Home Blog Page 3477

Promovohet në Tiranë filmi dokumentar “Fadil Hoxha – Arkitekt i Kosovës së lirë”

0

Me rasti e përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës dhe të finalizimit të krijimit të Federatës Shqiptare të Veteranëve të Luftërave për Liri, në Akademin e Shkencave në Tiranë në prani të shumë personaliteteve akademik e publik nga Shqipëria e Kosova u promovua filmi dokumentar “Fadil Hoxha – Arkitekt i Kosovës së lirë”

Filmi i kushtohet veprimtarisë së Fdil Hoxhës për periudhën 1931 deri 2001, si lider kryesor në historin e Kosovës.
Filmi është një narativ dokumentare me efekte letrarizuese ku dimensioni i liderit kosovar Fadil Hoxha jepet në diskursin e zhvillimeve politike, historike dhe kulturore në Kosovë, duke u fokusuar te kontributi politik dhe patriotik të tij në zhvillimin dhe konsoludimin e Pavarësisë së Kosovës.

Materialet filmike pashqyrojnë, diskursin politik e patriotik të Fadil Hoxhës në mbrojtje të të drejtave të dhe lirive të popullit shqipta në Kosovë dhe roli bashkëpunues në politkbërje në mbrojtje të të kauzës shqiptare.

Në vlersimet që bëjnë figurat më të shquara kombëtare akademike, historike dhe publicistike si Akademikët Rexhep Qosja, Jusuf Bajraktari, Paskal Milo, Akif Bajrami, Nevile Nika publicisti Veton Surroi etj.përcaktohet dhe ridemenzionohet figura dhe rolin e Fadil Hoxhës në historin e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në Luftën e UÇK-së, sidomos roli i tij vendimtar për Kushtetutën e vitit 1974 që përcaktoi Kosovën krahinë autonome, kufijt e së cilës shërbyen për shtetin e sotëm të pavarur të Republikës së Kosovës.

Një vend të rëndësishëm në film zë roli i Fadil Hoxhës në tejkalimin e prapambetjës kulturore-arsimore të shqiptarëve në ish Jugosllavi, dhe arritjet në fushën e drejtave politike e kombëtare.

 


Filmi dokumentar të metrazhit të gjatë 47 minuta, është prodhim i bashkëpunimit të Organizatës së Bashkuar të Luftës së Shqipërisë (OBV) dhe të Organizaës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalëçlirimtare të Kosovës (OVLANÇ) me regjisor Llesh Nikolli-Mjeshtës i Madh, bashkëskenaristët Dr. Hajri Madri dhe Halil Rrama-Mjeshtër i Madh dhe drejtor Bashkim Hisari.

 

IKSHPK: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë, respektojini masat

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat antiCOVID pasi situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që kanë kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes të testohen.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:

“Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe  vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim duke rënduar akoma situatën epidemiologjike me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Situata epidemiologjike akoma është e rëndë, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërish duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

Rrehen mes vete burrë dhe grua në Mitrovicë, të dytë kërkojnë tretman mjekësor

0

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, janë përfshirë në rrahje në mes veti.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Policia thyen rekord, për një muaj mbi 1 milion euro gjoba në trafik

0

Po shohim policë pothuajse në çdo rrugë, e me prezencën e shtuar të tyre në trafik është rritur edhe numri i gjobave. Nëse llogarisim gjobën më të ulët në trafik, atë prej 30 eurosh, i bie se muajin e kaluar në buxhetin e shtetit janë derdhur 1 milion e 407 mijë euro. Nuk dihet nëse të gjithë qytetarët i kanë paguar gjobat, por gjithsesi ato do të paguhen dikur.

Policia e Kosovës ka thyer rekord sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik në muajin janar të këtij viti. Në statistikat e policisë dhënë Gazetës Express, bëhet e ditur se në janar janë shqiptuar 46 mijë e 904 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Apo rreth 20 mijë gjoba më shumë sesa në janar të vitit 2021. Në total në janar të vitit 2021 ishin shqiptuar 27 mijë e 115 gjoba të trafikut.

Statistikat e Policisë së Kosovës
Nëse këto gjoba i përkthejmë në euro, duke llogaritur gjobën më të ulët 30 euro, i bie se në janar të këtij viti janë përfituar 1.407,120 euro nga gjobat, ndërsa në janarin e vitit 2021 janë grumbulluar të paktën 813,450 euro nga gjobat. Por, siç e kemi parë shumica e gjobave janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, ku për këtë kundërvajtje në trafik shoferi mund të gjobitet me qindra euro.

Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më aktive në trafik sesa në këta muajt e fundit, por këtë e sheh si siguri rrugore dhe masë preventive për uljen e numrit të aksidenteve, Nol Deda, ekspert i çështjeve rrugore.

“Shtimin e policëve në trafik e shikoj si siguri rrugore, si masë preventive për sigurinë rrugore. Policia duhet me pas edhe planin e veprimit në secilën ditë dhe secilën muaj. E dimë se rripi i sigurisë, shpejtësia, janë disa elementge që duhet të jenë në planin e policisë për 12 muaj…Janë shenja se policia është kative në rrugë dhe është duke marrë masa preventive për parandalimin e aksidenteve”, tha Deda për Gazetën Express.

Sipas tij, nga rreth 47 mijë gjoba të shqiptuara në janar të këtij viti, rreth 80% janë për tejkalim të shpejtësisë.

“Nga këto 47 mijë gjoba, rreth 80% janë për tejkalim të shpejtësisë, kjo i bie se kemi shpëtu edhe aksidente me fatalitet”, tha tutje Deda.

Ai tha se gjoba më e ultë është ajo prej 30 eurosh për parkim të automjeteve në vendet ku ndalohet parkimi i tyre, teksa më e larta shkon 500-600 euro, por edhe deri në 900 euro për tejkalim të shpejtësisë nën ndikim të alkoolit.

“Gjoba më e ultë është për parkim 30 euro dhe më e larta për tejkalimin e shpejtësisë diku deri në 300-500 euro. Po edhe gjoba për tejkalim nën ndikim të alkoolit është më e larta, por ligji mbi rregullat e trafikut ka pësu ndryshime sa i përket dhënies së gjobave”, u shpreh Deda më tej.

I pyetur se pse këtë muaj ka gati dyfish më shumë gjoba të shqiptuara sesa në muajin janar 2021, ai tha se kjo gjë ka ndodhur për shkak të pandemisë. Pasi thotë se vitin e kaluar masat kanë qenë më të rrepta dhe qarkullimi i automjeteve ka qenë më i vogël.

“Janë kundërvajtje të ndryshme dhe policia ka qenë më aktive. Vitin e kaluar kemi qenë në pandemi, ky është elementi kryezor. Ne kemi numër më të madh të aksidenteve për shkak se lëvizja e automjeteve nuk ka qenë e sanksionuar sikur vitin e kaluar në janar. Numri i aksidenteve varet nga numri i qarkullimit të automjeteve. Nëse e bëjmë krahasimin e statistikave, është absurde sepse pandemia ka ndiku direkt, pandemia e ka ulë numrin e aksidenteve dhe kufizimi i lëvizjes së automjeteve”.

Policia e Kosovës tha për Express se kemi numër më të madh të gjobave të cilat janë të ndryshme dhe shqiptohen varësisht kundërvatjeve që bëhen.

“Vërehet se ka shtim të angazhimeve policore në teren dhe numër më të madh të gjobave, të cilat janë të ndryshme varesisht nga shkeljet/kundervajtjet e kryera”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se komplet vitin 2020 janë shqiptuar 359 mijë e 956 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, teksa komplet vitin 2021 janë shqiptuar 483 mijë e 477 gjoba, apo mbi 123 mijë gjoba më shumë sesa në 2020-ën.

Statistikat e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në apelin e policisë.

Ec ma ndryshe: Mjedisi s’ka qenë prioritet i qeverisjes, nevojitet qasje e re

0

·OJQ ” Ec ma ndryshe”, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka prezentuar raportin e hulumtimit të “Mjedisi – prioritet i lënë anash nga komunat” së bashku me gjetjet dhe rekomandimet, raporton TV Prizreni.

“Mjedisi s’ka qenë prioritet i qeverisjes në Kosovë, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, dhe një gjë e tillë duhet të ndryshoj me qëllim të ndalimit të degradimit të mëtejmë dhe përmirësimit të mjedisit jetësor për qytetarët është thënë në konferencën e organizuar në Prizren nga EC Ma Ndryshe.

Gjatë konferencës me temën “Përmirësimi i mjedisit jetësor përmes inspektimit dhe rregullimit të hapësirave publike” janë prezantuar gjetjet e hulumtimit lidhur me inspektimin mjedisor në nivel komunal, sikurse edhe praktikat e intervenimeve në hapësirat publike për të shtuar kujdesin ndaj mjedisit.

Në panel kanë marrë pjesë znj. Linda Çavdarbasha, zëvendës ministre në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Kujtim Gashi, nënkryetar i Komunës së Prizrenit dhe znj. Rozafa Basha, profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Në fillim, para të pranishmëve u prezantua raporti i hulumtimit “Mjedisi – prioritet i lënë anash nga komunat” së bashku me gjetjet dhe rekomandimet (https://ecmandryshe.org/…/220214134520_Mjedisi… ), duke vazhduar më tutje me znj. Nora Simitҫiu e cila prezantoi punën dhe praktikat e zhvilluara përgjatë vitit 2021 në të mirë të mjedisit në kuadër të projektit “Aktivizmi për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit”.

Gjatë fjalës së saj, zëvendës ministrja Çavdarbasha potencoi se me të vërtet mjedisi nuk ka qenë pritoritet nga komunat e as nga niveli qendror, dhe shtoi se për këtë arsye duhet filluar ndryshimet në këtë aspekt. Ajo bëri të ditur se MMPHI aktualisht është e angazhuar në hartimin e politikave publike që kanë për qëllim përmirësimin në sektorin e mjedisit, me ç’rast ka përmendur hartimin e miratimin e disa strategjive nacionale. Sipas saj në agjendë janë edhe plani për reduktimin e qeseve te plastikes, pastaj sistemin e rikthimit te depozitave derisa në fokus është edhe furnizimi me ujë të pijes i qytetarëve. Krahas kësaj ajo ka pranuar se vazhdon që të mbetet shqetësues numri i pamjaftueshëm i inspektorëve, duke sqaruar se MMPHI i ka vetëm 12 të tillë që e mbulojnë tërë territorin e Kosovës, gjë që sipas saj është sfidë e konsiderueshme.

Diskutimi vazhdoi me nënkryetarin Gashi, i cili po ashtu theksoi se mjedisi është problem si për nivelin lokal po ashtu edhe për atë qendror. Mungesa e inspektorëve dhe mekanizmave të nevojshëm sipas tij ia pamundëson komunës rrjedhën normale të angazhimit drejt përmirësimit të kësaj situate. Tutje ai përmendi planet e komunës për vitet në vazhdim duke theksuar kështu zgjerimin e projektit të impiantit të ujërave të zeza për të përfshirë edhe lagjet nga të cilat ujërat e zeza derdhen në Drinin e Bardhë. Sipas tij ndër prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale do të jetë edhe shtimi i hapësirave gjelbëruese në Komunën e Prizrenit, derisa do të ketë angazhime edhe për rregullimin e trafikut urban, përmes autobusëve “Green” për të ulur ndotjen e mjedisit, si dhe planet lidhur me krijimin e shtigjeve për biçikletave.

Ndërsa znj. Basha theksoi se ndërtimi është ndotësi më i madh jo vetëm si proces, por edhe për faktin se zvogëlon sipërfaqet e gjelbëruara, kështu që kontribuon komplet në degradim të mjedisit. Ajo prezantoi edhe statistika si dhe shembuj të mirë të shteteve tjera, lidhur me hapësirën e gjelbër për kokë banori, dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe në jetën sociale. Po ashtu theksoi që gjatë planifikimit të hapësirave publike duhet aplikuar qasjen gjithëpërfshirëse, ashtu që ato të jenë funksionale për të gjitha grupet e qytetarëve.

Ndërkaq gjatë diskutimit të hapur, pjesëmarrësit të cilët ishin nga fusha të ndryshme kanë shtruar pyetje të shumta lidhur me temën e konferencës, sikurse që kanë adresuar edhe kërkesa për shtimin e projekteve në të mirë të mjedisit, që riciklimi të ketë prioritet, të shtohet inspektimi në aspektin mjedisor dhe në zonat e mbrojtura si dhe të realizohet sa më shpejtë ndërtimi i shtigjeve të biҫikletave.

Në fund fjalën e morri edhe z. Fisnik Sopjani nga CDF i cili e përmbylli diskutimin me inkujarimin që të vazhdohen punë të tilla dhe të paraqiten ide për zgjidhje, ngase angazhimi i përbashkët është i domosdoshëm për përmirësuar gjendjen aktuale.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
EC Ma Ndryshe

Lista Guxo drejt zgjedhjeve të brendshme, kush do ta marrë drejtimin e partisë më të re në vend?

0

Kosovës të hënën iu shtua zyrtarisht edhe një parti politike. Së shpejti do të mësohet emri i kryetarit apo kryetares së këtij subjekti politik. Deri atëherë, Donika Gërvalla qëndron në krye të partisë.

Lista Guxo u regjistrua para dy ditësh në KQZ, një vit pas krijimit dhe bashkimit me Lëvizjn Vetëvendosje, i fituan zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, për të ardhur në pushtet. Lidhja Demokratike e Kosovës, partia nga e cila u largua tash presidentja Vjosa Osmani dhe disa të tjerë, atë ditë e regjistroi rezultatin më të dobët në histori të subjektit më të vjetër politik në vend.

“Është e pashmangshme që Guxo ka pasur peshë të konsiderueshme në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, mendon Faton Peci, ministër i Bujqësisë.

Guxo-n tash për tash do ta udhëheqë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa u tha se shpejt do ta kenë një proces të brendshëm zgjedhor, ku do të përzgjidhet kryetari ose kryetarja dhe strukturat tjera udhëheqëse.

Gërvalla është e vetëdijshme se, siç tha vetë të hënën në një konferencë për media, “nuk do të jetë si me Vjosa Osmanin, sikur pa Vjosa Osmanin”, por tha se Lista Guxo do të jetë parti serioze.

Edhe pse, nisur nga fjalët e ministrit Peci, Guxo do t’u hyjë zgjedhjeve me rrënjë, kjo parti konsiderohet si e vogël. Në fakt, nuk njihen shumë figura prej saj. Në radhët e saj ka 5 deputetë, që nuk mjafton as të themelojë grupin e vet parlamentar.

Në atë pesëshe hyn edhe deputetja Doarsa Kica Xhelili, e cila është një prej me të zëshmeve të krejt Grupit Parlamentar të LVV-së. Ajo gëzon edhe një admirim të veçantë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ia devijoi rrugën e avokates për ta futur kah politika.

“E gëzuar që në këtë rrugëtim më është bashkuar Doarsa, dikur bashkëpunëtore e imja në profesion e njëherit një avokate e shkëlqyeshme”, pati shkruar Osmani para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

E meqenëse deputetja shpejt u bë prej figurave kyçe afër presidentes Osmani, Express e ka pyetur rreth mundësisë së kandidimit të saj për kryetare, por Kica Xhelili nuk është përgjigjur.

Prononcimin për këtë çështje e evitoi edhe ministri Faton Peci. Ai thjesht tha në konferencën e djeshme se do t’i organizojnë zgjedhjet e brendshme.

“Pashmangshëm që ne tash do të futemi në një proces të zgjedhjeve të brendshme, duke filluar nga niveli më i ulët, nëndegëve”, tha Peci.

Ministri i Bujqësisë tha se i kanë përfshirë format më të mira të garës në statutin e partisë. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe personaliteteve me integritet e kredibilitet që t’i bashkangjiten procesit zgjedhor të Guxo-s, duke ‘premtuar’ se “gara do të jetë e hapur”.

Vjosa Osmani, si bartëse e listës zgjedhore nën logon e LVV-së së Albin Kurtit, arriti t’i mblidhte më shumë se 300 mijë vota më 14 shkurt 2021, duke u bërë njeriu më i votuar ndonjëherë në Kosovë. Ajo e kishte parë rezultatin e mirë të vendimit të saj për ta përplasur derën e LDK-së, kur kjo parti e shkarkoi nga çdo funksion brenda saj. Kësisoj, Osmani u rreshtua bashkë me Albin Kurtin, të cilin e kishte kundër në vitin 2019, kur garonte për kryeministre.

Ministri Faton Peci, njëri nga njerëzit më të afërt të Vjosa Osmanit, tregoi të hënën në Kanal10 se Kurtin e kanë ftuar në konventën e partisë, që megjithatë s’dihet se kur do ta organizojnë. Ai tha se personalisht nuk ka marrë ndonjë urim nga Kurti për zyrtarizimin e subjektit politik.

“Të paktën unë personalisht nuk kam marrë diçka të tillë, por e di që është diskutu dhe Z. Kurti ka shprehë gatishmërinë që kurdo që ne e organizojmë konventën, që të jetë pjesë si mysafir i nderit në proces të formalizimit tonë si subjekt politik”, tha Peci.

Lista Guxo, e deklaruar si parti e qendrës së djathtë, aktualisht nuk sheh mundësi bashkëpunimi me partitë e orientimit të njëjtë ideologjik që aktualisht janë në opozitë. Udhëheqësja e partisë, Donika Gërvalla, tha dje se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me LVV-në.

“Ne do ta thellojmë bashkëpumin me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk shohim momentalisht në skenën politike një partner serioz me të cilin do të mund t’i hynim sfidave që kërkohen”, tha kryediplomatja.

ZRrE: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti

0

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.

Duke folur mbi kërkesën e KESCO-s që këto tarifa të aplikohen nga 1 marsi i këtij viti, Fejzullazhu tha se është detyrë e kësaj kompanie që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është obligim i KESCO-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRrE-së”, ka thënë ai.

Fejzullahu këtë deklaratë e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së.

Në 14 vjetorin e Pavarësisë, kuadratet e FSK-së parakalojnë me Policinë e Kosovës

0

Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, të enjten në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet edhe parakalimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se parakalimi do të realizohet më 17 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë paraparë një sërë aktivitetesh shtetërore.
Sipas agjendës të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë do të nisin qysh në orën 08:00 me ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj në orën 09:10-09:30 do të vendosen kurora lulesh tek kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz. Kurora lulesh do të vendosen edhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Kurse në orën 11:00 do të nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Për shënimin e këtij përvjetori do të parakalojë edhe FSK-ja dhe Policia e Kosovës nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë do të mbyllen në orën 20:00 me një koncert që do të mbahen të Kino Armata në Prishtinë. /Telegrafi/

Dita e pavarësisë, qendrat e vaksinimit antiCOVID nuk do të punojnë të enjten

0

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë.

“Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Jasharaj për Ligjin e Pagave: Sinjalet nuk janë të mira, protestat e grevat nuk i përjashtojmë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), po e kundërshton versioni i ri të Ligjit të Pagave, për të cilin thonë se ka shumë defekte në të

Ndonëse u është premtuar se do të jenë pjesë e Komisionit për Ligjin e Pagave, nga kjo Sindikatë thonë se nuk janë ftuar fare.

Megjithëkëtë, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se marrëveshja ka qenë që Ligji i Pagave të përfundojë deri në fund të marsit, ndryshe Këshilli Drejtues do të vazhdojë me protesta.

Ndërsa, ai shtoi se kongresi i SBAShK ka paralajmëruar grevë më 2 prill.

“Çështjet po shkojnë keq sepse ministri Xhelal Sveçla na ka premtuar se sindikatat do të jenë pjesë përbërëse e komisionit për ligjin e pagave, dhe kjo nuk ka ndodhur por vetëm një takim kur përfaqësuesit e sindikatave ka qenë në cilësinë e vëzhguesit pa të drejtë që të japë mendime. Versioni që është duke u shpërndarë, dhe ministria po thotë se nuk është zyrtar mirëpo bazuar në këtë version ekspertët e fushës së SBASHK-ut janë shprehur kundër këtij ligji sepse ka defekte të mëdha”, ka thënë Jashari.

Jashari ka paralajmëruar edhe protestë nëse Qeveria Kurti nuk e fton SBAShK-un për t’u konsultuar në Ligjin e ri të Pagave.

“Marrëveshja ka qenë që deri në fund të marsit të kryhet versioni final. Kjo nuk po ndodh dhe kërkojmë nga Qeveria Kurti që të ulet me sindikata sepse ne insistojmë që i tërë sistemi arsimor ta ketë vendin meritor në ligj. Sinjalet e para janë dhënë në këshillin drejtues dhe kemi paralajmëruar se do të fillojmë me protestë të kufizuar duke i treguar qeverisë se jemi të pakënaqur. Ndërsa me 2 prill do të jetë kongresi i SBASHK-ut që do të sjellë me vendim për grevë që nga çerdhet deri në universitet. Qeveria Kurti e ka zvogëluar koeficientin e arsimtarëve gjoja për të bërë barazime dhe e ka bërë sikurse koeficientin e mësuesit jo duke ngritur por duke zvogëluar atë”, ka thënë Jashari për EkonomiaOnline.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort