Home Blog Page 3499

Lumezi shfaqet krenar, numëron sukseset e Prokurorisë

0

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka numëruar sukseset e këtij Institucioni në konferencën vjetore të prokurorëve.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar është bërë një shumë e madhe, duke përmendur aksionet e mëdha që janë bërë, nga të cilat janë arrestuar shumë zyrtarë.

“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur shumë sfida, por kemi treguar se jemi të gatshëm dhe në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në të gjitha situatat. Nuk ka dilema se në periudhën e kaluar është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Gjatë vitit të kaluar kemi treguar efikasitet me mbi 50 mijë lëndë penale të natyrave të ndryshme. 793 raste të ndryshme të korrupsionit, të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Janë arrestuar ish ministra të Qeverisë, sekretar ë të ministrave, zyrtarë policorë, kryetarë të komunave dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë”.

“Para disa viteve as nuk është imagjinuar, e lërë më të ndodhë ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, kjo është bërë realitet i përditshëm. Gjatë vitit të kaluar, janë ndërmarr masa me zbardhjen e veprave më të rënda penale, janë privuar nga liria shumë pjesëtarë të ndryshme të grupeve kriminale.

Aksioni Subvencioni, aksioni për konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë, rasti Call Center, rasti Brezovica dhe të tjera. Kemi vërtetuar se puna e përbashkët ekipore ka dërguar porosi të qarta të të gjithë pjesëtarëve të grupeve kriminale se s’mund të vihen mbi Institucionet e Shtetit”.

Prokuroria e Prizrenit, kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për transportin e 91 kilogramëve marihuanë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj një personi i cili dyshohet se kishte transportuar 91 kilogramë marihuanë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 09.02.2022 rreth orës 21:00 minuta në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, të pandehurit M.Q., dhe F.M., në cilësi të bashkëkryerësve, së bashku me dy persona të tjerë për momentin të panjohur, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi A8, me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M., pastaj sërish këto çanta me “Marihuanë” i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”.

“Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë për media.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

2 mijë e 360 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe 230 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 27 aksidente me të lënduar, si dhe 33 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 30 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

Inferimierët ankohen për diskriminim në koeficent, paralajmërojnë protesta

0

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka thënë se sipas një liste të pakonfirmuar që po qarkullon, infermierët janë ranguar me një koeficient shumë të ulët në Ligjin e Pagave.

Për këtë çështje, infermierët po paralajmërojnë edhe veprime sindikaliste, njofton Klan Kosova.

“Gjatë ditë së djeshme në media ka qarkulluar një shtojcë me koeficiente të pagave, e pakonfirmuar, ku komunitetet e infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë janë ranguar me koeficiente tepër të ulët në krahasim me kategoritë tjera, me ç’rast komunitetet tona janë tronditur nga ky diskriminim i skajshëm”.

Sindikata thotë është pikërisht ky lloj diskriminimi për shkak të të cilit është shfuqizuar ligji i kaluar nga Gjykata Kushtetuese.

“Bazuar në këtë shtojcë mjekët janë të ranguar me koeficient 10.1. Psikologët klinikë 7, logopedët, teknikët e radiologjisë, fizioterapeutët dhe mjekësi sanitare 6, kurse infermierët me koeficient 4.7, 4.6, 3.8 dhe 3.7”.

“Duke mos e ditur vlerën e një koeficienti, sipas kësaj shtojce, mirëpo duke i njohur pagat aktuale me vlerën aktuale të koeficientit për kategoritë e lartpërmendura shihet haptazi diskriminimi, anashkalimi dhe injorimi total i kërkesave të infermierëve. Rritja e pagës për disa kategori deri në 100% , ndërsa për infermierë vetëm deri rreth 15% është në mënyre absolute e papranueshme dhe e konsiderojmë zhvlerësim të profesionit në përgjithësi”.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se duke filluar nga dita e hënë do të mbledhë strukturat e saj dhe do të zhvillojë takime bashkërenduese me të gjitha shoqatat e infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë për koordinimin e aktiviteteve dhe masave sindikale, të cilat do i ndërmarrim në kundërshtim të këtyre koeficientëve.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës shton se do të konsultojë organet e saj drejtuese, shoqata dhe institucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opsionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”.

Biden u thotë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina

0

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke përmendur kërcënimet e shtuara të veprimeve ushtarake ruse.

Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën. Ai ka paralajmëruar se “gjërat mund të ndryshojnë shpejt” në rajon, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me këtë shtet. Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

Paralajmërohet shtrejtimi i biletave të autobusit në të gjithë vendin!

0

Rritja e çmimit të naftës do të mund të ndikojë negativisht edhe tek çmimi i biletave të autobusve.
Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, njëherit kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve kanë kontribuar shumë për qytetarët e Kosovës, edhe pse ka pasur rritje të çmimit të naftës, por nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave.

“Rritja e çmimit të naftës ditët e fundit godet rëndë operatorët e transportit të udhëtarëve. Jemi i vetmi vend në botë që në këtë kohë pandemie nuk kemi pasur mbështetje nga institucionet” tha Kurtishaj në një intervistë për emisionin IMAZH.

Ai ka paralajmruar se rritja e çmimeve të naftës do të bëj që shumë kompani do të mund të falimentojnë, pasi që nuk kanë llogari të operojnë.
“Nëse nuk ka lëvizje të çmimeve të naftës, pra të ulen çmimet e naftës, janë dy rrugë, rritje të çmimeve të biletave ose sektori do të mund të falimentojmë”, tha ai.

Kurtishaj bëri me dije se rritja e çmimit të biletës do të mund të ndryshohet nga secili operatorë i transportit rrugor. “E pashmangshme do të jetë rritja e çmimit të biletave të autobusve”, tha ai.

Sot vijnë mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-ja

0

Kosova sot pranon një donacion prej mbi 500 mijë vaksina Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Drin Podrimçaku.

“Sot, Kosova pranon kontingjentin prej 515,970 doza të Pfizer, të premtuara nga Presidenti Biden përmes mekanizmit COVAX. Përherë mirënjohës ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Vaksinat janë mjeti ynë më i mirë për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur ekonominë dhe mënyra jonë më e mirë për t’u kthyer te njerëzit, vendet dhe gjërat që duam. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët në vijën e parë të përballjes me pandeminë që janë vaksinuar: Faleminderit. Le të ndjekim të gjithë shembullin e tyre”, shkruan ai në Facebook.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e pranimit të këtyre dozave.

“Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në ceremoninë  pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. /Telegrafi/

Shtëpitë nga druri prodhohen në Kosovë dhe hedhin themelet në Evropë

0

Që nga momenti kur klienti bën porosinë për shtëpinë e re prej druri dhe deri kur i merr çelësat në dorë nuk kalojnë më shumë se 3 muaj.

Pra, vetëm 3 muaj për të nisur jetën e re në një shtëpi druri, të punuar sipas dëshirës së pronarëve, prodhuar me mjeshtëri nga materialet e cilësisë më të lartë në treg dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Këto janë shtëpitë nga druri që prodhon Greenhouse në fabrikën e tyre në Radavc të Pejës, prej nga nisin udhëtimin për të hedhur themelet në shtete të ndryshme të Evropës.

Fillimisht, kompania e nisi aktivitetin në vitin 2013 me montimin e shtëpive prej druri, të blera diku tjetër. Nga viti 2015, këto shtëpi janë 100% të prodhuara në Kosovë. Më së shumti, shtëpitë nga druri eksportohen në Zvicër. Nga viti 2019 ka filluar eksporti në Gjermani dhe Francë. “Në fillim nuk ishte e lehtë” rrëfen Nazmi Mehmetaj, bashkëpronar i kompanisë Greenhouse për rrugëtimin e tyre.

“Por cilësia është reklama më e mirë. Tashmë, Greenhouse është emër i njohur”. Shtëpitë prej druri nga Greenhouse janë të madhësive të ndryshme, sipas kërkesës së klientëve, përgjithësisht mbi 100 metra katrorë të banueshëm. Shtëpitë mund të jenë me 1, 2 ose 3 kate dhe i kanë të gjitha hapësirat dhe ndarjet e nevojshme për jetesë komode dhe me stil. Blerësit më së shumti janë familje, që bëjnë porosinë direkt.

“Tani kanë filluar edhe arkitektët të na kontaktojnë, për klientët e tyre”, thotë Nazmiu. Në panairin Swissbau 2020 që po mbahet në Basel në datat 14-18 janar, Greenhouse ka një prezantim dinjitoz dhe që u lë shumë përshtypje vizitorëve të shumtë.

Në fakt, është hera e tretë që Greenhouse ekspozon shtëpitë nga druri të prodhuara në Kosovë në panairin më të madh të ndërtimtarisë në Zvicër që organizohet çdo dy vjet.

“Herën e parë, në 2016, njerëzit na njohën kush jemi. Gjetëm një klient nga Franca, me të cilën ende bashkëpunojmë. Po atë vit, hapëm sallonin në Zvicër.

Në Swissbau marrim pjesë me qëllimin për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve. Tani kemi interesim të punojmë më shumë me arkitektë, me ndërmjetësues, në mënyrë që ne të fokusohemi tek ajo që bëjmë më së miri, pra prodhimi i shtëpive, dhe bashkëpunëtorët të merren me shitjen”, tregon Nazmiu.

Arkiktektët dhe ndërtuesit e diasporës janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të kompanisë. “Janë një grup me rëndësi për ne, sepse janë kompani të mira dhe me reputacion në vendet ku punojnë” shpjegon Nazmiu.

Tani që Greenhouse e ka rritur shumë kapacitetin prodhues në Kosovë, është me rëndësi zgjerimi i tregut të shitjes së shtëpive që sjell zgjerimin edhe njëherë kaq të prodhimit. “Këtë herë, erdhi na takoi një gjerman. Ai na tha se ka 5 vite që përcjell punën tonë në rrjetet sociale.

Dinte pothuajse çdo gjë për mënyrën si punojmë. Erdhi me planet dhe matjet e veta dhe tani jemi duke përpiluar ofertën për t’i ndërtuar shtëpinë dykatëshe nga druri, made in Kosova, për familjen e tij në Gjermani” tregon Nazmiu për ngjarjen më interesante nga ky panair.

Rritja e çmimeve do të vazhdojë deri në qershor

0

Ushqimet, që zënë gjysmën e shpenzimeve në buxhetet familjare, udhëhoqën rritjen e çmimeve, duke u rritur me 7.2%, krahasuar me janarin e kaluar.

Familjet shqiptare po përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve në treg edhe këtë fillimvit. Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit janar, inflacioni qëndroi në nivelin 3.7%, rekord për dekadën.

Ushqimet, që zënë gjysmën e shpenzimeve në buxhetet familjare, udhëhoqën rritjen e çmimeve, duke u rritur me 7.2%, krahasuar me janarin e kaluar. Sipas tregtarëve, krahas mallrave që vijnë nga importi, rritje ka edhe për produktet vendase.

Një familjeje i nevojiten mesatarisht 500 euro e më shumë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Shtrenjtimi është më i ndjeshëm te familjet me më pak të ardhura, që shpenzojnë më shumë për ushqime. Në këto kushte, qytetarët shprehen se jetesa po bëhet e papërballueshme.

Perimet, frutat, vajrat, mielli dhe buka janë produktet ushqimore me rritjen më të fortë. Ndërsa muajt e fundit, ky shtrenjtim po transferohet edhe te mishi, qumështi dhe nënproduktet. Paralelisht, shtrenjtimi i standardit të jetesës po ndihet edhe te karburantet dhe shërbimet.

Rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në qershor. Është ky vlerësimi që bëhet në raportin e fundit të Politikës Monetare.

Në analizën e institucionit mbikëqyrës bankar, në rritjen e deritanishme të inflacionit ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburantet. Të dhënat tregojnë se në dy muajt e fundit, inflacioni shënoi 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Parashikohet që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, kjo do të varet edhe nga ecuria e tregjeve

Mbi 16 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë shënuar edhe 717 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht në vend janë 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.

Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës me 3 mijë  e 888 raste, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 17 raste,  Gjilani me 1 mijë e 48 raste, Prizreni me 1 mijë e 40, Ferizaj me 993 raste, Fushë Kosova me 808 raste, Lipjani me 803 raste e po ashtu edhe komunat tjera me qindra raste me Covid 19.

Ndërkaq MSH-ja ka bërë tw ditur se përgjatë 24 orëve, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur katër persona.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort