Home Blog Page 3482

Produktet farmaceutike në lumenj kërcënojnë shëndetin global

0

Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.

Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti në ambient.

Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.

Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë.

Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur.

Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.

Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.

Në përgjithësi, më shumë se një çerek i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë.

Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.

Zonat më të ndotura kanë qenë ato të shteteve më të ardhura të ulëta./REL/

Ja pse duhet të konsumoni ujë me limon

0

Mënyra se si e nisim ditën tonë është mjaft e rëndësishme për mënyrën se si vazhdon dita jonë. Trupi ynë është i përbërë nga organe dhe inde, të cilat zgjohen të dehidratuara dhe në nevojë të dëshpëruar për ujë, në mënyrë që të largojnë toksinat dhe të ripërtërijnë qelizat tona. Për ta bërë këtë gjë, nuk duhet të shohim përtej një gote me ujë të ngrohtë dhe limon për ta nisur ditën në mënyrën e duhur.

Receta e përgatitjes është e thjeshtë. Shtrydhni një gjysmë kokrre limoni në një gotë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona. Përgjatë pjesës tjetër të ditës mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, ose të ftohtë, sipas preferencave tuaja.

Shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm ujë përgjatë ditës dhe uji është i rëndësishëm, pasi përbën 60% të peshës sonë trupore. Shtimi i limonit në ujë do të thotë marrje edhe e vitaminës C, hekurit, kalciumit, kaliumit dhe fibrave të pektinës. Për të mos harruar janë edhe përbërësit antibakterialë, të cilët ndihmojnë në mbajtjen të shëndetshme të organizmit.

Shumë njerëz e përdorin ujin me limon edhe si një zëvendësues të kafesë, ndaj, nëse po përpiqesh t’i largohesh sadopak kafeinës, uji i ngrohtë me limon mund të të ndihmojë në këtë proces. Më poshtë do të lexoni 20 arsyet se pse duhet të pini rregullisht ujë me limon përgjatë ditës:

Reduktohet risku për infarkt në zemër, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Pastron lëkurën dhe redukton shenjat e plakjes, duke përfshirë edhe eliminimin e rrudhave.

Vepron si detoksifikues dhe sipas një studimi, uji me limon ka aftësinë të kryejë gjithë funksionet e mëlçisë.

Përmirëson humorin dhe ekuilibron emocionet.

Balancon nivelet e pH-it në trup.

Përmirëson shenjat e inflamacionit dhe vepron si një reduktues i dhimbjes së lehtë.

Ndihmon në shërimin nga dhimbja e kokës.

Lehtëson diskomfortin si pasojë e konstipacionit (kapsllëkut).

Shton oreksin dhe kontribuon në shtimin në peshë, në rast se jeni nënpeshë.

Përmirëson aromën e frymës suaj.

Qetëson dhe rregullon aparatin respirator.

Lehtëson infeksionet e traktit urinar.

Parandalon dehidratimin dhe lodhjen e veshkave.

Rregullon metabolizmin tuaj.

Parandalon lodhjen e trurit në punë, apo në shkollë.

Forcon sistemin tuaj imun.

Redukton prodhimin e mukusit në rrugët e ajrit.

Pastron organet e brendshme dhe i ndihmon ato të funksionojnë në mënyrë optimal.

Nxit funksionimin normal të aparatit tretës.

Ju ndihmon në arritjen e një shëndeti të mirë në tërësi.

Një polic aktualisht paguhet 392 euro, Sindikata e PK-së e quan të papranueshëm dhe diskriminues Projektligjin e Pagave

0

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është duke raportuar sot në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë.

Zeqiri ka thënë se për ta është i papranueshëm Projektligji i Pagave i cili u është ofruar.

“Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka shtuar se kjo është diskriminuese për Policinë e Kosovës, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro.

“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”, u shpreh Zeqiri.

Kryetari i Sindikatës së PK-së, më tej ka thënë se shqetësim i madh për Policinë e Kosovës mbetet edhe sigurimi shëndetësor, i cili është folur tash e sa vite, shkruan Telegrafi.

“Institucioni i vetëm i sigurisë në vend pa sigurim shëndetësorë. Kemi kërkuar që Projektligji për sigurim shëndetësorë të hyjë në agjendë, por siç duket nuk është në rend”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se aktualisht Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 119 punonjës, përfshirë edhe pjesën e stafit civil dhe zyrtarë të uniformum.

“Prej themelimit të Policisë së Kosovës kemi 21 zyrtarë policor të vrarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi 300 zyrtarë policor që kanë vdekur në detyrë, 426 zyrtarë policor të lënduar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, 237 zyrtarë policor që janë sëmur gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe 528 raste me sëmundje të veçanta”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se prej fillimit të pandemisë 25 zyrtarë policor kanë humbur jetën nga pandemia dhe rreth 2,500 zyrtarë janë infektuar. Ai shtoi se prej themelimit të Policisë së Kosovës, 1,108 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje vullnetare.

“Këto shifra janë tregues i sfidave të zyrtarëve policor gjatë këtyre viteve dhe mendojmë që policia duhet të ketë trajtim më të dinjitetshëm”, tha Zeqiri. /Telegrafi/

Kush i kontrollon kamerat e vendosura në disa lokacione në veri të Kosovës?

0

Në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çdo lëvizje monitorohet nga dhjetëra kamera të sigurisë, të cilat janë të vendosura në disa lokacione të ndryshme. Asnjë nga këto kamera nuk kontrollohen nga institucionet e Kosovës.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi i vetmi institucion i cili është i përcaktuar me ligj që të ketë kontroll dhe mbikëqyrje në kamerat e sigurisë është Policia e Kosovës.

Kjo vlen edhe në rastet kur vetë komunat vendosin sistemin e kamerave të sigurisë.

Në disa lokacione në veri të Kosovës, kamerat e vendosura janë të vendosura në objekte e shtylla elektrike.

Policia e Kosovës thotë se nuk e ka kontrollin e atyre kamerave ndërsa KALLXO.com ka ndarë me ta dhjetëra fotografi me lokacione të ndryshme në të cilat janë vendosur kamerat e sigurisë.

KALLXO.com për disa ditë radhazi ka udhëtuar drejt këtyre komunave me shumicë serbe, më saktësisht në, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë Veriore, ku edhe janë identifikuar lokacionet ku janë vendosur kamerat e sigurisë.

Në Mitrovicën Veriore, në afërsi të stacionit të autobusëve, në dy qoshet e një objekti janë të vendosura dy kamera të sigurisë që filmojnë rrugët publike dhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve të cilët kalojnë në atë pjesë.Në Komunën e Zveçanit në hyrje është e vendosur një kamerë me lëvizje 360 shkallë në një shtyllë elektrike.

Kamerat në rrugën drejt Zveçanit, Foto: KALLXO.com
Një kamerë e ngjashme është parë edhe në qendër të kësaj komune por edhe në disa pika të tjera të cilat marrin pamje të gjerë të qarkullimit në atë pjesë.

Kamerat në rrugën drejt Zveçanit, Foto: KALLXO.com
Kamerat janë të një modeli të njëjtë ndërsa nuk kontrollohen në asnjë moment nga institucionet e Kosovës.

Suharekë: Hajnat i hynë në shtëpi, i vodhën ari e para

0

Një person në Suharekë ka raportuar mbrëmë në polici se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një ore dore.

Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

Çmimet e derivateve pritët të “fluturojnë” në Kosovë

0

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj këto ditë kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit në Kosovë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, kjo rritje është si pasojë e reduktimit të prodhimit te naftës në tregjet botërore. Ai tha se rritje pritet të ketë sërish dhe se askush nuk di se kur do të ndalet hovi i tyre. E si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit, ndërsa ka paralajmërime se rritje do të ketë edhe për artikuj të tjerë, përfshirë edhe ata bazikë.

Çmimet e derivateve të naftës pritet të kenë rritje ekstreme, për shkak rritjes së këtyre çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili bëri të ditur se shumë shpejt çmimi pritet të shkojë deri në 1euro e 60 centë, dhe sipas tij, nuk dihet se ku do të ndalet.

“Çmimet janë të shtrenjta për standardin tonë por kjo nuk varet nga ne. Unë po e shoh trendin që kemi rritje ekstreme të derivateve të naftës. Sipas trendit që po vazhdon, nuk do të dihet kur do të ndalet e a do të ndalet në 1 euro e 60 centë ose më tepër. Kjo është duke ndodhur në gjithë globin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Berjani tha se rritja në bursë është mbi 20 dollarë për ton. Prandaj sipas tij, rritja është e paevitueshme, sepse kjo është duke ndodhur në të gjitha vendet e tjera.

E si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit, është rritur edhe çmimi i biletave të autobusit. Kështu ka njoftuar Kompania “Sharr Travel”, e cila mbanë linjën Prishtinë – Gjakovë. Nga katër euro sa ishte deri më tani, çmimi i biletës në këtë relacion është bërë pesë euro.

“Të nderuar klientë, bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë – Gjakovë është 5 €. Sharr”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rritje të çmimit të biletave të autobusit u raportua edhe për linjën Mitrovicë- Prishtinë.

Ndërkohë Radio Kosova ka kontaktuar edhe me kompaninë private të taksive “SHOFERI IM”, të cilët thanë se kanë bërë kërkesë për rritje dhe se po presin një vendim të komunës për të rritur çmimin e startit, i cili aktualisht është 1 euro e 50 cent. Menaxheri i kësaj kompanie, Gëzim Kajtazi, tha se do të ketë ndryshime pasi që javën e ardhshme është paralajmëruar edhe një rritje e çmimit të karburanteve.

“Do të këtë ndryshime, konkretisht nuk është vendosur asgjë. Disa prej kompanive kanë thënë se do të bëjnë kërkesë në komunë për të bërë rritjen e startit, pasi që shpenzimet e naftës janë rritur jashtë mase dhe po flitet se do të bëhet 1.60 euro litra e naftës, por prapëseprapë duhet pritur vendimi i komunës” tha ai.

Ditëve të fundit është folur edhe për rritje të çmimit të miellit, por më gjithë insistimin tonë për të mësuar më shumë për këtë, kryetari i Shoqatës se Mullisëve, Muhamet Farizi, ka refuzuar të flasë.

Ndërkohë kujtojmë se ditë më parë ZRRE ka vendosur që të rrisë çmimin e energjisë elektrike si dhe kthimin e bllok tarifave për konsumatorët e amvisërisë.

Në orët e mëngjesit, arrestohet 61-vjeçari nga Prizreni për vjedhje të rënda

0

Policia Rajonele e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 15.02.2022, ku rreth orës 07:30, në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari: P.P, 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhërese PED.nr.12/2021, P.nr.303/2020 dhe P.nr.281/2017 për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Vjedhje e rend”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej (një ) 1 viti burgim, thuhet në njoftim

Vedat Gashi kandidon për vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

0

Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan.

Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington, Engel luajti veçanërisht një rol të madh në lobimin për Kosovën.

Ai humbi në 2020 garën brenda partisë përballë një “të panjohuri” duke lënë Kongresin pas më shumë se 30 viteve punë.

Tani është Bowman që do t’i duhet të ruajë postin e tij në Kongres dhe sfiduesi i parë do të jetë një shqiptaro-amerikan.

Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç në 1982.

Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktoën ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.

I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të New York-ut, ai është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.

Zgjedhja e tij në Kongres do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për komunitetin tonë. Do të kishte edhe vlerë të madhe simbolike e emocionale nëse vendin e Eliot Engelit që bëri aq shumë për lirinë e Kosovës ta zinte një shqiptar i lindur në Kosovë.

Nëse ka nismë politike që komuniteti ynë duhet ta mbështesë me të gjitha mjetet është kjo kandidaturë e Vedat Gashit për Kongresin Amerikan, njofton Illyria.

Një punëtor i një pike të karburanteve raporton një kartëmonedhë 500 euro të falsifikuar

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë një punëtorë ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Malishevë për shkak të lëndimeve trupore që i kishte marrë derisa kishte qenë duke punuar në një vendpunishte”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë shkaku i gjendjes së rëndë, viktima është dërguar në QKUK.

“Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë, është dërguar në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin, një i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/

U lëndua në vendin e punës në Malishevë, viktima dërgohet në QKUK shkaku i gjendjes së rëndë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë një punëtorë ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Malishevë për shkak të lëndimeve trupore që i kishte marrë derisa kishte qenë duke punuar në një vendpunishte”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë shkaku i gjendjes së rëndë, viktima është dërguar në QKUK.

“Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë, është dërguar në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin, një i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort