veprim i duhur që do t’u kontribuojë proceseve politike në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi përkushtimin për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar duke vënë theksin tek diaspora, si urë lidhëse për të thelluar bashkëpunimin në sferën e investimeve po ashtu edhe në atë të bashkëpunimit kulturor e njerëzor.

“E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe roli i Mbretërisë së Bashkuar në përshpejtimin e integrimit të Kosovës në NATO është qendror, e si hap i ardhshëm e i domosdoshëm është anëtarësimi i Kosovës në programin e NATO-s të Partneritetit për Paqe, proces i cili sjell stabilitet për rajonin”, ka thënë Kurti, bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë për media.

Më tej thuhet se Kurti e informoi emisarin për reformat e nisura duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Emisari Peach vlerësoi lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë.

Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut. /Telegrafi/

Ortek i madh në Brezovicë

0

Një ortek i madh ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në pamjet që po qarkullojnë nëpër medie shihet se ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë duke gërmuar borën mbi ortek.

Ndryshe, ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës. /Telegrafi/

Diagnostikohen 115 pacientë me kancer, mbi 400 persona çdo ditë trajtohen në Klinikën e Onkologjisë

0

Afro 400 persona në ditë marrin trajtime në Klinikën e Onkologjisë, ku mosha mesatare e pacientëve që marrin trajtim aty janë mbi 50 deri në 60 vjeç.

Drejtori i kësaj Klinike, Ilir Kurtishi, ka thënë se brenda këtij viti janë diagnostifikuar rreth 115 pacientë të rinj, ku shumica prej tyre janë femra, duke dominuar te kanceri i gjirit. Ndërsa tek meshkujt, dominon kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë.

“Varësisht prej ditëve kur janë më të ngarkuara edhe këtë vit po vazhdon trendi i sëmundjeve malinje nga viti 2021. Ne brenda 24-25 ditëve të para të këtij viti kemi regjistruar gati 115 persona të diagnostikuar me kancer ku shumica nga ta te femrat dominon kanceri i gjirit ndërsa te meshkujt ka dominim të kancerit të mushkërive menjëherë pas tij vjen kanceri i zorrës së trashë. Kurse te femrat pas kancerit të gjirit janë kanceret e organonëve gjenitale, këto janë sëmundje që vazhdojnë të jenë në trend dhe në rritje nga viti në vit”, ka thënë Kurtishi për EO.

“Që i bie gati 400 persona në ditë trajtohen në klinikën tonë gjatë ditëve të punës plus rastet të cilat ne i kemi të hospitalizuar dhe të shtrirë në repart të cilët marrin trajtim 24 orë ose 48 orë apo raste të cilat kanë probleme me efekte anësore të terapisë të cilët ne i hospitalizojmë, i trajtojmë dhe i menaxhojmë ato efekte anësore. Edhe pse në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit akoma është problematike rritja e numrit të rasteve të reja ndër moshën 50 vjeç. Të gjitha ato raste të cilat lajmërohen ndër moshën 50-60 vjeç, forma të ndryshme të tumoreve zakonisht janë në stade të avancuara të sëmundjes, stadin 3-4 të sëmundjes, kur edhe trajtimi onkologjik është më intensiv dhe kur efektet e trajtimit mund të jenë më të mangëta, më të pakta për pacientin”, u shpreh ai.

Trajtimet onkologjike që i kryejnë në këtë klinikë janë me dy forma të shërbimeve ato me ilaçe dhe trajtimet me rrezatim. Ndërsa dërgimi i rasteve jashtë shtetit është duke u zvogëluar, ku brenda vitit të kaluar janë regjistruar veç 3 raste të cilët kanë pasur nevojë për një rrezatim të veçantë, gjë që nuk kryhet as në vendet e rajonit.

“Nga viti i kaluar ne kemi filluar një rrezatim të veçantë që quhet “BRAJD” terapi ku kanë qenë viteve paraprake kërkesat më të mëdha për dërgim të pacientëve jashtë vendit. Vitin 2021 gati nuk kemi dërguar, kemi pas dy-tri raste të pacientëve të cilët kanë pasur nevojë për një rrezatim të veçantë i cili nuk kryhet as në rajon po këto janë raste minimale, të cilat është dashur ti rekomandojmë një formë të veçantë të rrezatimit. Përndryshe gati 1 mijë persona të cilët kanë pasur nevojë të kryejnë rrezatim e kanë kry rrezatimin në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.

Kurtishi tha se kanë pasur një sfidë shumë të madhe në kohën e pandemisë e që po vazhdon të jetë e tillë. Sfidë kryesore mbetet lajmërimi i vonshëm i pacientëve në repart, për të cilat tha se mungojnë edhe informacionet.

“Janë bërë kampanja të ndryshme gjatë muajit tetor kur është fushata për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit, mirëpo kjo nuk duhet të jetë veç ai muaj sepse kancer kemi çdo ditë, çdo javë. Normalisht një efekt të madh kanë pasur edhe mediat të cilat i kanë informuar qytetarët e Kosovës që të lajmërohen te mjeku më herët. Por jo vetëm kanceri i gjirit por edhe sëmundjet e tjera të cilat mund të detektohen më herët, si kanceri i qafës së mitrës, mitrës apo kanceri i zorrës së trashë kur metoda të skanimit, me metoda rutinore ne mund ti zbulojmë këto sëmundje shumë herët. Kjo përkthehet në shëndet të popullatës dhe një kosto shumë të vogël pastaj për shtetin tonë për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, ka thënë Kurtishi.

Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe në parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Prizren Veri ,është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 10.02.2022, ku rreth orës  07:10,  në Prizren, ku është arrestuar idyshuari: K.T, 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhërese PED.nr.242/2020, për veprat penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm ” dhe “Kanosje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 8 muaj burgim thuhet në njoftim nga Zyra për Informim Publik nga DRP, Prizren.www.tvprizreni.net/

Dëmtuan buxhetin e komunës së Kamenicës në vlerë mbi 35 mijë euro, kërkohet paraburgim për katër persona

0

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të pandehurve A.K., P.J., I.Z. dhe F.D., të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, me 20 Tetor 2020, i pandehuri A.K., me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Furnizim me dollap për shkolla’’ në komunën e Kamenicës, në atë mënyrë që nuk ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata me përfitim për vete, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Kamenicës në shumë prej 35.731.50 €.

Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, të pandehurit P.J., I.Z. dhe F.D., më 13 Nëntor 2020, kanë keqpërdor pozitën apo autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre, ashtu që nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që pa u siguruar lidhur me sigurimin dhe pranimin e mallit kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit në tenderin e lartshënuar, ku pa e pranuar mallin në kundërshtim me ligjin i kanë transferuar mjetet prej 35.731.50 € operatorit ekonomik ARF SHPK – Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë mënyrë, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ të KPRK-së. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort