Home Blog Page 3492

Qytetarët në Maqedoni ankohen për fatura të larta të energjisë elektrike

0

Qytetarët kanë marrë fatura të larta të energjisë elektrike. Reagimet e para të qytetarëve janë se faturat janë shumë më të larta se vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë në fund të vitit të kaluar kur njoftoi se energjia elektrike do të rritet për 9.4 për qind.

Organizatat joqeveritare kanë marrë një numër të madh të ankesave nga qytetarët të cilët në janar kanë marrë fatura mbi 50 për qind më të larta se në dhjetor. Aktivistët civil vlerësojnë se shteti duhet të gjejë mënyra të tjera për të lehtësuar pagesën e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.

“Një nga mënyrat që apelojmë rregullisht është heqja e subvencioneve për hidrocentralet e vogla. Vlerësojmë se ato janë mjaft të dëmshme dhe në vend që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, kjo shkakton kundër efekt. Ja, nëse vërtet Qeveria dëshiron të ndihmojë qytetarët këto 3-4 për qind në fatura t’i ulë, gjegjësisht t’i shfuqizojë dhe të ulen faturat”, tha Marian Nenov aktivist civil “No paseran”.

Nga EVN Maqedoni thonë se në rajonin e Shkupit është shënuar rritje e konsumit të energjisë elektrike për shkak të ngrohjes së lartë në pjesët që furnizohen me ngrohje. Faturat më të larta janë kryesisht për shkak të më shumë kilovat orëve të shpenzuara dhe jo të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Në pjesën më të madhe bëhet fjalë pikërisht për kilovat orët e shpenzuara aq sa është në faturë dhe në disa raste ka qenë vlerë e përllogaritur për shkak të ndonjë matësi të palexuar apo nivelizim të ndonjë periudhe që s’është lexuar më parë. Fatura e supozuar nuk nënkupton automatikisht faturë më të lartë të energjisë elektrike. Ajo mund të përmbajë vlera më të ulëta të supozuara të konsumit se vlera reale në atë muaj”, njoftojnëë nga EVN Maqedoni.

Ministria e Ekonomisë njoftoi se deri në këtë fundjavë janë pranuar 6500 kërkesa nga kategoritë e rrezikuara të familjeve për ndihmë financiare nga shteti për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Janë formuar pesë komisione, të cilat do të jenë aktive deri në fund të muajit shkurt dhe do të përgatitet lista përfundimtare e aplikuesve që do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Autoritetet theksuan se rritja e çmimit të energjisë elektrike për gati 10 % do të jetë e vlefshme në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Nëse nevojitet korrigjim i ri do t’i informojnë qytetarët në kohën e duhur. Gjithçka varet nga mënyra se si do të lëvizin çmimet në bursat botërore dhe cila do të jetë kërkesa globale për energji elektrike./Alsat/

Në prag të luftës, krahasimi ushtarak Rusi – Ukrainë

0

Në nivelin më të lartë ndonjëherë kanë arritur tensionet në kufirin mes Rusisë e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Rusia është në prag të pushtimit të shtetit ukrainas, ndërsa sot pritet edhe biseda më e rëndësishme deri tash mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin.

Shtetet perëndimore kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre të largohen nga Ukraina, ndërsa kanë bërë thirrje për shtensionim.

Por në prag të një lufte të mundshme, cili është dallimi mes ushtrive të të dyja vendeve?

Rusia është larg më e fortë në çdo segment.

Poshtë gjeni krahasimin ushtarak të të dyja shteteve, siç u raportua edhe në dhjetor kur tensionet kishin nisur.

Buxheti e këmbësoria

Rusia ka buxhet ushtarak vjetor 66.3 miliardë dollarë, kurse Ukraina 3 miliardë. Rusia ka 771 mijë ushtarë aktivë e 2 milionë rezervistë, ndërkohë Ukraina 200 mijë ushtarë aktivë e 1 milion rezervistë.

Forcat tokësore

Nga forcat tokësore, Rusia ka 20.050 tanke, 27.335 mjete të blinduara luftarake dhe 14.557 pajisje të ndryshme të artilerisë. Ukraina ka 2.045 tanke, 6.127 mjete të blinduara luftarake e 3.973 pajisje të artilerisë.

Forcat ajrore

Nga forcat ajrore, Rusia ka 4.441 mjete fluturuese. Këtu përfshihen 751 avionët luftarakë, 526 avionët shumëfunksional dhe 1.505 helikopterët. Ukraina ka 425 fluturake, prej tyre vetëm 39 avionë luftarakë, asnjë avion shumëfunksional dhe 243 helikopterë.

Forcat detare

Rol të rëndësishëm në luftë luan edhe marina. Rusia ka 314 anije. Prej tyre, një aeroplanmbajtëse, 18 anije shkatërruese të akulli, 10 fregata, 83 korveta dhe 59 nëndetëse. Ukraina ndërkohë ka vetëm 40 anije, e prej tyre vetëm një fregatë e një korvetë.

Armët nukleare

Rusia është vendi i dytë më i rëndësishëm në botë kur bëhet fjalë për kërkimin, posedimin dhe ruajtjen e armëve bërthamore, shkruan portali “Forcat e Armatosura”.

Edhe pse iu bashkuan vonë zhvillimit, rusët patën testin e tyre të parë bërthamor në vitin 1949, kur ishin në kuadër të BRSS-së. Edhe atëherë, ata befasuan Perëndimin, i cili besonte se sovjetikët nuk do të kishin armë bërthamore të paktën deri në vitin 1953 ose 1954. Pas provës së parë, BRSS-ja filloi të rrisë me shpejtësi numrin e kokave bërthamore që zotëronte. Nga fundi i viteve 1980, BRSS-ja ishte fuqia kryesore sa i përket numrit të armëve bërthamore të ruajtura – afërsisht 40.000.

Edhe pse Ukraina nuk ka prodhuar kurrë armë të saj bërthamore, duhet pasur parasysh se disa dekada më parë kishte afër 5000 të tilla. Gjegjësisht, ky shtet ishte pjesë e BRSS-së deri në vitin 1991 dhe me shpërbërjen e tij, secili shtet mori një numër të caktuar të kokave bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Kështu, në vitin 1991 Ukraina u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Sidoqoftë, ukrainasit vendosën shpejt t’i heqin qafe armët e tilla. Tre vjet më vonë (1994), ata u bashkuan me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe në vitin 1996, të gjitha kokat e luftës u transferuan në Rusi dhe u çmontuan atje.

Ukrainasit marshojnë në Kiev: Do të rezistojmë

0

Qytetarët ukrainas kanë protestuar sot në kryeqytetin Kiev kundër agresionit rus për pushtim të Ukrainës.

Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.

https://twitter.com/markomihkelson/status/1492487429281959942?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1492487429281959942%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fukrainasit-marshojne-ne-kiev-do-te-rezistojme%2F

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.

Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.

“Lexojnë, por nuk kuptojnë”, në Shqipëri janë shtuar analfabetët për shkak të pandemisë

0
Foto: Ilustrim

Ekspertët e arsimit thonë se për shkak të pandemisë, në një të ardhme të afërt, do të kemi rritje të numrit të analfabetëve funksionalë, që janë persona që dinë të shkruajnë, e të lexojnë, por nuk janë në gjendje të kuptojnë e analizojnë.

“Administrata jonë dhe institucionet kanë shumë analfabetë funksionalë, të cilët në vend të kuptojnë dhe zgjidhin problemet tona, ngatërrohen në to dhe nuk japin rezultatet që ti pret. Problemi qëndron që tek shkolla. Ne po shohim përherë ë më shumë nxënës që veprojnë mekanikisht, nuk kanë një mendim, ide, apo qëndrim kritik. Ekspertët tanë të arsimit thonë se për shkak të pandemisë, ka një rënie të cilësisë dhe nivelit arsimor, në 30-40 %. Ky duhet të jetë një alarm. Pasojat do ia ndjejmë shumë shpejt. Duhet një strategji kombëtare, për ta frenuar qe në banka të shkollës, se po shkoi puna në universitet, nuk mbetet shumë për të bërë”, tha Agim Baçi./T Ch/

“Guxo” aplikon të regjistrohet si parti, kryetare Donika Gërvalla

0

Lista Guxo të hënën e javës që po vjen do të aplikojë të regjistrohet si subjekt politik në KQZ me kryetare Donika Gërvallen.

E kjo ndodh pikërisht më 14 shkurt, në njëvjetorin fitores së thellë që pati në koalicion me Vetëvendosjen.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

Aplikimi, pritet të bëhet rreth orës 12:00.

Vetaksident në Prizren, shoferi humb kontrollin dhe vetura godet pemën

0

Një vetaksident ka ndodhur disa çaste më parë në Prizren, saktësisht afër Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë foto të siguruar nga GazetaBlic shihet se vetura ka goditur pemën.

Ende nuk dihet për të lënduar nga rasti.

Publikohen pamjet e kolonës së ushtrisë ruse disa kilometra nga kufiri me Ukrainën

0

Korrespondenti i BuzzFeed News në Ukrainë, Christopher Miller ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të kolonës së ushtrisë ruse rreth 30 km nga kufiri me Ukrainën.

Në videon e postuar nga Miller shihet kolona e gjatë me trupa ushtarake dhe mjete ushtarake.

“Valuyki, Belgorod Oblast, Russia. 28 kilometra nga kufiri me Ukrainën në lindje të qyteti Krarkiv”, ka shkruar ai.

Kartoni i Gjelbër, pro dhe kundër tij

0

Tashmë dihet se Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”.

Duke mos qenë pjesë e “Kartonit të Gjelbër”, sigurimi i veturave në Kosovë nuk vlen për vendet e tjera, si dhe veturat që hyjnë në Kosovë duhet të paguajnë sigurim shtesë, edhe nëse kanë apo jo “Karton të Gjelbër”.

Kjo ka prekur për vite me radhë më së shumti mërgimtarët kosovarë që nuk janë të paktë për nga ardhjet e tyre përmes vijave kufitare me automjete.

Qeveria e Kosovës ka disa vjet që bën plane për të futur në agjendën e saj një zgjidhje për këtë, por kjo nuk ndodhi deri më sot.

Me qëllim të lehtësimit të pritjeve në kufi për diasporën dhe si masë për të motivuar ardhjen e diasporës, institucionet e Kosovës, në krye me kryeministrin Kurti, morën përsipër që të paguajnë policat e sigurimit për pjesëtarët e diasporës dhe të gjithë ata që hyjnë me automjete të huaja përmes rrugëve tokësore në Kosovë.

Të shumta ishin reagimet, pro dhe kundër.

Shumë mërgimtarë vlerësuan këtë vendim si të drejtë dhe motivues për ardhjet e tyre në vendlindje, por kishte edhe kundër këtij vendimi, pasi sipas tyre, nuk kishte ndonjë peshë të madhe për mërgimtarët pagesa e një “Kartoni të Gjelber”.

Pro

Mërgimtari nga Gjermania, Urim Avdyli, tha se pagesa e policave të sigurimit është pozitive dhe përherë të parë nga Qeveria është marrë një vendim në të mirën e diasporës.

“Është pozitive dhe motivuese për ne si mërgimtarë. Ndoshta nuk është gjë e madhe, por ky vendim mua personalisht më ka bërë të ndihem mirë dhe i vlerësuar nga vendi im. Unë vij 2-3 herë në vit në Kosovë dhe vendimi për “Karton të Gjelbër” është motivues për mua, ani pse kam mundësi të paguaj atë”, tregon Urimi për albinfo.ch.

Edhe mërgimtari Eduart Haliti e përgëzon Qeverinë lidhur me vendimin për pagesa, duke u shprehur se ndihet krenar që për herë të parë Qeveria Kurti u kujtua për të mirën e diasporës.

“Unë jam i kënaqur me vendimin e Qeverisë Kurti, sepse për herë të parë ajo u kujtua për mërgimtarët. Kjo është një ndihmesë për ne, edhe pse ne si mërgimtarë besoj që e shpaguajmë 100 herë këtë të mirë në forma të tjera në vendlindje”, tha ai.

Në fakt, para pak javësh Qeveria e Kosovës u ka vazhduar mërgimtarëve deri më 31 dhjetor të 2022-ës mbulimin e policave kufitare.

Lidhur me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim i takon pakos së ringjalljes ekonomike dhe duhet të vazhdohet, meqë është vit i ri fiskal.

“Ky mbulim pritet të ndodhë deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për këtë çështje dhe deri atëherë nuk kemi një propozim të ri”.

Kundër

E lidhur me këtë çështje, ka edhe mendime kundër vendimit të policës së sigurimit.

Hektor Lata nga Zvicra nuk e sheh si zgjidhje të mirë vendimin që Qeveria e Kosovës të paguajë policat e sigurimit, pasiqë sipas tij, kjo do të jetë në dëm të buxhetit të Kosovës.

“Nuk është zgjidhja më e mirë, sepse ndikon direkt në buxhetin e shtetit të Kosovës. E vlerësoj qëllimin e mirë, por duhet kërkuar një zgjidhje që nuk i dëmton direkt të ardhurat e shtetit”, tha ai.

Njëjtë mendon edhe mërgimtari nga Franca, Naim Salihu, sipas të cilit, çdo mërgimtar ka mundësi të paguajë një “Karton të Gjelbër” në kufi.

“Nuk mendoj se është vendim më i mirë, sepse të gjithë mërgimtarët besoj që kemi aq të holla sa për ta paguar një shumë të caktuar në kufijtë e Kosovës. Pavarësisht se ky vendim është qëllimmirë dhe duhet duartrokitur, kur e di se nuk i bëjmë mirë shtetit, nuk kam si të mendoj ndryshe”, shprehet ai.

Lidhur me shpenzimet, Albinfo.ch ka hulumtuar të hyrat dhe shpenzimet nga policat kufitare, sipas së cilës nga viti 2002 deri në vitin 2020 të hyrat e kompanive të sigurimeve nga policat kufitare sillen mesatarisht nëntë milionë euro në vit.

“Të hyrat nga policat kufitare përbëjnë në mesatare rreth 8% të të hyrave vjetore të kompanive të sigurimeve. Që nga viti 2002 kompanitë e sigurimeve shesin mesatarisht 260 mijë polica kufitare në vit. Ndërkohë në një vit ky numër ka shkuar deri në mbi 480 mijë polica kufitare të shitura, apo më shumë se sa vetura të regjistruara brenda vendit”, thuhet në raportin e GAP-it, bazuar në seritë kohore të BQK-së dhe të dhënat e BKS-së për muajin gusht 2021. /Albinfo.ch

4 të vdekur dhe 643 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 14.639
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Situata me COVID drejt normalizimit, infektologu: Masat kufizuese duhet të hiqen

0

Në ditët e fundit në Kosovë ka pasur një rënie të lehtë të rasteve me coronavirus, krahasuar me muajin janar të 2022-së, ku shifrat e të infektuarve brenda 24 orëve kanë shkuar edhe mbi katër mijë.

Infektologu Hamdi Ramadani në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se vala e COVID-19, u arrit të ndalet në shkurt pasi në janar kishte numër të madh të personave që e kaluan virusin.

Gjithashtu, Ramadani thotë se edhe masat kufizuese kanë ndikuar që të ketë rënie të rasteve.

“Një rënie e ndjeshme e të sëmurëve me COVID-19 është evidente dhe mendoj që kjo është një gjë e mirë, kjo ka ndodhë për shkak të dy arsyeve. Për shkak se në janar ishte një numër i madh i qytetarëve që u infektuan me coronavirus, dhe shumica e tyre kanë manifestu simptoma ta quajmë të vogla, të cilat mendoj se nuk janë regjistruar në protokolle, pasi sëmundjen e kanë kaluar më lehtë në shtëpi. E dyta është numri i madh i qytetarëve që janë shëruar nga coronavirusi, ata kanë imunitet të mirë për disa muaj, këtu duhet shtuar edhe masat që janë marrë, të cilat janë ende në fuqi ku përfshihet ora policore, mendoj se ka kanë ndikuar që të shtypet vala e coronavirusit”, ka pohuar ai.

Ramadani theksoi se kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa javë, ndërsa shtoi se mbetet për tu parë nëse do të ketë valë të re të virusit pas pesë muajsh.

“Kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa javë e muaj dhe vendi do të jetë në një situatë me të qëndrueshme, dhe të shohim diku pas 5 muajve a do të na shfaqet edhe një variant i ri i COVID-19, dhe të shohim a do të kemi një përsëritje apo valë të re të coronavirusit, por tash për tash situata ka filluar të normalizohet. Mendoj që edhe masat që tash janë në fuqi, e kanë arrit efektin dhe mendoj që organet përkatëse do ta analizojnë dhe do t’i heqin”, potencoi ai.

Ramadani mes tjerash tha se tani u mbetet qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të marrin edhe dozën e tretë, po ashtu ai tha se tani duhet të fillojë vaksinimi edhe i fëmijëve mbi moshën 5 vjeç.

“Ata që e marrin dozën e tretë mbrohen nga të gjitha variantet e coronavirusit. Mendoj që edhe në Kosovë mosha nga 5 vjeç të fillojë vaksinimi, ky vit do të jetë fillimi i fundit të pandemisë, por nuk do të zhduket coronavirus, dhe ai mund të paraqet efektet e tij një herë ose dy në vit”, theksoi Ramadani.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.8 milionë vaksina, rreth 63 për qind e popullatës tonë e moshës mbi 12 vjeçare kanë marrë nga një dozë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 57 për qind të dy dozat.

Në total numri i rasteve aktive është 16.028. Prishtina prin me numrin me të madh të rasteve aktive, gjithsej 3,484 raste. Pastaj, Peja me 1,153 raste aktive. Gjilan, 1,064 raste aktive, komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive./FrontOnline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort