Home Blog Page 3487

Rahoveci e Kukësi arrijnë marrëveshje për rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit “Drin”

0

Komuna e Rahovecit dhe Bashkia e Kukësit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit “Drin” nëpërmjet menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ky projekt do të ketë impakt pozitiv në të dyja vendet.

I pari i Rahovecit tha se ky program ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka theksuar se komuna me të cilën ai udhëheq janë të angazhuar që të përmirësojnë jetën e qytetareve të saj, duke thënë se me këtë projekt synohet mbrojtja e mjedisit dhe rritja e biodiversitetit.

“Programi i bashkëpunimit ndërkufitar ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes një kombi të organizuar në këtë rast midis dy shteteve Kosovë-Shqipëri, shtete të cilat po synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Komuna e Rahovecit është e angazhuar që të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj në bashkëpunime Këshillin e Qarkut të Kukësit, Institutin për Hulumtime urbane dhe shoqatën për pastërti dhe ambient të Kosovës Pamkos. Kemi hartuar projektin, rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin, përveç menaxhimit të integruar apo BIODRINI, për të cilin edhe kemi siguruar mbështetjen e Unionit Evropian me financim rreth 400 mijë euro. Përmes këtij projekti synojmë mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit sa i përket zbatimit të praktikave më të mira përgjatë bazenit të lumit Drin në territorin e Qarkut dhe Kukësit në komunë të Rahovecit. Sot e kemi edhe ngjarjen fillestare, me ç’rast do të do të detajojmë detyrat dhe aktivitetet që me siguri do të qojnë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti”, tha Latifi

“Sot e kemi edhe ngjarjen fillestare me ç’rast do të detajojmë detyrat dhe aktivitetet që me siguri do të çojnë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti. Njëherësh dua t’ju rikujtoj, se Komuna e Rahovecit me bashkëpunëtorët e saj ka aplikuar në 2 projekte në EU, respektivisht programin për bashkëpunim ndërkufitar dhe falë angazhimit të përbashkët me të gjithë partnerët kemi arritur që të përfitojmë prej të dy projekteve, ku shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë të angazhuarit e në veçanti BE”, u shpreh Latifi., raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi, pas nënshkrimi të kësaj marrëveshje, përmendi disa nga projektet e realizuara. Tha se kanë përvojë të madhe në këtë drejtim.

“Këshilli i Qarkut të Kukësit vjen në këtë bashkëpunim si partner i bindur se të gjithë akterët kanë vlerat e veta dhe përvojën e duhur. Më lejoni t’ju kujtoj se Këshilli i Qarkut Kukës ka një përvojë në thithjen e investimeve të huaja, investimeve ndërkufitarë. Ky projekt është në kohën e duhur për të bërë gjënë e duhur në kuadër të strategjisë edhe qeveritare të qeverisë shqiptare për një mjedis të pastër. Unë uroj dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm. Jam i bindur se do të bëjmë më të mirën e mundshme, duke e pasur parasysh përvojën e zonjës Zana bashkë me stafin”, tha Domi.

Drejtoresha ekzekutive e Institutit Urab të Krëkimit, tha se projekti në fjalë do të ndikojë në përmirësimin e ndotjes. Ajo tha se ky projekt është dy vjeçar.

“Ka shumë komponentë, shkurtazi komponentët kryesorë që është i pari Ruajrja e pastërtisë apo biodiversitetit të lumit që bashkon vendet tona. Komponenti tjetër është një Plan menaxhimi i integruar i bazenit që do të bëhet i përbashkët për të dy vendet që do të thotë ne të mbërrijmë të vëmë një kuadër menaxhimi sa më efikas. Unë them që në këtë projekt arritja më e madhe përveç mjedisit është bashkëpunimi në mes të dy vendeve”, tha ajo.

Ndërsa Merlina Beu Muçaj, drejtoreshë ekzekutive e “PAMKOS” e shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e plotë që të jenë partner serioz dhe korrekt, për siç tha synimin e rezultateve të mira.

Ambasada amerikane bën thirrje për vaksinim: Në ditën e Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja

0

Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëe të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada amerikane në ditën e të dashuruarve, ka kërkuar nga qytetetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj familjeve.

“Javën e kaluar ShBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter.

Në Lubizhdë të Prizrenit, policia konfiskon dy armë të gjuetisë

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se në mëngjesin e datës 13 shkurt 2022, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren-Veri, nën mbështetje edhe të njësive të tjera policore ,e në zbatim të Plan Operativ “ Gjuetia e Kundërligjshme” gjatë patrullimit, në vendin e quajtur “ Qeshmja e Galipit” dhe në malet mbi fshatin Lubizhdë të Prizrenit kanë identifikuar dy të dyshuar:

I.XH., i lindur në vitin 2000,m/sh/k dhe
Z.Xh., i lindur në vitin 1999,m/b/k

Në bazë të kërkesës policore të dyshuarit u kontrolluan dhe të njëjtit kishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi përkohësisht këto armë:

· Një (1) pushkë e gjuetisë
· Një (1) pushkë e gjuetisë
· Tridhjetë e një (31) fishekë të gjuetisë të kalibrit 12

Të njëjtit janë shoqëruarnë Stacionin Policor në Prizren, janë intervistuar në lidhje me rastet ,si dhe u është iniciuar procedura hetimore.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim nga DRP-ja Prizren.

PSD-ja hyn në ZRRE, përplasen verbalisht me kryesuesin e bordit

0

Aktivistë të PSD-së, bashkë me kryetarin e këtij subjekti politiki kanë shkuar në Zyrat e Rregullatorit për Energji. Aty, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka dalë të flasë me ta duke i lutur që të mos i pengojnë.

Nol Nushi nga PSD kërkoi që ZRRE-ja ta publikojë vendimin, ndërsa Dardan Molliqaj pyeti se sa është subvencionimi nga Qeveria për konsumin deri në 800 kWh rrymë. Molliqaj tha se s’do të largohen nga aty dhe se do ta pengojnë ZRRE-në, pasi siç tha, po bën punë të keqe, raporton Gazeta Express.

Nushi: Ku është vendimi?

Fejzullahu: Tash publikohet

Molliqaj: Sa është subvencionimi i Qeverisë deri në 800 kWh?

Fejzullahu Do ta bëjmë publik vendimin.

Molliqaj: Ti nëpër emisione po merr pjesë.

Kryetari i PSD-së e akuzoi kryesuesin e bordit të ZRRE-së se po manipulon në llogari të KEDS-it.

“Fakti që s’ke përgjigje, je tu i shërby KEDS-it”, tha ai. “Është marre”, shtoi Molliqaj.

Fejzullahu kërkoi që ata ta lirojnë hapësirën.

“Nëse kenii mundësi me na e liru hapësirën”, tha ai.

“Jo s’ka mundësi”, iu përgjigj Molliqaj. “Pse po del në emisione, a po del me e mbrojtë vendimin? Pse s’po jep informatë? Sa është subvencionimi?”, tha kryetari i PSD-së.

Ai i kërkoi Fejzullahut që të japë dorëheqje.

“Marre duhet me të ardhë. Jep dorëheqje dhe në rregull jemi. Je në siklet. Po të vjen marre”, tha Molliqaj.

“Në siklet? Asnjë fije. Prej teje a?”, iu përgjigj Fejzullahu, duke i thënë se mund ta apelojë vendimin.

“Na paguajmë pa e ditë sa na jep shteti dhe sa paguajmë ne. Po e presim vendimin”, tha Molliqaj.

Edhe kërkesa e Fejzullahut që përfaqësuesit e PSD-së të mos pengojnë, nuk gjeti mirëkuptim.

“Nëse bën mos me na pengu”, tha Fejzullahu.

“Ju jeni duke bë punë të keqe dhe ne duhet me ju pengu”, i tha Molliqaj atij,

Kryetari i PSD-së tha se nuk do ta lënë ZRRE-në të punojë pa e publikuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

2.7 milionë euro investimi i BE-së në një shkollë të Graçanicës, Szunyog thotë se arsimi është prioritet i tyre

0

2.7 milionë euro është investimi i Bashkimit Evropian në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës. Kësisoj, gjatë ditës së sotme është inauguruar kjo shkollë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Ai u shpreh i lumtur që kjo shkollë u ndërtua me fonde të BE-së, teksa tha se arsimi do të jetë prioritet i tyre.

“Janë të shpërndara në tri lokacione dhe kjo ndërtesë përmban hapësire mësimi për laboratorë, argëtim dhe hapësira për mësimdhënës.

Ndërtimi ka filluar ne vitin 2017. Më vjen mirë që jam këtu që t’ia dorëzojmë shkollën komunës që është ndërtuar me fonde të BE. Sektori i arsimit do të mbetet prioritet. Gjithë populli i Kosovës kanë nevojë për arsim cilësor. U dëshiroj sukses nxënësve dhe ashpëroj se do të mund t’a fillojmë ta shfrytëzojmë objektin sa më parë”, tha Szunyog.

E kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, e konsideron ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle, teksa shtoi se e kanë pritur inaugurimin e kësaj shkolle për një kohë të gjatë.

“Ne kemi pritur për këtë ditë një kohë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për komunën tonë. Ëndrrat e brezave po jetësohen. Falënderoj ambasadorin e BE për kontributin e tyre që BE ka dhënë për ta ndërtuar këtë qendër të mirë. Arsimi është baza e një shoqërie të zhvilluar. Sistemi jonë arsimor dhe mësimdhënësit kanë qenë dëshmitar se sa i rëndësishëm është arsimimi dhe është ndër shtyllat e avancimit dhe zhvillimit”, u shpreh Subaric.

“Flas me prindërit kjo qendër e lehtëson shumë shkollimin e fëmijëve tanë. Mësimdhënësit kanë krijuar kushtet më të mira për punë dhe të cilat dëshmojnë me sukseset e tyre. Kur është puna te garat, komuna ka mbështetur dhe do ta vazhdojmë këtë mbështetje çdo ditë. Bashkë me BE komuna ka marrë pjesë në këtë investim.

 

Kemi siguruar edhe orenditë. Komuna do të mbështesë shkollat të cilat do ta shfrytëzojnë këtë qendër. Për ne është detyrë dhe kërkesë dhe do të përgjigjemi me kënaqësi. Arsimi është shtylla më e rëndësishme”, ka thënë ajo./EO

Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë

0

Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Gjakovë-Prishtinë. Nga katër euro sa ishte, është bërë pesë euro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur njëra prej kompanive që funksionon në vend.

Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.

“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”, njofton Sharr Travel.

Duke mos përfunduar me kaq, përveç se rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet ushqimore së fundmi është rritur çmimi i energjisë elektrike, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e ujësjellësit, por edhe nga Gastronomia.

Momenti kur një tufë e qenëve vërsulen drejt një vajze në Ferizaj

0

Një vajzë i ka shpëtuar për pak sulmit nga disa qenë endacakë që ishin nisur drejt saj teska ishte duke ecur rrugës në Ferizaj.

Nga një video e publikuar nga mediat lokale shihet se momenti kur një tufë qenesh nisen ta sulmojnë vajzën.

Në ato momente andej kalon një veturë me disa persona që i dalin në ndihmë vajzës.

Qentë endacakë janë problem edhe në kryeqytet e në qytetet e tjera në vend ku shumë qytetarë janë ankuar se po sulmohen prej tyre.

Sistemit të drejtësisë së shpejti do t’i shtohet edhe Gjykata Komerciale

0

Sistemit të drejtësisë kosovare shumë shpejt do t’i shtohet edhe Gjykata Komerciale, ligji për themelimin e së cilës është miratuar.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se pas dekretimit të ligjit, gjykata do të themelohet brenda afateve të përcaktuara.

Ekspertë të ekonomisë ndërkaq pohojnë se Kosova ka nevojë për sundim të rendit dhe ligjit, çka do të ndikonte në ekonomi, megjithëkëtë, shprehen skeptik sa i përket Gjykatës Komerciale.

E shumë kërkuara nga odat ekonomike e bizneset, Gjykata Komerciale, është rrugës drejt funksionalizimit. Për krijimin e saj tashmë është miratuar edhe ligji i nevojshëm. Pas dekretimit të ligjit, nga presidentja Vjosa Osmani, i hapet rruga formimit të Gjykatës Komerciale, thotë zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj.

“Për shkak se ne ende nuk kemi ligjin e dekretuar nga presidentja e Kosovës, ende nuk është vendosur se kush do të jetë kryetar gjykate. Por në momentin që ligji do të kaloj, KGJK do të kujdeset që deri në emërimin e kësaj pozite, procesi të jetë i hapur, transparent e profesional”, tha ajo për Radio Kosovën.

Tutje, zëdhënësja e KGJK-së, tregoi për Radio Kosovën se në Gjykatën Komerciale do të angazhohen 44 punëtorë.

“Për gjyqtar në shkallë të parë janë 4 pozita, për gjyqtar në shkallën e dytë 5 pozita dhe të tjera janë 35 pozita. Me ligjin e buxhetin për vitin 2022, Gjykatës Komerciale i janë ndarë për paga dhe shtesa 544 mijë euro dhe për mallra dhe shërbime 293 mijë euro”, tha ajo.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova ka nevojë për sundim të rendit të ligjit, çka ndikon direkt në ekonomi. Megjithëkëtë, ai ka rezerva sa i përket rezultateve që mund te jep Gjykata Komerciale.

“Përvoja në të kaluarën lë hapësirë për të pasur skepticizëm, sepse vërtetë druaj se këto gjykata po krijohen vetëm për të arsyetuar interesat e caktuara. Kosova ka nevojë për sundim të rendit dhe ligjit dhe në këtë drejtim çdo gjykatë që do të jetë në funksion të eliminimit të barrierave është e mirëseardhur. Shpresojmë se kjo Gjykatë Komerciale do të jetë në funksion të zhvillimit dhe jo vetëm emër në sirtarët qeveritar dhe në parlament”, tha Gërxhaliu për Radio Kosovën.

Aktualisht, në Kosovë ka mijëra lëndë ekonomike të cilat presin të trajtohen në Departament për Çështje Ekonomike, që funksionon në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Krijimi i Gjykatës Komerciale ishte premtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejton qeverinë.

New Basket fiton Kupën e Kosovës për Ligën e Parë

0
New Basket ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 69:72 (24:19, 16:24, 16:15, 13:14), duke e fituar Kupën e Kosovës për Ligën e Parë.
Istogu e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 10:3, megjithatë me kalimin e minutave prizrenasit këndellen për të afruar shifrat, edhe pse skuadra nga Istogu ishte në epërsi gjatë gjithë kësaj periudhë, duke e fituar këtë pjesë 24:19.
Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku barazuan shifrat në 33:33, e më pas edhe duke pasur epërsi 35:43, por pesë pikë radhazi nga Istogu bën që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 40:43.
Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku edhe pse New Basket kishte epërsi prej shtatë pikësh 50:57, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:58, duke e bërë ndeshjen shumë interesante.
Basketbollistët prizrenas arritën epërsi deri në dhjetë pikë, megjithatë Istogu ngushtoi shifrat në 69:72, duke e fituar Kupën e Kosovës së Ligës së Parë.
Medaljet i ndan Sekretari i Klubit, Gazmend Pupovci dhe Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija. MVP i turneut është shpallur Hajriz Hajzeri, çmim të cilin ia ndau Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.
Ndërkohë, Kupën kapitenit të New Basket, Idol Pallushi ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli.

Kur do të përdoren patentë shoferët e Kosovës në Gjermani, flasin nga MPJD

0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Gjermania njohu patentë shoferët e Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se ditëve të ardhshme kosovarët do të njoftohen lidhur me detajet e përdorimit të lejes së makinës në Gjermani.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

“Gjatë ditëve në vijim do të informoheni rreth afateve ligjore si dhe të gjitha detajeve të rëndësishme lidhur me përdorimin e lejes/patentës suaj në Gjermani”, shkruan Gërvalla.

Gërvalla shprehet optimiste se Gjermania do të jetë shembull që edhe vende të tjera të njohin leje/patentat e Kosovës.

“Jam e bindur që shembulli me Gjermaninë të jetë një ndihmesë e madhe edhe gjatë bisedimeve dhe negociatave që jemi duke zhvilluar me shtete të tjera rreth njohjes së lejeve/patentave tona”, shtoi ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort