Home Blog Page 3493

Shqipëria thirrje qytetarëve të saj: Largohuni nga Ukraina sa më parë!

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet, si dhe të mos udhëtohet drejt tij.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme ka publikuar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë dy numra telefoni ku mund të kontaktojnë për asistencë.

Ata gjithashtu ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Grupi i xhirimit i televizionit Top Channel, i cili prej disa ditësh ka raportuar nga Ukraina për situatën atje, largohet me avion drejt Stambollit në orën 15:00.

NJOFTIMI

🔴 Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;

ose në adresat e emailit:

ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al

[email protected]

ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./T Ch/

Shqipëria u kërkon shtetasve shqiptarë të largohen nga Ukraina

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Në njoftimin e bërë të shtunën (12 shkurt), Ministria ka këshilluar po ashtu të mos udhëtohet drejt Ukrainës ku ekziston rreziku për luftë.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se sa është numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë.

Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

Autoritetet e Kosovës deri më tani nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë.

Më herët, të shtunën, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.

Masa e re vjen pasi Uashingtoni ka përshkallëzuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se mund të ndodhë në çdo moment.

Një operacion i madh ushtarak kundër Ukrainës mund të fillojë “çdo ditë tani”, madje edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, tha më 11 shkurt këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina.

“Nëse qëndroni, po rrezikoni”, tha ai.

Rusia ka mohuar se grumbullimi prej më shumë se 100,000 ushtarësh dhe pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën është paralajmërim për një pushtim të mundshëm.

KESCO i propozon ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit

0

KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRrE që vendimi për për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.

Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.

Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

Nëse ZRrE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

“Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.

Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja” thuhet në komunikatën e KESCO-s./FrontOnline

AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit, Isak Ilazi

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kameramanit, Isak Ilazi.

Ai kishte punuar si kameraman në disa televizione lokale, teksa së fundmi ishte i angazhuar si kameraman në TV Tema.

“Ilazi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, andaj Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin që ai dha për komunitetin. AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më 22 shkurt sërish protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë” ka njoftuar se do të mbahet një protestë në kundërshtim të shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike. Protesta, siç njofton grupi, do të mbahet më 22 shkurt, ditë e martë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga vetë grupi protestues nëpërmjet një komunikate për media, duke thënë se “protesta mbetet e vetmja rrugë” për kundërshtimin e vendimit të ZRRE-së.

“Ky vendim i cili për përfundim e ka vetëm varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike, nuk do të tolerohet. Të indinjuar/a e shqetësuar/a me këtë vendim zhvatës, ne do të vazhdojmë kundërshtimin tonë. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in”, thuhet në njoftim.

Protesta do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të mbarojë tek objekti i Qeverisë, sipas njoftimit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,

Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 22 shkurt 2022, e marte nga ora 12:00 në Prishtinë.

Nga 9 shkurti 2022, me vendimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës, çmimi i rrymës është shumëfishuar. Nëse një ekonomi familjare ka shpenzuar mbi 800 kWh rrymë, çmimi i energjisë elektrike do t’i rritet nga 40% deri në 130%. Një pjesë të kësaj rritjeje ne do e paguajmë direkt përmes faturës së rregullt e pjesën tjetër do e paguajmë përmes parasë tonë publike. Kjo pasiqë Qeveria ka vendosur që 90 milionë euro tonat t’i shkojnë KEDS-it përmes subvencionimit. Në të gjitha format, ne po paguajmë që KEDS e KESCO të vazhdojnë ta rrisin fitimin edhe në kohë krize.

Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.

KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.

Ky vendim i cili për përfundim e ka vetëm varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike, nuk do të tolerohet. Të indinjuar/a e shqetësuar/a me këtë vendim zhvatës, ne do të vazhdojmë kundërshtimin tonë. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.

Andaj, ju ftojmë që të martën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir

Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:

1.Anulimi i vendimit të ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës;

2. Nacionalizimi i KEDS-it

Dil e protesto!

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorin e Administratës, Edin Shehu

0

Në vazhdën e takimeve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme ka bërë një vizit Drejtorit të Administratës, Edin Shehu si dhe stafit të tij menaxhues me ç’ rast u njoftua me punën dhe angazhimin e tyre, raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve në drejtoritë komunale,
kemi takuar Drejtorin e Administratës, Edin Shehu dhe stafin e kësaj drejtorie. Gjatë këtij takimi biseduam dhe u koordinuam për krijimin e strategjisë për menaxhim më efikas të punonjësve dhe resurseve të administratës komunale dhe sigurimin e shërbimit civil të qëndrueshëm me integritet të lartë, korrektësi dhe barazi për gjithë qytetarët, pa dallim.

Konjufca-Mesiqit: Kosovën konsiderojeni shtëpi tuajën

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilin e falënderoi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

Madje, Konjufca i tha Mesiqit që kur të vijë në Kosovë, ta konsideroj këtë shtet si shtëpinë e tij.

“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsideroni si shtëpinë tuaj”.

Edhe Mesiq falënderoi Konjufcën për pritjen që i bëri.

Takimi mes tyre filloi në ora 11:00 derisa mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim./FrontOnline

Xhafer Rama, i riu nga Podujeva që krijoi platformën e suksesshme në NASA për ushtrinë amerikane

0

Qeveria amerikane, më saktësisht Departamenti i Punëve të Brendshme ia besoi krijimin e një programi që i shërben ushtrisë amerikane kosovarit Xhafer Rama.

Në mesin e qindra aplikantëve, në maj të vitit 2017, në moshën 24-vjeçare ai arriti që me punën e tij t’i bashkohet Agjencisë Kombëtare Hapësinore Amerikane, që njihet me akronimin NASA.

I kishte kaluar të gjitha testet, e kur erdhi deri të procedura për të marrë “çelësin” që i hapte dyert e zyrave në NASA, në sistem nuk figuronte Kosova

 

“Ka qenë interesant, sepse kur unë shkova me marr atë bexhin, ose me u aksesu në zyrat e NASA-s ishte e nevojshme me pas atë bexh, por unë isha personi i parë prej Kosovës, edhe nuk e kanë pasur Kosovën të listuar në njërën prej opsioneve me u pajis me bexh”, rrëfen Rama.

Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama nga Turuqica e Podujevës është i pari shtetas nga Kosova që në sistemin e NASA-s bëri të mundur të njihej edhe Republika e Kosovës si shtet.

“Është dasht me prit gjithë ditën, për me u vendos Kosova në listë edhe me marrë unë bexhin. Për fat të mirë edhe emrin e Kosovës e kanë vendos si njërën prej opsioneve të shteteve për më hy në NASA”, tregon Rama.

Ai ka rrëfyer për Telegrafin gjithë përvojën e tij në këtë institucion prestigjioz dhe punën që bëri në shërbim të Departamentit amerikan për Punë të Brendshme.

Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama

“Na kemi lansuar një platformë që i shërben Ministrisë së Brendshme të Amerikës. Kjo platformë e ka pasur për synim t’i marrim të gjitha të dhënat e sëmundjes që quhet ‘Chikungunya’. Tash çdoherë kur të zbarkojnë trupat amerikane, njëra prej gjërave që i kontrollojnë është edhe a është ajo njëra prej zonave të prekura nga kjo sëmundje, e që e kanë përdorë këtë platformë”, shpjegon ai, duke shtuar se pas një viti punë u lansua platforma.

Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama

Në shkopin e një astronauti në bazën e NASA-s është shkruar emri i Xhafer Ramës për nder të suksesit që pati platforma e krijuar nga ai.

“Kjo platformë e ka marrë vendin e parë prej platformave më të përdorura e më të suksesshme në bazën e NASA-s në vitin 2018. Si shpërblim emri im është shkru në shkopin e një astronauti dhe është në ndërtesën e 33-të të NASA-s”, thekson ai.

Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama

Deri në NASA, Rama arriti pas bursës që kishte fituar dhe shumë projekteve që kishte krijuar gjatë studimeve.

Synimi i tij është të fuqizojë edhe gjeneratat e reja në Kosovë në fushën e teknologjisë, ndërkaq ka në plan edhe projekte të mëdha në lidhje me këtë përkrahje që do tu jap të rinjve në Kosovë. /Telegrafi/

Ballkani në TikTok – Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion

0

Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të përfshira.

Djali u sigurua që t’u kërkonte leje prindërve. Kur ata thanë “Jo”, ai hapi gjithsesi një “llogari sekrete”. Ai ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë po lundronte në TikTok pa asnjë mbikëqyrje.

Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali nga qyteti portual shqiptar i Durrësit ishte mashtruar që të shkarkonte një aplikacion për fotografi që përmbante ato që ai i përshkroi si “foto të sikletshme”, pa dhënë detaje.

Djali adoleshent, i cili si të miturit e tjerë të intervistuar për këtë histori foli në kushte anonimiteti me lejen e kujdestarit të tij ligjor, është vetëm një nga një numër në rritje fëmijësh ballkanas që përdorin shërbimin e këtij aplikacioni kinez bazuar në video të shkurtra, faqja më e popullarizuar në vitin 2021, sipas Cloudflare me seli në SHBA.

BIRN ka zbuluar se shumë nga ata fëmijë janë nën moshën minimale të kërkuar prej 13 vjeç dhe disa po përdorin rregullisht TikTok-un nga mosha gjashtë ose shtatë vjeç në dijeninë e plotë të prindërve të tyre.

Një anketim i BIRN dhe dhjetëra intervista ballë për ballë me mësues, prindër dhe fëmijë tregojnë për një “hendek teknologjik” që do të thotë se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rrezikojnë fëmijët e tyre me këtë shërbim.

Më shumë se dy të tretat e prindërve thanë se fëmijët e tyre hapën llogari në TikTok para moshës 13 vjeç, gjysma e tyre pa pëlqimin e prindërve. Njëzet e pesë për qind e prindërve thanë se kishin vënë re përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Ekspertët thonë se fëmijët janë veçanërisht të cenueshëm ndaj talljeve dhe ngacmimeve në internet dhe shpesh prindërit nuk e vënë re këtë derisa tashmë është tepër vonë.

Mund të ketë një ndalim të qasjes në rrjetet sociale para moshës 13 vjeçare, por në Serbi, për shembull, “nuk ka kontroll në këtë drejtim”, tha eksperti i komunikimeve digjitale, Nikola Ristic.

“Prindërit shpesh nuk dinë mjaftueshëm se si t’u qasen fëmijëve gjatë mësimit të tyre informal, i cili është i pranishëm që në moshën më të hershme të një fëmije kur bëhet fjalë për internetin dhe konsumin e përmbajtjes.”

Udhëzuesi i përdorimit të TikTok-ut thotë se është “thellësisht i përkushtuar për të garantuar sigurinë e të miturve në platformë dhe nuk toleron aktivitete që përjetësojnë abuzimin, dëmtimin, rrezikimin ose shfrytëzimin e të miturve në TikTok”.

BIRN kontaktoi TikTok për të komentuar por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të artikullit.

Sipas gjetjeve të BIRN:

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre hapën llogari para moshës 13 vjeçare, duke shkelur termat e përdorimit;

Rreth 52 për qind e prindërve thanë se nuk kishin dhënë pëlqimin që fëmija i tyre të hapte një llogari në TikTok;

Njëzetë e pesë përqind e prindërve thanë se ata vunë re përmbajtje të rrezikshme ose të papërshtatshme;

Rreth 82 për qind e mësuesve thanë se ata vetë nuk përdorin TikTok;

Tetëdhjetë e shtatë për qind e tyre thanë se nuk janë në dijeni se çka postojnë nxënësit e tyre; e njëjta përqindje thanë se nuk e dinë çka ndjekin nxënësit e tyre online.

Gjashtë vjeç dhe tashmë me një llogari në TikTok

Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon njohjen e Kosovës

0

Presidenti amerikan Joseph Biden, i ka dërguar letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Biden në këtë letër, i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Biden ka thënë se aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila bazohet në njohjen reciproke.

“Më vjen mirë që morët pjesë në Samitin për Demokraci në dhjetor. Ju inkurajoj ju dhe qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni shumë për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi dhe do t’ju afrojnë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim. Familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”, thekson Biden në letrën e tij. /Reporteri.net

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort