Home Blog Page 3485

Policia deklarohet për arrestimin e aktivistëve të PSD-së: Nuk u bindën, i arrestuam 13 persona

0

Policia e Kosovës është deklaruar për arrestimin e zyrtarëve të PSD-së sot në ambientet e ZRRE-së. Sipas policisë, zyrtarët e PSD-së janë arrestuar nën dyshimet për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës.

Në total numri i të arrestuarve është 13-të. Në mesin e të arrestuarve është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe zyrtarët Frashër Krasniqi, Nol Nushi etj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRrE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona.

Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.

Duke parë që kanë dështuar të gjitha përpjekjet tjera, në përputhje me autorizimet policore dhe urdhrin e prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 nga ta dhe aktualisht po vijon ndërmarrja e veprimeve në këtë fazë preliminare hetimore.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, konform rekomandimit të prokurorit të shtetit për cilësimin e veprës për të cilën dyshohen, personat e arrestuar do të procedohen më tej.

Në zonën 80 voziti 144 km/h, shoferit i merret leja në Prizren

0

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h policia ka ndaluar një shofer duke vozitur 144 km/h.

Për këtë shkak ai është gjobitur me 300 euro dhe i është konfiskuar leja për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të arrestuar

0

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë në zyrat e ZRRE-së.

Sipas PSD-së arrestimi i tyre është veprim antidemokratik.

PSD thotë se protesta e tyre kishte vetëm një qëllim që vendimi përmes të cilit është bërë rritja e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik.

“PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe Kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Postimi i plotë i PSD-së

ARRESTIMI I AKTIVISTËVE TË PSD-SË ËSHTË VEPRIM ANTIDEMOKRATIK

Protesta e jonë sot pranë zyrave të ZrrE-së kishte vetëm një qëllim – që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik. Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin. Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe Kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj. Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend.

Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë.

Kosova lëshon lejeqëndrimet me afat 5-vjeçar për shtetasit e Shqipërisë

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpërndarë lejeqëndrimet e para me afat 5-vjeçar për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me vullnetin e përbashkët për sigurimin e një perspektive më të mirë për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të thjeshtësuar procedurat dhe lehtësuar jetën e shtetasve të të dy vendeve.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe ndërkombëtare me Republikën e Shqipërisë, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm e nënshkruar me datë 26.11.2021 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan.

Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar (deri tani ishte me afat njëvjeçar ku shtetasit duhej të ri-aplikonin për çdo vit) dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Ushtria gjermane vendoset afër Ukrainës

0

Një avion i Forcave Ajrore Gjermane me ndihma ushtarake ka mbërritur sot në aeroportin Kaunas në Lituani. Ky vendim vjen pas rritjes së frikës për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë.

Një avion A400M që mbante rreth 70 trupa, nga 360 shtesë që Gjermania pritet të vendosë në Lituani në ditët në vijim zbarkoi në vend për të mbështetur forcat e NATO-s në zonë, tha një zëdhënës i Aleancës. Trupat përfshijnë forca ushtarake dhe mjekë nga e gjithë Gjermania ndërsa përforcimet pritet të mbërrijnë në fund të kësaj jave.

5000 trupa janë vendosur tashmë në Lituani, Letoni, Estoni dhe Poloni

Që nga viti 2017, NATO ka vendosur trupa në Lituani, Letoni, Estoni dhe Poloni, duke iu përgjigjur aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014. Një total prej 5,000 trupash ndodhen në zonë nën komandën gjermane, britanike dhe amerikane.

Trupat gjermane përbëjnë rreth gjysmën e 1100 trupave tashmë në Lituani, me trupa të dislokuara nga Belgjika, Republika Çeke, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia./abcnews.al

Mesiq për krerët e UÇK-së në Hagë: Kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës, shpresoj të fitoj drejtësia

0

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq, ka rrëfyer për miqësisë me shqiptarët, kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur të Kroacisë, si dhe për vitet e turbullta të agonisë dhe shkatërrimit të Jugosllavisë.

Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka folur për situatën e përgjithshme në Kosovë në vigjilje të 14-vjetorit të pavarësisë, negociatat me Serbinë, rolin e BE-së dhe të SHBA-së në këto negociata, si dhe zhvillimet në planin ndërkombëtar dhe situatën në Ukrainë.

Mesiq, gjatë intervistës për KP, është ndalur edhe tek ish-krerët shtetërorë të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë, si dhe procesi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Duke thënë se shqiptarët janë të mirëseardhur gjithmonë në Kroaci, Mesiq bëri të ditur se kishte ndarë edhe qelinë e burgut me ta, pas “pranverës kroate” të vitit 1971, ku ishte dënuar me një vit burgim për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

“Shqiptarët janë gjithmonë të mirëseardhur në Kroaci. Kemi prej tyre të ardhur nga Shqipëria para 300 vitesh. Kemi në Zarë shqiptarë më shumë se 1/3-ën e popullatës, stërgjyshërit e tyre janë lindur aty. Kemi edhe të tjerë të cilët kanë ardhur më vonë dhe ata i përkasin shtresës së pasur në Kroaci, por ajo që dua të them për shqiptarët është se asnjë shqiptar nuk ka qenë në anën e armikut tonë, asnjë, që do të thotë se të gjithë shqiptarët kanë qenë në anën e Kroacisë. Edhe në burg kam qenë me disa shqiptarë, pesë kanë qenë gjithsej, dy prej të cilëve të dënuar për nacionalizëm kroat, ndërsa tre për nacionalizëm shqiptar”, ka thënë Mesiq.

Mesiq shpalosi kujtimet para shkatërrimit të Jugosllavisë, ku njëra prej propozimeve ishte konfederata, me c’rast siç u shpreh, do të ishte rrugëdalje edhe për Kosovën, sepse si pjesë përbërëse e federatës Kosova do të bëhej republikë e pavarur dhe me të drejta të barabarta me njësitë e tjera. Mirëpo, shtoi ai, një gjë e tillë u pamundësua nga Millosheviqi, i cili dëshironte Serbinë e madhe.

“Millosheviqi kurrë nuk ka pranuar që të shkojmë në një marrëveshje të re politike, në bazën konfederale, dhe në paqe të nënshkruajmë marrëveshjen e re për tre vite, pesë, tetë vite, qyshdo që ishim dakorduar, pa vrasje, shkatërrime. Kjo do të ishte rrugëdalje për të gjithë dhe gjithsesi edhe për Kosovën, sepse Kosova ka qenë element konstituiv i federatës, njëjtë sikur edhe Vojvodina, do të thotë gjashtë republika dhe dy krahina, mirëpo Millosheviqit i cili dëshironte Serbinë e madhe një gjë e tillë nuk i leverdiste, andaj nuk pranonte asnjë marrëveshje”, theksoi Mesiq.

Në lidhje me pikëpamjet e tij për Kosovën pas 14 vitesh të mëvetësisë së saj, Mesiq tha se këtu po punohet vazhdimisht dhe se Kosova po zhvillohet.

“Kjo që unë shoh sot në Kosovë, sepse vizitoj shpesh Kosovën, është një punë e vazhdueshme. E qartë, njerëzit kurrë nuk janë të kënaqur plotësisht, gjithmonë kërkojnë më shumë, më mirë, dhe kjo është normale. Mirëpo, është fakt se Kosova po zhvillohet… Duhet t’u jemi falënderues atyre të cilët mundësuan që Kosova të jetë e lirë, ata janë luftëtarët, por edhe qytetarët të cilët kuptuan se Jugosllavia më nuk ekziston si federatë dhe kanë të drejtën e pavarësisë të cilën e zgjodhën”, u shpreh Mesiq.

Sa i përket negociatave dhe ndërmjetësimit nga ana e BE-së, ish-presidenti kroat tha se Evropa duhet të angazhohet më shumë. Ai shpreson edhe në angazhimin dhe rolin amerikan, por shton se kjo do të ndodhë atëherë kur të vijë koha, për shkak të vatrave të reja të krizave të krijuara si në Ukrainë e gjetiu. Sipas tij, bisedimet mund të kenë sukses vetëm atëherë kur Kosova të negociojë si shtet sovran me kontroll të plotë në tërë territorin e saj.

“Evropa akoma nuk është përfshirë deri në fund sa i përket bisedimeve. Do të thotë kemi akoma bisedime pa ndonjë sukses dhe thjesht pa ndonjë angazhim të madh nga BE-ja. Unë mendoj se ata janë të vetëdijshëm se duhet një angazhim më i madh nga ana e tyre në mënyrë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të kenë sukses. Këto bisedime mund të kenë sukses atëherë kur Kosova të jetë në tërë territorin e saj. Kosova duhet të jetë sovrane dhe si një shtet sovran me tërë territorin e saj mund të negociojë… Unë shpresoj sigurisht në rolin amerikan, por kur të vjen koha, sepse kemi vatra krizash të reja, shikoni Ukrainën, Bosnjën, në një formë edhe Mali Zi është vatër e krizës”, vijoi Mesiq.

Në lidhje me krizën në Ukrainë, Mesiq tregon se ka pasur një marrëveshje dikur në mes të Amerikës dhe ish-presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihajl Gorbacov, që pakti i Varshavës të shuhet, por që NATO mos t’i afrohet Rusisë. Problemi është, shtoi ai, se një marrëveshje e tillë nuk u nënshkrua asnjëherë dhe si pasojë sot ka një krizë. Ai mendon se përkundër problemeve dhe krizës së krijuar atje, luftë nuk do të ketë.

“Është e vërtetë Evropa ka problemin e Ukrainës, por parashtrohet pyetja pse. Ka pasur një propozim amerikan ndaj kryetarit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihajl Gorbaçov, që Bashkimi Sovjetik të pajtohet me bashkimin e Gjermanisë lindore dhe perëndimore. Një prej kushteve të Gorbacovit ka qenë që pakti i NATO-s mos t’i afrohet Rusisë, dhe kjo do të thotë që NATO mos të pranojë ato shtete të cilat kanë qenë anëtare të paktit të Varshavës, sepse Rusia kishte pranuar edhe shuarjen e paktit të Varshavës. Mirëpo, një marrëveshje e tillë nuk është nënshkruar dhe tani kemi një situatë ku shtetet të cilat kanë qenë në paktin e Varshavës tani janë anëtare të NATO-s dhe po i afrohen kufijve të Rusisë. Unë konsideroj se kjo çështje do të zgjidhet përmes bisedimeve, nuk mund të vij te lufta nukleare. Kushdo që mendon se jemi para një lufte të madhe, unë mendoj se jo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, sqaroi Mesiq.

Duke folur për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që ndodhen në Hagë, Mesiq tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë për veprat për të cilat po dyshohen Thaçi dhe të tjerët, ndërsa shprehu besimin se do të fitojë drejtësia.

“Unë të gjithë ata njerëz i njoh. I njoh nga kohët kur kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës. Aq sa jam në dijeni, unë nuk jam i informuar për veprat penale, mirëpo ekzistojnë proceset, institucionet dhe shpresoj se do të fitojë drejtësia”, u shpreh Mesiq.

Ish-presidenti kroat qëndroi në Kosovë ku gjatë paradites së djeshme vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut.

Mesiq: Asnjë shqiptar nuk ka qenë në anën e armikut tonë

0

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, ka rrëfyer rreth miqësisë me shqiptarët, kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur të Kroacisë, si dhe për vitet e turbullta të agonisë dhe shkatërrimit të Jugosllavisë.

Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka folur për situatën e përgjithshme në Kosovë në vigjilje të 14-vjetorit të pavarësisë, negociatat me Serbinë, rolin e BE-së dhe të SHBA-së në këto negociata, si dhe zhvillimet në planin ndërkombëtar dhe situatën në Ukrainë.

Mesiq, gjatë intervistës për KosovaPress, është ndalur edhe tek ish-krerët shtetërorë të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë, si dhe procesi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Duke thënë se shqiptarët janë të mirëseardhur gjithmonë në Kroaci, Mesiq bëri të ditur se kishte ndarë edhe qelinë e burgut me ta, pas “pranverës kroate” të vitit 1971, ku ishte dënuar me një vit burgim për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

“Shqiptarët janë gjithmonë të mirëseardhur në Kroaci. Kemi prej tyre të ardhur nga Shqipëria para 300 vitesh. Kemi në Zarë shqiptarë më shumë se 1/3-ën e popullatës, stërgjyshërit e tyre janë lindur aty. Kemi edhe të tjerë të cilët kanë ardhur më vonë dhe ata i përkasin shtresës së pasur në Kroaci, por ajo që dua të them për shqiptarët është se asnjë shqiptar nuk ka qenë në anën e armikut tonë, asnjë, që do të thotë se të gjithë shqiptarët kanë qenë në anën e Kroacisë. Edhe në burg kam qenë me disa shqiptarë, pesë kanë qenë gjithsej, dy prej të cilëve të dënuar për nacionalizëm kroat, ndërsa tre për nacionalizëm shqiptar”, ka thënë Mesiq.

Mesiq shpalosi kujtimet para shkatërrimit të Jugosllavisë, ku njëra prej propozimeve ishte konfederata, me c’rast siç u shpreh, do të ishte rrugëdalje edhe për Kosovën, sepse si pjesë përbërëse e federatës Kosova do të bëhej republikë e pavarur dhe me të drejta të barabarta me njësitë e tjera. Mirëpo, shtoi ai, një gjë e tillë u pamundësua nga Millosheviqi, i cili dëshironte Serbinë e madhe.

“Millosheviqi kurrë nuk ka pranuar që të shkojmë në një marrëveshje të re politike, në bazën konfederale, dhe në paqe të nënshkruajmë marrëveshjen e re për tre vite, pesë, tetë vite, qyshdo që ishim dakorduar, pa vrasje, shkatërrime. Kjo do të ishte rrugëdalje për të gjithë dhe gjithsesi edhe për Kosovën, sepse Kosova ka qenë element konstituiv i federatës, njëjtë sikur edhe Vojvodina, do të thotë gjashtë republika dhe dy krahina, mirëpo Millosheviqit i cili dëshironte Serbinë e madhe një gjë e tillë nuk i leverdiste, andaj nuk pranonte asnjë marrëveshje”, theksoi Mesiq.

Në lidhje me pikëpamjet e tij për Kosovën pas 14 vitesh të mëvetësisë së saj, Mesiq tha se këtu po punohet vazhdimisht dhe se Kosova po zhvillohet.

“Kjo që unë shoh sot në Kosovë, sepse vizitoj shpesh Kosovën, është një punë e vazhdueshme. E qartë, njerëzit kurrë nuk janë të kënaqur plotësisht, gjithmonë kërkojnë më shumë, më mirë, dhe kjo është normale. Mirëpo, është fakt se Kosova po zhvillohet… Duhet t’u jemi falënderues atyre të cilët mundësuan që Kosova të jetë e lirë, ata janë luftëtarët, por edhe qytetarët të cilët kuptuan se Jugosllavia më nuk ekziston si federatë dhe kanë të drejtën e pavarësisë të cilën e zgjodhën”, u shpreh Mesiq.

Sa i përket negociatave dhe ndërmjetësimit nga ana e BE-së, ish-presidenti kroat tha se Evropa duhet të angazhohet më shumë. Ai shpreson edhe në angazhimin dhe rolin amerikan, por shton se kjo do të ndodhë atëherë kur të vijë koha, për shkak të vatrave të reja të krizave të krijuara si në Ukrainë e gjetiu. Sipas tij, bisedimet mund të kenë sukses vetëm atëherë kur Kosova të negociojë si shtet sovran me kontroll të plotë në tërë territorin e saj.

“Evropa akoma nuk është përfshirë deri në fund sa i përket bisedimeve. Do të thotë kemi akoma bisedime pa ndonjë sukses dhe thjesht pa ndonjë angazhim të madh nga BE-ja. Unë mendoj se ata janë të vetëdijshëm se duhet një angazhim më i madh nga ana e tyre në mënyrë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të kenë sukses. Këto bisedime mund të kenë sukses atëherë kur Kosova të jetë në tërë territorin e saj. Kosova duhet të jetë sovrane dhe si një shtet sovran me tërë territorin e saj mund të negociojë… Unë shpresoj sigurisht në rolin amerikan, por kur të vjen koha, sepse kemi vatra krizash të reja, shikoni Ukrainën, Bosnjën, në një formë edhe Mali Zi është vatër e krizës”, vijoi Mesiq.

Në lidhje me krizën në Ukrainë, Mesiq tregon se ka pasur një marrëveshje dikur në mes të Amerikës dhe ish-presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihajl Gorbacov, që pakti i Varshavës të shuhet, por që NATO mos t’i afrohet Rusisë. Problemi është, shtoi ai, se një marrëveshje e tillë nuk u nënshkrua asnjëherë dhe si pasojë sot ka një krizë. Ai mendon se përkundër problemeve dhe krizës së krijuar atje, luftë nuk do të ketë.

“Është e vërtetë Evropa ka problemin e Ukrainës, por parashtrohet pyetja pse. Ka pasur një propozim amerikan ndaj kryetarit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihajl Gorbaçov, që Bashkimi Sovjetik të pajtohet me bashkimin e Gjermanisë lindore dhe perëndimore. Një prej kushteve të Gorbacovit ka qenë që pakti i NATO-s mos t’i afrohet Rusisë, dhe kjo do të thotë që NATO mos të pranojë ato shtete të cilat kanë qenë anëtare të paktit të Varshavës, sepse Rusia kishte pranuar edhe shuarjen e paktit të Varshavës. Mirëpo, një marrëveshje e tillë nuk është nënshkruar dhe tani kemi një situatë ku shtetet të cilat kanë qenë në paktin e Varshavës tani janë anëtare të NATO-s dhe po i afrohen kufijve të Rusisë. Unë konsideroj se kjo çështje do të zgjidhet përmes bisedimeve, nuk mund të vij te lufta nukleare. Kushdo që mendon se jemi para një lufte të madhe, unë mendoj se jo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, sqaroi Mesiq.

Duke folur për ish-ushëheqësit e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë, Mesiq tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë për veprat për të cilat po dyshohen Thaçi dhe të tjerët, ndërsa shprehu besimin se do të fitojë drejtësia.

“Unë të gjithë ata njerëz i njoh. I njoh nga kohët kur kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës. Aq sa jam në dijeni, unë nuk jam i informuar për veprat penale, mirëpo ekzistojnë proceset, institucionet dhe shpresoj se do të fitojë drejtësia”, u shpreh Mesiq.

Ish-presidenti kroat qëndroi në Kosovë ku gjatë paradites së djeshme vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut./kp/

Infermierët paralajmërojnë veprime sindikale në kundërshtim të Ligjit të Pagave

0

Sindikata e Infermierëve të Kosovës së bashku me shoqatat përfaqësuese të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor sot kanë zhvilluar një takim ku kanë diskutuar për koeficientin e pagave për infermierët, i cili po qarkullon si draft i Ligjit të Pagave. Ata kanë deklaruar se do të ndërmarrin veprime sindikale për të kundërshtuar këtë koeficient.

Enlirat Duraku nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës u shpreh se ky koefient i paraparë për komunitetin e infermierëve është shumë i ulët, ashtu siç ka qenë ai i ligjit të mëhershëm të pagave që e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.

Duke mos i treguar veprimet që do t’i ndërmarrin Duraku u shpreh se për të gjitha masat do të njoftohen me kohë të gjithë.

“Pas qarkullimit të shtojcës me koeficient në të cilën shtojcë komunitetet infermierë, mami dhe profesionistët tjerë shëndetësorë ishin të kategorizuar shumë ulët ashtu sikurse në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese… Ne pajtohemi dhe mbështesim Sindikatën e Infermierëve të Kosovës në masat dhe veprimet sindikale që do të ndërmerren lidhur me Ligjin e Pagave dhe koeficientët për infermierë, mami dhe profesionistët shëndetësor. Për kohën, ditën dhe modalitetet paraprakisht do të njoftohen institucionet dhe shoqatat nënshkruese të kësaj komunikate të përbashkët dhe këto janë Oda e Infermierëve, Sindikata dhe shoqata të tjera të profesionistëve shëndetësorë”, theksoi Duraku.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj u shpreh se përmes koeficientit të pagave duan të jenë të barabartë me të gjithë profesionistët shëndetësor.

“Kemi shprehur shqetësimet rreth këtij koeficienti të infermierëve, i cili për herë të dytë vetëm se po bëhet ai i cili ka qenë më herë dhe ka rënë pikërisht nga Gjykata Kushtetuese, prandaj ne si Odw do t’i përkrahim të gjitha kërkesat e Sindikatës së Infermierëve bashkë me shoqatat dhe sigurisht edhe ne si Odw jemi të shqetësuar me këtë koeficient ne nuk kërkojmë as më tepër as më shumë përveç atë të cilët e kanë profesionistët shëndetësor të gjithë kolegët tanë qoftë në rast bachelor të rentgenit apo psikologë klinikë, ne duhet të kërkojmë që të jemi të barabartë me të gjithë profesionistët tjerë”, tha ai.

Ndërsa, Hasan Gashi nga Shoqata e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës u shpreh se kërkesa e tyre për koeficient më të lartë për infermierët është legjitime.

“Ne i përkrahim të gjitha kërkesat që ata kanë duke u bazuar në një draft i cili është duke qarkulluar për Ligjin e Pagave dhe ne konsiderojmë që ka hapësirë për përmirësim dhe shqetësimet që i ka ngritur shoqata janë legjitime, ne kërkojmë barazi si në aspektin e edukimit përgatitjes akademike të profesionistëve të ndryshëm gjithashtu edhe në aspektin e përgjegjësisë profesionale dhe shoqërore që kanë infermierët”, tha ai.

Kryetarja e Shoqatës së Instrumentarëve të Kosovës, Adelina Lahu u shpreh se përkundër shkollimit të njëjtë instrumentarët po diskriminohen me koeficientin e paraparë në Ligjin e Pagave.

“Shpreh shqetësimin për diskriminim që po na bëhet pasi të gjithë infermierët me bachelor kryejnë të njëjtin shkollim do të thotë tri vite me të njëjta kredi, 180 kredi me fizioterapeutë, teknik të radiologjisë dhe drejtime të tjera dhe ne po diskriminohemi me koeficient përkundër që kemi shkollimin e njëjtë me këto lami të tjera”, tha ajo./kp/

Policia arreston Dardan Molliqajn, Frashër Krasniqin e Nol Nushin

0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, zyrtari Frashër Krasniqi, Nol Nushi dhe të tjerë, janë arrestuar nga policia në ambientet e ZRrE-së.

PSD ka deklaruar se kushti për ta lëshuar hapësirën e Zyrës së Rregullatorit për Energji është publikimi i vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, sipas tij, ata po mashtrojnë./eo/

Nesër në QKUK mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të 675 shtretërve spitalor

0

Të martën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të 675 shtretërve spitalor nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve Kundër Sëmundjeve Infektive, përfshirë COVID-19.

Pjesëmarrës: në këtë ceremoni do të jenë: Dr.Rifat Latifi, Ministër i Shëndetësisë, ambasadori Yamanaka Keisuke i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Takeichi TAKEICHI Jiro, Përfaqësues Kryesor i Zyrës Ballkanike JICA, Valbon Krasniqi, Drejtor i SHSKUK-së dhe Kay Kurimoto, Sekretarja e dytë në Ambasadën Japoneze në Kosovë.

Ceremonia nis në orën 14:00.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort