Home Blog Page 3478

30 ditë paraburgim ndaj të miturit nga Prizreni, në një rrahje i gjendet armë zjarri me vete

0

Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se i është caktuar masa e paraburgimit ndaj një (1) të mituri për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prizren, 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.03.2022,ndaj të miturit (15 vjeçar) D.M., për shkak të dyshimit zë bazuar se kanë kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 2 lidhur me par. 1 nën par. 1.4, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Se me datë 11 shkurt në orët e mbrëmjes, me thikë – mjetë ky i rrezikshëm – që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të dëmtuarit i shkakton lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht verbale, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur e më thikë në këmbën e majtë nga ana e pasme duke shkaktuar plagë prerëse- shpuese gjerësi 2-3 cm thellësi 5-6 cm,, përshkuar më afër si në raportin mjekësor të qendrës emergjente të spitalit rajonal të Prizrenit, e më pas i dëmtuari nënshtrohet operimit në këmbë.

Në datë kohë dhe vend të njëjte si më lartë, të miturit D.M., i haset në posedim të mjetit të mprehtë – thikë kuzhine me dorëz të zezë dhe tehe 19 cm, e cila sekuestrohet – mjet që hynë në kategorinë e armës së ftohtë e që mund të përdoret për sulm apo shkaktim të lëndimeve trupore, e të cilën i mituri e ka mbajtur dhe përdorur në vend publik

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe mënyrën që dyshohet se janë kryer veprat penale, ku i mituri D.M., dyshohet të ketë kryer veprat penale në vend publik dhe në hyrje të banesës kolektive është përdorur mjet i rrezikshëm – thikë me gjatësi prej 19 cm, rrezikshmërinë shoqërore, dhe vendosmërinë për të poseduar mjet të rrezikshëm.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të miturin në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse me qëndrimi në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, por i njëjti mund të kryejë edhe vepër tjetër penale me pasoja edhe më të mëdha, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për sigurimin e prezencë së tij dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale – përgatitore.

Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim./
###

“Vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën – po e ndihmojnë Serbinë“

0

Një raport i Institutit të Politikës së Jashtme të Shkollës për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) dhe Qendrës Wilson me seli në Shtetet e Bashkuara vë në pah se njohja e Kosovës nga katër shtete anëtare të NATO-s, që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, do të duhej të përdorej për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi që do të ndikonte edhe në pjesët tjera të Ballkanit Perëndimor.

Raporti me temën “Nga kriza në konvergjencë: Një strategji për trajtimin e paqëndrueshmërisë në burimin e saj”, propozon një strategji të re perëndimore për krijimin e rrethanave që do të mundësonin një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Edward Joseph, tha të martën gjatë një debati rreth kësaj strategjie se qartazi “gota nuk është gjysmë e mbushur” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende është në probleme. Ai tha se Serbia ka aspirata etno-nacionaliste ndaj tri shteteve fqinje: Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

“Qeveria autokratike në Beograd është e orientuar drejt fuqive joliberale; Rusisë dhe Kinës. Duke qenë në pushtet për një dekadë, regjimi i (Aleksandër) Vuçiçit e ka kthyer prapa demokracinë në Serbi. Dhe Serbia mbrohet brenda Bashkimit Evropian nga fuqia joliberale evropiane: Hungaria. Ne besojmë se këto lidhje nuk janë vetëm taktike, për të siguruar vaksina apo investime, por pasqyrojnë karakterin e regjimi në Beograd”, tha zoti Joseph.

Ai nënvizoi se nuk do të thotë që vendet tjera nuk kanë agjenda etno-nacionaliste, siç është ta zëmë “Shqipëria e Madhe”, apo ndarja e “Herceg-bosnjes”, por agjendat e tilla janë të kufizuara nga orientimi perëndimor. Kroacia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, gjë që ndërlikon çdo synim për ndryshim kufijsh, tha ai.

Por, Serbia nuk ka kufizime të tilla, përkundrazi ajo paraqet balancim të rrejshëm ndërmjet lindjes dhe perëndimit, tha ai duke nënvizuar se është e pakuptueshme se ku e gjen presidenti Vuçiç fuqinë për të penguar fqinjët dhe njëkohësisht të hutojë diplomatët amerikanë dhe evropianë, që e quajnë Serbinë udhëheqëse në rajon ndërsa ajo punon me Kinën dhe Rusinë.

“Besojmë që Serbia ka leva ndikimi kundrejt Kosovës dhe përmes saj kundrejt Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dhe këto leva ndërlidhen me vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, katër prej të cilave janë anëtarë të NATO-s”, tha zoti Joseph, duke theksuar se qëndrimi i vendeve mosnjohëse i ka krijuar mundësi Serbisë të pengojë përparimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

Ai tha se rrugëdalja është në harmonizimin e qëndrimeve të katër vendeve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë dhe Greqisë, me shumicën e vendeve anëtare të NATO-s, që tashmë e njohin Kosovën. Ai tha se Greqia për arsyet e saj strategjike, do të kishte interes nga njohja e Kosovës.

“Në besojmë se kjo do të kishte ndikim të mundshëm dhe të shpejtë mbi Serbinë, sepse rruga e Kosovës drejt NATO-s, qoftë edhe përmes partneritetit për paqe, do të ulte mundësitë e Serbisë, madje do t’i eliminonte ato”, tha zoti Joseph.

Ai tha se një harmonizim politikash do t’i krijonte edhe Serbisë mundësi që të dalë nga situata, ndërsa nuk nënkupton krijim hapësire për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Madje tha ai, Shtetet e Bashkuara do të duhej të kërcënonin me sanksione çdo udhëheqës në Kosovë apo Shqipërisë, që do të nxiste bashkimin ndërmjet këtyre dy vendeve.

Iulia Joja, nga Rumania, aktualisht mësimdhënëse në Georgetown University, tha se qasja e Hungarisë kundrejt disa pjesëve të Rumanisë dhe pakicës hungareze shihet me shqetësim nga Bukureshti, përfshirë edhe afrimin e udhëheqësit hungarez, Viktor Orban me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk e shoh qëndrimin e Rumanisë si të pandryshueshëm apo kokëfortë, por në dritën e perceptimit rumun të sigurisë”, tha ajo, duke theksuar se Kosova herë pas herë del si një çështje që nuk është përparësi për Rumaninë. Ajo u shpreh e bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të mund të ndryshonin qëndrimin e saj mes tjerash, përmes ofrimit të garancive të sigurisë.

Jan Cingel, nga Instituti i Analizave Strategjike me seli në Sllovaki, tha se vendi i tij është rast i ngjashëm me Rumaninë, meqë në të jeton një pakicë hungareze, ndërsa tërhoqi vërejtjen se sllovakët kanë ende ndjenja të fuqishme proruse, ndonëse është vështirë e shpjegueshme për shkak të së kaluarës së saj.

Lulzim Peci nga Instituti i Kosovës për Hartimin e Politikave tha se anëtarësimi në NATO është përparësi strategjike e Kosovës. Ai tha se Kina dhe Rusia ushtrojnë ndikim në rajon jo për shkak të fuqisë së tyre, por “për shkak se vende të caktuara kanë vendosur t’i hapin derën atij ndikimi” dhe se veprimet e SHBA-së dhe BE-së janë thelbësore në rajon.

Në këtë kuadër ai tha se periudha para janarit të vitit 2025, që përkon me përfundimin e mandatit të parë të presidentit amerikan, Joe Biden dhe mandatit të Komisionit aktual Evropian, është koha kur duhet përmbyllur procesin e normalizimi të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Igor Bandoviç, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, tha se në Ballkanin Perëndimor nuk ka rrezik sigurie, por probleme të trashëguara nga luftërat, mungesë të qeverisjes demokratike dhe çka është më thelbësore, tha ai, perëndimi për një kohë të gjatë nuk pati ndonjë ambicie për Ballkanin.

Ai vuri theksin tek fakti se, siç tha. “udhëheqësit e Serbisë shohin drejt Rusisë dhe Kinës si model se si të drejtohet vendi”.

Autorët e studimit bëjnë thirrje për një qëndrim të bashkuar perëndimor për Kosovën që do të ndihmonte frenimin e ndikimit rus në pjesë tjera përfshirë Bosnje e Hercegovinën, që po përballet me krizën më të rëndë që nga përfundimi i luftës së viteve 1990.

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

0

Ka filluar të bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë. Aktualisht në vend janë 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë 162 raste aktive, e më pas Peja me 686 raste e Ferizaj me 623 raste si dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.

Ndërkohë që në raportin e fundit IShPK njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 373 raste të reja pozitive me COVID-19.

Gërvalla: Ua kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve, zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës, është e vendosur se nuk do të lejoj zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur vite më parë.

Ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë sot se i është bërë e qartë edhe ndërkombëtarëve se zgjedhjet e prillit të Serbisë, nuk do të mbahen edhe në Kosovë ashtu siç ka ndodhur më parë.

“Zgjedhjet e prillit me automatizmin me të cilin janë mbajtur herët e kaluara, nuk do të mbahen, ne nuk dimë çka do të na sjell e ardhmja, ne nuk dimë se cilat do të jenë kërkesat, por automatizmi se janë mbajtur herën e kaluar dhe duhet të mbahen edhe tani, nuk do të ketë, këtë ja kemi bërë të qartë edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Gërvalla në ATV.

Ajo si shembull ka përmendur referendumin serb të janarit, i cili nuk u lejua të mbahej në Kosovë.

“Ju keni parë që ka pasur një tentativë për mbajtjen e referendumit në janar dhe Kosova si shtet sovran që është, nuk e ka lejuar organizimin e këtij referendumi sepse kemi parë që është një tentativë e Beogradit që ta cenojë sovranitetin e vendit tonë, duke bërë përpjekje të krijojë përshtypjen se Kosova është një lloj aneksi i Serbisë, ne nuk jemi aneks, ne jemi shtet i pavarur e sovran”, tha kryediplomatja kosovare.

Sindikata e Infermierëve: Kemi kërkuar që paga jonë bazë të na bëhet 700 euro

0

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, tha se kjo kategori e punëtorëve shëndetësorë ka kërkuar që me ligjin e ri paga bazë e tyre të jetë 700 euro.

Havolli, në Klan Kosova, tha se me rritjen aktuale të pagave, që pritet të bëhet për këtë kategori, nuk ndalet migrimi i punëtorëve shëndetësorë.

“Realisht, me koeficientin e vjetër e kemi kërkuar që të jetë 3.2, e cila e ka vlerën 249, tani e kemi 129 si vlerë. Por, në takim ne kemi kërkuar që nëse mjekëve specialistë u rriten pagat prej 100 për qind, e jona të rritet 70 për qind. Nëse p.sh. mjekëve specialistë u rritet rroga 1 mijë euro, neve të na bëhet 700 paga bazë”.

“Mund të ketë rritje, por është një rritje, e cila nuk e ndal migrimin. Definitivisht është demotivues dhe fundja është një shpresë e humbur. Sepse më kujtohet që në zgjedhjet e kaluara, duke qenë edhe pjesë e organizimit të sistemit të brendshëm shëndetësor, duke komunikuar përditë me ta, gjithmonë e kam parë si vullnet për ta votuar këtë qeveri nga punëtorët shëndetësorë dhe tani po del që është krejtësisht e kundërta dhe janë tejet të zhgënjyer”.

Rrahmani: Nëse vazhdon qasja e njëjtë e qeverisë ndaj ashkalinjve do ta rishikojmë koalicionin

0

Sot është shënuar a19-vjetori i Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali.

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje për këtë ditë nga ana e qeverisë.

“Është ligji për promovimin e të drejtave të komunitetit, sot ka qenë dita jonë nacionale, shteti e ka për obligim të promovojë, të financojë qoftë edhe aktivitetet tona për festën tonë, kjo nuk ka ndodhur në këtë festë e as në të kaluarën, qeveria nuk ka financuar aktivitetet tona për festën tonë nacionale”, ka thënë Rrahmani në Edicioni Special.

“Qeveria nuk e ka përkrahur ditën e komunitetit ashkali, duhet ta themi publikisht… Me mospërkrahjen e tij, nuk na ka lënë me festu festën qysh duhet”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo festë e gjen të lumtur komunitetin për festën, por jo edhe për kushtet e jetesën në Kosovë.

Sipas Rrahmanit për një vjet qeverisje, nga qeveria Kurti nuk janë marrë parasysh kërkesat e këtij komuniteti, dhe sipas tij, është ndaluar edhe projekti, që ishte miratuar nga qeveritë e kaluara, për ndërtimin e disa shtëpive, me pretekstin, sic thotë ai se kishte keqpërdorime të tenderimit.

“Për një vjet qeverisje, kërkesat e komunitetit ashkali nuk ka ecur përpara, janë ndërprerë projekti i shtëpive. Me ardhjen e qeverisë Kurti është ndërprerë ky projekt, arsyeja sipas tyre është se ka pasur keqpërdorim në tenderim, ne nuk e dimë, por njerëzit janë jashtë, edhe shtëpitë që i kanë pasur i kanë prishur duke menduar se kanë me hy në të rejat, tash nuk e kanë asnjërën”, ka vazhduar ai.

“Ose rifillo projektin ose paguaja qiranë atyre njerëzve”, ka shtuar ai.

Madje Rrahmnai tha se nëse do të vazhdojë kjo qasje e qeverisë ndaj këtij komuniteti, do ta rishikojnë edhe munësinë për të dalë nga koalicioni.

“Do ta rishikojmë koalicionin nëse kjo qasje vazhdon kështu, nuk merren parasysh kërkesat e këtij komunitetit”, ka thënë ai.

Sot, sipas Rrahmanit ashkalinjtë janë komuniteti më i diskriminuar, më i varfër e më i anashkaluar, krahasuar me komunitetet tjera në Kosovë, sidomos me atë serb.

“Kanë menduar që vetëm për kafshatën e bukës të ndihmohet ky komunitet, por jo ky komunitet ka probleme më të mëdha, kërkojmë punësim, infrastrukturë, banim të qëndrueshëm”, ka shtuar ai./klankosova

Reshje shiu e ulje të temperaturave – Parashikimi i motit për sot

0

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje shiu dhe ulje të temperaturave, raporton Sinjali.

Sipas IHMK-së, në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës.

“Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.”

Publikohen matjet e fundit, Albin Kurti lideri më i preferuar politik i kosovarëve

0

Në matjet e fundit të opinionit publik rezulton se kryeministri i vendit Albin Kurti është lideri më i preferuar politik i kosovarëve.

Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, del se Kurti është më i pëlqyeri me 28.90%.

Në hulumtimin që u prezantua në Rubikon, del se pas Kurtit i dyti renditet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 18.60%.

Pas Abdixhikut, në rend është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me 13.30%.

Teksa, presidentja e vendit Vjosa Osmani del të jetë e preferuar për 7.30 % të kosovarëve.

Të dhënat tjera mund t’i gjeni në foton më poshtë. /Reporteri.net/

Krasniqi: Të rinjtë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit Botëror të Lirisë Ekonomi, ku Kosova është zhvendosur në vendin e 86-të.

Lideri i PDK-së ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti lidhur me këtë, ku ka thënë se kjo qeveri po e lëkund rendin demokratik në vend dhe për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë kosovarë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën.

“Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Nuk ka liri politike, pa liri ekonomike. Ky raport fundamental i një rendi demokratik për të cilin jemi përpjekur vazhdimisht, ka filluar të lëkundet me hapa radikal nga qeveria Kurti.

Në vitin 2018, në vlerësimin e think-tankut të njohur e të respektuar ndërkombëtarisht me qendër në SHBA, Heritage Foundation, përkatësisht në Raportin e Indeksit Botëror të Lirisë Ekonomike, Republika e Kosovës rangohej në vendin e 56-të, duke lënë mbrapa shumë demokraci të zhvilluara, si Spanja, Sllovenia, Kroacia, Franca e të tjera.

Në vitin 2019, rangimi i Kosovës listohej në vendin e 51-të. Në vitin 2020, në vendin e 53-të, ndërsa në vitin 2021, në vendin e 58-të. Trendi i lëvizjes ishte dinamik, por ai nuk dilte jashtë parametrave të një shteti që krijonte klimë të mirëfilltë për ndërmarrësinë dhe lirinë ekonomike.

Fatkeqësisht, Raporti i vitit 2022, Kosovën e nxjerr nga parametrat e lirisë ekonomike duke e zhvendosur në vendin e 86-të, pra plot 28 vende më keq, aty ku fillon të shënohet vija në mes demokracive dhe regjimeve politike. Dhe këtë, për vetëm një vit qeverisjeje të pa vizion e pa agjendë zhvillimore të qeverisë Kurti.

Se cili është trendi i qeverisjes dhe cilësia e qeverisjes së Kosovës sot për sot, më së miri e ilustron kjo përmbysje rapide e statusit të lirisë ekonomike. Për më tepër, kur dihet se në këto raporte, nuk pasqyrohet vetëm liria ekonomike si entitet i veçantë por edhe korrelacioni me faktorë substancial si gjendja e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, ambientit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror, stagnimi i Kosovës bëhet edhe më i qartë.

Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”, ka shkruar Krasniqi.

Peci premton rritje të subvencioneve për kulturat bujqësore

0

“Këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për shumicën e kulturave bujqësore, mirëpo rritjen më të madhe do ta kenë kultivuesit e perimeve me 100 % nga sa ishte vlera e subvencionimit kur morëm nën udhëheqje Ministrinë e Bujqësisë, duke parë potencialin për zhvillimin e mëtutjeshëm të perimtarisë dhe duke krahasuar me importet e prodhimeve bujqësore që hyjnë në Kosovë cdo vit”, kështu e nisi bisedën Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë takimit me perimtarin nga komuna e Podujevës.

Ministri gjatë kësaj vizite njoftoi se jemi në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante që planifikohen të aprovohen gjatë muajit Mars të këtij viti, ku përmes politikave mbështetëse dhe masave përkatëse synojmë të mundësojmë si ngritjen e pikave të reja grumbulluese, ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.

“Këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe për primin e sigurimit “tradicional” bujqësor tek kultura e mollës – pemishte intenzive, specit – kultivimi intenziv dhe rrushit të verës”, shtoi Ministri Peci.

Gjithashtu, Ministri Faton Peci i siguroi bujqit se ata nuk do të presin për kompenzim siç kanë pritur rëndom, por do paguajnë vetëm pjesën e tyre pasi që MBPZhR-ja do të kryejë pagesën drejtëpërdrejtë me kompanitë e sigurimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort