Home Blog Page 3483

Sulmohen fizikisht tre persona në Prizren në mesin e tyre një femër, arrestohet një i dyshuar

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit të rëndë trupor që kanë ndodhur dje në Prizren.

Sipas raportit të policisë thuhet se në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në rastin tjetër viktima të sulmit fizik ishin një femër dhe një mashkull të cilët kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Paralajmërojnë ekspertët: Ky trend i ri i TikTokut po dëmton shëndetin mendor

0

Përdoruesit e TikTok po paralajmërohen të shmangin përpjekjet e një tendence të re të rrezikshme që mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor.

Ky trend ka të bëjë me atë që njihet si “peshkimi i mukusit” dhe ekspertët po paralajmëruar se trendi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e syve dhe mirëqenien mendore.

Ndonëse mund të duket si një trend i ri, ai mund të shkaktojë infeksion, shkruan The Sun.

Shumica e njerëzve që përdorin një syth pambuku, pelhure ose gishtat e tyre për të nxjerrë vargjet e mukusit që mund të formohen në syrin tuaj, të njohur si peshkim, duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.

Dr. Anthony Youn, më parë paralajmëroi njerëzit kundër trendit viral, duke u bërë thirrje që të mos e praktikojnë.

“Unë rekomandoj shumë të mos e provoni këtë pasi sa më shumë mukozë të hiqni nga sytë tuaj, aq më shumë ajo rishfaqet. Kjo mund të shkaktojë acarim e parehati, është më mirë të lini mukozën dhe të këshilloheni me mjekun”, u shpreh ai.

E derisa është e qartë se kjo mund të irritojë sytë tuaj, një psikolog thotë se ka ndikim edhe në shëndetin mendor, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori klinik në Vyas Lee Practice, Jordan Vyas-Lee tha se sindroma e peshkimit të mukusit ka të ngjarë të sjellë një çrregullim të sjelljes përsëritëse të fokusuar në trup.

“Çrregullimet e zakonit si sindroma “Mucus Fishing” kanë një sjellje të përsëritur në thelbin e tyre. Ky kompulsivitet i dukshëm i sjelljes është karakteristikë e përbashkët me OCD. Por. çrregullimet e zakonit rregullohen kryesisht nga pjesët e trurit që merren me sjelljen e automatizuar në mungesë të të menduarit ose ankthit”, u shpreh ai

“14 mijë të vdekurit po na shikojnë nga qielli, kërcënohemi nga një sulm i madh”- adresimi i presidentit të Ukrainës ndaj kombit

0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook drejtuar popullit se “16 shkurti do të jetë dita e sulmit” të Rusisë ndaj vendit të tyre.

Deklarata e tillë e presidentit ishte befasuese pasi ai nuk tregoi burimin e informacionit.

“Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak”, thotë Zelenskiy.

“Ne jemi të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave”, thotë ai.

“Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë””, përfundoi fjalën e tij i pari i Ukrainës.

Bajqinovci insiston: Buka në Kosovë nuk është shtrenjtuar, unë e blej 35-40 cent

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka folur në lidhje me 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.

Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.

Ai u shpreh se buka nuk është 50 cent, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 cent.

“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 cent. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Rusia i nisë edhe 14 batalione drejt kufirit të Ukrainës

0

Rusia po dërgon mijëra trupa të tjerë në kufi me Ukrainën, shenjë kjo se Vladimir Putin, mund të zgjas krizën atje për javë të tëra.

Zyrtarët britanikë vlerësojnë se 14 batalione të tjera ruse po shkojnë drejt Ukrainës, secili prej tyre numëron rreth 800 trupa, derisa 100 batalione janë grumbulluar tashmë në kufi, dhe konsiderohet forcë e mjaftueshme për të nisur pushtimin.

Lexo Edhe:
Kryeministri britanik Boris Johnson, paralajmëroi se situata ishte bërë “shumë, shumë e rrezikshme”.

Ministrat besojnë se presidenti rus nuk ka dhënë ende urdhrin për të sulmuar Ukrainën dhe mund të mos e bëjë kurrë këtë. Por rritja e vazhdueshme e forcave në mbi 150 mijë ushtarë rusë, e shtyu Johnson që të ndërpresë një udhëtim në Cumbria për të thirrur një takim urgjent për të martën.

Britania beson se Rusia ka angazhuar rreth 60% të forcave të saj tokësore dhe dyfishoi fuqinë e saj ajrore, por mendon se Putin mund ta zgjasë krizën me javë ose edhe më gjatë.

Ndërkohë Rusia gjithmonë e ka mohuar se ka ndërmend të pushtojë Ukrainën.

Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, do të vizitojë Moskën të martën, megjithëse nuk pritet ndonjë përparim diplomatik, marrë parasysh kërkesat e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO’s dhe trupat perëndimore të tërhiqen nga Europa Lindore.

Javën e kaluar, SHBA tha se pushtimi mund të nis këtë të mërkurë më 16 shkurt, ditë të cilën presidenti ukrainas e deklaroi “Ditë të Unitetit Kombëtar”.

Mbi 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 10,800.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,076 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Digjet një qendër tregtare në Ferizaj, zjarrfikësit qëndruan aty deri në mëngjes

0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit, objekti i supermarketit “Viva Fresh Store” është djegur pothuajse i tëri. nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar marketin në Ferizaj. Megjithatë, dëmet që shkaktoi zjarri, janë shumë të mëdha. Gjithçka që ka pasur brenda objektit të marketit, është bërë shkrumb e hi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Express se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.

Veseli ka konfirmuar se nga shpërthimi i zjarrit në Ferizaj nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë goxha e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

“Rasti është cilësuar si “Incident zjarri”. Hetimet janë duke vazhduar, sot do të dalin ekipet tjera për të kryer hetimet rreth shkaqeve të zjarrit”, ka deklaruar Veseli.

Mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të ngrohtë.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se të mërkurën ka mundësi që vende-vende të ketë reshje shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-15 dragë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes”, ka bërë të ditur IHK./

Gjermani: Përplasen dy trena, vdes një person dhe lëndohen 40 të tjerë

0

Një i vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i deritanishëm i një aksidenti mes dy trenave që ka ndodhur pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në Munchen të Gjermanisë.

Sipas raportimit të mediave gjermane disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda.

Dyshohet se njëri nga drejtuesit e trenit është bllokuar në vendngjarje.

Policia e konfirmoi incidentin.

Zyrtarët thanë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes derisa rruga është mbyllur plotësisht.

Mielli s’shtrenjtohet pas tarifave të reja, çmimi diktohet nga rrethana tjera

0

Vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndryshim tarifash nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve të miellit në treg.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, tha se subvencionimi i rrymës për industrinë e grurit ka bërë që Shoqata të tërhiqet nga paralajmërimet për shtrenjtimin e miellit.

“Ne mund të themi me bindje të thellë dhe sa i përket energjisë elektrike nuk ka ndikim në përpunimin e grurit dhe kjo nuk do të ndikojë në çmimin e miellit”, tha Zejnullahu.

Bazuar në statistikat e Doganës, Kosova ka importuar mbi 274 milionë euro grurë brenda dy vjetëve të fundit.

Mbi bazën e kësaj vartësie të importit, kryetari i Shoqatës së Mullisëve nuk e përjashton mundësinë e rritjes së çmimit të miellit kur ndryshojnë tregjet ndërkombëtare.

“Nëse ndodh diçka në tregjet ndërkombëtare kishte me qenë diçka tjetër”, tha Zejnullahu.

Por, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmend një rrethanë tjetër nga e cila mund të diktohet çmimi i miellit.

“Nëse do të përballen edhe me një krizë energjetike, ku janë të detyruar që të furnizohen me energji nga gjeneratorët, kjo gjendje jo vetëm që do të rrisë shpenzimet dhe koston e produkteve, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës. Prandaj, kërkojmë nga institucionet vendore që të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendorë dhe të ofrojnë zgjidhje që në të ardhmen sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike”, tha Panxha.

Ndryshe nga konsumatorët familjarë, sektori i bizneseve nuk do të përfshihet në ndryshimet e reja tarifore për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kwh të energjisë elektrike. Për këtë Qeveria ka ndarë 100 milionë euro për subvencionimin.

Subvencionimin e rrymës për bizneset Qeveria e ka arsyetuar me ruajtjen e vendeve të punës dhe me mosngritjen potenciale të çmimeve.

Por, gjatë muajve të fundit ka pasur inflacion në treg për shkak të ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare, ku Kosova importon shumicën e produkteve ushqimore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort