Home Blog Page 3480

Dyshohet për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

0

Policia ka pranuar një telefonatë anonime se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, është vendosur mjet shpërthyes.

Informata është pranuar në ora 15:00, derisa Policia i tha KOHËS se janë marrë të gjitha masat e sigurisë.

“Menjëherë policia ka ndërmarr të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.

Raportime të tilla për mjete shpërthyese te Stacioni i Autobusëve ka pasur edhe më parë.

Këtë javë pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të Kosovës

0

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për RTV Dukagjinin ka zbuluar se janë në javën e fundit kur do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Që prej shkarkimit të Bernard Challandes në muajin tetor, Dardanët kishin filluar bisedimet me disa trajnerë, derisa në krye të Dardanëve përkohësisht ishte vendosur Primoz Gliha.

Në lidhje me ardhjen e trajnerit të ri, Ademi ka deklaruar se ata janë në finalizim të marrëveshjes dhe brenda pak ditësh do të mësohet edhe emri.

“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka deklaruar fillimisht Ademi për RTV Dukagjinin.

“E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi ndarë pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë”.

Në fund, Ademi tha se ndihet i nderuar që kaq shumë emra kanë garuar për të marrë drejtimin e Dardanëve, teksa zbuloi se në mesin e tyre nuk kishe aplikuar asnjë shqiptar.

Arrestohen 30 shqiptarë në Belgjikë

0

Policia e Brukselit ka kryer një operacion kundër mafias shqiptare në orët e para të mëngjesit duke bastisur më shumë se 30 shtëpi. Në pranga janë vënë 30 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve.

Në lidhje me këtë aksion janë shpallur në kërkim 100 persona, në 7 vende të ndryshme të Evropës, transmetojnë mediat belge.

Operacioni është finalizuar në orën 04:00 të mëngjesit në disa zona në Bruksel ku u sekuestruan armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Në po të njëjtën orë aksioni ka nisur edhe në disa vende të tjera të Evropës si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Nga MPJD-ja thonë se Kosovës do t’i vijnë shumë shpejt njohje të reja

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hartuar strategjinë për njohje të reja. Krahas kësaj, Kosova shumë shpejtë pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.

Këto i bëri të ditura, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, Ahmeti, sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja tha se s’ka moratorium.

“Kemi vendosur një listë prioritetesh dhe kur të është koha e duhur do të aplikojmë”, tha ai të martën.

Duke paraqitur punën e diplomacisë në 1 vit qeverisje, Ahmeti tha se qëllim më i madh ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi i MPJD-së.

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkohë, profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, tha se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve.

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte vlerësuar se viti 2021 kishte qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve. Por, rritje të çmimeve po vërehen edhe në fillim të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë më 14 shkurt ka vizituar Tregun e Gjelbër dhe disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku janë vërejtur rritje çmimesh të pemëve dhe perimeve e produkteve të tjera bazike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti kishte qenë 2.14 euro.

Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro.

Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.

Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë.

Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë.

Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, sikurse kjo në Tregun e Gjelbër, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.

Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë.

Një kilogram patate në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë.

Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro.

Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro.

Në këtë tezgë në Tregun e Gjelbër, kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë.

Në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër, çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.

Një kilogram qepë në Tregun e Gjelbër po shitet për 50 centë.

Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro.

Në një dyqan në kryeqytet, çmimi për 900 gramë oriz është 95 centë. Vitin e kaluar, çmimi mesatar ishte 1.39 euro.

Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.

Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë.

Çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram.

Dorëzohen 675 shtretër spitalorë në QKUK

0

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë dorëzuar 675 shtretër spitalorë nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve Kundër Sëmundjeve Infektive, përfshirë COVID-19.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka falënderuar Japoninë për këtë dhuratë.

“Përmirësimi i kujdesit shëndetësor është prioritet i Qeverisë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë është falënderuese për këtë përkrahje, edhe vetë qytetarët të cilët gjithmonë kanë gjetur mbështetje për kërkesa konkrete tek Qeveria dhe populli japonez. Kontribut si ky, do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve”, tha Latifi.

Ndërkohë, ambasadori Keisuke Yamanaka i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, tha se dhurimi i këtyre shtretërve është shenjë shoqërie dhe e dashurisë për popullin e Kosovës.

Shtretërit janë vendosur nëpër spitale rajonale dhe në disa klinika të QKUK-së, si kirurgji, pediatri, neurologji e mjekësi sportive. Pas cerëmonisë, do të vizitohen klinikat që kanë përfituar shtretërit.

Policia e Prizrenit shpallë në kërkim një person

0

Përmes një komunikate, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët;

Personi i kërkuar është: NN

I dyshuari kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren:

· Lëndim i lehtë trupor

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë), 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren, 038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren,

– E-mail adresa: [email protected], thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

 

Blinken i shkruan Vuçiqit, ia përmend njohjen e Kosovës

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Serbinë në ditën e shtetësisë.

Përmes një letre dërguar Aleksandar Vuçiqit, ndër të tjerash, Blinken ia përmend edhe njohjen e Kosovës, duke i kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse si dhe njohjen reciproke me Kosovën.

“Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, thuhet mes tjerash në letrën e zyrtarit të lartë amerikan drejtuar kreut të shtetit serb.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Serbisë në festën tuaj kombëtare.

Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon.

Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Serbinë në forcimin e lidhjeve tona ekonomike, bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen e diversifikimit energjetik të Serbisë. Partneriteti ynë ekonomik me Serbinë u rrit ndjeshëm në vitin 2021, me investime të reja në sektorët e infrastrukturës, teknologjisë dhe bujqësisë. Ne gjithashtu rritëm bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes, duke festuar 15-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror, duke mbajtur një stërvitje të rëndësishme dypalëshe ajrore dhe duke kryer konsultime ushtarake dypalëshe të nivelit të lartë. Lidhjet tona të forta burojnë jo vetëm nga ajo që ne arrijmë mes qeverive, por edhe nga përpjekjet dhe aspiratat e përbashkëta të qytetarëve të përditshëm serbë dhe amerikanë, siç dëshmohet nga 30-vjetori i programit Fulbright dhe nisja e partneriteteve të reja akademike midis universiteteve të SHBA-së dhe Serbisë.

Ndërsa shikojmë përpara për të ndërtuar një marrëdhënie bilaterale edhe më të fortë, i uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë për popullin e Serbisë.

2 të vdekur dhe 373 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.802.978 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.461.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Publikohet drafti i Ligjit të pagave, presidenti me pagën më të lartë

0

Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, bazuar në draftin që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, për Ligjin për pagat. Edhe pse s’është caktuar vlera e koeficientit, në listën e siguruar nga KOHA, presidenti ka vlerën më të lartë të koeficientit, 20.

Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri pasojnë listën me koeficient 19. Bashkë me ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushteuteses kanë koeficient 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars. Ende pa u bërë publik, ndaj tij ka pasur reagime e kundërshtime nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta.

Në sistemin gjyqësor, kryetari i Gjykatës Supreme do të ketë koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor koeficient 18. Në këtë sektor, paga më e ulët do të jetë ajo e bashkëpunëtorit profesional të Gjykatës Themelore me koeficient 6.6.

Në sistemin prokurorial, kryeprokurori parashihet të ketë pagë me koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 18, ndërsa edhe këtu paga më e ulët do të jetë me koeficientin 6.6 te bashkëpunëtori profesional i Prokurorisë Themelore.

Në Forcën e Sigurisë, rekruti/kadeti do të ketë koeficient dy të pagës, ndërsa ushtari 4. Gjenerallejtënanti do të ketë koeficientin 14.5 të pagës.

Në Forcën e Sigurisë, rekruti/kadeti do të ketë koeficient dy të pagës, ndërsa ushtari 4. Gjenerallejtënanti do të ketë koeficientin 14.5 të pagës.

Një polic do të ketë koeficientin 4.2 të pagës. Ndërkaq kadeti 2. Pagat në Polici do të lëvizin deri në koeficientin 14 për drejtorin e përgjithshëm.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort