Home Blog Page 3484

Manastiri i Deçanit midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv

0

Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit – i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Prishtinës – ka gati gjashtë vjet që është “zgjidhur juridikisht”, problematika mbetet e papërfunduar.

Prej vitesh, ajo endet midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv të Kosovës.

Më 4 shkurt, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit që t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.

Udhëheqësi i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mori vendim për t’ia dhuruar atë pronë Manastirit.

Kurti tha se Qeveria e tij do të përpiqet t’i ruajë të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit, por shtoi se edhe liderët fetarë duhet të bëjnë pjesën e tyre, gjegjësisht të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut dhe marrëveshjes me popullatën lokale në Deçan.

Autoritetet lokale në Deçan besojnë se 24 hektarët tokë dhe pyje janë të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe me këmbëngulje refuzojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është marrë në maj të vitit 2016 dhe është përfundimtar dhe obligues për të gjitha palët.

Këto autoritete konsiderojnë se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Millosheviqit.

Reagimi i Dioqezës

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit reagoi ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit të Kosovës, duke vlerësuar se autoritetet kosovare po bëjnë “fushatë sistematike të diskriminimit dhe armiqësisë së hapur ndaj Kishës Ortodokse Serbe”.

Dioqeza tha se zbatimi i vendimit të Gjykatës për pronën e Manastirit të Deçanit është “kusht për të treguar se dialogu nuk është vetëm një shfaqje për kamera dhe për zyrtarët e huaj”.

Sipas kësaj dioqeze, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë trajtohet si institucion politik ose si diçka përmes së cilës ushtrohet ndikim politik, gjë që, siç thuhet në deklaratë, nuk ka asnjë bazë.

“Ne besojmë se nuk ka asnjë procedurë, nga viti 2000, që është ndjekur kaq shumë dhe është kaq e politizuar, jo nga Kisha jonë, por nga institucionet vendore”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje – ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit – zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.

Gjykata Kushtetuese, asokohe, hodhi poshtë vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan dhe konstatoi se vendimi i mëparshëm i Gjykatës Supreme i vitit 2012, i cili vërtetonte pronësinë e Manastirit mbi tokën e kontestuar, është “res judicata”, apo gjykim i formës së prerë.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaroi se vendimi i saj nuk ishte zbatuar dhe i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të Kosovës që të ndërmarrë veprime të mëtejme, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Në vendimin për moszbatimin e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese theksoi se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës nga organet përgjegjëse, por u tha se një vlerësim i tillë i takon prokurorit të shtetit, në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të lejojë Manastirin e Deçanit të regjistrojë në kadastër 24 hektarët tokë dhe pyje.

Çka kërkuan përfaqësuesit ndërkombëtarë?

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të janarit, tha se autoritetet në Kosovë duhet t’i respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe kërkoi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Pikërisht për presionin ndërkombëtar flet edhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri:

“Veçanërisht duhet përmendur letra e sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, për shkak të marrëdhënieve shumë specifike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Situata aktuale ka marrë trajtën e një këmbënguljeje dhe të moslëshuarjes pe nga ana e përfaqësuesve politikë të shteteve të fuqishme dhe për këtë arsye përfaqësuesit e Kosovës, e veçanërisht kryeministri Kurti, janë në pozitë të palakmueshme”.

Kush i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese?

Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, tha se të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe se askush nuk ka të drejtë ankese.

Prokuroria njoftohet për moszbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Komuniteti ndërkombëtar kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Por, ai theksoi se në Kushtetutën e Kosovës nuk është specifikuar qartë dënimi për ata që nuk e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ekziston ndonjë organ përgjegjës për zbatimin e vendimeve [të Gjykatës Kushtetuese], siç është policia apo institucionet e sigurisë”, tha Bajrami.

Çka mund të bëjë Kurti?

Sociologu Artan Muhaxhiri vlerëson se për “tensionet” e tilla ndërmjet Kishës dhe autoriteteve në Kosovë, janë fajtore të dyja palët.

“Përfaqësuesit e Kishës nuk duan ta pranojnë realitetin pas vitit 1999 [pas përfundimit të luftës], e sidomos pas vitit 2008 [kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia]. Por, nga ana tjetër, liderët politikë të Kosovës nuk kishin asnjë strategji, si ofertë në formën e alternativave pragmatike”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, 99 për qind e marrëdhënieve ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë dhe institucioneve të Kosovës janë të politizuara, andaj është e vështirë të bëhen hapa përpara.

“Besoj se ai [kryeministri Albin Kurti] do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të vonuar zbatimin [e vendimit të Gjykatës Kushtetuese] pafundësisht, sepse njohja nga ana e tij e këtij vendimi do të nënkuptonte lëvizje gjigante ideologjike për të – dhe ai nuk e dëshiron këtë, për asnjë çmim”, thotë Muhaxhiri.

A janë shterur të gjitha mundësitë?

Kurti konsideron se nuk janë analizuar të gjitha mundësitë ligjore para se të merret vendimi në favor të Manastirit.

Për të është për t’u habitur që Manastirit të Deçanit i është njohur e drejta e palës në procedurë, por edhe fakti që Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është bashkuar procesit, sepse, sipas tij, Manastiri i Deçanit, në kuptimin juridik, nuk ka identitet juridik të pavarur dhe pala tjetër në gjyq duhet të jetë Kisha Ortodokse Serbe.

Por, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një “çështje e përfunduar” dhe se institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë.

“Ky rast nuk mund të kthehet në Gjykatën Supreme, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë, është punë e kryer”, thotë ai dhe shton se është koha që Prokuroria e Kosovës të reagojë për këtë rast.

Kontestet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

Manastiri i Deçanit ka edhe një mosmarrëveshje me autoritetet lokale në Deçan, e ajo është ndërtimi i rrugës kryesore Deçan – Plavë. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge po zhvillohen përmes Zonës së Mbrojtur të Manastirit dhe janë ndërprerë disa herë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës apo të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu, është edhe çështja e kishës së papërfunduar të Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, e cila gjendet në oborrin universitar. Universiteti i Prishtinës pretendon se objekti është ndërtuar ilegalisht në tokën universitare në vitet ’90, gjatë regjimit të Millosheviqit.

Kjo është arsyeja përse Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është duke zhvilluar kontestin me Universitetin e Prishtinës, që nga viti 2012.

Ndërtimi i kësaj faltoreje nisi në vitin 1992 nga peshkopi i atëhershëm, e më vonë edhe patriarku serb Pavle, por shqiptarët e Kosovës e cilësuan atë si provokim politik.

Nga India, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në Shqipëri

0

Vijnë nga India, Nepali, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në Shqipëri.

Të pakualifikuar, shpesh edhe të keqpaguar, por kjo nuk i pengon të lidhin kontrata dhe jetën në Shqipëri.

Indiani Admir Bujlar ka 2 muaj që punon në Lezhë. Ai pastron metalet në një kompani që prodhon kova për ekskavatorë që shiten në Itali.

Është punëtor i pakualifikuar dhe paguhet pak.

“Këtu paguhem 12 dollarë në ditë. këtu është më mirë, punë më e mirë. Kompania është marrë me gjithçka”, thotë ai.

Në këtë kompani ka disa indianë. Ata kanë leje qëndrimi për të punuar, kanë kontrata të rregullta pune dhe janë të siguruar. Të tjerë priten do të vijnë.

“Presim që të vijë dhe një grup tjetër, janë 5 persona, jo vetëm punëtorë të thjeshtë por dhe profesionistë saldator. Janë njerëz që duan të punojnë dhe janë të gatshëm ti përgjigjen këtij profili pune”, shprehet Alfred Çupi, drejtues teknik.

Vitet e fundit, në Shqipëri kanë filluar të vijnë punëtorë të pakualifikuar nga jashtë. Në mars të 2021, të deklaruar për punësim ishin 8,573 individë.

Ligji i ri, u lehtëson të huajve pajisjen me leje pune. Me dhjetëra biznese kanë filluar të marrin punonjës nga India, Nepali, Bangladeshi dhe Pakistani.

Ndonëse kjo gjë ka ngjallur debate në publik, emigrantët janë të kënaqur. Disa po mendojnë të marrin dhe familjet e tyre në Shqipëri.

“E kam në plan të marr familjen këtu. Këtu është një vend i bukur, ka plazhe shumë të bukura, Durrësi shumë plazh i madh, njerëzit janë shumë të sjellshëm, nuk kam pasur probleme”, tha indiani Bujlar.

MPJD-ja thotë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë dorëheqje

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie.

Kështu tha për Klankosova.tv sekretari i MPJD-së, Behar Isma.

“Lajmi është i pasaktë. Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga MPJD-ja. Deri më tani, te zyra që unë përfaqësoj nuk kemi asnjë paraqitje të dorëheqjes”.

Lajmi i pasaktë erdhi nga një e-mail që ka qarkulluar brenda redaksisë, ku Sadriu ofronte dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij.

Brenda e-mailit “[email protected]” thuhej se ai do ta mbante vetëm pozitën e tij brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KEDS vazhdon aksionet për parandalim të vjedhjes së energjisë elektrike

0

Ekipet e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) të asistuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të premten zhvilluan disa aksione në rajonin e Gjakovës, për të inspektuar disa biznese që dyshoheshin për keqpërdorim të energjisë elektrike. E gjatë këtij aksioni disa nga këta konsumatorë u zunë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.

Gjatë këtij aksione fillimisht në tri biznese ndonëse ishin të dyshuara për keqpërdorim të energjisë elektrike, pas inspektimeve të realizuara nga ekipet e KEDS-it u konstatua se ata nuk po vjedhin rrymën.

Por, jo i gjithë aksione vazhdoi ashtu. Pasi në një kafitere e cila ishte pjesë e një auto larje, punëtorët e KEDS-it konstatuan se aty po bëhej keqpërdorim i energjisë elektrike.

Pas konstatimit që në këtë biznes po bëhej keqpërdorim i rrymës, u morën masat siç parashihen me ligj.

Adlum Ramadani nga Zyra për Informim në KEDS u shpreh se konsumatori në fjalë kishte bërë ndërhyrje në njehsor duke dëmtuar bllombën distribuive.

Ramadani u shpreh se ndaj këtij biznesi i cili u shkyç nga rrjeti elektrike, ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe gjobë mandatore.

“Pas kontrolleve të ekipeve të cilat realizuan tek konsumatori në fjalë, që bëhet fjalë për një konsumator komercial apo biznes, rezulton se i njëjti ka bërë ndërhyrje në njehsor ka bërë në këtë rast dëmtimin e bllombës distribuive dhe sigurisht që kjo paraqet një vepër penale e cila do të trajtohet më tutje në gjykatën relevante. Sigurisht që ndaj të njëjtit do të shqiptohet gjobë mandatore dhe i njëjti do të shkëputet nga rrjeti elektrik”, theksoi ai.

Gjatë këtij aksioni edhe në një restorant në periferi të Gjakovës ekipet e KEDS-it konfirmuan se kishte ndërhyrje të paautorizuar në njehsor duke e manipuluar atë me magnet.

Ramadani u shpreh se edhe tutje vazhdojnë të kenë telashe me konsumatorë veçanërisht komerciale të cilët keqpërdorin energjinë elektrike.

Ai theksoi se si kompani do të bëjnë përpjekjet maksimale deri në parandalimin e tërësishëm të kësaj dukurie.

“Përkundër krizës aktuale energjetike me të cilën po ballafaqohet vendit, fatkeqësisht ne vazhdojmë të kemi konsumator në veçanti prej atyre komercial, pra biznesor të cilët vazhdojnë ta keqpërdorin energjinë elektrike, pra të vjedhin shërbime të cilat në këtë rast do të duhej t’i paguanin dhe sigurisht ndaj tyre ne jemi duke ndërmarrë veprime konkrete bashkërisht dhe me Policinë e Kosovës në mënyrë që këto raste njëherë e mirë të parandalohen dhe sigurisht të mos vazhdojnë tutje. Përgjatë viteve të fundit KEDS ka bërë përpjekje maksimale që personave të tillë të dalin para drejtësisë dhe sigurisht raste të tilla të mos vazhdojnë. Për çdo vit KEDS i ka mbi 5 mijë raste të cilat i procedon në gjykatë për trajtim të mëtutjeshëm… ne do të vazhdojmë me aksione të tilla sikurse kemi vazhduar deri më tani dhe nuk do të ndalemi deri në parandalimin e tërësishëm të kësaj dukurie dhe deri në parandalimin të konsumatorit të fundit që bënë keqpërdorimin apo vjedhjen e energjisë elektrike”, tha Ramadani.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) është duke zhvilluar tash e sa kohë aksione të tilla nëpër të gjitha komunat e Kosovës tek konsumatorët ku dyshohet se po bëhet keqpërdorim i energjisë elektrike.

Kërkohet paraburgim ndaj një personi, mashtroi mbi 100 qytetarë duke u premtuar viza

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj Sh.C., i dyshuar se ka kryer veprën penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.

Siç ka njoftuar Prokuroria, Sh.C. nga data 12 shtator i vitit 2019 e deri në shtator të vitit 2021, në agjencinë “BCD Travel” në bashkëkryerje me disa persona tjerë, ka mashtruar 120 persona, duke u premtuar viza pune në këmbim të parave.

Mendohet se dëmi që u është shkaktuar është mbi 500 mijë euro.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material. Është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500.000 euro”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

0

Komuna e Prishtinës i ka liruar nga pagesa e transportit publik ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pas takimit që patën ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, shkruan ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

FBI nuk kap dot hajdutin që vodhi 11 banka, kërkon ndihmë nga qytetarët

0

Me një maskë të thjeshtë kirurgjikale nën hundë dhe asnjë përpjekje tjetër për të fshehur identitetin e tij, një grabitës bankash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka vënë në hall autoritetet amerikane.

FBI po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e personit të konsideruar përgjegjës për 11 grabitje në Massachusetts, New Hampshire, Connecticut dhe Vermont.

“I pagëzuar si banditi i rrugës 91”, pasi kreu grabitjet e para në qyteza më të vogla, ai nisi të vidhte edhe banka përgjatë korridorit I-91, që shtrihet 290 milje nga veriu në jug nga Connecticut në Vermont.

FBI thotë se grabitjet janë kryer nën kërcënimin e armës dhe individi i shumëkërkuar, konsiderohet i rrezikshëm.

“Ka grabitur 11 banka deri tani, ka kërcënuar njerëzit me armë zjarri dhe ka tentuar të ketë akses në kasafortat e bankave”, thuhet në deklaratë.

Grabitjet kanë nisur në 9 shtator e vazhduan deri në fund të janarit. Byroja federale e hetimit tha se në interes të publikut, kushdo që ka informacion mbi këtë person, duhet të kontaktojë menjëherë me të.

“Duhet t’i japim fund ‘zbavitjes’ së këtij njeriu përpara se dikush të lëndohet vërtet”, ishte komenti i saj.

Fotoekspozitë me thirrje për të rinjtë që mos ta braktisin Kosovën

0

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, nëpërmjet fotoekspozitës “Përjetësisht në memorien shqiptare”, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ka kujtuar 32 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i kësaj shoqate, Jahja Lluka, për Telegrafin tha se qëllimi i kësaj fotoekspozite është që ta ngritë vetëdijen për mos ikjen e të rinjëve nga Kosova – e po ashtu të mos harrohet edhe historia e shqiptarëve të Kosovës.

“Qëllimi i kësaj ekspozite mundet të thuhet me dy fjalë “Përjetësisht në memorien tonë”, që të mos ta harrojmë të kaluarën e cila për popullin shqiptar ka qenë shumë tragjike. Me qindra e mijëra njerëz të larguar në bazë të projekteve serbe dhe ne kemi bërë përpjekje që t’iu shpjegojmë njerëzve që qëllimi kryesor i serbisë është që Kosova të mbetet pa shqiptarët ”, deklaroi Lluka.

Lluka shtoi se shoqata të cilën ai e drejton ka organizuar 660 tubime kundër ikjes së të rinjve nga Kosova.

“Ne kemi themeluar lëvizjen kundër ikjes. Po ashtu kemi organizuar 660 tubime nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës për t’iu shpjegu njerëzve që duhet të qëndrohet në Kosovë”, tha Lluka.

Anëtari i kësaj shoqate Mulla Xhevat Kryeziut, tha se kjo fotoekspozitë e tregon më së miri tmerret dhe persekutimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Kjo ekspozitë më së miri e tregon gjendjen faktike historike, vuajtjet dhe persekutimet dhe ato tmerre që i ka bërë Serbia, mund të shihen këtu. Unë jam pjesë e kësaj shoqate dhe kemi punuar e po ashtu edhe jemi angazhuar për ta ndalë shpërnguljen. Por presioni i Serbisë ka bërë që shqiptarët të largohen nga trojet e veta”, theksoi mulla Kryeziu.

E Mulla Xhevati kishte edhe një mesazh, të cilin dëshironte ta përcillte tek të gjithë ata që e shikojnë këtë fotoekspozitë.

“Mesazhi im le të jetë, që unë apeloj te rinia shqiptare ta duan atdheun e vet, të mos shpërngulen sepse Kosova ka resurse që të mbesim gjallë këtu dhe për tu bërë Zvicër apo Gjermani. Këtu e kemi të ardhmen këtu e kemi mirësinë, këtu e kemi kombin dhe këtu duhet të shërbejmë dhe të kontribuojmë”, u shpreh Kryeziu.

Kurse Igballe Vokshi pjesëmarrëse në këtë fotoekspozitë, thotë që në ato foto të ekspozuara e gjen veten, duke ia kujtuar peripecitë e kaluara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“ Kjo është një histori e shqiptarëve për të cilën qëllimi i armikut ka qenë të t’i përjashtojë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Koha po kalon por ka raste të cilat duken shumë të reja në memorien tonë. Ne vet i kemi përjetuar këto momente kur na kanë dëbuar. Unë e gjej veten këtu në këtë foto. Kjo është foto që personalisht nuk jam këtu por e kam përjetu këtë ngjarje këtu në stacionin e trenit në Prishtinë. Ku për kohë të gjatë kemi pritur për me hip në tren dhe me na dëbu nga Kosova”, përfundoi Vokshi.

Prokuroria aktivizohet pas deklaratës së Duda Baljes e cila tha se një grua u dhunua nga një polic

0

Të shtunën në emisionin Oxygen në Klan Kosova deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Balje tha se gruaja në fjalë e njeh dhunuesin.

Ajo tha se sipas deklaratave të viktimës dhunuesi punon në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë.

“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë”.

“E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”.

E kjo deklaratë e ka aktivizuar Prokurorinë Speciale.

Prokurorja Drita Hajdari, tha për Klankosova.tv se janë duke i grumbulluar informacionet lidhur me rastin.

“Jemi në kontakt me deputeten për të siguruar prej saj informacionin e nevojshëm për hapjen e rastit”.

Hajdari theksoi se Balje ishte dashur ta raportonte rastin në Prokurori dhe Polici,

“Jam e habitur. Ajo është dashur që rastin ta raportojë në Prokurori dhe Polici dhe jo ta trajtojë një rast të tillë të ndjeshëm në një emision zbavitës”.

Në mars, Gjermania do t’i japë fund shumicës së masave të vendosura për shkak të Covid-19

0

Gjermania do t’i japë fund shumicës së kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë e coronavirusit që nga marsi, sipas një projekt-plani zyrtar të parë nga AFP të hënën, pasi shkalla e infeksioneve të reja ka shënuar rënie.

Si hap i parë, kufizimet e kontaktit do të lehtësohen duke lejuar njerëzit që të takohen privatisht, ndërsa qasja në dyqane do të jetë e hapur për të gjithë pa kontrolle nëse individët janë vaksinuar apo testuar.

Kështu, që nga data 4 mars, qasja në restorante do të jetë e hapur edhe për personat e pavaksinuar nëse do të kenë një test negativ.

Në hapin e fundit, “kufizimet e gjera të jetës sociale, kulturore dhe ekonomike duhet të hiqen gradualisht deri në fillimin e pranverës më 20 mars 2022”, thuhet në draft dokumentin që do të miratohet nga krerët federalë dhe shtetërorë të mërkurën.

Pas kësaj date, ekonomia kryesore e Evropës do të mbështetej në “masat bazë të mbrojtjes” duke përfshirë “veçanërisht mbajtjen e maskave mjekësore” në publik.

Rregullat që kërkojnë që punëdhënësit të lejojnë stafin të punojë nga shtëpia nëse është e mundur, gjithashtu do të hiqen në atë kohë.

Për disa javë, Gjermania ka kufizuar hyrjen në bare dhe restorante për njerëzit që kanë marrë një vaksinë përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit ose që janë testuar në krye të vaksinimit ose shërimit të plotë.

Kufizimet e kontaktit janë gjithashtu në vend duke lejuar mbajtjen e tubimeve private për 10 persona, ose dy familje nëse është i pranishëm një person i pavaksinuar.

Kancelari Olaf Scholz do të takohet me krerët e 16 shteteve të Gjermanisë të mërkurën për të rënë dakord për hapat e ardhshëm në trajtimin e pandemisë.

Vetëm të hënën, Gjermania raportoi 76,465 infeksione të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 42 vdekje në javën e dytë me radhë, gjë që kanë treguar për një ritëm në rënie.

Shtete të Gjermanisë, të cilat kanë autonomi të konsiderueshme në zbatimin e kufizimeve nga mbajtja e maskave në transportin publik deri në shkollimin në shtëpi, tashmë kanë filluar të lehtësojnë gradualisht kufizimet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort