Home Blog Page 3497

Kurti: Lirimi i masave varet drejtpërsëdrejti nga niveli i vaksinimit të qytetarëve

0

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas donacionit të mbi 500 mijë vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar ShBA-në për donacionin.

“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe inciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, tha ai.

Kurti tha poashtu se lirimi i masave varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve

“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10%.

 

Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsërdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, tha Kurti.

ZRrE-ja tregon nëse energjia e shpenzuar në muajin shkurt do të faturohet me tarifa të reja të energjisë

0

Tarifat e reja të energjisë elektrike do të fillojnë të zbatohen nga data 9 shkurt, kur ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë i cili parasheh shtrenjtimin e energjisë elektrike për një pjesë të familjeve kosovare.

Sipas vendimit të Rregullatorit, bizneset dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj do të paguajnë me tarifat aktuale, pra nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për ta.Ndërsa, konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovatë do të preken nga shtrenjtimi i energjisë. Për kilovatët e shpenzuara mbi bllokun prej 800 kilovatë, pra 801 kilovatë e tutje do të paguajnë tarifën e lartë, 12.5 centë për energjinë e konsumatuar gjatë ditës dhe 5.9 centë për energjinë e konsumuar gjatë natës.

Pra, vendimi i ZRrE-së thotë që nëse një konsumator i shpenzon 1,000 kilovatë në muaj, ai për 800 kilovatë do të paguajë më tarifat e lira kurse 200 kilovatët e tjerë do t’i paguajë me tarifat e reja, më të shtrenjta.Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë se vendimi për tarifa hynë në fuqi nga data 9 shkurt 2022 dhe do të jenë në fuqi deri me 31 mars 2023. Kjo zyre ka treguar se tarifat e reja së bashku me bllokë tarifën do të fillojnë të aplikohen nga data 9 shkurt.“Energjia elektrike e konsumuar para datës 9 shkurt 2022, do të kalkulohet me tarifa siç kanë qenë në fuqi para datës 9 shkurt”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për KALLXO.com.

Pra, kilovatët e shpenzuar deri më 9 shkurt do të llogariten me tarifat e vjetra, 2.89 në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë në tarifën e lartë apo atë të ditës. Pra, nëse një qytetar ka shpenzuar 700 kilovatë nga 1 deri më 9 shkurt, ato llogariten me tarifa të vjetra, bëhet prerja, dhe nga 9 shkurti fillon numërimi i kilovatëve të shpenzuar, të cilët llogariten me tarifat e reja.Nëse një qytetar, nga data 9 shkurt e deri në ditën e faturimit ka shpenzuar më shumë se 800 kilovatë atëherë ai do të hyjë në bllok-tarifë.

Ndërsa, nëse deri me datën 9 shkurt ka shpenzuar 500 kilovatë dhe 700 të tjerë në pjesën tjetër të muajit, pra gjithsej 1,200 kilovatë, të gjithë kilovatët e shpenzuar do t’i paguajë me tarifat e vjetra, pa rritje.Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar për KALXO.com se energjia elektrike e shpenzuar para datës 9 shkurt do të faturohet me tarifa të vjetra.“Lidhur me këtë çështje kemi kërkuar interpretim nga ZRrE, sikurse do të veprojmë komfor rregulloreve në fuqi.

Dmth ai shpenzim do të faturohet me tarifa të vjetra deri më 9 shkurt”, tha ai për KALLXO.com.Rreth 130 mijë konsumatorë do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike që do të nisë të faturohet nga nesër.KËTU mund të llogarisni se sa do të paguani rrymën e shpenzuar me tarifat e reja. Tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të vlejnë deri më 31 mars 2023.

Hovenier u bënë thirrje kosovarëve për vaksinim gjatë pranimit të vaksinave të dhuruara nga ShBA

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat kanë arritur sot në Kosovë.

Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave kanë marrë pjesë krerët shtetërorë dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Hovenier u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat anti-COVID.

“Vaksinat mbesin mënyra më e mirë në botë e mbrojtjes kundër COVID-19 dhe pasojave shkatërruese të tij. Shkalla e lartë e vaksinimit do të thotë shkallë e ultë e hospitalizimit dhe më pak raste të vdekjes. Ju lutem, bëjeni pjesën tuaj: vaksinohuni, lani duart dhe bartni maskën. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta luftuar dhe mposhtur këtë pandemi globale”, ka thënë Hovenier.

Ndryshe, duke përfshirë dy dërgesat e mëparshme në gusht dhe shtator 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar mbi 1 milionë doza të vaksinave Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë përafërsisht 10 milionë dollarë në emër të ndihmës tjetër të ndërlidhur me pandeminë për të forcuar reagimin e Kosovës ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg

0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21-vite burg, Izet Haxhinë, ish-truprojën e Sali Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 Shtator 1998.

Haxhisë do ti përllogaritet dhe koha kur ka qenë në burg pa u dhënë vendimi.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se dënimin Haxhia do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Haxhia u arrestua në vitin 2018 në Turqi, dhe më pas u ekstradua për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Çështja e Haxhisë u rihap nga e para, pasi më herët i është dhënë një dënim me 25 vite burg ndaj tij, raporton abcnews.al

Haxhia ka pretenduar vazhdimisht pafajësinë në lidhje me krimin e rëndë që do të trondiste politikën shqiptare.

I dënuari kishte kërkuar përballjen me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjë e cila u refuzua vazhdimisht nga vetë Berisha.

Për këtë të fundit, Gjykata e Tiranës vendosi që të mos e thërriste me forcë për të dhënë dëshminë.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

Izet Haxhia shpallet fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Tiranës e dënon me 21 vite burgU shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

/GazetaSinjali/

Një e përdhunuar e luftës ngre padi ndaj tre serbëve në Policinë e Kosovës

0

Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova 98’99 sot kanë dorëzuar kontingjentin e 15-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Këtë herë 80 lëndë janë sjellë dhe në mesin e tyre është edhe një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës që ka ngritur padi ndaj tre serbëve, të cilët edhe i ka identifikuar në zyrën e organizatës.

Me dorëzimin e këtij kallëzimi penal, shoqata tha se synojnë që të vetëdijesojnë gratë në Kosovë që ishin viktima të kësaj dhune dhe t’i padisin përdhunuesit.

Përfaqësueset e kësaj shoqate shprehen optimiste se do të ketë rezultat në dënimin e kriminelëve edhe për shkak të marrëveshjes që po synohet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryesisht, kallëzimet penale janë për rastet në komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit, por, sipas përfaqësuesve, do të merren edhe me rastet që ndodhën në krejt Kosovën.

Ukraina mund të pushtohet nga Rusia gjatë 9 ditëve të ardhshme, alarmon Amerika

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa në kufi me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin në çdo moment, duke përfshirë edhe periudhën sa mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ai ka thënë se Uashingtoni vazhdon të “tërheqë” stafin e ambasadës nga Kievi dhe ka përsëritur thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit që shtetasit amerikanë të largohen nga ky shtet menjëherë.

“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja të turbullta të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja ruse në kufirin ukrainas”, ka thënë Blinken në një konferencë në qytetin Australian, Melbërn më 11 shkurt.

“Siç e kemi thënë më parë, ne mund të përballemi me pushtim në çdo kohë, dhe të jem i qartë, aty përfshihet edhe periudha e Lojërave Olimpike Dimërore”.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen nga ky shtet menjëherë, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.

“Shtetasit amerikanë duhet të largohen tani”, ka thënë Biden të enjten për NBC News.

“Ne po përballemi me një prej ushtrive më të mëdha në botë. Është situatë krejt ndryshe dhe gjërat mund të përshkallëzohen shpejt”.

I pyetur nëse ekziston një skenar që mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa ushtarake për t’i shpëtuar amerikanët, Biden ka thënë se nuk ka.

“Bëhet luftë botërore kur amerikanët dhe rusët nisin të shtëna ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi në një botë krejt ndryshe prej asaj që kemi qenë”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht se ka mbledhur më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit.

Ndërkohë Rusia ka nisur edhe stërvitjet masive ushtarake me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokim të qasjes në det.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba, ka thënë se Deti Azov është bllokuar plotësisht dhe Deti i Zi është mbushur me forca ruse.

Stërvitjet detare të Rusisë nisin javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës.

Rusia ka lëshuar paralajmërime se do të ketë gjuajtje me raketa dhe armë tjera gjatë stërvitjeve.

Moska ka thënë se nuk mund ta pranojë që Ukraina – ish-republikë sovjetike me lidhje të forta socio-kulturore me Rusinë – t’i bashkohet një ditë NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të mos ndodhë ndonjëherë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të enjten se Evropa po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekada për shkak të këtyre tensioneve.

Liderët botërorë vazhdojnë të deklarohen se diplomacia duhet të shërbejë për ulje të krizës rreth Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar të enjten vonë se kanë dështuar që të arrijnë në ndonjë pikë kyçe në bisedimet me zyrtarë francezë dhe gjermanë, me qëllim të dhënies fund të konfliktit separatist në lindje të Ukrainës.

Tensionet aktuale kanë ardhur tetë vjet pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Prej atëherë, ushtria ruse ka luftuar me rebelët e përkrahur nga Rusia, në lindje të shtetit.

Kryeministri britanik ka thënë se shpreson në “diplomaci të durueshme” për të gjetur rrugën në këtë krizë, ndonëse rreziqet janë të mëdha.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë gjatë një konference me homologen e tij britanike, Liz Truss se bisedimet kanë qenë “zhgënjyese”.

Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë “lënë për të dëshiruar” dhe se “janë në pikën më të ulët në vjetët e fundit”.

Truss ka akuzuar Rusinë për “retorikë të Luftës së Ftohtë”.

Ka shqetësime se nëse Rusia tenton të pushtojë Ukrainën, stërvitjet e afrojnë ushtrinë ruse afër kryeqytetit ukrainas Kiev, duke e bërë më të lehtë sulmin aty.

Rusia, në anën tjetër, ka deklaruar se trupat e saj do të kthehen në baza të përhershme pas përfundimit të stërvitjeve.

Ukraina ka nisur stërvitjet e veta ushtarake 10-ditore, mirëpo zyrtarët kanë dhënë pak hollësi.

Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

0

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 181 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka njoftuar se prej tyre 168 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 181 pacientë të spitalizuar

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 181 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 168 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 10 të negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.

136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,69 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Spitali i Prizrenit,14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 13 pacientë

Reagimi i ambasadorit kosovar, pasi Gjermania njohu patentë shoferët

0

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.
Ndryshe, ditë më parë zëdhënësi i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic, kishte konfirmuar për Gazetën Express se do të japin votën “pro” këtij propozimi.

Bislimi: Kosova përfiton mbi 130 milionë euro fonde nga BE-ja

0

Zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se me miratimin në Qeveri të nismës për marrëveshjet financiare për IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA III, Kosova përfiton mbi 130 milionë euro fonde nga BE-ja.

“Me miratimin në mbledhjen e 61-të të qeverisë të nismës për marrëveshjet financiare për IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA III, bëjmë hapa konkretë për përfitimin e fondeve nga BE. IPA III do shërbejë si marrëveshje kornizë që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit për programet vjetore IPA 2021-2027. Nga programet vjetore IPA 2021 dhe IPA 2022, Kosova përfiton përkatësisht 63.96 milionë për IPA 2021 dhe 70.25 milionë euro nga IPA 2022”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, këto fonde do shërbejnë për zbatimin e projekteve si deminimi, përkrahja për komunat, instrumenti i përafrimit me BE-në, përkrahja për mjedisin, tregtia dhe tregu i brendshëm, përkrahja për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kthimi dhe riintegrimi i komuniteteve, përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, energjia e gjelbër dhe efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe menaxhimi i mbeturinave, ujërat e zeza dhe zhvillimi gjithëpërfshirës socio-ekonomik.

Bie tavani në një klasë në shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

0

Ka rënë tavani në një klasë të shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica”, në Lipjan.

Në disa video shihen që pjesë të tavanit kanë rënë në tokë, raporton express.

Disa pjesë të tavanit kanë rënë enë bankat e nxënësve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort