Home Blog Page 3489

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open të Sarajevës

0

Xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e artë në European Open, që është mbajtur në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Loriana në finale e mposhti italianen Linda Politi.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Osmani e uron Steinmeier për rizgjedhjen president i Gjermanisë: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin gjerman për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojnë për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Urime Presidentit Federal Frank-Ëalter Steinmeier. Urime për rizgjedhjen tuaj si President Federal i #Gjermanisë! Pres me padurim punën tonë të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, të bazuara në vlerat e përbashkëta evropiane nga të cilat do të përfitojnë njerëzit dhe vendet tona”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kryetarët e komunave kërkojnë të paguhen sa deputetët dhe ministrat

0

Kryetarët e komunave duhet të paguhen sa deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat.

Kjo është kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës që vlerëson se kryekomunarët duhet të vlerësohen për angazhimin e tyre. Po ashtu, kërkesë për rritjen e pagës ka edhe për asamblistët.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një interviste për KP tha se paga për krerët e komunave të Kosovës duhet të rritet për shkak se ata janë në dispozicion të qytetarëve në 24 orë të ditës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson së projektligji për paga nuk i trajton në mënyrë të dinjitetshme dhe i nënvlerëson kryetarët e komunave. Ne mendojmë që kryetarët e komunave duhet të vlerësohen me një koeficient të barabartë me koeficientin e deputetit të Republikës së Kosovës apo në nivelin e ministrit sepse kanë jashtëzakonisht shumë përgjegjësi, duke marrë parasysh që janë të zgjedhur të drejtpërdrejt nga qytetari i Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh se ata janë pothuajse 24 orë përgjegjës për zhvillimet në nivelin lokal, duke marrë parasysh që çdo ditë presin dhe dëgjojnë dhe i zgjidhin hallet e qytetareve e qe këto dilema nuk i kanë në nivelin qendror”, vijoi Ibrahimi.

Edhe anëtarët e Kuvendeve Komunale, sipas Ibrahimit, përveç pagës duhet të marrin edhe mëditje në pjesëmarrje në seancat e Kuvendeve Komunale.

“Gjithashtu anëtarët e Kuvendeve Komunale në këtë projektligj parashihen të kenë vetëm pagë dhe jo mëditje për pjesëmarrje në seancat e Kuvendeve Komunale. Duke marrë parasysh që edhe ata janë të zgjedhur nga qytetari i Republikës së Kosovës, neve mendojmë që anëtarët e Kuvendeve të Komunave duhet të kenë edhe një mëditje për pjesëmarrjen në seancat e Kuvendeve Komunale sepse e meritojnë, sepse dhe ata e përfaqësojnë zërin e qytetarit, edhe ata i mbrojnë interesat e qytetarëve siç i mbron deputeti i Republikës së Kosovës”, theksoi Ibrahimi.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se do të ketë një takim me kryetarët e Komunave në lidhje me projektligjin e pagave, ku siç thotë ai, më pas do të kërkojnë takim edhe me nivelin qendror për të kërkuar ndryshimet në projektligj.

“Ne mendojmë që në këto dy rrafshe duhet të ndryshohen koeficientet të cilat janë paraparë me projektligjin në fjalë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do të ketë një takim të përbashkët me të gjithë kryetarët e komunave. Jemi në komunikim me kryetarët e komunave, po besojmë që shumë shpejt do te kërkojmë takim me nivelin qendror në mënyrë që koeficientet të cilët janë të paraparë në këtë projektligj të ndryshojnë. Nuk duam ta nënvlerësojmë punën e askujt, nuk duam të nënvlerësojmë angazhimin e askujt por mendojmë që kryetaret e komunave duhet të trajtohen më ndryshe në raport me atë siç janë trajtuar në këtë projektligj”, tha Ibrahimi.

Aktualisht një kryetar komune paguhet rreth 1000 euro ndërsa një këshilltar i Kuvendit Komunal rreth 200 euro.

Një i ri nga Jemeni theu rekordin Guinness për vendosjen e katër vezëve mbi njëra-tjetrën

0

Një djalë i ri nga Jemeni theu rekordin e tij botëror Guinness kur arriti të vendoste katër vezë njëra mbi tjetrën pa u rrëzuar.

Sipas medieve të huaja Mohammed Muqbel, i cili për herë të parë theu rekordin kur vendosi tre vezë, tani ka thyer rekordin e tij gjatë një përpjekjeje në Stamboll, Turqi, ku arriti të grumbullonte katër vezë në një kullë.

 

Muqbel tha se truku ishte më i vështirë se sa duket.
Ai tha se balancimi kërkon “durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme”.

Gjashtë të vdekur dhe 602 raste të reja me coronavirus

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

​Mesiq nga veriu: Do të isha i sigurt sikur të kisha ardhur edhe vetëm

0

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës nën masa të rrepta të sigurisë.

Mesiq u shpreh se ka dashur të shoh nga afër të dyja pjesët e qytetit, ndërsa sa i përket shoqërimit të tij nga ana e forcave të shtuara të sigurisë, tha se do të ndihej i sigurtë edhe sikur të kishte ardhur vetë.

“E dini, unë jam kureshtar. Kam dashur të shoh si njërën ashtu edhe Mitrovicën tjetër. Në fakt bëhet fjalë për një Mitrovicë… Po shoh se gjithçka është në rregull dhe qetë… Unë do të isha i sigurtë sikur të kisha ardhur edhe vetëm këtu”.

Sipas tij, kontrolli i plotë i territorit nga ana e institucioneve të Kosovës do të varet nga marrëveshja e përgjithshme.

Mesiq theksoi se luftë nuk do të ketë më dhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë mes vete, sepse vetëm kështu të gjithë do të jenë të kënaqur.

“Gjithçka varet nga marrëveshja. Lufta ka lënë pasojat e saj, duhet të gjithë ta kuptojnë se luftë nuk ka dhe nuk do të ketë, dhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë sepse vetëm kështu të gjithë do të jenë të kënaqur”.

Ish-kreu i shtetit kroat gjatë ditës së djeshme është pritur edhe nga krerët më të lartë të shtetit si presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca si dhe kryeministri Kurti.

Kompanitë ajrore po i anulojnë fluturimet për në Ukrainë, pas rritjes së tensioneve

0

Disa kompani ajrore kanë anuluar apo devijuar fluturimet për ta evituar hapësirën ajrore ukrainase, pas rritjes së frikës për një pushtim të Ukrainës nga Rusia, raporton agjencia AP.

Të shtunën është mbajtur bisedë mbi një orë mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.

Bideni ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të shkaktonte “vuajte të mëdha njerëzore” dhe se Perëndimi është i përkushtuar për diplomaci për t’i dhënë fund krizës, por njëkohësisht është i gatshëm edhe për skenarë tjerë.

Kompania holandeze ajrore KLM ka anuluar gjitha fluturimet për në Ukrainë deri në një njoftim tjetër. Kompania ka njoftuar për këtë të shtunën.

Ndjeshmëria holandeze ndaj rreziqeve potenciale në hapësirën ajrore të Ukrainës është e madhe, duke marrë parasysh se në vitin 2014 ishte qëlluar një aeroplan i Malaysian Airlines në lindje të Ukrainës. Gjithë 298 personat në aeroplan vdiqën, përfshirë 198 shtetas holandezë.

Linja ajrore ukrainase e fluturimeve Charter, Sky Up, ka njoftuar të dielën se fluturimi nga Madeira në Portugali për në Kiev të Ukrainës është devijuar për në Chisinau të Moldavisë. Kjo pasi qiradhënësi irlandezë i aeroplanëve ka ndaluar fluturimet për në hapësirën ajrore ukrainase.

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 577 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë shqiptuar edhe 286 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 18 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje.

Tahiri: Ishte e vështirë, por jam i lumtur që përfundova në top 30

0

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në “Pekini 2022”, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të.

Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

Ai u shpreh i lumtur me hyrjen në top 30.

“Po ndihem shumë mirë. Gara sot ishte shumë e vështirë për shkak të kohës. U mundova shumë të qëndrojë në shteg. Në lëshimin e parë bëra një gabim të madh, por mbërriva në fund, ndërsa në të dytën u ndjeva shumë mirë. Ishte shumë vështirë, por të jem në top 30, jam vërtetë shumë i lumtur për këtë”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Atë e pret tani gara e fundit, ajo në disiplinën e sllallomit.

“E kam edhe sllallomin për fund, uroj të bëjë sa më pak gabime dhe të jap më të mirën nga vetja”.

Gara e sllallomit zhvillohet më 16 shkurt 2022.

Kosova dhe Serbia takohen këtë muaj në Bruksel, temë diskutimi targat e automjeteve

0

Këtë muaj do të takohen për herë të pestë në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e automjeteve. Rreth një muaj para përfundimit të afatit gjashtëmujor të marrëveshjes për “stikersat” ka optimizëm për arritjen e një ujdie të re.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se presin një zgjidhje përfundimtare sipas standardeve dhe modeleve evropiane. Kurse nga Bashkimi Evropian deklarojnë se takimi i fundit i grupit punues ka krijuar më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme për të promovuar dhe garantuar një liri efektive dhe të qetë të lëvizjes për qytetarët në rajon.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, tha për KosovaPress se në katër takimet e kaluara janë diskutuar propozime dhe argumentime për modele të zgjidhjes se cila do të jetë e pranueshme për të dy palët.

“Deri më tani grupet punuese janë takuar katër herë. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar propozime dhe janë dhënë argumentime për modele të ndryshme të zgjidhjes e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët. Javëve dhe muajve në vijim presim që të mbahet edhe takime të tjera drejt një zgjidhjeje përfundimtare sipas standardeve dhe modeleve evropiane”, thotë ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se grupi punues po mblidhet rregullisht për të paraqitur gjetjet konkrete brenda afatit të paracaktuar e që është 6 muaj nga takimi i parë më 21 tetor 2021.

“Mbledhja e katërt e Grupit punues për targa u zhvillua më 28 janar 2022. Diskutimi konkret i thelluar për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave krijoi më shumë qartësi në lidhje me opsionet e mundshme dhe rezultatet e mundshme për të promovuar dhe garantuar një liri efektive dhe të qetë të lëvizjes për qytetarët në rajon. Grupi punues mblidhet rregullisht për të paraqitur gjetjet konkrete brenda 6 muajve nga takimi i parë më 21 tetor 2021. Grupi i Punës do të mblidhet sërish këtë muaj”, thotë ai.

Nga ana tjetër, më skeptike për një marrëveshje finale për targat është Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Njohësja e procesit të dialogut thotë për KosovaPress se shpeshherë në dialogun me Serbinë nuk janë respektuar afatet e parapara.

Sipas saj, ujdinë për targat mund ta pamundësojnë edhe zgjedhjet në Serbi.

“Palët i kanë dhënë njëra tjetrës 6 muaj kohë deri tek një zgjidhje më e qëndrueshme sa i përket targave, marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Nuk është se në dialog ndonjëherë janë respektuar afatet, gjithmonë ka pasur shkelje të afateve në dialog, kryesisht nga ana e Serbisë…Meqenëse Serbia është në një proces zgjedhor dhe presidenti Vuçiq atje është pjesë e subjekteve politike që atje garojnë dhe mund të përdorë këtë për poena politik atje dhe kalkulime elektorale. Çdo gjë që ndodh brenda kësaj periudhe derisa atje të përfundojnë zgjedhjet nuk është shumë reale, më shumë është diçka që bëhet për qëllime politike. Andaj kundërshtimi i Serbisë për të arritur një marrëveshje qoftë për targat apo ndonjë çështje tjetër është se atje janë zgjedhjet dhe publiku ndikohet nga deklaratat e zyrtarëve politik dhe dialogu gjithmonë është një temë shumë atraktive dhe populiste që ndikon tek elektorati”, deklaron ajo.

Kosova me 20 shtator të vitit 2021 filloi reciprocitetin e targave të automjeteve ndaj Serbisë. Për zbatimin e kësaj mase u mobilizua edhe Njësia Speciale e Kosovës. Kjo krijoi tensione në veri të vendit ku qytetarë serbë protestuan dhe bllokuan rrugët kufitare në atë pjesë.

Si pasojë e tensionimit, më 30 shtator Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit arritën marrëveshje për deskalimin e situatës dhe largimin e specialëve nga veriu dhe lirimin e rrugëve. Ndërsa automjeteve të dy palëve do t’iu vendosej afishe ku mbulohen simbolet shtetërore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort