Home Blog Page 3496

Mallrat në bujqësi me rritje të çmimit për 25 %

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve në bujqësi për tremujorin e katërt të vitit 2021, ku theksohet se mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi kishin rritje për 25.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

ASK thotë se ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostat-it.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

“Prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit Input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Kurse, sa i përket Input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës). Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, indeksi i Input 1 ka rritje për 25.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë (TM4) të vitit 2020. Kurse, indeksi i Input 2 ka rritje për 1.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1+Input 2) ka rritje për 13.6%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

30 ditë paraburgim për dy personat që varrosën gabimisht dy viktima të COVID në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy personave që varrosën gabimisht në Prizren dy viktima nga koronavirusi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se dy personat, M.N. dhe E.R. dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Pasi e kanë kuptuar ngatërresën, ata dyshohet se i kanë paguar me 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e njërës viktimë dhe ta varrosin tjetrën. Kjo sipas Gjykatës është bërë pa prezencën e familjarëve dhe pa e njoftuar Policinë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prizren:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (2) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dëmtimi i varreve apo kufomave Prizren, 11 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.03.2022, ndaj të pandehurve M.N., dhe E.R., për shkak të dyshimit zë bazuar se kanë kryer veprën penale Dëmtimi i varreve apo kufomave nga neni 413 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Me datë 09 shkurt, rreth orës 13:30, me automjet kanë shkuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, me qëllim që të tërheqin nga aty trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe të njëjtin t’a dërgojnë në Prizren, për ceremoninë e varrimit nga familjarët e tij. Mirëpo, të dyshuarit E.R., dhe M.N., nga Klinika Infektive kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës Z.D., së bashku me dokumentacionin e nevojshëm përcjellës, duke menduar se kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K.

Trupi i pajetë i viktimës Z.D., rreth orës 14:30, është dërguar në varrezat e qytetit në Prizren dhe ju është dorëzuar familjarëve të viktimës H.K., dhe familja e tij e kanë varrosur në varrezat e qytetit në Prizren, duke menduar se është trupi i familjarit të tyre H.K. Më pastaj, është kuptuar se është bërë ngatërrimi i kufomave dhe se në varrezat e qytetit në Prizren, është varrosur gabimisht trupi i pajetë i viktimës Z.D. Me të kuptuar gabimin e ndodhur, të dyshuarit E.R., dhe M.N., sërish janë kthyer në Klinikën Infektive dhe nga aty kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe e kanë dërguar në varrezat e qytetit në Prizren. Të dyshuarit e lartcekuar, rreth orës 18:00, kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë varrosur viktimën H.K. E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur viktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë.

Kryeminstri Kurti falënderon Gjermaninë për njohjen e patent shoferëve të Kosovës

0

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë për njohjen e patent shoferëve të Kosovës.

Shefi i qeverisë ka shkruar në Twitter se votimi për njohjen e patent shoferëve shfaq besimin në autoritetet e Kosovës nga ana e shtetit gjerman

“Lajme të mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës, duke shfaqur besimin e plotë në autoritetet kompetente të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1492157317005160454?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1492157317005160454%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-votimi-per-njohjen-e-patent-shofereve-te-kosoves-tregon-per-besimin-e-gjermanise-ne-institucionet-e-kosoves%2F

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti

Gjykata në Prizren i jep një muaj paraburgim të dyshuarit i cili u zu me mbi 90kg marihuanë

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.03.2022, ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 2 dhe 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Me datë 09 shkurt, në orët e mbrëmjes, në Podujevë, i pandehuri F.M., (me të bashkëpandehurin M.Q., i cili është në arrati), në cilësi të bashkëkryerësve së bashku me dy persona të tjerë, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri i M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M., pastaj sërish këto çanta me “Marihuanë” i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, kurse duke vlerësuar rrezikshmërinë dhe peshën e rëndë të veprës penale ekziston rreziku se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale apo mund të përsërisë veprën penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Osmani: ShBA-ja në 99-ën na shpëtoi nga vdekja, sot me vaksina nga virusi

0

Dje në Kosovë kanë arritur 515 mijë e 970 vaksina Pfizer të siguruara nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, të cilat në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë të pranimit të këtyre dozave është shprehur falënderuese ndaj SHBA-ve, për ndihmën e madhe ndaj Kosovës në luftën kundër COVID-19.

“Në muajin mars të vitit 2021, kur pandemia përbënte kërcënim serioz për të gjithë globin, i jam drejtuar me një letër presidentit amerikan Joe Biden me kërkesë për të na ndihmuar në sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë në vendin tonë, në kohën kur kishim zero vakisna. Ishte situatë e ndjeshme kur rreziku nga virusi rritej gjithnjë e më shumë dhe kur vaksinat shiheshin si shpresë e vetme për të mbijetuar”.

“Përpjekjet tona për të siguruar vaksina u bënë pjesë e agjendës ditore. Angazhimi ynë dhe zemërgjerësia e miqve tanë bëri që ta rikthejmë shpresën për jetën dhe që të sigurojmë vaksina. Sikurse në vitin 1999, ShBA-të sërish u dëshmuan krah nesh, atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës e sot na shpëtuan nga virusi COVID-19përmes vaksinimit”, ka thënë Osmani.

Pas Gjermanisë, këto janë shtetet tjera që pritet t’i njohin patentë-shoferët e Kosovës

0

Pasi Gjermania vendosi t’i njoh patentë-shoferët e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar për shtete të tjera me të cilat pritet të bëhet një bashkëpunim i tillë.

Sveçla ka thënë se përveç Turqisë e Kanadasë, janë në proces të nismës së marrëveshjes edhe me Italinë e Austrinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë”, ka shkruar Sveçla ndër të tjerash në një postim në Facebook.

Gjermania ka vendosur të njoh patentë shoferët e Kosovës.

Kjo pasi me shumicë votash, Bundesrati votoi pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Kosovës.
Lidhur me këtë, Ambasada e Kosovës në Gjermani, të cilët kanë thënë se kjo është një dhuratë e veçantë për Kosovën në prag të shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë. /Reporteri.net/

MASHTI: Po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje në nivel regjional për njohjen e diplomave, pengesë Serbia

0

Njohja e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë ende mbetet e pazbatueshme nga të dyja palët, ndonëse Kosova për 5 vite ka njohur 1 mijë e 800 diploma të palës tjetër.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) thonë se janë duke përpjekje që në nivel regjional të arrijnë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Por zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se është delegacioni i Serbisë që ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, gjë që nuk përbën zgjidhje.

Pupovci në një konferencë për medie lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë dy javëve të fundit tha se Qeveria e Kosovës është në fazën e marrjes së një vendimi se si do të veprohet në të ardhmen.

“Për këtë ekziston një marrëveshje e vitit 2012 (nëse nuk gaboj) dhe kjo marrëveshje ka vite që nuk zbatohet sepse përfshinë në vete edhe palën e tretë, Asosiacionin e universiteteve evropiane, i cili thjesht është tërhequr nga roli i vet dhe nuk pranon më që t’i certifikojë diplomat e njërës palë për nustrifikim të palës tjetër, prandaj edhe procesi ka mbetur peng i mungesës së palës së tretë. Jemi duke bërë përpjekje që në nivel regjional të arrijmë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por këtu më duhet të them se delegacioni i Serbisë në këto negociata ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet marrëveshja e Brukselit, që na sjellë në situatën kur faktikisht diplomat nuk mund të njiheshin, dhe nuk kishte asnjë kuptim që të lidhej një marrëveshje e tillë, aq më tepër kur nuk kemi problem me Maqedoninë, Malin e Zi”, tha ai.

Pupopvci në këtë konferencë foli edhe për prioritetet e MAShT-it dhe planet strategjike.

Sipas tij, MAShTI karakterizohet me tri fjalë kyçe mbi të cilat veprohet: cilësi, gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie në sistemin arsimor të Kosovës.

“Kur flasim për prioritetet, kisha dashur me u fokusu e ato janë: rritja domethënëse të pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe përfshirjes në arsim përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të infrastrukturës ekzistuese, licencimit të mësimdhënësve, përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore, digjitalizimit dhe rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare; përmirësimin e cilësisë së arsimit… Në fushën e arsimit profesional, prioritet është përputhja e programeve në arsim profesional dhe në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës dhe përmbushja e standardeve të cilësisë, duke e mbështetur punën praktike”, tha Pupovci.

Zëvendësministri ka përmendur edhe njëherë pagesën e 32 zyrtarëve të nacionalitetit serbë, për të cilët, javën që shkoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave ka thënë se t’iu pezullohen pagat.

Sipas tij, pagat e tyre për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të njëjtit të paraqiten te punëdhënësi dhe t’i pranojnë detyrat e tyre të punës ose të deklarohen se a dëshirojnë të punojnë. /KP

Paralajmërohet protestë e përbashkët e PSD-së me AKR-në, AAK-në e Nismën

0

Sot është mbajtur takimi i thirrur nga Partia Socialdemokrate me partitë e tjera parlamentare dhe jo parlamentare opozitare.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Nisma, AAK-ja dhe AKR-ja.

Pas këtij takimi Endrit Shala nga Nisma bëri të ditur se janë dokorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin për kundërshtimin e vendimeve të Qeverisë dhe paralajmëroi se mund të ketë një protestë të organizuar bashkarisht.

“Në cilësinë e Nismës sot isha i pranishëm në takimin e thirrur nga PSD-ja që qëllim ishte bashkëveprimi për kundërshtim të vendimeve të Qeverisë. Nga sot do të fillojë një bashkëpunim i të gjitha subjekteve politike që ishin në këtë takim po ashtu u dakorduam që t’i bëjmë thirrje edhe partive të tjera që të marrin pjesë në koordinimin e vendimeve për kundërshtim. Kemi biseduar për mundësinë e organizimit të ndonjë proteste të përbashkët por për të gjitha do t’ju informojmë me kohë”, deklaroi Shala.

Paralajmërim për protestë bëri edhe kreu i PSD-së Dardan Molliqaj.

“Ka pajtim të një zëri se duhet të ketë protestë, por i kemi dy ditë kohë që të konsultohemi me organet tona, për datën dhe kohën e protestës”, tha Molliqaj.

30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni  për tri  vepra penale

0

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2022dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2022,ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1, sulmi nga neni 184 par. 1 dhe kanosja nga neni 181 par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehuritka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Se ka mbajtur në posedim armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, ashtu që nga koha e pavërtetuar e deri me dt.09.02.2022, rreth orës 15:40, në zyrën e firmës së tij në  Prizrenit, në sirtar ka pasur të fshehur pistoletën me gaz “WOLTAR PROFESIONAL” Mod.92, cal 9mm, me nr.serik.:………, së bashku me 4 (katër) fishek me gaz, për të cilat nuk ka pasur leje nga organi kompetent i MPB,

Me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që me datë 09 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, pas një mosmarrëveshje paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin, në lidhje me parkimin e veturës që e kishte bërë i dëmtuari pranë hyrjes së parkingut nëntokësor të banesës, me ç’rast i pandehuri F.M., i bie borisë së veturës për t’ia liruar rrugën, i dëmtuari ia bënë me dorë duke i thënë “prit 1 minutë se nuk bëhet nami”, atëherë i pandehuri F.M., e shan të dëmtuarin me fjalët “A e din kush jam unë”, del nga vetura e tij dhe e godet  me shuplak,

I pandehuri F.M., dyshohet se seriozisht e kanos personin tjetër me gjeste se do ta dëmtoj me armë të zjarrit, në atë mënyrë pas sulmit që ia kishte bërë të dëmtuarit në kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si më lartë, i dëmtuari hynë në veturë dhe nisët në drejtim të fshatit Nashec, e pas tij menjëherë niset në ndjekje i pandehuri F.M., dhe me të arritur tek i dëmtuari me shpejtësi me automjet të tij e tejkalon të dëmtuarin e pastaj zbret nga vetura, nxjerrë pistoletën me gaz “WOLTAR PROFESIONAL” Mod.92, cal 9mm, me nr.serik.:………. të cilën ia drejton të dëmtuarit në mënyrë kërcënuese, me ç rast të dëmtuarit i shkakton frikë,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë  veprave penale të cilat dyshohet se janë kryer, faktin se veprat penale janë kryer në ambient publik, në prezencë të shumtë të qytetarëve në orët e pasdites, kurse veprën penale të kanosjes dyshohet ta ketë kryer me armën e lartcekur në prezencë të bashkëshortes së viktimës duke i krijuar shqetësim dhe frikë.

Andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se me qëndrimin në liri të të pandehurit F.M., ekziston rreziku i arratisjes, dhe i përsëritjes së veprave panel apo i pandehuri mund të kryerje vepër penale edhe më të rëndë.

Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim.

2 të vdekur dhe 770 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.798.980 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.028.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort