Home Blog Page 3495

Nesër shfaqet repriza e shfaqjes “Jerusalem” në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren

0

Të shtunën në ora 19:00 do të jepet repriza e shfaqjes “Jerusalem”, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”.

Ngjarja është e vendosur në Anglinë rurale, ku gjatë rrjedhës së shfaqjes kryepersonazhi Gjon “Gjel” Bajroni, interpretuar nga aktori Ernest Malazogu tregon përralla, dehet, drogohet, u shmanget autoriteteve, ndërkohë që magjeps dhe zemëron ata që i takon. Shfaqja hapet në mëngjesin e panairit lokal të qarkut dhe zbulojmë se Gjoni është njeriu më i popullarizuar dhe më irritues në qytet.

Autoritetet lokale duan ta dëbojnë, djali i tij dëshiron të kalojë ditën me të, banditi i qytetit dëshiron t’i japë atij një mësim dhe grupi i tij i rremë i miqve duan të festojnë me të. Pavarësisht të metave, ai shpreh qëndrimin kundër hipokrizisë së jetës moderne, me ç’rast shfaqja si tërësi tregon urinë e njerëzve për ndërtime të reja, por jo edhe për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë.

Njoftimi i plotë:

“JERUSALEM”

Qyteti i Flintokut po zgjerohet. Në zonën e gjelbërt të qytetit po planifikohen ndërtime të reja nga këshilli komunal, pikërisht në pyllin ku Gjon “Gjel” Bajroni ka krijuar parajsën e adoleshentëve të shfrenuar. Kampingut të “Gjelit” po i mbaron koha!

Autor: JEZ BUTTERWORTH

Regjia: Butrint S. Pasha

Luajnë: Ernest Malazogu Tristan Halilaj Liridona Shehu Alban Morina Hajat Toçilla Xhevdet Doda Edona Sopaj Alban Çela Valmira Hoti Alban Krasniqi Zanë N. Duraku

🗓 12 shkurt, e shtunë

🕧 19:00

📍 Teatri Bekim Fehmiu – Prizren

🕧 Biletaria: 12:00 – 19:00

🎫 Çmimi i biletës: 2€ (për studentë dhe penzionistë 1€)

📱Rezervime: 044 259 712

“Ushtarët serbë thanë se do të vendosim bombë në shtëpinë tonë”, Muriqi flet për luftën në Kosovë

0

Rrëfehet Muriqi

Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorca në Spanjë, ka bërë deklarata të veçanta për shtypin spanjoll.

Sulmuesi kosovar ka folur për luftën mes Kosovës dhe Serbisë në fëmijërinë e tij dhe përvojat e dhimbshme që ka pasur derisa u bë futbollist profesionist.

Në fund të viteve 1990, familja e tij, si shumë familje shqiptare të Kosovës, u detyruan të largohen në një eksod masiv në Shqipëri për t’i shpëtuar tmerreve të konfliktit të dhunshëm me Serbinë. Ata mundën të ktheheshin në Kosovës vetëm dy muaj e gjysmë pasi u siguruan se jeta e tyre nuk ishte më në rrezik.

Muriqi, i cili i kujton ato ditë, tha: “Pas luftës, pothuajse nuk kishte asgjë në Kosovë. Kur i thashë xhaxhait që doja të bëhesha futbollist, ai filloi të qeshte dhe më tha se ishte shumë e vështirë. Më pas gjërat filluan të ndryshojnë, pata fat dhe punova shumë për të qenë profesionist. Kjo nuk do të ishte e mundur pa fat, ndihmën e familjes sime dhe Zotit”, përcjell Blic.

“Lufta është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë botës dhe çdo njeriu. E vetmja gjë pozitive për këtë është se ju bën më të fortë mendërisht dhe fizikisht. Në familjen time ishin rreth 50 njerëz dhe të gjithë ishim të ngujuar në një dhomë të një shtëpie. Kur gjermanët filluan të na ndihmonin, ne duhej t’u shpërndanim të gjithëve 1 litër qumësht dhe qepë në ditë. Ishin kohë të vështira, kuptova që familja ime po vuante, ne ishim fëmijë, donim të hanim e të pinim dhe nuk na jepnin asgjë. Për fat të mirë, askush nga familja ime nuk vdiq në luftë“, vazhdoi Muriqi me deklarimin e tij.

“Ushtarët serbë thanë se do të vendosnin një bombë në shtëpinë tonë. Mbaj mend që mamaja ime paketonte rrobat në çanta për të marrë makinën sa më parë dhe për të shkuar në Shqipëri. Ushtarët hodhën shumë rroba në rrugë. Nuk kam mundur të shoh asnjë futbollist si idhull në Kosovë. I shikoja ndeshjet dhe i bashkoja në kokë karakteristikat e shumë lojtarëve. Por nuk mund të përmend vetëm njërin prej tyre si idhull”, përfundoi Muriqi.

 

50 pjesëtarë të FSK-së e lanë vendin e punës në vitin 2021

0

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë ikur 50 pjesëtarë nga puna në vitin 2021.

Ndërkaq si shkak i presioneve të vazhdueshme nga Serbia, ka vazhduar edhe këtë vit braktisja e vendit të punës nga pjesëtarët e komunitetit serb.

Nga ky komunitet, vendin e punës e lanë 3 pjesëtarë të FSK-së.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministra e Mbrojtjes.

“Gjatë viti 2021 e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në 50 pjesëtarë. Kurse nga radhët e komunitetit serb 3 pjesëtarë e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në. Këta persona për arsyet nga më të ndryshmet, sipas procedurave në fuqi kanë shkëputur kontratën e shërbimit me FSK-në. Kjo dukuri nuk bënë përjashtim as për ushtarët e komunitetit serb, por te kjo kategori duhet të theksojmë presionin e vazhdueshëm nga Serbia që pjesëtarët e këtij komuniteti të lëshojnë FSK-në”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se lëvizja të tilla ka pasur çdoherë ngase shërbimi në FSK është vullnetar dhe profesional.

Megjithatë, ata thonë se numri i pjesëtarëve të FSK-së është duke u rritur nga viti në vit me anë të rekrutimeve të rregullta vjetore.

“Shërbimi në FSK është profesional dhe vullnetar. Në kuadër të këtij raporti ka çdo herë lëvizje të numrit të personelit. Fakti kryesor është se në bazë të Planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së përmes rekrutimeve të rregullta vjetore është duke u rritur numri i pjesëtarëve të FSK-së, që çon drejtë plotësimit të kuotave të planifikuara dhe të përcaktuara me Ligjin për FSK-në”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

0

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se nga 7 shkurti e deri me 10 shkurt, 17 qytetarëve u është konfiskuar patentë shoferi.

Kjo për shkak të shkeljeve në trafik.

Policia poashtu ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 848 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

“Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 848 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 17 patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet e policisë ne rajonin e Prizrenit

Më datat 07/08/09/10 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Policia ka shqiptuar 125 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, gjithashtu janë kontrolluar lokale për moszbatim te masave.

Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 848 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 17 patentë shofer.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 64 urdhëresa, ku 64 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.

Aktualisht policia është në realizim te planit operativ me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të respektojnë rregullat gjatë drejtimit të automjeteve.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Veliu tregon angazhimin e tij në procesin e njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania

0

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur lajm të mirë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Veliu ka thënë se në kohën derisa ishte ministër i Punwve tw Brendshme ka punuar shumë që ky proces të finalizohet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Qeverinë e Gjermanisë, ish kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer”, ka shkruar Veliu.

Postimi i plotë i Veliut:

“Të dashur qytetarë,

Dua t’ju përgëzoj për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania. Ky lajm është i rëndësishëm për të gjithë neve dhe nuk kam asnjë dyshim që nga sot, afria e Kosovës dhe e Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhëniet tona.

Dua me këtë rast të falenderoj Qeverinë e Gjermanisë, Kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje. Një falenderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer. Nuk kam këtu si të mos falenderoj sidomos Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Transprortit në Gjermani, Z. Guido Zielke me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë të përmbushim sugjerimet për të përmbyllur këtë proces. Falenderoj edhe Ambasadorin Beqë Cufaj dhe Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.

Kosova nga sot është edhe më afër Gjermanisë. Danke!”, ka shkruar Veliu.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

NATO planifikon të rrisë praninë e trupave pranë Ukrainës

0

NATO po planifikon të rrisë praninë e trupave të saj në krahun lindor pranë Ukrainës, bëjnë të ditur burime pranë aleancës ushtarake perëndimore.

Pavarësisht nga kërkesat e Moskës për të bërë pikërisht të kundërtën, 30 anëtarët e aleancës nënshkruan një propozim mbi këtë temë pas javë diskutimesh.

Pas aneksimit të territorit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014, NATO ka dislokuar katër grupe beteje të forcave shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, raporton atsh.

Me mbi 100 mijë trupa ruse të vendosura tani pranë kufijve të Ukrainës dhe frikën e një pushtimi në rritje, planet janë duke u zhvilluar për të vendosur më shumë trupa të NATO-s aty pranë në shtete si Rumania.

Vendimi duhet të konfirmohet dhe të shpallet në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel javën e ardhshme.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar NATO-s të anulojë zgjerimin e saj drejt Lindjes.

Qeveria ukrainase, e cila ka luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit që nga viti 2014, u ka bërë thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të ndihmojnë në shmangien e një pushtimi.

Sllovakia dhe Bullgaria gjithashtu mund të presin trupat e NATO-s.

Franca ka ofruar tashmë të udhëheqë një grup luftarak të NATO-s në Rumani.

“Shumë aleatë të tjerë janë të gatshëm të kontribuojnë”, theksoi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Hungaria gjithashtu, në krahun lindor të aleancës, theksoi se nuk e sheh nevojën për të pritur forcat e NATO-s.

Shtrenjtimi i rrymës, Haradinaj: Avokati i Popullit duhet të reagojë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe një herë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRrE, për bllok tarifat e reja, ku nga data 9 shkurt, qytetarët të cilët do të shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj, do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmim më të lartë.

Haradinaj ka pyetur se si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO, kur nga data 9 shkurt asnjë vizitë nuk është bërë nga ekipet e tyre.

Kreu i AAK-së thotë se Avokati i Popullit duhet të vihet në funksion pas vendimit të ZRRE-së.

“Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca). ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë. Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore”, ka thënë ai.

Molliqaj pas takimit me opozitën për shtrenjtimin e rrymës: Nesër shpallen hapat e ardhshëm

0

Partia Socialdemokrate ka dalë me një njoftim për media pas takimit me partitë opozitare në Kosovë.

Nga PSD-ja është konfirmuar se me partitë opozitare dhe me përfaqësuesit e sindikatave kanë rënë dakord që vendimi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifës për qytetarët që shpenzojnë 800 kWh është i papranueshëm.

Nga kjo parti treguan edhe për disa nga çështjet me të cilat janë dakorduar me partitë opozitare.

“Në takim u dakorduam si në vijim: Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë. Deri të shtunën pasdite (12 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm. Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Këto qëndrime i paraqiti edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj përmes një konference për media.

Njoftimi i plotë:

Nga takimi i përbashkët me disa nga partitë opozitare dhe përfaqësues të sindikatave u konfirmua që vendimi i ZRrE-së është i papranueshëm. Kundërshtimi i tij i domosdoshëm.

Vendi ynë po përballet me problem sociale prej më të ndryshmeve, siç është rritja e çmimeve të shportës ushqimore, paga minimale tejet e vogël dhe problemet me koeficent që duket t’i ketë drafti i ri i ligjit për paga. Shto rritjen 100% të çmimit të energjisë, jeta bëhet e papërballueshme. Kjo e shpjegon edhe faktin shqetësues të ikjes nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Në takim u dakorduam si në vijim:

– Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.

– Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë.

– Deri të shtunën pasdite (12 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm.

Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët.

Dizajni i NEWBORN-it sivjet i kushtohet fuqisë së grave

0

Ideatori i monumentit NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka dhënë një informacion se si do të duket ky monument në përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës.

Ai njoftoi se në këtë 17 shkurt, NEWBORN do t’i dedikohet fuqisë së vajzave.

“NEWBORN14 është për fuqinë e vajzave”, ka shkruar shkurt në Facebook Ismaili duke mos dhënë detaje tjera.

Kujtojmë që në vitet e fundit, flamurin e Kosovës lart e kanë ngrit shpesh vajzat tona. Distria Krasniqi e Nora Gjakova i kanë sjellë dy medalje të arta Kosovës.

Përveç në xhudo, vajzat kosovare korrën sukses edhe në botën e filmit. Aktorja Yllka Gashi dhe regjisorja Blerta Basholli arritën që me filmin “Zgjoi” t’i afrohen nominimit në Oscar, ndërsa morën disa shpërblime të vlerësuara në botën e filmit.

E të padiskutueshmet, Rita Ora e Dua Lipa nuk e kanë ndalur vazhdën e sukseseve.

Ylli më i ri kosovar, është Kiana Kryeziu, e cila u bë skitarja e parë që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Rama: Lajm i mirë, edhe Gjermania njeh patentë shoferët shqiptarë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët për njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit në Gjermani.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se ky lajm i mirë vjen pasi vendimi është kaluar fillimisht në parlamentin e çdo landi.

Tutje, Rama, thotë se ky është një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të këtij sektori në Shqipëri.

“Lajm i mirë! Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, ka shkruar Rama.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort