Home Blog Page 3500

Ministri Latifi: Me përmirësimin e situatës do t’i heqim të gjitha masat kufizuese

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat.

Latifi për Telegrafin ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina dhe testin negativ për koronavirus.

“Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shku shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai.

Ministri Latifi ka thënë se asnjë pacienti të sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Asnjë i sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot dhe nesër në Suharekë

0

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dy ditëve të ardhshme në disa lokacione.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë për shkak të punimeve në rrjet.

Njoftimi i plotë:

11.02.2022

Prizren

1.

Nga NS 110/35/10kV Therandë do të ndërprehet  Stabilimenti Solidi  prej orës 09:00 deri 12:00. TS-et që mbesin pa tension janë:

  1. NS 10/04kV  Graniti me kod: 32000025002
  2. NS 10/04kV Intertrans-Therande me kod: 32000025003
  3. NS 10/04kV Seti-comerc me kod: 32000025004
  4. NS 10/04kV RGB-Grup metal me kod: 32000025005
  5. NS 10/04kV NNT “I.Seferi”shpk me kod: 32000025006
  6. NS 10/04kV NTP Loni-Ahmet Balaj me kod: 32000025007
  7. NS 10/04kV NTP “Shala Gas”-Shiroke me kod: 32000025008
  8. NS 10/04kV NTP Kolgeci me kod: 32000025009
  9. NS 10/04kV Adrian Ismet Hoxha me kod: 32000025010
  10. NS 10/04kV Petroleum coke Kosova shpk me kod: 32000025011
  11. NS 10/04kV   me kod: 32000025012
  12. NS 10/04kV N.T.” SPAHIA-PETROL me kod: 32000025013
  13. NS 10/04kV ARADISA NATURSTEINE GMBH me kod: 32000025014
  14. NS 10/04kV FRUTEX SH.P.K me kod: 32000025015
  15. NS 10/04kV BASHKIM F. KUÇI B.Ime kod: 32000025016
  16. NS 10/04kV ISEFERI me kod: 32000025017
  17. NS 10/04kV N.P.T. SIMBOL me kod: 32000025018

Vendet: Konsumatorë komercial në zonën industriale

Arsyeja: Lidhja e urave TM, sipas PEE. Prishtinë

Për shpenzimet e udhëtimit si deputete, Osmani: Nuk e kam vërejtur kompensimin mujor prej 80 eurosh

0

Ditë më parë mediat kanë publikuar shpenzimet e deputetëve, duke përfshirë këtu edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e që në atë kohë ishte deputete.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që në kohën kur ajo është regjistruar si deputete dhe i ka dhënë të dhënat personale, nuk e ka ditur se këto të dhëna kanë të bëjnë me kompensime për udhëtime, transmeton Telegrafi.

Madje, presidentja ka pohuar se as nuk i ka vërejtur nga 80 euro që ka marrë së bashku me pagën bazë të deputetes.

“Zyra ime tashmë ka reaguar për këto gjëra, kur unë kam qenë deputete për herë të parë, e jep profilin që publikohet në web-faqen e Kuvendit, në atë mandat unë jam zgjedhur nga Mitrovica, jam regjistruar ashtu. Dhe askush nuk ka thënë se kur regjistrohesh këto të dhëna kanë të bëjnë me kompensim.Unë për herë të parë kam dëgjuar se ka kompensim për udhëtim tash kur ka dalë në media”, deklaroi ajo.

Osmani në RTK tha se ajo asnjëherë nuk ka bërë kërkesë për kompensim.

“Paga e deputetit merret pagesë e tërësishme, aty përfshihet paga bazë, shtetas për seanca, shtesat për komisione, shtesat për mëditje, të gjitha këto vendosën në pagesë. Mua më kanë vendosur nga 80 euro në muaj për udhëtim, më vjen keq që nuk i kam vërejtur këto 80 euro”, potencoi presidentja.

Osmani më në fund ka folur për deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, i cili i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Por, e para e shtetit e mohon kategorikisht një gjë të tillë duke thënë se statusi i bashkëshortit të saj në Facebook është nxjerrë nga konteksti dhe se fjala “ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka qenë për gazetarët.

“Ai [Prindon Sadriu] e ka bërë një qartësim dje i cili fatkeqësisht prapë ka dalë nga konteksti për dy arsye. Ai e qartëson shumë mirë që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”. Është absurditet të mveshën fjalë që nuk janë thënë”.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit janë kritikuar për shpenzime të shumta në karburante. /Telegrafi/

Latifi: Gjatë muajit mars do të funksionalizohet Spitali i Pediatrisë

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se Spitali i Pediatrisë, i cili është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të funksionalizohet gjatë muajit mars.

Ministri Latifi, në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun në Telegrafi.com, ka thënë se është falënderues i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali.

“Spitali i Pediatrisë, është në fazën e fundit, mund të ju them që në mars do të jetë në funksion. Unë jam falënderues i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë, duhet t’i falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtij spitali”, është shprehur ai.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com / Ridvan Slivova

Latifi po ashtu ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, duke thënë se sa më shpejtë që është e mundur do të bëjnë sigurimet shëndetësore për qytetarët.

“Unë jam shumë i bindur që sigurimet shëndetësore janë prioritet i joni, kur kanë me fillu sigurimet shëndetësore është çështje kohe. Sa më shpejtë që është e mundur ne duhet të bëjmë sigurimet shëndetësore, kjo ndikon edhe në zhvillimin e spitaleve private por edhe të shtetit”, potencoi ai.

Në intervistë, Latifi ka potencuar se nëse situata epidemiologjike do të përmirësohet atëherë do të largojnë të gjitha masat kufizuese.

Gjatë intervistës, Latifi ka thënë se në sistemin që ai e drejton tash e dy muaj, duhet të bëhet transformim e jo reformim.

“Ky transformimi duhet me qenë ku në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin. Duhet me u bazu në evidencë, në të dhënat që i kemi, duhet me u orientu në kërkime shkencore dhe me u fuqizu e udhëheqë nga teknologjia. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të kemi transformim të shëndetësisë së Kosovës”, thekson ministri.

Gjatë kësaj interviste, ministri ka folur edhe për çështjen e specializantëve me vetëfinancim, e tema tjera me rëndësi. /Telegrafi/

Temperaturat deri në 12 gradë, ky është moti për dy ditë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë të premtes dhe shtunës do të vazhdojë mot i ngjashëm me atë të ditëve të kaluara të javës.

Në njoftimin e IHK-së është bërë e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHK-ja.

Rozeta Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

0

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar.

E ftuar në ATV ajo ka thënë se barazia është duke funksionuar në disa sfera të tregtisë, ku i ka përmendur edhe disa raste.

“Qytetarët reciprocitetin e shohin qytetarët vetëm si t’i ndalim kamionët nga Serbia dhe kjo është reciprocitet. Reciprociteti është më i gjerë, është barazi”, tha Rozeta Hajdari.

“Unë po ju tregoj që po zbatohet reciprocitetit dhe do të zbatohet edhe më shumë në ditët në vijim. Ne kërkuam barazi kur u paraqitem në përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un në CEFTA. Ligji për tregti me jashtë ka parimin e reciprocitetit”, ka thënë ministrja Hajdari.

“Unë prej fillimi kam marrë veprime sa i përket barazisë, reciprociteti është shumë i gjerë në fushën e tregtisë. Masat anti-damping, masat për mbrojtjen e importit”, shtoi Rozeta Hajdari.

Renditja e re e FIFA-së, Kosova ngritët dy pozita

0

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve në tërë botën.

Kombëtarja e Kosovës edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga nëntori, ka pasur ngritje në dy pozita.

Nga pozita e 111-të, “Dardanët” janë ngritur në pozitën e 109-të.

Ndërkohë, ngritje ka pasur edhe Kombëtarja e Shqipërisë, ku renditët në pozitën e 65-të, derisa para disa muajve ka qenë në pozitën e 66-të.

Belgjika vazhdon të jetë Kombëtarja numër një në botë, ndjekur nga Brazili dhe Franca, që renditën në pozitat dy, respektivisht tre.

Kosova nënshkruan marrëveshjen e tretë me EUROPOL

0

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, e cila definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se para disa ditësh kishte pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherine de Bolle.

“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri Sveçla ka shtuar se kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL.

“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Sejdiu akuzon LDK-në për Demarkacionin dhe Asociacionin

0

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi se kjo parti, atëbotë e udhëhequr nga Isa Mustafa, është përgjegjëse për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin.

Sipas tij, çështja e Demarkacionit është mbyllur në një fazë paraprake të papërgatitur.

“LDK-ja është një prej faktorëve sepse je partner në një proces dhe janë çështje të tjera të bisedimeve që nuk kanë përfunduar. Demarkacioni është mbyllur, LDK-ja është pjesë e procesit, një marrëveshje e arritur në një fazë paraprake të papërgatitur”, tha Sejdiu.

Tutje, ish-presidenti deklaroi se është tërhequr nga titulli i kryetarit të nderit në LDK, pasi sipas tij, nuk i bën nder një gjë e tillë dhe nuk do të dëshironte të ishte pjesë e proceseve “absolutisht bizare”.

“Unë jam pjesë e një strukture të LDK-së, ka një transformim të LDK-së, LDK-ja e re nuk nënkupton shkëputjen nga brezi që ka bërë shumë punë për të, nuk nënkupton shkëputjen e injorimit të një periudhe të mëhershme. LDK-ja e sotme nuk është në tabanin real ende, ata mund të bëjnë punë të shohim çka do të bëjnë, por nuk mendoj që është një subjekt që e ka gjetur veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Elektorati i LDK-së është gati si vërshim. Shpeshherë të sheh dhe të duron, shpeshherë ecën, por edhe shpërthen. Ai shpërthim ka ndodhur në 2-3 rastet e fundit kur i ka humbur qytetet e rëndësishme që i ka pasur LDK-ja”, tha Sejdiu në DESK-un e KTV-së.

Osmani: Nuk lejojmë asociacion ashtu siç kërkon Serbia

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, është shprehur e vendosur se institucionet e vendit nuk do të lejojnë krijimin e një Asociacioni që rrezikon funksionalizimin e shtetit.

“Nuk do të lejojmë që Asociacioni i komunave me shumice serbe të realiziohet në Kosovë siç kërkohet nga Serbia”, ka theksuar presidentja Osmani në intervistën për RTK-në.

Ajo tutje ka thënë se as modeli i Belgjikës nuk është diskutuar kurrë dhe si i tillë nuk pranohet. “Asociacioni është prelud që po përdoret për ta defunksionalizuar Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

As deklarimet për ndonjë autonomi për serbët e veriut nuk do të jenë të pranueshme për Kosovën. “Kurrë një gjë e tillë nuk është diskutuar. Nuk mund të ketë asnjë model që mund të na shpie drejt bosnjëzimit të Kosovës. Ky nuk është dialog për statusin e Kosovës, por për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka pranuar se ka një intensifikim për dialogun Kosove-Serbi, referuar vizitave të fundit të emisarëve evropian e amerikan. Duke folur për takimin me Gabriel Escobar, ajo ka thënë se ai ka qenë takim bilateral, në të cilin është diskutuar për dialogun dhe për marrëdheniet mes Kosoves dhe SHBA-së. Presidentja ka mohuar se në atë takim është folur për ndonjë listë të zezë amerikane për sanksione ndaj personaliteteve politike në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort