Home Blog Page 3488

Mjegulla mbulon autostradën “Ibrahim Rugova” – Video

0

Kushdo që ia ka mësyrë të shfrytëzojë autostradën “Ibrahim Rugova” për të shkuar në një vend të caktuar, duhet të ketë parasysh që ka shumë mjegull dhe të ketë kujdes gjatë vozitjes.

Një sinjalizues ka dërguar video nga rruga nacionale Prishtinë – Pejë ku shihet se mjegulla e ka mbuluar pothuajse të gjithë pamjen.

Në këso kushte, rritet rreziku për aksident pasi dukshmëria zvogëlohet.

Ndërron jetë një person në Prizren, iu përkeqësua gjendja derisa po luante futboll

0

Policia e Kosovës njofton se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion. /Telegrafi/

129 pacientë me oksigjeno-terapi, kjo është gjendja e të infektuarve

0

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 171 pacientë janë të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale.

Prej tyre, 166 janë pozitivë me COVID ndërsa 5 negativ.

Sipas SHSKUK’së, 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 65 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit, 16 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 17 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Lista “Guxo” sot regjistrohet si subjekt politik në KQZ

0

Lista “Guxo” sot pritet të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetare e këtij subjekti do të jetë Donika Gërvalla. Regjistrimi si subjekt politik do të ndodh pikërisht sot, në një vjetorin e fitores së zgjedhjeve që kjo parti me Lëvizjen e Vetëvendosje, raporton eo.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e  Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

Infermierët paralajmërojnë dërgimin e Ligjit për Paga në Kushtetuese

0

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojë sërish në Kushtetuese, Ligjin e Pagave, nëse sipas tyre ka dallime të njëjta në koeficient mes infermierëve me logopedët dhe fizioterapeutët.

“Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientet e pagave mes infermierëve dhe fizioterapeutëve e logopedëve. Të njëjtën gjë, përsëri do t’a dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”.

Në një komunikatë të publikuar së fundi, infermierët thonë se do të kundërshtohet çdo koeficient që infermierëve u jep më pak se 70% të pagesë së specialistëve.

“Poashtu do t’a kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient i cili është më i ulët se 70% e pagës së një mjeku specialist”, thuhet në reagim.

Ndryshe paga e mjekut specialistë në Kosovë aktualisht është 600 euro.

Projektligji i pagave në sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Nëse arrihet që të miratohet në këtë periudhë, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit, sipas anëtarëve të Komisionit për Ekonomi dhe Financa në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Ligji i pagave është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në mars.

Në dhjetor të vitit 2019, institucioni i Avokatit të Popullit këtë Ligj e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, për siç u tha, “vlerësimin e përputhshmërisë” së ligjit me Kushtetutën.

Qytetarët kërkojnë edhe 30% tërheqje nga Trusti, 10% vlerësojnë se është pak

0

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se do ta ri-propozoj tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind, varësisht vlerës së parave që i posedojnë qytetarët.

Gazeta Sinjali i ka pyetur lexuesit e vet se a e përkrahin një propozim të tillë, ku shumica janë përgjigjur pozitivisht.

Ndërsa në pyetjen se “A duhet të lejohet edhe një tërheqje 10% nga Trusti?”, nuk kanë munguar as shakatë prej qytetarëve që thonë se nuk kanë shumë para në Trust.

Krejt i kisha hjek nga trusti, se s’kom trust mo në trust“, “Qa me nxerr 2 euro“, “Mu më dalin për 10 bureka“, ishin disa nga shakatë e qytetarëve që komentuan në pyetjen e bërë.

Mblidhet Komisioni për Legjislacion, ky është rendi i ditës

0

Sot do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Në njoftimin bëhet e ditur se në rend dite janë tetë pika për diskutim.

Rendi i ditës:

1.     Miratimi i rendit të ditës;

2.     Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2022;

3.     Shqyrtimi në parim i Projektkodit Civil të Republikës ë Kosovës nr.08/L-124;

4.     Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar;

5.     Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

6.     Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale;

7.     Shqyrtimi i shkresës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas;

8.     Të ndryshme;

Vendi: N303Koha: 10:00

Fshatrat shqiptare në veri po braktisen

0

Jeta për shqiptarët në veri të Mitrovicës është e vështirë. Zhvendosjet nga fshati në qytet në vitet e fundit kanë zbrazur shumë vendbanime.

E kjo vërehet sidomos në vendet ku kishte më pak shqiptar, sikurse në fshatrat e Leposaviqit.

Ahmet Musa nga fshati Kushtovë i Vllahisë në veri të Mitrovicës, shumicën e kohës e kalon pa pasur shoqëri, ngase shumë bashkëfshatarë të tij tashmë janë shpërngulur. Zhurma e fëmijëve që dikur dëgjohej në këtë fshat ia ka lënë vendin ‘pushtetit’ të qetësisë. Edhe përshëndetjet ndërmjet banorëve janë të rralla, sepse janë të paktë ata që kanë mbetur. Ata po shpërngulen nga fshati për shkak të kushteve të vështira. “Tani janë vetëm 8 familje, kurse para lufte kanë qenë 45. Prej Kushtove, Cerraje deri në Bare janë 22 fshatra; ato kanë qenë plotë jetë, fëmijë, burra e gra. Tash i kanë braktisur vendbanimet dhe kanë shkuar në Mitrovicë”, ka thënë Ahmet Musa.

Blegtoria është puna me të cilën merret familja e tij dhe të tjerat që kanë mbetur ende në këto vise. “Kemi disa kafshë dhe merremi me to”, ka shtuar ai.

Edhe Esat Musa i cili mbijeton përmes bletarisë thotë se ky vend po zbrazet më shpejt sesa hapat që bën ai kur ecë.

“Personalisht më është dashur që t’i shesë të gjitha çfarë kam pasur këtu dhe ta bëjë një shtëpi me 35 mijë euro në Mitrovicë, haku i fëmijëve për t’i shkolluar, sepse këtu nuk ke se si t’u krijosh kushte për shkollë”, ka thënë Esat Musa.
E hiq më mirë situata nuk është as në Bistricë e Cerrajë. Në mungesë të infrastrukturës rrugore e transportit ka gjasa që këto fshatra në komunën e Leposaviqit të braktisen. “Edhe kemi mbetur pak familje, edhe çdo vit shpërngulen një apo dy familje. Këtu edhe një vit apo dy do të vini ju apo kushdo qoftë tjetër dhe nuk do të shihni më askënd”, ka thënë Asllan Aliu banor i këtyre viseve.

Sidoqoftë jo të gjitha shpresat janë shuar. Ata që kanë mbetur në këto fshatra, e që janë pjesë e komunës së Leposaviqit thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty, në përpjekjet vetjake për të qëndruar në trojet e të parëve.

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

0

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 12 mijë e 651 raste aktive me koronavirus.

Prishtina ka më së shumti raste aktive me COVID-19. Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë e 764 raste aktive. Ndërsa Peja ka 965 raste, Ferizaj 827, Gjilani 821, Prizreni 748, Fushë Kosova 604, Gjakova me 558 raste dhe komuna tjera po ashtu me qindra raste aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi të dielën për 6 raste të vdekjes dhe 602 raste të reja me COVID-19.

Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

0

Kosova po ballafaqohet gati që dy vite me pandeminë e koronavirusit, e cila i ka marrë jetën shumë njerëzve dhe ka krijuar jetesë ndryshe nga siç ishim mësuar më parë.

Aktualisht janë 12 mijë e 651 raste aktive, ku prej komunave prin ajo e Prishtinës me mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus.

E dyta radhitet Peja, e cila ka 965 qytetarë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa Ferizaj renditet në vendin e tretë me 827 raste aktive, e pastaj pason Gjilani me 821.

E pesta komunë me më së shumti raste aktive me koronavirus është kryeqyteti historik Prizreni me 748 gjithsej.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort