Home Blog Page 3481

Fillon riparimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë

0

Në kuadër të programit të mirëmbajtjes dhe riparimit të rrugëve në Komunën e Malishevës, ka filluar riparimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, e cila është njëra nga rrugët kryesore të qytetit.

Fillimin e punimeve në këtë rrugë, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina.

Nënkryetari Krasniqi, është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë rrugë, pasi është një prej rrugëve më të ngarkuara, sepse është rrugë kryesore dhe shërben për hyrje dalje në qytet, nga pjesa veriore, ndërsa mirëmbajtja e saj është tepër nevojshme, për shkak të rëndësisë që ka rruga.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar, se riparimi i kësaj rruge, bëhet në kuadër të programit komunal për mirëmbajtjen e rrugëve dhe është pjesë e projektit për riparimin e 19 500 metrave rrugë në qytet, përfshi edhe rrugën “Adem Jashari” dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kërkesat për tërheqjen e kursimeve pensionale, Trusti: Ne zbatojmë vendimet që merren nga institucionet

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ditë më parë ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trustit) deri në 30 për qind.

Haxhiu këtë propozim e ka dhënë me arsyetimin se është bërë shtrenjtimi i rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor, shkruan Telegrafi.

“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind”, kishte kërkuar Haxhiu.
Lidhur me këtë, Trusti në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se zbatojnë legjislacionin që nxirret nga institucionet e vendit dhe se ka mandat vetëm për menaxhimin e fondeve.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale të qytetarëve të Kosovës deri në pensionim. Kjo nënkupton zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili nxirret nga institucionet përgjegjëse të vendit. Pra, ne mund të deklarohemi vetëm për çështjet që bien në fushën e veprimit tonë institucional”, tha zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Kujtojmë se tërheqja e 10 për qind e mjeteve ishte garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.
Qeveria me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional kishte paraparë kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro. Aplikimi për tërheqjen e këtyre mjeteve kishte qenë i hapur nga 11 dhjetori 2020 deri më 6 prill 2021.

Nga kjo tërheqje kishin përfituar mbi 425 mijë qytetarë, të cilët kishin tërhequr rreth 200 milionë euro. /Telegrafi/

​Kryesuesi i KGjK-së kërkon ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi

0

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka kërkuar ndryshime urgjente të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Sipas tij, ka vështirësi në trajtimin e rasteve të punës, meqë gjyqtari i këtyre lëndëve është në dilemë se çështje të tilla me cilin ligj të trajtohen.

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ai deklaroi se kaosi më i madh në këto çështje është shkaktuar nga Inspektorati i Punës.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është diskutuar për mos zbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj u shpreh se në këtë ligj duhet të ketë ndërhyrje urgjentisht.

“Në qoftë se kemi ne një çështje pune në gjykatë, gjyqtari është në dilemë se a duhet t’i referohemi Ligjit të punës apo duhet t’i referohemi Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi. Dhe këtu faktikisht paraqitet edhe vet përfundimi i çështjes. Sepse gjykata nëse e kualifikon si çështje pune, definitivisht do të shmanget në tërësi pjesa e vlerësimit të çështjes për diskriminimin sipas këtij ligji. Pasi që në shumicën e rasteve procedurat gjyqësore për çështje të punës janë të lidhura me afate dhe me procedurat e konsultimit të ankesës te institucionet. Unë e konsideroj të rëndësishme që ky ligj të ndryshohet në pjesën e inicimit të proceseve gjyqësore dhe të përcaktojë saktësisht procedurën, kompetencën dhe vlerësimin që duhet të bëjë gjykata për diskriminim”, ka thënë ai.

Nëse vazhdon të jetë i tillë, Zogaj tha se në trajtimin e rasteve civile do të jetë vështirë i zbatueshëm.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje tha se gjyqësori në disa raste po vendos për dënime të ulëta.

“Keni një femër e cila ka pasur kërcënim, kur jeni në dilemë, si jeni duke marrë vendim? Sepse disa herë për neve ka qenë e çuditshme se si ju keni dënuar një person me një dënim shumë të vogël. Për neve si qytetarë të Kosovës, si përfaqësues i popullit ka qenë jo e logjikshme”, ka thënë Balje.

Zogaj tha se nëse një rast i tillë kualifikohet si çështje pune, atëherë do të trajtohet si një procedurë standarde.

Ndërkaq, anëtarja e Komisionit Tinka Kurti ka përmendur 5 mijë ankesat, që sipas Inspektoratit të Punës, janë adresuar për diskriminim.

“Është befasuese që gjykatat sipas raportit, i janë referuar në zero raste këtij ligji. Ndërkohë që ligji është ekzistues dhe tashmë janë disa vite prej kur ka hyrë në fuqi. Ndërkohë, shifrat e tjera të kuptimit të denoncimit janë shumë të mëdha. Inspektorati i Punës thotë se kanë marrë pesë mijë ankesa brenda vitit. Inspektorati i Punës merr pesë mijë ankesa, ndërkohë që gjykatat i referohen me zero raste”, tha ajo.

Derisa ka folur për diskriminimin në punë, Zogaj shtoi se Inspektorati i Punës nuk mund të vendosë për kthim të qytetarëve në punë apo për pagat.

“Unë mendoj që kaosin më të madh në çështjet e punës e ka krijuar pikërisht Inspektorati i Punës. Në muajin prill të vitit të kaluar, Gjykata Supreme i është drejtuar me kërkesë për kontroll të përshtatshmërisë Kushtetueses, për shkak të Inspektoratit të Punës. Për shkak se sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, që mendoj që është një institucion që nuk mund të vlerësohet për nga kompetenca. Inspektorati i Punës e ka tejkaluar juridiksionin e punës që ka. Në vend se të merret me masat e sigurisë në punë, merret me çështjen e adresimit të kërkesës për kthim në punë, e paga, që është çështje e gjykatës. Çfarë do raporti që ka nxjerrë ky mekanizëm, për mua është jokredibil”, ka deklaruar Zogaj.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka folur edhe për rastet e dhunës në familje, ku tha se duhet të ketë ndryshime të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, sipas tij nuk ka mungesë gatishmërie për vendime të duhura dhe meritore në këto raste.

1 mijë e 108 zyrtarë policorë kanë lënë punën, një pjesë e tyre kanë aplikuar për viza

0

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është duke raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë.

Sipas statistikave që i posedon Imer Zeqiri thotë se që nga themelimi i policisë, 1.108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje dhe sipas tij kjo është shqetësuese. Teksa thotë se një pjesë e tyre kanë aplikuar edhe për viza.

“Ka shumë zyrtarë policorë kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur, dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, u shpreh ai, raporton exprees.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se gjithashtu është shqetësuese që stafit civil të policisë sektori privat po ju ofron paga më të larta dhe kjo është njëra nga arsyet pse stafi po e lëshon punën në polici. Qalaj shtoi se kjo ndodh edhe me sektorin e IT-së në polici.

Sa milionë i ka ndarë Serbia këtë vit për Kosovën dhe si shpërndahen ato?

0

Edhe 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe marrëveshjes me Serbinë për shuarjen e strukturave paralele, këto të fundit vazhdojnë të ekzistojnë dhe veprojnë në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999.

Qeveria e Serbisë, nga buxheti i saj për vitin 2022, ka ndarë 96.1 milionë euro për Kosovën.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011 dhe një nga qëllimet e këtyre bisedimeve ka qenë pikërisht shuarja e strukturave paralele, gjegjësisht integrimi i tyre në sistemin e Kosovës.

Një marrëveshje për shuarjen e tyre është arritur në prill të vitit 2013, por zbatimi i saj i plotë në terren lë për të dëshiruar, pasi organet e përkohshme komunale, të financuara nga Beogradi, vazhdojnë të funksionojnë edhe sot e kësaj dite.

Ku shkojnë paratë e Serbisë?
Nga 96.1 milionë euro sa ka ndarë Qeveria e Serbisë për Kosovën këtë vit, pjesën më të madhe e merr Zyra për Kosovën e kësaj qeverie: 68.3 milionë euro.

Shumica e kësaj shume, 46 milionë euro, shkon për, siç thuhet, “përkrahjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në Kosovë”, ndërsa 22.3 milionë euro shkojnë për “përkrahjen e përmirësimit të cilësisë së jetesës së serbëve dhe joshqiptarëve”.

Në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, për “mbështetje të punës së Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, Serbia ndan rreth 26.6 milionë euro.

Rreth 373,700 euro ndahen për “Rrethet Administrative në Kosovë, të krijuara me qëllim të kryerjes së detyrave të administratës shtetërore jashtë selisë së organeve të administratës shtetërore”.

Në kuadër të mjeteve të dedikuara për kabinetin e ministrit pa portofol për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, rreth 237,000 euro shkojnë për planin “për mbështetje të përmirësimit të kapaciteteve inovative” në Kosovë.

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Serbisë është thënë se do të ndajë 87,118 euro për “mbështetje për informimin e qytetarëve në gjuhën serbe” në Kosovë.

Drejtoria për Bashkëpunim me Kishat dhe Bashkësitë Fetare e Serbisë, ndërkaq, i jep 538,135 euro për “mbështetje për klerin dhe manastirin në Kosovë”.

Maliqi: Institucionet me uniforma dhe letra të Kosovës, por me direktiva të Beogradit
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, njëherësh bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, thotë se një pjesë e strukturave paralele të Serbisë janë integruar formalisht në sistemin e Kosovës, porse ato vazhdojnë të jenë problematike.

Sipas tij, këto struktura mund të ndahen në dy grupe: ato që operojnë në sistemin e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës, në njërën anë, dhe ato të sigurisë dhe drejtësisë, në anën tjetër.

Të parat, thotë Maliqi, edhe pse e cenojnë rendin juridik, nuk kanë ndonjë efekt destabilizues. Për të dytat, ai thotë se disa janë integruar formalisht në sistemin e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, por besnikëria e tyre, sipas tij, ka vazhduar ndaj sistemit të Serbisë.

“Strukturat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin, padyshim që janë një element shumë i fortë i brishtësisë së shtetit dhe i mungesës së kontrollit efektiv mbi territorin. Pra, në njëfarë forme, ato e kanë ndaluar procesin e shtrirjes efektive të sovranitetit në të gjithë territorin dhe kjo vërehet, sidomos në momente kritike, kur duhet të bëhet ndonjë arrestim i ndonjë figure më të fuqishme”.

“Aty vërehet që këto institucione – një pjesë e tyre – mund të jenë me uniforma dhe me letra të Kosovës, por ato njëkohësisht paguhen dhe operojnë nën direktivat e politikës së Beogradit”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Mijaçiq: Qeveria e Serbisë investon më së shumti para në Kosovë
Drejtori i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial në Beograd (INTER), Dragisha Mijaçiq, konsideron se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhej të ishte mekanizmi që do t’i institucionalizonte kompetencat e institucioneve paralele serbe në Kosovë, në mënyrë që, siç thotë ai, të dihet saktësisht se si do të financohen dhe funksionojnë ato institucione.

Sipas tij, Asociacioni është mundësia e vetme për t’u integruar organet e përkohshme komunale serbe në sistemin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Serbisë ka investuar 800 milionë euro në Kosovë, në vitet 2020 dhe 2021 – nga 400 milionë për secilin vit. Nuk ekziston askush tjetër që investon aq para në Kosovë sa Qeveria e Serbisë… Megjithatë, problem në të gjithë këtë është mostransparenca”.

“Që në ditët e para të Marrëveshjes së Brukselit [të vitit 2013, midis Kosovës dhe Serbisë], ekziston ideja që të gjitha paratë që Serbia ia jep komunitetit serb në Kosovë – e nesër edhe Asociacionit – të shkojnë në mënyrë transparente përmes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Ministrisë së Financave, ashtu siç shkojnë edhe fondet tjera të donatorëve në Kosovë”, thotë Mijaçiq.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk ka gjetur zbatim në terren.

Cilat fusha do të duhej t’i mbulonte Asociacioni?
Në Marrëveshjen e parë të Brukselit për parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 2013, gjashtë pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për Asociacionin, e cila ka harmonizuar parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe.

Si disa prej qëllimeve përmenden: forcimi i demokracisë lokale; mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale; mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit; mbikëqyrja e plotë në kujdesin shëndetësor parësor dhe dytësor, si dhe social; mbikëqyrja e plotë në koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i shërbimeve për anëtarët e tyre në përputhje me ligjet e Kosovës.

Problemi kryesor për themelimin e Asociacionit ka të bëjë me kompetencat e tij.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës, duke iu referuar këtu nenit 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujve “Të drejtat dhe liritë themelore” dhe “Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

Në atë vendim të Gjykatës Kushtetuese është përcaktuar, po ashtu, se Asociacioni do të themelohet ashtu siç e parasheh Marrëveshja e parë e Brukselit, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës pa përgjigje lidhur me strukturat paralele
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se sa e rrezikojnë strukturat paralele serbe integritetin e vendit, se a ka ndonjë plan Qeveria për shuarjen e këtyre strukturave dhe a e planifikon integrimin eventual të tyre në Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në rast të formimit të tij. Por, deri në publikimin e këtij teksti, Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajaçak, duke iu referuar mundësisë së formimit të Asociacionit, ka deklaruar në një konferencë për media, më 2 shkurt, se “askush nuk dëshiron Republikë Sërpska në Kosovë”, duke iu referuar kështu entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe strukturat paralele serbe në Kosovë.

“Nëse duam t’i japim fund ekzistencës së strukturave paralele [serbe në Kosovë], nëse duam transparencë në rrjedhat financiare, nëse duam rregulla të qarta në veri, këto mund të bëhen të gjitha brenda sistemit kushtetues dhe juridik të Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Autoritetet e Kosovës refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen për Asociacionin, sepse, siç thonë, ajo është e dëmshme dhe do të ndikojë keq në funksionalitetin e vendit. Serbia, në anën tjetër, insiston që kjo marrëveshje të zbatohet ashtu siç është arritur pajtimi në Bruksel, më 2013.

“Asociacioni nuk është zgjidhje pa njohjen e ndërsjellë”
Analisti Agon Maliqi thotë se, tash për tash, nuk e sheh ndonjë rrugëdalje për shuarjen e strukturave dhe institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, pa përfshirë, siç thotë ai, ndonjë element të dhunës dhe të përdorimit të forcës.

Ai thotë se nuk ka parë ndonjë plan konkret të Qeverisë në drejtim të shuarjes së njëanshme të strukturave paralele.

“Çfarëdo lloj shkrirje formale e këtyre institucioneve, brenda çfarëdo lloj strukture, qoftë ai Asociacion [i komunave me shumicë serbe] apo çfarëdo tjetër, sërish do të jetë problematik, veçanërisht në kontekstin ku nuk ka një njohje të Kosovës nga Serbia. Pra, unë nuk e shoh të mundshme që të vazhdojnë të formalizohen strukturat joformale dhe njëkohësisht ato ta përdorin atë pozitë formale për ta sabotuar shtetësinë e Kosovës”.

“Nuk e shoh efektiv integrimin e tyre në kontekstin ku Serbia nuk na njeh. Kështu që, besoj që edhe ky proces i integrimit varet në fund prej marrëveshjes përfundimtare [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]”, vlerëson Maliqi.

“Kur nuk do të ketë zgjedhje, pritet të ketë marrëveshje”
Dragisha Mijaçiq, i cili më 3 shkurt ka qenë në takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd, thotë se nuk mund të japë detaje nga ai takim, por shpreh besimin se dialogu në nivel të lartë politik do të intensifikohet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në Serbi.

“Kemi një periudhë kur pritet stabiliteti i Qeverisë në Prishtinë dhe i asaj në Beograd. Nuk do të ketë më pas zgjedhje për një periudhë të caktuar. Në atë periudhë, kur nuk do të ketë zgjedhje, pritet një marrëveshje politike për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Mijaçiq.

Postet e dyfishta
Në krye të të ashtuquajturave organe të përkohshme vetëqeverisëse serbe shpeshherë janë njerëzit e njëjtë që drejtojnë edhe komunat sipas sistemit të Kosovës.

Për shembull, kryetari i Komunës së Leposaviqit, sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë, është Zoran Todiq nga Lista Serbe, parti kjo kryesore e serbëve të Kosovës, e formuar në vitin 2013, me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe të presidentit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Lista Serbe është në krye të të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe ka dhjetë vende të garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë të ashtuquajturat “qarqe administrative” të Serbisë, të cilat veprojnë dhe mbulojnë një zonë të caktuar.

Për shembull, Qarku i Mitrovicës përfshin komunat e Mitrovicës, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, Skënderajt dhe Vushtrrisë.

Aktualisht, në krye të këtij qarku është Vuçina Jankoviq, ish-kryetar i Komunës së Zveçanit, sipas sistemit të Kosovës.

Ka po ashtu institucione arsimore dhe shëndetësore, të cilat nuk kanë pika kontakti me sistemin e Kosovës, gjegjësisht funksionojnë vetëm sipas sistemit serb.

“Ligji për pagat”, Kryeministrit Albin Kurti do t`i rritet rroga për hiç më pak se 780 euro

0

Në shkurtin e vitit 2020, vetëm pak ditë pasi Kurti ishte bërë Kryeministër për herë të parë, me shumë krenari e kishte prezantuar vendimin, përmes së cilit ai po e shfuqizonte vendimin e paraardhësit të tij.

Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga nga 2,950 në 1,500 euro.

Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.

Gazeta Blic ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij projektligji, i cili së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Kurti.

Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19.

Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por ajo do të jetë 120.

Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.

Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.

Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.

Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Projektligji i ri i pagave po kundërshtohet fuqishëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe ajo e Policisë së Kosovës.

Ishte ish- kryeministri Haradinaj ai i cili më 2017 i kishte dyfishuar pagën vetes si dhe kabinetit të tij.

Deri atë kohë paga e Kryeministrit ishte rreth 1500 euro, për t’u rritur në 2950 euro.

Sipas atij vendimi, paga e zëvendëskryeministrit ishte 2500 euro ndërsa e ministrave 2000 euro.

Ky vendim kishte nxitur reagime të shumta, duke e kritikuar ashpër Haradinajn për rritje të pagës për veten dhe ministrat e tij.

Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte nxjerrë edhe Ligjin për Paga, i cili më pas u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas këtij ligji parashihej edhe nivelizimi i pagave.

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës, rrokulliset vetura

0

Sot rreth orës 11:50 ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretishtë në afërsi të hyrjes së qytetit të Malishevës.

Në pamjet të dërguara në redaksi të Televizionit të Prizrenit mund të shihet si vetura është rrotulluar nga ky vetaksident.  Sipas informatave nuk ka të lënduar.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

14 Vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës – Kjo është agjenda e aktiviteteve të Komunës së Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se, për nder të 17 Shkurtit, 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të organizojë aktivitete të ndryshme, raporton TV Prizreni.

Agjenda e aktiviteteve që do të organizohen në Prizren :

 

Përgatitja për luftën e tretë botërore: Si të veproni nëse ka shpërthime bërthamore

0

Teksa tensionet në mes të Rusisë dhe Ukrainës janë në prag të eskalimit, duke nxitur frikën për luftë që mund të shpërthejë në luftën e tretë botërore, njerëzit kanë nisur të shtrojnë pyetjet se si duhet të veprohet në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Shumë shtete perëndimore kanë bërë thirrje për largim të shtetasve të tyre nga Ukraina pasi sulmet nga Rusia priten dita ditës. Rusia tashmë ka mbledhur mbi 100 mijë trupa afër Ukrainës, ndërsa raportohet se janë përgatitur edhe armatimet e rënda.

Në rast se kjo ndodhë, ekspertët kanë dhënë këshilla se çka duhet të veprojnë njerëzit në kohën e shpërthimit të një lufte të tretë bërthamore.

Çka duhet të bëhet para shpërthimit bërthamor?

Nëse një shpërthim bërthamor është në plan, ai do të ndodhë pa paralajmërim të gjatë. Andaj përgatitja është e domosdoshme nëse nis lufta. Ekspertët kanë rekomanduar të ndiqen udhëzimet si më poshtë për të mbrojtur veten, familjen dhe shtëpinë.

Pakoja emergjente – në të përfshini ushqime që s’prishen, ujë, radio, bateri. Përgatiteni një pako të tillë edhe për punë dhe një që mund ta mbani edhe në veturë nëse ju bëhet thirrje për evakuim.
Plani emergjent familjar – familja mund të mos jetë bashkë kur ndodhë goditja fatale, andaj është me rëndësi të dihet se si të kontaktoni me njëri-tjetrin dhe çfarë të bëni në rast emergjent.
Mësoni nga autoritetet nëse ndonjë objekt është dizajnuar për strehim të përgjithshëm e nëse jo, bëni listën tuaj të strehimit. Rekomandohen bodrumet.
Çfarë të përfshini në pakon emergjente?

Ujë
Ushqime në kënaçe
Pajisje mjekësore
Gjalpë kikiriku
Multivitaminat
Alkool, pajisje mjekësore, ilaçe anti-dhimbje
Qumësht i tharë
Oriz, fasule, miell, bizele, sheqer, mjaltë
Vaj
Peceta higjienike
Drita – bateri
Fikës zjarri
Letër
Çfarë të bëni gjatë shpërthimit bërthamor?

Dëgjoni informatat zyrtare online, në radio apo TV dhe ndiqni instruksionet nga personali adekuat.
Nëse vjen alarmi për sulm, mbulohuni sa më shpejt, mundësisht edhe nën tokë, dhe rrini deri të dalin instruksionet e reja.
Gjeni ndërtesën më të afërt, mundësisht me tulla e beton dhe futuni brenda për të shmangur çdo material radioaktiv.
Përgatituni të qëndroni të paktën 24 orë aty.
Çka të bëni nëse shpërthimi ju zë në hapësirë të jashtme?

Mos e shikoni dritën e madhe – mund t’ju verbërojë
Merrni mbuloja që mund t’iu ofrojnë mbrojtje
Shtrihuni edhe në tokë, mbulojeni kokën. Shpërthimi dëgjohet para se të vijë vala e ndotjes
Pastrohuni menjëherë sapo të mundeni për të shmangur materialin e mundshëm radioaktiv
Çfarë të bëni pas sulmit?

Në kohërat e luftërave të mëhershme, paralajmërimi ishte dhënë gjithmonë. Kjo do të ndodhë, po që se shtohet rreziku në masë për sulm bërthamor. Me shtimin e rrjeteve sociale lajmërimi pritet të jetë edhe më efikas e më i shpejtë. Por rënia mund të ndodhë në të gjitha anët dhe gjithçka mund të bie nga sistemi në 24 orët e para.
Duhet të vazhdoni të dëgjoni radion apo të shikoni për lajme kudo që mundeni, për të shmangur vende të caktuara.
Rrini larg zonave të dëmtuara apo atyre që mund të përmbajnë materiale radioaktive.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

BBC: Rusia nis tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën

0

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se do të tërheqë një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën.

Vendimi ka ardhur sipas autoriteteve ruse pasi forcat e ushtrisë kanë përmbushur stërvitjet që vijonin prej disa javësh.

Siç raporton BBC, Rusia ka theksuar megjithatë se një pjesë e trupave do të vijojnë të qendrojnë në kufirin me Ukrainën, sërish nën justifikimin se vijojnë stërvitjet.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi. /Reporteri.net

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort