Home Blog Page 3491

Vëllai i bën për mjekë dy vëllezërit e tij në Prizren

0

Një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij në Prizren. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunes.

Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbi 90 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën përforcuese kundër COVID-19

0

Ditëve të fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kosovë. Krahas kësaj është rritur numri i personave të cilët po vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 800 mijë e 413 doza të vaksinës.

Deri më tani 810 mijë e 436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 92 mijë e 902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë se të premten në Kosovë kanë arritur edhe 515 mijë e 970 doza të vaksinës Pfizer, të dhuruara nga SHBA.

Aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 639 raste aktive me COVID-19.

Me më së shumti raste aktive prin Prishtina e cila aktualisht ka 3 mijë e 51 raste aktive, pasuar nga Peja me 1 mijë e 192 raste, pastaj Gjilani me 969 raste, Prizreni me 929 raste, Ferizaj 884 raste, Fushë Kosova me 689 raste, Lipjani me 673 raste, Gjakova me 609 raste, si dhe po ashtu komunat e tjera kanë me qindra raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të vdekjeve dhe 643 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sot mot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e diele) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Veturat luksoze të parkuara në hyrje të sheshit në Prishtinë, konfiskohen nga Policia!

0

Një veturë e tipit “Ferrari” dhe “Mercedes S Class” kishin zënë vend në hyrje të sheshit “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, të shtunën.

Veturat luksoze të parkuara në vendin e ndaluar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Policia në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese ka liruar hapësirat në hyrje të sheshit.

Ukraina thotë se është e gatshme të luftojë kundër Rusisë

0

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha të shtunën se Rusia – të cilën ai e përshkroi si “agresor” – nuk do të pushtonte asnjë qytet ukrainas nëse përpiqet të pushtojë vendin.

Në një deklaratë, Reznikov tha se “forcat e armatosura të Ukrainës janë absolutisht të gatshme për të luftuar dhe nuk do të heqin dorë nga tokat ukrainase”, pasi frika e një pushtimi rus rritet midis aleatëve ndërkombëtarë të vendit, raporton CNN.

Në vitin 2014, Reznikov tha se ukrainasit “nuk ishin psikologjikisht të gatshëm t’i rezistonin dikujt me të cilën u ulën në të njëjtën tryezë dje”, por “situata është krejtësisht e ndryshme” tani. Ky ishte viti në të cilin Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe shpërtheu konflikti midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Ukrainën lindore.

“Të gjithë ata që kanë parë në sytë e ushtarëve tanë të paktën një herë janë të sigurt se nuk do të ketë përsëritje të vitit 2014, agresori nuk do të pushtojë as Kievin, Odesën, Kharkivin apo ndonjë qytet tjetër”, tha Reznikov.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se Ukraina ka ushtrinë e saj më të fuqishme në 15 vjet.

Shtëpia e Bardhë: Biseda Biden-Putin ka mbaruar, zgjati mbi një orë

0

Ka mbaruar biseda telefonikes mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë njofton se biseda telefonike zgjati pak mbi një orë.

Kjo bisedë u zhvillua për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë.

Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Osmani: Rusia po e përdorë Serbinë si satelit të saj të destabilizoj rajonin tonë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për radion britanike “Times Radio” për zhvillimet në shtetin e Ukrainës dhe pasojat e mundshme për rajonin tonë.

Osmani tha se ajo që po ndodh në Ukrainë është një abuzim i pushtetit dhe shkelje e të drejtës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë. Së pari, dëshiroj të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, si dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi.

Ne besojmë se ajo që po ndodh është një abuzim i pushtetit dhe një shkelje e të drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia”, tha ajo.

Osmani shtoi se Rusia po e përdorë Serbinë si satelit të saj për të destabilizuar situatën në Kosovë.

“Në përgjithësi po e përdorë Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe thjesht duke shtyrë përpara mënyrën e mendimit rus e cila ka destabilizuar vendet e tjera në rajon.

Serbia është plotësisht e mbështetur dhe e koordinuar me aleatin e saj Rusinë. Ne jemi të shqetësuar për bashkërendimin e tyre të mundshëm si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë. Prandaj, ajo çfarë po ndodh në Ukrainë mund të ketë vërtet një efekt përhapës në shumë pjesë të tjera të botës. Nuk është rastësi që ne po shohim sfida për stabilitet në Bosnjë dhe Hercegonë, Mal të Zi, Kosovë nga qasja agresive dhe përpjekjet e Serbisë të mbështetura nga Rusia”, tha Osmani.

Presidentja tha se NATO duhet të ketë rol aktiv dhe të gjendet një zgjidhje sa më shpejtë ndaj Rusisë për ta ndaluar atë.

Ka filluar telefonata midis Biden dhe Putin

0

Ka nisur biseda telefonikes me Presidetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, thotë Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike po zhvillohet për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Thirrja po relizohet nëpërmjet një linje të sigurt mes Presidentit Biden me Presidentin rus Putin u mblodh në orën 11:04”, u tha një zyrtar gazetarëve.

Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës.

Takimi i parë ballë për ballë midis Putinit dhe Bidenit si krerët e shteteve u zhvillua në Gjenevë në qershor 2021.

Pritet shtrenjtimi edhe i makiatos, gastronomët paralajmërojnë ngritje çmimesh

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar heqjen e TVSH-së për këtë sektor.

E nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ata paralajmërojnë ngritjen e çmimeve.

Rikthimi i TVSH-së në 18 për qind do t’i detyrojë gastronomët të dalin në protestë, kështu ka thënë Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica për Ekonomia Online.

“Kemi kërkuar që të largohet TVSH-ja. Ka ulje të aftësisë blerëse të qytetarëve. Ka 40% ulje të konsumit. Ka rritje të inflacionit, rritje të çmimeve. Bizneset gjenden në një situatë ku duhet ta ruajnë konsumatorin. Në anën tjetër duhet ta ruajnë përparësinë e të qenit formal. Nuk përjashtohen protestat. Ora policore krijon stres të panevojshëm për personat që qarkullojnë edhe gastronomia punon më pak”.

Vranica propozoi që të merren për bazë modelet e vendeve të tjera. Mes tjerash, ai u shpreh se i duket e pakuptimtë që qytetarët e Kosovës të mbyllen kur vendet tjera po hapen.

“Thjesht t’i shohim referencat e vendeve të tjera të cilat po menaxhojnë me pandemi. Ne edhe më pak kemi arsye të mbajmë kufizime të tilla kur e dimë edhe mbështetjen e dobët që kemi pasur ndaj bizneseve të gastronomisë. Tek ne është evidente që qeveria e ka marrë aprovimin e ringjalljes ekonomike. Andaj kjo masë nuk është zbatuar asnjëherë. Të mbahemi të mbyllur kur kemi aprovim të ringjalljes dhe kur krejt bota po hapet nuk ka kuptim. Duhet me qenë më afër me sektorin privat”, tha ai.

Mesiq alarmon Kosovën: Serbia po vazhdon fushatën për çnjohje

0

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka thënë se Kosova duhet të ketë angazhim të shtuar në rrafshin ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, Serbia është duke vazhduar me fushatat lobuese për çnjohje të Kosovës.

Alarmi i tij u ngrit në një takim që pati të shtunën në mesditë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Topi ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal e koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, Kurti që i ka falënderuar dy ish-liderët për përkrahjen për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

Fushata e Serbisë kundër Kosovës është parë edhe në takimet e fundit që ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, po i zhvillon në Afrikën qendrore. Në disa shtete ai ka shprehur falënderimin për përkrahjen për “ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” për çështjen e Kosovës.

Kosova e Serbia në shtator të vitit 2020 ishin zotuar për memorandum njëvjeçar, me Kosovën që të ndalte përpjekjet për pranime në organizata ndërkombëtare, e Serbinë që të ndalte fushatën e çnjohjeve. SHBA-ja, si vend ku u nënshkrua marrëveshja, u ka kërkuar dy shteteve vazhdim të memorandumit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort