Home Blog Page 3494

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

0

Shkrimtarja serbe, Biljana Sbljanoviq ka qenë bashkë presidentin Vuçiq në një emision televiziv, ku ajo i tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”, i tha ajo Vuçiqit.

“Atje ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviq.

Komenteve të shkrimtares, presidenti Vuçiq iu përgjigj duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.

/GazetaSinjali/

Vdes një shtetas serb në Malishevë, ishte dërguar në emergjencë gjendje të rëndë

0

Një shtetas serb është raportuar se ka vdekur mëngjesin e së premtes në Malishevë, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencë.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Adem Jashari, Malishevë 11.02.2022 – 07:45.Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prizrenasi lëndohet në vendin e punës

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person në Prizren është lënduar në vendin e tij të punës.

I njëjti ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisjeje me të cilën ishte duke punuar.

“Tranzit i Vjetër, Prizren 11.02.2022 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisje me të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin ë Policisë.

62 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar kurse 38 tjerë me dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 2 mijë e 285 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Kurse 271 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 21 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Rrahet keq një person në Prizren, shkak mosmarrëveshja në trafik

0

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga një tjetër si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 11.02.2022 – 13:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me një të dyshuar mashkull, ishte sulmuar fizikisht nga ai. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sindikata e Policisë: Nëse nuk përmirësohen kushtet, shumë policë do të japin dorëheqje për të migruar jashtë vendit!

0

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Valës së migrimit të fundit nga Kosova, i janë bashkuar edhe punonjësit e sektorit publik bashkë me mjekët, po largohen edhe zyrtarët që shërbejnë në institucionet e sigurisë së vendit. Fakt ky i cili po konsiderohet mjaft shqetësues për të ardhmen e Kosovës.

Këto pretendime i konfirmojnë edhe në Sindikatën e Policisë së Kosovës, ndonëse mungojnë të dhëna zyrtare mbi numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion për të marrë rrugë drejtë vendeve të BE-së.

“Po them më shumë bindje që të gjithë pjesëtarët e PK i mban vullneti për atdhe dashuri, unë e di që secili që aplikom me u punësu në PK, e ka njenjën e mbrojtjes së vendit, kjo është ajo që na mban më shumë, po kemi raste kur zyrtarët policor kanë bërë kërkesë për dorëheqje dhe janë larguar nga PK, nuk i di arsyjet për të gjitha rastet por disa prej tyre kanë gjetur punë që paguhet më mirë” tha Imer Zeqiri, Kryetar i Sindikatës së PK-së.

 

Rihapen lokalet në Belgjikë pas rënies së numrit të rasteve me Omicron

0

Qeveria belge vendosi të premten lehtësimin e masave kundër Covid-19 në restorante, klube nate, bare dhe ambiente kulturore pas kulmit të valës së infeksioneve Omicron.

Nga e premtja e ardhshme, belgët do të jenë në gjendje të frekuentojnë përsëri klubet pasi ato do të rihapen dhe koha e mbylljes së detyrueshme për baret dhe restorantet do të hiqet, sipas ekspertëve të qeverisë.

Ndërsa, fëmijët e moshës 12 vjeç e lart nuk do të duhet të mbajnë maska në shkollë dhe katër ditët e detyrueshme në javë, për të punuar nga shtëpia do të jetë një rekomandim dhe jo një detyrim.

Numri i infeksioneve të reja ditore ka shënuar një rënie në vendin me një popullsi prej rreth 11.5 milion banorësh. Shifrat e infektimit të së premtes ranë 44% krahasuar me javën e kaluar.

Numri i pacientëve në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është gjithashtu në rënie, megjithëse ka pasur më shumë vdekje për shkak të Omicron ditët e fundit. Shkalla e incidencës dy-javore është rreth 4 mijë infeksione për 100 mijë banorë.

/TCH/

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Ditën e shtunë pritet një rënie e lehtë e temperaturave përreth vlerave normale, ndërkaq të dielen parashihen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites, e përreth zonave malore edhe të borës.

Mot me vransira të ndryshueshme pritet të mbizotërojë ditëve të para të javës vijuese, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë e të martë.

Në aspektin termik do të mbajë mot më i butë.

Cilësia e ajrit ditën e shtunë shënon një përmirësim të shkurtër me indeks që kalon edhe në vlera të pranueshme, e nga dita e diel kushtet atmosferike, pa një qarkullim të mjaftueshëm ajror, mbajnë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

12.02 – Kryesisht me vransira.

13.02 – Kryesisht me vransira. Pasdite më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu, përreth viseve malore edhe reshje të dobëta bore.

14.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona malore reshje të dobëta bore.

15.02 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

16.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat pësojnë një rënie ditën e shtunë, e më pas në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet -1 e 1C, e maksimalet të shtunën zbresin në 5C e 6C, e të dielen rriten në 8C e 9C, deri të mërkurën edhe në 12C.

Erërat frynë edhe mesatare e mesatarisht të fuqishme ditën e shtunë nga verilindja 6-13m/s, e nga dita e diel të lehta kryesisht nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.

Ish-presidenti i Kroacisë viziton nesër Kosovën

0

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të vijë nesër në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku sipas njoftimit të zyrës së këtij të fundit takimi do të mbahet nesër në ora 11:00.

Në ndërkohë nuk është bërë akoma e ditur nëse ish-presidenti kroat, që është një mik i madh i kosovarëve, do të ketë takime edhe me liderë të tjerë kosovarë.

Stipe Mesiq ishte presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës.

Kjo është lista e përfituesve për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021 në Prizren

0

Komuna e Prizrenit sot ka publikuar listat e përfituesve për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021, raporton TV Prizreni.

Ndryshe, sipas kritereve të përcaktuar, për fëmijën e parë prindërit mbështetën me 250 euro, për fëmijën e dytë me 300 euro, ndërsa nëse është fëmija i tretë apo më shumë, prindërit mbështetën me nga 350 euro.

Listën e përfituesve mund ta gjeni KËTU.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort