Home Blog Page 3498

Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët

0

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë kosovarët në Gjermani, pasi që është bërë aprovimi i njohjes së patent shoferëve të Kosovës në këtë shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welles, Bahri Cani.

Ai ka paralajmëruar se më vonë do të jepen detaje në lidhje me këtë çështje.

Verdiktin final për këtë gjë e kanë dhënë anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e sotme.

 

Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro në Prishtinë, arrestohen dy persona

0

Gjatë të premtes në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabandë kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana e Kosovës.

“Me këtë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 12,000.00 €. Shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Instagram ka sjell një sërë risish

0

Instagram prezanton skedën “Aktiviteti juaj”, i cili lejon përdoruesit të shohin dhe menaxhojnë aktivitetet e tyre brenda aplikacionit. Kompania filloi testimin e veçorisë në fund të vitit të kaluar dhe tani po ua dorëzon atë klientëve në mbarë botën.

Skeda e re i lejon përdoruesit të fshijnë përmbajtjen dhe ndërveprimet e tyre në grupe. Kjo përfshin publikime, histori, bobina, komente, pëlqime, reagime ndaj ngjitësve dhe përmbajtje të tjera.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të renditin dhe filtrojnë përmbajtjen dhe ndërveprimet sipas datës dhe të kërkojnë komentet e mëparshme, pëlqimet dhe përgjigjet ndaj historive, të gjitha brenda ekranit të ri.

Instagram tani ka gjithashtu një veçori “Kontrolli i sigurisë”, i cili është i disponueshëm për të gjithë. Kjo veçori i udhëzon përdoruesit përmes hapave që duhet të ndërmarrin për të siguruar llogaritë e tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se është duke u testuar një mënyrë, e cila do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë nga miqtë e tyre të konfirmojnë identitetin e tyre për të vazhduar qasjen në llogarinë e përdoruesit.

Instagram së fundmi shtoi një baner të ri të profilit, i cili do të tregojë transmetimet e ardhshme të drejtpërdrejta të përdoruesve. /Telegrafi/

Haxhiu: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

0

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

Ajo theksoi se zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Faleminderit për punën e mirë që keni bërë. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

“Duhet të keni parasysh parimet që do t’ju udhëheqin gjatë punës suaj. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive dhe të pavarur. Nuk ka më mirë se qytetarët të ju njohin për punën e ndershme dhe profesionale, dhe për guximin. Ne duhet të dëshmojmë që askush nuk është i pa prekshëm dhe se të gjithë janë te barabartë para ligjit. Ju duhet të dëshmoni që nuk ju interesojnë emrat e përveçshëm por veprat që kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

KMDLNj reagon për vendosjen e kamerave në Qendrën Korrektuese për Femra

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendosjen e kamerave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Ata këtë e kanë xilësuar si shkelje flagrante të privatësisë së grave të privuar nga liria.

“Kohë më parë u bë publike se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ishin vendosur kamerat që në mënyrë flagrante shkelin privatësinë e femrave të privuar nga liria. Pas kësaj u ndërmorrën masat me ç’rast u suspenduan personat me përgjegjësi deri në çastin kur do të sqarohet rasti pas së cilës do të caktohet përgjegjësia apo do të lirohen nga përgjegjësia nëse dëshmohet se ka pasur bazë ligjore për këtë veprim”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo nga ana e tyre u cilësua edhe si tendencë për të mbajtur në kontrollë edhe stafi korrrektues si dhe të privuarit nga liria, përcjell Klankosova.tv.

“Pastaj, i njëjti veprim u përsërit edhe në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë që flet për një tendencë që të mbahen në kontrollë edhe stafi korrrektues si dhe të privuarit nga liria. Dihet qartë se kur të privuarit mund dhe duhet të mbahen nën vëzhgim të kamerave prandaj çdo tejkalim i vëzhgimit të paarsyeshëm paraqet shkelje të privatësisë dhe shkelje të drejtave të njeriut. Personat e privuar janë të privuar nga disa të drejta të njeriut që kufizohen me ligj mirëpo jo edhe nga të gjitha të drejtat”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thërret institucionet përgjegjëse që të ndërprejnë këto veprime, të bëhen hetimet dhe të ndërmerren masat në përputhje me shkeljet e dokumentuara.

Një thes i plehut artificial kushton 25 euro, vjet çmimi i tij ka qenë 8 euro

0

Kjo rritje kaq e madhe e një produkti-lëndë e parë e rëndësishme në bujqësi nuk ka ndodhur deri tash në Kosovë.

Janë ngritur, përafërsisht në këtë nivel, ose pak më pak se “Urea”, edhe të gjitha llojet e tjera të plehrave artificiale, dhe produktet e tjera të repromaterialit të bujqve kosovarë, të cilat janë të domosdoshme për mbjelljet pranverore dhe për riplehërimin e grunajave.

Me trendin e pashembullt të rritjes së çmimeve të materialeve riprodhuese në bujqësinë kosovare, ka shumë mundësi që arat tona sivjet të mbesin djerrë, të papunuara dhe pa kultura bujqësore. Nuk është e domosdoshme të analizosh shumë për t‘u bindur që frika se arat tona do të mbesin në këtë pranverë djerrë, është reale dhe ajo tashmë i ka bërë të “flasin me veten” bujqit e Kosovës. Mjafton t’ua hedhësh vetëm një sy çmimeve aktuale, që kanë vërshuar tani këtyre ditëve pikat e tregtimit të plehrave artificiale, sidomos, të këtyre produkteve që ka vite që pa to nuk bënë bujqësia, as kultivimi, praktikisht i asnjë kulture bujqësore.

Një thes i plehut artificial – “Urea”, që gjatë vitit të kaluar ka kushtuar 8 euro, sot thuaja në të gjitha farmacitë bujqësore dhe në pikat e tjera të tregtimit të këtij produkti në Kosovë, kushton 25 euro, mbase mund të gjendet në ndonjë pikë tregtimi edhe me 24 euro. Kjo rritje kaq e madhe e një produkti-lëndë e parë e rëndësishme në bujqësi nuk ka ndodhur deri tani në Kosovë, sepse i bie që çmimi i një thesi të plehut artificial është ngritur trefish, ose në përqindje 300 për qind. Janë ngritur, përafërsisht në këtë nivel, ose pak më pak se “Urea” edhe të gjitha llojet e tjera të plehrave artificiale dhe produktet e tjera të repromaterialit të bujqve kosovarë, të cilat janë të domosdoshme për mbjelljet pranverore dhe për riplehërimin e grunajave.

Në interesimin e “Buletinit Ekonomik”, në shumë pika të tregtimit të materialit riprodhues, ose të lëndës së parë të nevojshme për mbjelljet pranverore, anë e kënd Kosovës, janë marrë përgjigje që tregojnë për ngritje enorme të çmimeve, veçanërisht të plehrave artificiale. Diku shitësit thonë se është rritur çmimi 100 deri 120 për qind, diku mbi 200 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por është fare lehtë për t’u parë ngritja enorme. Mjafton të krahasohet çmimi i vjetshëm i një thesi “Urea 46 për qind”, ta zëmë, që ka qenë nga 6 deri 8 e 9 euro më së shumti me atë të tanishmin që është 25 euro. Ky krahasim të frikëson domosdo, sikundër që i ka frikësuar dhe i ka stepur tashmë shumicën e bujqeve kosovarë.

Sot, çmimi i një thesi të plehut “Urea” nëpër barnatoret bujqësore në Kosovë sillet nga 23 euro e gjysmë deri në 24 e 25 euro, ndërkohë që vitin e kaluar çmimi i tij ka qenë vetëm 8 euro. Një nga farmacistët bujqësor, në kushte anonimiteti, për “Buletinin Ekonomik” ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar këto lloje të plehrave janë rritur përafërsisht 100-120 për qind, pasi plehu vjeshtor i Greqisë dhe ai i Rusisë kanë qenë në treg me çmim 8 euro, ndërsa plehu i Austrisë është tregtuar me çmim 7 euro e 50 centë. Ndërkohë, ai po ashtu thotë se çmimi i plehut artificial “Urea 46 për qind” në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është shitur për 9 euro, ai “KAN 27 për qind” me 6 euro dhe “KAN 39 për qind” për vetëm 6 euro e 25 centë për thes.

Në anën tjetër, farmacisti bujqësor në fjalë, tha tutje se edhe farërat për mbjellje kanë shënuar një ngritje për 10 deri në 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas tij, me rritjen e çmimeve të këtyre materialeve riprodhuese, pritet shumë shpejtë që të rriten edhe çmimet e produkteve bujqësore si ato të grurit, qepës, hudhrës, patates, rrushit, domates dhe specit. Mirëpo, në një barnatore bujqësore në Prishtinë, shitet edhe një lloj tjetër i plehut artificial i cili përmban “Urea 25 për qind”, “KAN 10 për qind” dhe mikroelemente të tjera si zink, bakër dhe hekur me veprim tremujor. Pronari i kësaj barnatoreje, po ashtu në kushte anonimiteti, ka thënë se çmimi i thesit i cili peshon 25 kilogramë aktualisht shitet 18 euro aty.

Dy kosovarët rrezikojnë të dëbohen nga Zvicra, akuzohen për 71 vepra penale

0

Gjykata e Lartë e Solothurnit duhet të vendosë nëse një shkelës i ligjit mund të qëndrojë në Zvicër pavarësisht shkeljeve “të katalogut” dhe të marrë trajtim terapeutik

Në shumicën e rasteve, shkelësit i rezistojnë me forcë masave terapeutike por jo edhe 25-vjeçari kosovar Valon R. (emri i ndryshuar), i cili po gjykohet në Gjykatën Supreme së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe bashkatdhetarin Blerim F., gjashtë vjet më i madh se ai në moshë.
Të pandehurit janë akuzuar për 71 vepra penale, të kryera nga viti 2016 deri në vitin 2020, si grabitje, vjedhje, rrezikim jete, vjedhje, shtrëngim, kanosje, shkelje të ligjit për armëmbajtje pastaj për delikte droge, drejtimin e një makine pavarësisht heqjes së lejes, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto kanë ndodhur në zonën e Oltenit, në dyqane, bodrume dhe apartamente të huaja, në rrugë, në klubin e futbollit, në shtëpitë e të moshuarve dhe në spital.

Zakonisht bëhet fjalë për shuma të vogla parash.

Dënimi është i diskutueshëm

Gjykata e Qarkut Olten-Gösgen i kishte dënuar ata për këto delikte, më 9 nëntor 2020. Por për shkaqe të ndryshme, 2 akuza kanë qenë ende të debatueshme nga ana e Valonit dhe 5 nga ana e Blerimit, shkruan gazeta Solothurner Zeitung”.

Të dy ishin shprehur të pakënaqur me dënimet – Valoni 37.5 muaj burg dhe Blerimi 15 muaj.

Po kështu ata kanë kundërshtuar vendimin për dëbim nga Zvicra: njëri për 5 dhe tjetri, për 8 vite. Ndërsa e habitshmja është me këtë rast kjo: Valonit nuk i ishte shqiptuar masa terapeutike, por ai e kërkon atë. Për këtë arsye, ata kishin bërë ankesë, ashtu sikurse edhe prokuroria publike, e cila nga ana e saj kërkon një dënim më të lartë (5 vjet) dhe një dëbim më të gjatë nga vendi (7 vjet) për Valonin.

Valoni është prezantuar si një “delikuent model” të cilit i pëlqen të punojë me veten. Me një kostum gri të çelur dhe me një këmishë të bardhë, i riu i lindur në Zvicër raportoi në dialekt me theks ballkanik rreth asaj se si pas mbarimit të një dënimi për të rinjtë me terapi kishte pasur probleme jashtë burgut, duke qenë pa ndonjë kualifikim profesional, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai kishte rrëshqitur në skenën e drogës.

Gjykata e habitur me raportin rreth sjelljes së mirë të tij

Një raport nga burgu i tij aktual konfirmon sjelljen e tij të mirë. Kryegjyqtari madje ka shprehur habinë e tij sepse kjo ishte në kontrast me raportin mjeko-psikiatrik të marrë më heret. Sipas këtij të fundit, Valoni ka një çrregullim të personalitetit disocial që është i vështirë për t’u trajtuar. Nëse ai ka edhe skizofreni paranojake, siç pretendon Valoni, nuk është e sigurt. Dhe varësia ndaj drogës nuk është shumë e theksuar.

Sëmundjet e fundit nuk janë vendimtare për kryerjen e veprave penale, ka shpjeguar psikiatri në gjykatë. Pra, ai nuk kishte përgjegjësi të reduktuar. Nëse Valoni mbikëqyret nga afër dhe ka struktura të qarta, të qeta dhe merr mjekim, ai mund të përparojë, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga raporti i tij me shkrim, eksperti ka gritur gjithashtu mundësinë e terapisë ambulatore.

Prokurori: Në burg dhe më pas në Kosovë

Prokurori Christoph Baumgartner ka këmbëngulur se Valoni ishte një “delikuent i përhershëm” (i papërmirësueshëm). Në ndryshim nga gjykata më e ulët, ai ka zbuluar se i akuzuari kishte përdorur thikën në një mënyrë të rrezikshme për jetën gjatë një grabitjeje.

Pastaj, sipas tij, ai nuk është i integruar. Këtë, prokurori e “ilustron” me faktin se i akuzuari ka në trup një tatuazh me flamurin e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye ai, pas burgimit, fare lehtë mund të rifillonte sërish jetën në Kosovë.

Ndërsa avokati kërkon maksimum 8 muaj burg për klientin e tij, Blerimin dhe heqje dorë nga dëbimi nga Zvicra.

Labinot Gruda e pranon fajësinë për rastin e 2,1 milionë eurove

0

Njëri prej të pandehurve kryesorë në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, avokati i të pandehurit tjetër për këtë rast, Kadri Shala, Floren Latifi, ka kërkuar që seanca të shtyhet.

Latifi ka thënë qe nuk e ka prite këtë gjendje andaj i duhet më shumë kohë të konsultohet me klientin.

Ndërkohë, avokati Tahir Rrecaj ka thënë që aktakuza është e ngritur në prova të mjaftueshme dhe se jo vetëm ai por asnjë avokat nuk do të mund ta rrezojë poshtë aktakuzën./koha.net./

Kosova pritet ta ndryshojë Kushtetutën për të kryer vettingun, në mars opinioni i Komisionit të Venedikut

0

Reforma e nisur nga Ministria e Drejtësisë për realizimin e Vettingut, pritet të analizohet nga Komisioni i Venecias. Për këtë shkak, raportuesit e këtij Komisioni qëndruan në Kosovë, ku u takuan me të gjithë akterët, e në muajin mars ky institucion pritet të dalë me opinion për Vettingun në Kosovë. Ministria e Drejtësisë ka planifikuar që kjo reformë të bëhet me ndryshime kushtetuese, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga shoqëria civile.

Temë kryesore e vizitës së raportuesve të Komisionit të Venecias në Kosovë, ishte reforma e Vettingut që ka nisur nga Ministria e Drejtësisë.
“Pyetjet kryesisht janë lidhur me koncept-dokumentin, opsionin 5 që e kemi rekomanduar, dhe draftin e amendamenteve kushtetuese”, ka deklaruar Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministria është në pritje të rekomandimit të Komisionit të Venecias, që do të jepet në mars. “Kjo reformë nuk është politike, por synim që të kemi gjyqtarë e prokurorë të pavarur, që misionin e tyre e kanë të jenë të përgjegjshëm, e jo për pushtet me ato pozita”, ka shtuar Nimoni.

Organizatat nga shoqëria civile që kanë qenë pjesë e grupeve punuese për Vetting, vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për realizimin e këtij procesi. “Nuk duhet të ketë plan B për Ministrinë e Drejtësisë. Vettingu pa ndryshime kushtetuese nuk do të duhej të quhej fare Vetting dhe nuk do të mund ta arrijë qëllimin që IKD dhe shoqëria civile ka lobuar me vite të tëra”, Ehat Miftaraj nga IKD. Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se “nëse e nisim një proces të Vettingut dhe vijmë deri te ajo që disa prokurorë e gjyqtarë nuk e kalojnë këtë proces dhe duhet me u largu nga sistemi, Kushtetuta jonë i ka të përcaktuara se kur mundesh me ua marrë mandatin”.

Prandaj sipas tij është e nevojshme të ndodhin këto ndryshime, përkundër se mund të bëjmë një Vetting, e vijmë në përfundim se disa gjyqtarë e prokurorë nuk e kanë kaluar atë proces, por nuk mund t’u merret mandati sepse kushtetuta e ndalon.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese, për çka kërkohen 2/3 në Kuvend, përfshirë edhe ato nga komunitetet./RTK/

Dy të lënduar në një aksident në Rahovec

0

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bërnjakë të Rahovecit.

Policia bën të ditur se të njëjtin janë dërguar për tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort