Home Blog Page 3502

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

0

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit të katërt, i arrestuar nën dyshimet në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Një vendim i tillë është marrë më 6 shkurt 2022 nga gjykatësi i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu.

I dyshuari i katërt për vrasjen e trefishtë, ishte arrestuar më 4 shkurt.

Ndryshe, më 10 janar 2022, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Lajmin e kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja për informim e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, e cila tha se dy të dyshuarve të tjerë iu ka vazhduar paraburgimi.

Ndryshe, tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

Kryetari Totaj priti në vizitë ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në rezidencën e tij, ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jörn Rohde, më të cilin njofton se ka diskutuar për shumë çështje bashkëpunimi.

” Kisha kënaqësinë e veçantë të prisja në takim, Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Gjermanisë, Z. Joern Rohde. Vizitë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, ku biseduam për bashkëpunimet që mund të kemi në të ardhmen dhe mundësitë e mbështetjes nga Ambasada dhe agjensionet e qeverisë gjermane që funksionojnë në Kosovë.

Në fokus të mbështetjes do jenë aktivitetet dhe projektet për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit e kulturës, poashtu projektet për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe për përmisimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Takimet e tilla janë motivuese dhe na shtyejn të punojmë më shumë e më mirë, për zhvillimin e qytetit tonë.”, ka shkruar në fund kryetari Totaj.

Latifi: Shëndetësisë i duhet transformim që ka në qendër të vëmendjes pacientin

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Latifi ka treguar për masat e fundit anit-COVID, për ruajtjen e trurit dhe kthimin e profesionistëve shëndetësor që kanë ikur jashtë vendit, për kontratat e specializantëve e kushtet e punëtorëve shëndetësor, për funksionalizimin e spitalit të ri të Pediatrisë e tema të tjera.

Ministri Latifi ka deklaruar se për disa vite shëndetësinë në Kosovë do ta vendosin në binarët që duhet, teksa siç thotë ai qendra e vëmendjes do të jetë pacienti.

“Këtu ka shumë punë, por në dy-tre muajt e ardhshëm, e në dy-tri vjetët e ardhshme shëndetësinë do ta qesim në atë binarin që na duhet”, theksoi Latifi.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, në sistemin që ai e drejton tash e dy muaj, duhet të bëhet transformim e jo reformim.

“Ky transformimi duhet me qenë ku në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin. Duhet me u bazu në evidencë, në të dhënat që i kemi, duhet me u orientu në kërkime shkencore dhe me u fuqizu e udhëheqë nga teknologjia. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të kemi transformim të shëndetësisë së Kosovës”, thekson ministri.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com / Ridvan Slivova

Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe shëndetësia të jetë prioritet kombëtar e shtetëror.

“Ne si kolektiv na duhet me qit shëndetësinë si prioritet kombëtar, me prioritet shtetëror. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne po humbim kohën. Po sillemi në rreth dhe po menaxhojmë operacione të mëdha me diçka veç sa me ndal gjakun. Na duhet transformim, jo reformim, por transformim”, shpreh Latifi.

Megjithatë, sipas tij, puna e madhe që duhet bërë për transformimin e shëndetësisë merr kohë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com / Ridvan Slivova

Ministri u shpreh se duhet kthyer përgjegjësia tek profesionistët shëndetësor, e po ashtu edhe autoriteti i tyre.

“Çështja më e rëndësishme që ka me qenë në zhvillimin e shëndetësisë në vitet e ardhshme e që kjo nuk mund të bëhet brenda muajve është me i kthy dy elemente të rëndësishme të punëtorëve shëndetësor. Me kthy përgjegjësinë tonë, ai mjek, punëtorë shëndetësor e administrator, por të njëjtën kohë me kthy edhe autoritetin e mjekut, atë të infermieres, sepse ne të tjerët kemi shumë dëshira, e kur je i sëmurë e ke vetëm dëshirën me u shëru. Por, këto nuk bëhen me fjalë, e ndoshta as me ligj, por këtë bëhen me dedikim individual dhe kolektiv të secilit prej nesh”, tha ministri Latifi.

Gjatë kësaj interviste po ashtu është sqaruar edhe çështja e specializantëve me vetëfinancim, e spitalit të Pediatrisë, spitalit të kryeqytetit, masave për luftimin e pandemisë e çështje të tjera.

Nagavci: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet jashtë shkollës

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që do t’u ofrohet mbështetje secilit fëmijë që ka nevojë dhe asnjëri nga ta nuk do të mbetet jashtë shkollës.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se arsimi është një e drejtë e garantuar me konventa e ligje për të gjithë fëmijët pa dallim dhe ne “do të sigurohemi që të gjithë fëmijët në Kosovë të kenë çasje në edukim e arsim”.

Ajo ka bërë të ditur se sot ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit në komuna që të sigurohen për themelimin/funksionalizimin e ekipeve vlerësuese pegadogjike për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Mungesa apo jofunksionaliteti i ekipeve vlerësuese pedagogjike në komuna po i dëmton fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit dhe shkollat pasi që nuk arrijmë të kemi të dhëna/informata të sakta për nxënësit me nevoja të veçanta, shkallën e funksionalitetit të tyre, nevojat që ata kanë për resurse dhe mbështetje pedagogjike. Si rezultat i kësaj ne kemi fëmije me nevoja të veçanta pa përkrahje, prindër të pakënaqur dhe shkolla që ballafaqohen në përditshmëri me mungesë të përkrahjes nga nivelet komunale për ta bërë punën e tyre më të lehtë dhe më profesionale”.

“Ekipet vlerësuese komunale janë mekanizma shumë të rëndësishëm për të vlerësuar dhe vendosur se cilët fëmijë me nevoja të veçanta kanë kosto të cilat vijnë si pasojë e aftësisë se kufizuar të fëmijës. Andaj në vitet në vazhdim mjete financiarë dhe burimoret njerëzore për këtë qëllim do të përfitojnë vetëm komunat të cilat nevojat për resurse dhe mjete financiare i përcaktojnë bazuar në vlerësimin dhe nevojat e identifikuara nga ky vlerësim”.

“MASHTI ka hartuar instrumentet e standardizuara për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Instrumentet janë të bazuara në Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionalitetit për fëmije dhe të rinjë (ICF) dhe janë të dizajnuara që t’i përgjigjen të gjitha llojeve të aftësisë se kufizuar sipas qasjes bio-psiko-sociale, që nënkupton që e vlerësojnë fëmijën në të gjitha aspektet. Në mbështetje të funksionimit me të mirë të ekipeve vlerësuese janë hartuar edhe dokumentet tjera përcjellëse për inicimin dhe dokumentimin e procesit të punës se ekipit vlerësues komunal. E gjithë pakoja me instrumente dhe dokumente përcjellëse është edhe në formën elektronike, për të lehtësuar dhe dokumentuar procesin e identifikimin, vlerësimit dhe përcjelljes së përparimit të fëmijëve me nevojat të veçanta, që janë në sistemin arsimor”, ka shkruar ajo.

Memli Krasniqi takon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Tiranë, ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se takimet me Kryeministrin Rama, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë janë miqësore e vëllazërore.

“Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK theksoi se me Kryeministrin Rama diskutuan edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve tona.

“Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit.”, tha ai.

“Nuk guxon me dal prej banesës”, 30 ditë paraburgim për prizrenasin që e ngacmoi ish të dashurën

0

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit një personi me inicialet E.S pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale “ngacmim”.

Në komunikatë thuhet se “i pandehuri E.S., vë personin tjetër përkatësisht të dëmtuarën, nën vëzhgim në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, në atë mënyrë që për shkak se e dëmtuara me të pandehurin ka shkëputur lidhjen e tyre duke kërkuar nga ai që të mos e pengoj në të ardhmen, i pandehuri vazhdon të komunikoj me të njëjtën në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe përmes telefonit duke i dërguar mesazhe elektronike, mban nën vëzhgim duke qëndruar para banesës së saj“.

Pasi e dëmtuara e ka paraqitur rastin në Polici, i dyshuari ka shkuar në banesën e saj dhe i ka thënë: nuk guxon me dal prej banesës, shko hiqe deklaratën që e ki dhënë në polici.

Gjykata thotë se te viktima kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, frikë dhe pasiguri për jetën e saj dhe të vajzës së saj me të cilën jeton.

Konfiskohen 91 kg marihuanë në Podujevë

0

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ka arritur të konfiskojë 91 kilogramë marihuanë në Konushefc të Podujevës. Ka arrestuar një person dhe tre të tjerë janë në kërkim.

Përmes një konference për shtyp, Policia ka treguar se i ka vëzhguar personat për një kohë të gjatë dhe gjatë ditës së djeshme ka marrë veprime konkrete, duke përcjellë e më pas ndalur një veturë të dyshimtë.

“Personat në veturë nuk kanë përfillur urdhrat policorë për ndalim, kanë rritur shpejtësinë dhe më pas kanë goditur njërin prej policëve duke i shkaktuar lëndime të leha trupore. Kjo ka detyruar që njërin prej hetuesve ta shkrep armën dy herë. Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria. Më pas, vetura është braktisur dhe të dyshuarit ia kanë dalë të arratisen në këmbë”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, major Reshat Murselaj.

Gjatë kontrollimit në veturë, Policia ka gjetur 34 paketime me marihuanë, të cilat peshojnë mbi 91 kilogramë. Janë sekuestruar katër vetura e mbi 650 euro.

Është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve, F.M., 55-vjeç, në Konushefc të Podujevës, ku dyshohet se është përdor si depo për ruajtjen e substancave narkotike. Është kontrolluar edhe një shtëpi në Brodosan të Dragashit, i të dyshuarit M.Q., por nuk është gjetur asgjë.

Një personi i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.

Sipas Murselajt, droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Polici i suspenduar mbyll llogarinë në Facebook

0

Polici Amir Hoxha, i cili u suspendua ditë më parë për një postim politik në Facebook, e ka mbyllur llogarinë e tij në këtë rrjet sociale.

Ai tha se këtë vendim e ka marr për shkaqe të sigurisë.

“Miq te nderuar ju informoj qe per shkak te sigurisë time personale dhe ruajtjes se shëndetit tim dhe te familjes time po e mbyll faceebook tim perkohesisht”, ka shkruar Hoxha, llogaria e të cilit nuk figuron më.

4 të vdekur dhe 717 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.797.661 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.849.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Një i vdekur nga COVID-19 u varros gabimisht në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

0

Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurve E.R., dhe M.N., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, të dyshuarit E.R., dhe M.N., (punëtorë të një kompanie për shërbime funerale)  me datë 09.02.2022, rreth orës 13:30, me automjet kanë shkuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, me qëllim që të tërheqin nga aty trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe të njëjtin t’a dërgojnë në Prizren, për ceremoninë e varrimit nga familjarët e tij.

Mirëpo, të dyshuarit E.R., dhe M.N., nga Klinika Infektive kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës Z.D., së bashku me dokumentacionin e nevojshëm përcjellës, duke menduar se kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K.

Trupi i pa jetë i viktimës Z.D., rreth orës 14:30, është dërguar në varrezat e qytetit në Prizren dhe ju është dorëzuar familjarëve të viktimës H.K., dhe familja e tij e kanë varrosur në varrezat e qytetit në Prizren, duke menduar se është trupi i familjarit të tyre H.K.

Më pastaj, është kuptuar se është bërë ngatërrimi i kufomave dhe se në varrezat e qytetit në Prizren, është varrosur gabimisht trupi i pajetë i viktimës Z.D.

Me të kuptuar gabimin e ndodhur, të dyshuarit E.R., dhe M.N., sërish janë kthyer në Klinikën Infektive dhe nga aty kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe e kanë dërguar në varrezat e qytetit në Prizren. Të dyshuarit e lartëcekuar, rreth orës 18:00, kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë varrosur viktimën H.K.

E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur viktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë.

Më këto veprime, të dyshuarit E.R., dhe M.N., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” nga neni 413 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)., thuhet në njoftim./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort