Home Blog Page 3501

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa e ka drejtuar LDK-në vetëm me humbje

0

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se ish-kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, e ka drejtuar partinë vetëm me humbje, dhe gjatë gjithë qeverisjes, sipas tij, ka bërë koalicione që i ka kundërshtuar në fazat e mëhershme.

Sejdiu, në një intervistë për DESK-un e KTV-së, tha se Mustafa ka krijuar ndarje dhe aversion mes strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së, derisa theksoi se nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna.

“Nuk dua të hyj në vlerësime të tjera që ka çka mund të flitet. Unë e kam marrë këshilltar në kabinetin tim, dhe e kam marr këshilltar me bindjen si person që e njeh profesionin e vet…Nuk kam besuar se ai do të ketë ambicie të tjera paralele sepse fundja, nuk ka qenë anëtar i LDK-së. Mendoj se ai e ka shfrytëzuar këtë, me ndihmën e të tjerëve edhe jashtë LDK-së”, deklaroi Sejdiu.

Sipas tij, statusi i kësaj partie nuk është respektuar qëkur Mustafa ishte zgjedhur në krye të LDK-së.

“Qëkur e kam përfunduar mandatin si kryetar i LDK-së, statusi i LDK-së nuk është respektuar. Ajo që këta e quajnë me gojëhapur e me thirrje si kushtetutë e partisë. Janë bërë ndërhyrje të egra në të. Janë futur norma antidemokratike siç është ajo e mosmundësimit të konkurrencës të më shumë se një kandidati për vendin udhëheqës në parti, dhe janë diku rreth 12 faqe tekst që i kam hartuar e debatuar në një prej mbledhjeve. Në fazën e mëvonshme, në procese zgjedhore kanë ndodhur shkelje shumë të mëdha. Njerëzit janë ankuar në degë apo nëndegë, dhe asnjëherë s’ka pasur një intervenim për t’i rikorrigjuar”, theksoi tutje Sejdiu.

Ish-presidenti i Kosovës, deklaroi se për procesin e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së, ishte luajtur në mënyrë perfide, e sipas tij, pamundësimi i një kandidati për të hyrë në garë, bllokoi shansin e rikuperimit të LDK-së. I pyetur se a do të garojë përsëri për ta udhëhequr partinë, Sejdiu tha se s’ka qenë dorë nga gatishmëria për të qenë në shërbim të vendit.

“Unë s’kam hequr dorë nga gatishmëria që të jem në shërbim të vendit. Absolutisht, nuk ndalem tani në kuptimin e interesimit të drejtpërdrejta”, tha ai.

Latifi: Me përmirësimin e situatës epidemiologjike, do t’i heqim të gjitha masat kufizuese

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat kufizuese anti-COVID që kishin miratuar para disa javësh janë keqkuptuar shumë, derisa tha se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat.

Latifi në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina testin negativ për coronavirus.

“Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shku shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai.

Ministri Latifi ka thënë se asnjë pacienti të sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Asnjë i sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.

Latifi në emisionin “Përballje”, ka pohuar se të gjitha vendimet që i marrin janë në baza shkencore.

Gjatë intervistës, Latifi ka thënë se në sistemin që ai e drejton tash e dy muaj, duhet të bëhet transformim e jo reformim.

“Ky transformimi duhet me qenë ku në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin. Duhet me u bazu në evidencë, në të dhënat që i kemi, duhet me u orientu në kërkime shkencore dhe me u fuqizu e udhëheqë nga teknologjia. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të kemi transformim të shëndetësisë së Kosovës”, thekson ministri.

Gjatë kësaj interviste, ministri ka folur edhe për çështjen e specializantëve me vetëfinancim, spitalin të Pediatrisë, spitalin e kryeqytetit, e tema tjera me rëndësi.

Kroacia ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje

0

Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit.

Referuar televizioneve ndërkombëtare, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike.

Ndërkohë, demografi Damir Strmota theksoi për RTL se kjo masë është e dështuar dhe se njerëzve duhet t’u ofrohet diçka më shumë se para për kthimin e tyre.

“Kjo ishte e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real për të kthyer njerëzit. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha, është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota.

Ivan Majstoric nga Bashkimi Botëror i Rinisë beson se “të rinjve duhet t’u ofrohet më shumë, shumë më tepër”. Sipas tij, është e rëndësishme të rregullohet klima e biznesit për investime, të përmirësohen kushtet e punës në tregun e punës, të sigurohen vende pune më të mira dhe paga më të larta, si dhe të ketë strehim dhe harmonizim të jetës familjare dhe afariste. Majstoric beson se decentralizimi do t’i ndihmonte të rinjtë të qëndronin në komunitetet e tyre, por gjithçka kërkon vullnet politik, kohë dhe financa, si dhe dialog.

Latifi: Specializantët me vetëfinancim do të mbesin të rregullt

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar se specializantët me vetëfinancim do të mbesin të rregullt në punë.

Në “Përballje”, Latifi deklaroi se nuk do t’i thonë specializantëve se përfundojnë në gusht dhe se ata nuk janë të interesuar t’i largojnë specializantët me vetëfinancim.

“Kisha pas dëshirë të madhe që kjo kontrata kurrë mos me u përmend më derisa ata të mbarojnë specializimet. Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar të lëmë specializatët të cilët i kemi pranuar. Ata nuk kanë me dal prej punës, ne nuk do t’u themi që jeni deri në gusht edhe kjo mbaron, ata do të mbesin të rregullt”, tha Latifi.

Ai tha se specializantë nga një njësi e caktuar klinike ka shumë më shumë sesa që duhet.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com / Ridvan Slivova

“Kemi specializantë në një disiplinë klinike më shumë sesa duhet. Nuk na duhen specializantë vetëm për një lëmi të caktuar, prandaj ndoshta duhet ta bëjmë një ridestinim në bazë të nevojave. E në anën tjetër e kemi një grumbullim të madh të specializantëve dhe specialistëve në QKUK ndërkaq në spitale rajonale nuk ka mjek”, shpjegoi ministri.

Ai tha se mund të ketë nevojë për specializantë si krah pune, por siç tha ai duhet të përgatiten specializantët.

Pronari i kompanisë për funerale s’e di arsyen pse u ngatërruan kufomat (VIDEO)

0

Pronari i kompanisë për shërbime funeralesh “Ngushëllimi”, Blerim Nreci, thotë se nuk e di arsyen se pse u ngatërruan dy kufoma në Klinikën Infektive, derisa beson se ka mundur të ngatërrohet dokumentacioni për shkak se viktimat kanë vdekur në orë të përafërt.

“Iu shpreh ngushëllime familjeve dhe na vjen keq për situatën që ka ndodhur nga neglizhenca jonë dhe e institucioneve shëndetësore. Presim gjykatën që të japë përgjigjen e vetë. Rastet e viktimave në klinika kanë procedura që zgjasin rreth dy orë. Ora e vdekjes së dy viktimave ishte e përafërt dhe kërkojmë kufomën e rastit, por çka ka ndodhur me dokumentacion nuk e di”.

“Ne kemi marrë vesh edhe prej punëtorëve edhe nga klinika se ka ndodhur diçka me dokumente dhe po presim. Dy punëtorët i kam në paraburgim dhe presim derisa të bëhet zgjidhje. U kërkojmë falje shumë familjeve”.

Nreci, në “Info Magazine” të Klan Kosovës, kërkoi që dy punëtorët e kompanisë së tij, që janë paraburgosur për këtë rast, të lirohen, teksa u kërkoi shumë falje familjeve.

“Tani nuk mund të jap përgjigje pasi rasti është nën hetim dhe të mos paragjykojmë. Punëtorët i kam në paraburgim dhe kërkojmë që të lirohen. Deri tani ne kemi menaxhuar bartjen e 3000 kufomave. Tani për tani nuk mund të flas se kush çfarë ka bërë, por si përgjegjës i kompanisë nuk jam informuar për këtë rivarrim. Njëherë ka pasur probleme me dokumentacion, tani s’di çka të them. Presim hetimet”.

Pronari i kësaj kompanie, që bën transportin e kufomave, tha se ky është rasti i parë i këtij lloji që iu ka ndodhur, derisa shton se nëse ka qenë gabim, atëherë pranimi i gabimit është diçka hyjnore.

Elbert Krasniqi njofton për nisjen e projektit për sigurimin e ujit të pijes për komunitetet!

0

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë nisur procedurat për realizimin e projektit për sigurimin e ujit të pijes për dy lagje dhe dy fshatra në Fushë Kosovë, të banuara nga komunitetet.

Në një njoftim të tij, Krasniqi, theksoi se nuk do të jetë projekti i vetëm që do të realizohet nga Qeveria e Kosovës, për sigurimin e ujit të pijes pët komunitetet.

Tutje, ai ka njoftuar edhe mbi procedurat e këtij projekti, në një takim me kryeshefin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Shkrimi i plotë nga Elbert Krasniqi:

Edhe një projekt i Qeverisë së Kosovës për sigurimin e ujit të pijes për komunitetet!Bashkë me këshilltarin në ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Florent Ramqaj, vizituam Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku u takuam me kryeshefin ekzekutiv, Sokol Xhafa.

I filluam procedurat e projektit të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për sigurimin e ujit të pijes për banorët e lagjeve; “028” dhe “029” dhe dy fshatrave tjera në Fushë Kosovë, të banuara nga komunitetet.

Projekti për rregullimin e sistemit të ujësjellësit, do ta zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e vjetër të këtyre banorëve, e që projekte të tilla do të kemi edhe në ardhmen. Jemi të vendosur që qytetarët tanë mos të përballen me mungesë të njërës prej gjërave më elementare për jetë; ujin.

AAK i përgjigjet pozitivisht ftesës së PSD-së për t’iu kundërpërgjigjur përbashkët vendimit të ZRRE

0

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka ftuar për nesër të gjitha partitë parlamentare e joparlamentare opozitare, dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka konfirmuar për Indeksonline se AAK do të marr pjesë në këtë takim.

“AAK do të përfaqësohet nga nënkryetari në takimin e thirrur nga PSD, të premten, për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike”, ka thënë Blaka.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me përfaqësues të partive tjera opozitare, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Takimi i thirrur nga PSD do të mbahet nga ora 11:00.

SBASHK-u refuzon versionin e ri të Ligjit për Paga

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se do ta refuzojë versionin e ri të Ligjit për Paga, të punuar nga Qeveria Kurti. Në një postim në Facebook, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë SBASHK-u po përgatitet për veprime sindikale.

Ai ka thënë se sindikatave u ishte dhenë premtimi se do të jenë të kyçura në punën e komisionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për punimin e Ligjit të Pagave, megjithatë, sipas tij, ato ishin ftuar në cilësinë e spektatorit.

Ai ka thënë se versioni i ri ka raport të koeficienteve një me njëzet, dhe se ligji parasheh që pagat e larta të jenë për njerëzit e mëdhenj të shtetit, ndërsa koeficientet e ulët për të tjerët.

“Ky version i ri është tepër i keq dhe SBASHK-u nuk do ta pranojë dhe po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët”, ka thënë ai.

“SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga Grupi i Ministrit Sveçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë ministres Nagavci dhe ministrit Sveçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunalë sindikalë e të Universiteteve dhe do të marrë vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva”, ka vazhduar ai.

Jasharaj ka thënë se të dielën do të mbahet një takim i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut dhe do të dilet me qëndrim publik. Është ankuar në Qeverinë Kurti se s’ka bërë lëvizje në paga edhe pse është lavdëruar për ngritje ekonomike.

Në qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese pati rrëzuar Ligjin për Paga nga koha e Qeverisë Haradinaj. Sipas vendimit, ligji s’ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Qeveria Kurti pritet ta çojë në Kuvend Ligjin për Paga në muajin mars.

LDK: Vendimi i ZRrE-së dhe Qeverisë për rrymën të shfuqizohet

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një reagim ndaj grafikonit të publikuar nga Qeveria Kurti për krahasimin e faturave me tarifa të kaluara të energjisë elektrike me ato të rejat.

Në reagimin e LDK-së, thuhet se kryeministri Albin Kurti dhe ekzekutivi nuk e kanë paraqitur situatën reale që do të bëhet në vend pas rritjes së çmimeve.

“Ne po e vazhdojmë grafikën e tyre sot. Le të shohin qytetarët tanë pasqyrën e vërtetë që i pret për 1 vit rresht, nga fundi i këtij muaji deri në marsin e vitit 2023. Kushdo që ka paguar 90 euro deri dje, do të paguaj 130 euro sot; kushdo që ka paguar 100 euro do të paguaj 150. Kushdo që ka paguar 150 euro do të paguaj 240. Dhe këtu nuk përfshihen mbi 100 milionë euro të tjera, taksa tuaja, para tuaja, që do të digjen në subvencion të padrejtë”.

“Kjo rritje, është pasojë e vonesës së reagueshmërisë së Qeverisë. Është pasojë e mos vullnetit të tyre për të shpërndarë barrën njësoj; e mbi të gjitha, është pasojë e apetiteve të tyre për të vjelë tatime edhe më shumë. Secili prej jush, përveç se do të paguani çmimin më të shtrenjtë të rrymës në rajon, do të paguani dhe TVSH më së larti për çdo kËh”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, vendimi i ZRRE-së dhe i Qeverisë duhet të shfuqizohet sa më parë.

“Ai nuk është i drejtë, s’merr për bazë përballueshmërinë, e mbi të gjitha është diskriminues ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Cilat janë profesionet në rritje për vitin 2022?

0

Në vitin 2020, njerëzit u detyruan të përshtaten me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Shumë kompani u kërkuan punonjësve të punojnë nga shtëpia, e me të mësuarit me këtë mënyrë jetese, puna në distancë u kthye në një përfitim joshës dhe të panegociueshëm për shumë njerëz.

E, parashikimi se cilat karriera do të lulëzojnë në botën tonë post-COVID-19 nuk është e lehtë.

Megjithatë, sipas prestigjiozes Forbes, këto janë pesë fushat kryesore të karrierës në rritje në vitet në vijim.

Kujdesi shëndetësor

Pandemia pati një ndikim të madh te punonjësit e kujdesit shëndetësor. Disa u infektuan nga virusi, shumë u sëmurën ose madje humbën jetën. Pas durimit të një sulmi prej muajsh të pacientëve, studimet sugjerojnë se mbi një e treta po mendojnë të largohen nga profesioni. Ndonëse prej vitesh ka mungesë infermierësh të aftë, pandemia e bëri këtë situate edhe më keq. Kjo është një arsye pse kujdesi shëndetësor është një fushë kryesore e së ardhmes.

Do të ketë nevojë për të paktën 500 mijë infermierë të tjerë të regjistruar deri në vitin 2027. Ndërkaq, sipas Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA, në vitin 2020 paga mesatare për një mjek infermier ishte pothuajse 112 mijë dollarë.

Teknologjia e Informacionit

Sigurisht që IT ka qenë një fushë rritjeje prej vitesh. Por fokusi në zgjerimin e punës në distancë dhe zhvillimin e telefonave të mençur ka rritur kërkesën për zhvilluesit e softuerëve dhe të aplikacioneve. Edhe pse kjo fushë ka kërkuar tradicionalisht një diplomë bachelor të shkencës, kompanitë tani po rekrutojnë njerëz që kanë mësuar të kodojnë në internet. Pra, nëse jeni duke menduar për një ndryshim karriere dhe jeni të orientuar drejt teknologjisë, mund të merrni parasysh disa kurse kodimi.

Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, parashikon që deri në fund të dekadës, fusha e zhvillimit të softuerit do të rritet me 22 për qind, që do të thotë mbi 300 mijë vende të reja pune me një pagë mesatare mbi gjashtë shifra. Dhe nëse prireni të jeni introvert, zhvillimi i softuerit ose aplikacioneve është një zgjedhje e shkëlqyer për karrierën.

Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit

Blerja nga paniku që filloi përpara bllokimeve të vitit të kaluar, përmbysi metodat e dorëzimit në kohë, në të cilat ishin mbështetur prej kohësh kaq shumë shitës me pakicë. Punët në këtë fushë përfshijnë agjentin e blerjeve, analistin e logjistikës dhe menaxherin e shpërndarjes. Inxhinierët industrialë janë gjithashtu të shumtë në menaxhim të zinxhirit të furnizimit.

Menaxhimi Financiar

Karriera në këtë fushë pritet të rritet me 15 për qind gjatë dekadës së ardhshme. Menaxherët financiarë punësohen për të ekzaminuar shpenzimet dhe të ardhurat e një kompanie ndërsa kërkojnë mënyra për të maksimizuar përfitimin. Të ardhurat mesatare i afrohen 120 mijë dollarëve amerikan. Konsulentët e menaxhimit gëzojnë ritme të ngjashme të larta rritjeje dhe të ardhura mesatare të larta.

Aktuarist dhe statisticien

Aktuarët gëzojnë një normë rritjeje prej gati 20 për qind deri në fund të dekadës dhe të ardhura mesatare mbi gjashtë shifra. Nëse ju pëlqejnë të dhënat dhe statistikat, kjo mund të jetë fusha perfekte me rritje të lartë. Shumica punojnë për kompanitë e sigurimeve, duke vendosur nëse do të sigurojnë apo jo një klient të mundshëm. Të jesh në gjendje të vlerësosh rrezikun është një aftësi e kërkuar. Aktuarët shpesh kanë një diplomë në shkencën aktuariale dhe kanë kaluar një sërë provimesh licencimi.

Statisticienët përmbushin një rol të ngjashëm për kompanitë duke analizuar të dhënat dhe duke projektuar shitjet, fitimet dhe pengesat në rritje në të ardhmen. Shkencëtarët e të dhënave, të cilët ndihmojnë kompanitë të përdorin më mirë informacionin, gëzojnë një rritje të parashikuar prej 30 për qind të punësimit deri në vitin 2030.

Sigurisht, puna më e mirë për ju nuk mund të jetë ajo me pagën më të lartë, as ajo me rritjen më të shpejtë. Çelësi është të përdorni grupin tuaj të aftësive dhe të arrini rezultatin më të mirë të mundshëm.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort