Home Blog Page 3486

S’ka interesim për vaksinim, vetëm 302 doza u administruan sot

0

Numri i qytetarëve që po vaksinohen kundër COVID-19 ka rënë së fundmi në Kosovë.

Derisa mbi 20 mijë doza të vaksinës administroheshin vetëm gjatë një dite në Kosovë, vendi në 24 orët e fundit ka administruar vetëm 302 doza të vaksinës.

Kësisoj numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 801 mijë e 548.

810 mijë e 798 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 93 mijë e 507 me dy doza të saj.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

SBAShK paralajmëron protesta e grevë në rast të mos rritjes së pagave për arsimin

0

SBASHK paralajmëron veprime radikale dhe grevë nëse mësimdhënësve nuk u rriten pagat.

Me anë të një komunikate për shtyp, bëhet e ditur kjo sindikatë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar rreth, siç thuhet, versionit që po qarkullon i Draftit të Ligjit të ri ë pagave dhe për shtojcat e koeficienteve.

Ata thonë se është i papranueshëm raporti i koeficieteve 1 me 20, që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë por edhe sektorë të tjerë, dhe se po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton Ministri Sfeçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut, apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të kufizuar pjesëmarrësish, dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet, në arsimin parauniversitar dhe në universitete”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SBAShK-ut.

Nga ky takim dhe nga konsultat e zhvilluara, bëhet e ditur se u mor vendimi që SBASHK të kërkojë nga Qeveria të ngriten pagat në mënyrë lineare në vlerën prej 100 euro për gjithë të punësuarit në arsim , shkencë e kulturë nga muaj prill e deri kur të nis së implementuari Ligji i ri i pagave, që duhet të jetë produkt i marrëveshjes paraprake mes Qeverisë dhe sindikatave.

2 të vdekur dhe 247 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
View of a Coronavirus Covid-19 background - 3d rendering
 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.801.548 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 10.800.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për falsifikim të parasë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

“Sipas aktakuzës, me datë 23.09.2021, rreth orës 12:55 në rrugën ‘’Enver Hadri’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar, posedon të njëjtën me qëllim që më pas ta vë në qarkullim si të vërtetë, në atë mënyrë që hyn në një lokal pronar i të cilit është H.M., nga Prizreni, merr një pako të cigareve ‘’Marlboro’’ dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.

Po ashtu, me datë 18.09.2021, rreth orës 08:20 në Prizren, i pandehuri A.K., hyn në një market – pronar i të cilit është N.M., nga Prizreni, merr dy pako të cigareve dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete”, thuhet në njoftim.

Në të dyja rastet, është vërtetuar se kartëmodhat janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 17.11.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.

Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit

Vetëm për dy muaj, mbi 120 mijë qytetarë të Kosovës aplikojnë për viza të punës

0

105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Kurse, në Ambasadën e Zvicrës  kanë aplikuar mbi 12 mijë qytetarë.  Mbi 6 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë.  Edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Krejt kjo po behët në kërkim të një jete më të mirë e page më të mira.

Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Evropian po vazhdon të rritet çdo ditë.

105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Kurse, në Ambasadën e Zvicrës  kanë aplikuar mbi 12 mijë qytetarë.  Mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë sqarime lidhur me lëshimin e vizave të punës për kosovarët.

Kjo ambasadë ka theksuar se që nga 1 janari 2021 është në fuqi pjesa vijuese e “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, që nënkupton se deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani.

“Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë”.

Tutje, thuhet se për shkak të kërkesës tejet të madhe për aplikime për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm kuotat që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto kuota jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

“Për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ambasada i ka pranuar 56.639 aplikime dhe në janar të këtij viti gjithsej 48.962 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Në vitet e kaluara ambasada i ka rritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të kërkesave për viza, ashtu që zyra e vizave tani është një nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën. Mirëpo kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona dhe koha e pritjes fatkeqësisht nuk mund të mënjanohet”.

Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 kosovarë, në periudhën tetor-dhjetor 2021.

Nga kjo ambasadë kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021 Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 vizë kombëtare D”,

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pesë sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”.

Ndërsa, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kritikuar Qeverinë Kurti për heshtje karshi ikjes së qytetarëve.

“Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyjnë ta lëshojnë vendin? Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”, ka shkruar Haradinaj.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën Shengen, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk është miratuar ende liberalizimin e vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian. Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda.

Ligji i ri i Pagave, këto janë kategoritë që përfshihen në rritjen e pagave

0

Greva e protesta në afat të pacaktuar kanë paralajmëruar shumë organizata sindikale nëse në Ligji i pagave nuk përfundon deri në muajin Mars të këtij viti. Qeveria, grupet punuese përkatëse të këtij ligji tashmë kanë draftuar raportin e koeficientit të pagave në bazë të profesioneve. Ky draft dokument i është dorëzuar palëve ku edhe do të diskutohen parametrat e caktuara.
Ndonëse Ligjin e ri të pagave, ende pa u finalizuar, po e kundërshtojnë në SBASHK e në sindikatën e mjekëve.

Sindikalistët kanë paralajmëruar masa të ashpra sindikale, nga protesta deri te grevat, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Me ligjin e shfuqizuar, vlera e koeficientit ishte paraparë të ishte 239 euro, derisa më i larti ishte për presidentin e vendit, që ishte paparaparë koeficienti 10, ndërsa me draftin e ri, vlera nuk është caktuar, por koeficienti më i lartë pritet të jetë 20.

Ndonëse Qeveria nuk ka treguar ende vlerën e një koeficioenti, në rast se ligji i ri i pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët, mjekët, zjarrëfikësit, policët dhe shërbyesit civil. Kjo pasi që ka ngritje të koeficientëve.

Aktualisht për këtë ligj, për mënyrën e jetësimit dhe koston e tij do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancave që do të mbahen në Mars ku do të dihet përfundimisht nëse ligji i ri i pagave mund ta marrin amin për t`u implementuar në fund të tre mujorit të vitit 2022, shkruan Fakte Plus.

Për dallim nga ligji i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, kësaj radhe hartuesit kanë menduar që raporti me koeficientit të shkoj në 1 me 20.

Presidenti, Kryetari i Kuvendit Kryeministri pritet që ta kenë koeficientin më të lartë, duke pasuar nga Institucionet e Drejtësisë dhe atë të Sigurisë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguaruar dokumentin e draft ligjit me të gjithë koeficientët e profesioneve në sektorit publik.

Sipas këtij dokumenti, Presidenti do ta ketë koeficientin 20 sa e kishte 10, Kryetari i Kuvendit si dhe Kryeministri do ta ketë koeficientin 19, Zëvendëskryeministri 17, deputeti dhe ministrat do ta kenë 16.

Komandanti i FSK, Kryetari i Kryeqytetit dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave me draftligjin e ri të punuar do ta kenë koeficientin 15.4.

Në anën tjetër edhe në Sistemin Gjyqësor do të ketë ndryshime në koeficientët.

Kryetari i Gjykatës Supreme do ta ketë koeficientin 18.5, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor 18, si dhe një gjyqtar do ta ketë koeficientin 15.4

Në anën tjetër edhe në sistemin prokurorial do të ketë koeficiont të caktuar kështu Kryeporkurori i Shtetit do të ketë 18.5 koeficientin e pagës bazë. Pastaj kryeprokurorët e prokurorivve të ndryshme do të fillojnë me 15.4.

Ndonëse një ndër sektorët më problematik të qeverive për hartimin e ligjit, kanë qenë sistemi arsimor dhe ai i shëndetësisë. Me punimin e ri të draftligjit, këto sektore kanë pësuar rritje të koeficientëve ani pse sindikatat nuk janë të kënaqura.

Në sistemin Universitar dhe atij Parauniversitar koeficienti do të jet i lartë. Rektori do të prijë me 14.2, dhe dekani 12.8.

Një profesor i rregullt në Universitet koeficientin do ta ketë 12.4 sa e kishte në 5.

Edhe drejtorët e shkollave të mesme dhe ato fillore të pësojnë rritje në koeficient, nga 2.70 në 5.3.

Është profesioni më i rëndë në dy vitet e fundit, kjo pasi që bota po përballet me një pandemi shkatërruese për tërë njerëzimin. Bëhet fjalë për sektorin e shëndetësisë, ku shumë mjek humbën jetën në betejën për të luftuar koronavirusin. Për këtë katorgori ligji i ri i pagave ka caktuar koeficientët e pagës bazë.

Për një drejtues në Shëndetësisë koeficienti i ri do të jetë 10.6 sa ishte 6.75.

Një mjekë do ta ketë koeficientin 10.1 për sa e kishte 5, kryeinfermieri nga 2.5 në 5 .

Edhe në Policinë e Kosovës do të ketë ndryshime në koeficient.

Drejtori i Policisë nga 8 do ta ketë koeficientin në 14, një kadet i ri i PK-së nga 1.9 sa e kishte vlerën, do të pësoj rritje në 2.

Polici i ri nga 2 do ta ketë koeficientin n4, Polici nga 2 në 4.2, Polici i lartë nga 2.2 në 4.3.

Rritje të konsiderueshme të koeficientëve do të ketë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në gjenertallejtnant do ta ketë këtë koeficientë në 14.5 .

Një rekrut në FSK do ta ketë koeficientin 2, dhe një ushtar do ta ketë 4.

Gjykata Kushtetuese, më 30 qershor të 2020-s, e shfuqizoi Ligjin për Pagat, të sponsorizuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Megjithatë, shpejt pritet që një ligj i ri i t’i rregullojë pagat e sektorit publik në vend.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta. Paga mesatare neto, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 542 euro.

Kurse, paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon, pasur nga Shqipëria me 248 euro. Në Bosnjë Hercegovinë paga minimale është 300 euro, në Maqedoni të Veriut 359 euro, në Serbi 401 euro dhe në Mal të Zi paga minimale është 533 euro.

Me viza të falsifikuara gjermane e belge tentuan kalimin nga Rinasi, arrestohen 3 kosovarë

0

Në kuadër të operacionit të koduar “Transit”, policia ka vënë në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin përmes Rinasit, me dokumente të falsifikuara.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;

– L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;

– V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./TCh

Mbi 375 milionë kupona fiskal u lëshuan gjatë vitit 2021 në Kosovë, falë pajisjeve fiskale

0

Ja pse Arka Fiskale është storie e suksesit për procesin e fiskalizimit dhe stabilitetin financiar të Kosovës.

Dhe në këtë rrugëtim suksesi, Enternet Sh.P.K ka rol kyc, duke u qëndruar gjithmonë në krah bizneseve dhe duke qenë partneri më serioz karshi institucioneve të vendit.

Procesi i fiskalizimit i nisur para më shumë se një dekade, gjatë vitit 2021, ndonëse në kushte pandemie, sipas të dhënave zyrtare nga ATK, ka treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Më poshtë janë disa fakte:

  • Vetëm gjatë vitit 2021 rreth 3.000 biznese të reja, kanë hyrë në sistemin shtetëror fiskal.
  • Mbi 4 mijë pajisje PEF kanë nisë funksionimin, duke qenë drejtpërdrejt të lidhura në sistemin fiskal dhe nën kontrollin e Administratës Tatimore të Kosovës.
  • Mbi 23 mijë biznese kanë raportuar për punën dhe financat e tyre përmes procesit fiskalizues për Institucionet mbikqyrëse.
  • Mbi 32 mijë pajisje fiskale kanë dërguar raporte drejtpërdrejt në Administratën Tatimore duke raportuar qarkullimet e tyre me pajisje fiskale dhe rrjedhimisht duke paguar tatimet për shtetin e Kosovës.
  • Mbi 7 milionë raporte janë pranuar nga institucionet financiare të vendit, për punën e bizneseve dhe atë në kohë reale, përmes sistemit fiskal ekzistues.
  • Mbi 375 milionë kupona fiskal janë lëshuar nga bizneset vetëm gjatë vitit 2021
  • Këto të dhëna tregojnë që Arka Fiskale është instrumenti më i suksesshëm i institucioneve financiare të vendit, për të mbledhur taksat dhe për të siguruar stabilitetin financiar.

    Enternet Sh.P.K është krenare që në gjithë këtë rrugëtim të suksesshëm ka qenë kompania më serioze në vend, duke siguruar pajisjet më adekuate me cmimet më të përballueshme për secilin biznes.

    Përvec sigurimit të pajisjeve përgjatë një dekade Enternet, u ka qëndruar përkrah bizneseve në cdo ditë, duke u ofruar shërbimet e mirëmbajtjes dhe abonimit me kostot minimale.

    Sot, me mijëra biznese janë storie suksesi e bashkë me bizneset, Kosova ka qëndrueshmëri fiskale koherente dhe të pacenueshme!

Hiqen maskat për nxënësit e shkollave austriake në klasa nga 21 shkurti

0
Die Kantonsschueler waehrend dem 1. Schultag mit der neuen Maskenpflicht waehrend der Corona Pandemie in der Kantonsschule Reussbuehl in Luzern am Montag, 17. August 2020. (KEYSTONE/Urs Flueeler).

Ministri i Arsimit, Martin Polaschek, e bëri njoftimin në TV austriak këtë mëngjes dhe tha gjithashtu se aktivitetet shkollore do të lejohen përsëri nga e hëna e ardhshme. Kjo vlen vetëm për klasën, kështu që maskat kërkohen ende në pjesën tjetër të ndërtesës së shkollës dhe mësuesit dhe stafi tjetër duhet t’i mbajnë ato, transmeton albinfo.ch.

Duke filluar nga sot, fëmijët në shkollat fillore (Volksschulen) tashmë mund të heqin maskat gjatë kohës që janë në klasë.

Plaçkiti marketin në Zvicër, dënohet shqiptari

0

2020-a ishte vit pandemik, ku shumë njerëz u përballën me kufizime Covid. Koha e bllokimit ndikoi te shumë njerëz dhe sidomos në mënyrë jo të mirë ekonomike, transmeton albinfo.ch.

Kështu që, gjatë kësaj kohe 30-vjeçari shqiptar hyri në një market të quajtur “Dennerit” në kantonin Würenlingen AG, ku kreu një sulm të armatosur me një armë ajrore, doreza, kapele dhe maskë mbrojtëse.

Në raportin e Policisë zvicerane, thuhet se autori ka vjedhur mbi 35 mijë franga.

Pas veprës, ai u kap për një kohë të shkurtër nga organet e sigurisë në Zvicër dhe tani iu shqiptua denimi dy vjet burgim me kusht dhe një gjobë prej 2 000 frangash.

Referuar gazetës “Aargauer Zeitung”, as mbrojtja dhe as i dënuari nuk duan ta kundërshtojnë aktgjykimin. Sipas gjykatës, është diskutuar gjatë nëse “duhej të mendohej një dënim i pjesshëm”. Megjithatë, duke qenë se 30-vjeçari nuk kishte kryer më parë asnjë krim dhe e kishte pranuar, gjykata nuk e bëri këtë. /Albinfo.ch

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort