Home Blog Page 3476

Osmani pranon telegram urimi për Pavarësi nga kryetari i Bosnjës dhe Hercegovinës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.

Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komšić.

Edhe presidenca distancohet nga fotografimi i nxënësve me portretet e Osmanit e Konjufcës

0

Sot në media ka qarkulluar një fotografi ku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, disa nxënës mbajnë në duar fotografitë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Fotografia në fjalë ka nxitur reagime të shumta.

Së fundit për këtë çështje ka reaguar edhe presidenca e Kosovës. Në reagimin e tyre për Indeksonline thuhet se këtë aktivitet nuk e ka organizuar ky institucion.

“Aktivitetin ku fëmijët mbajnë kopje të buletineve të Kuvendit, në kopertinat e të cilave janë fotografitë e Presidentes dhe Kryetarit te Kuvendit, nuk e ka organizuar Presidenca”, thuhet në reagimin e presidencës.

Edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës është distancuar nga ky veprim dhe i ka bërë përgjegjës mësimdhënësit për fotografinë në fjalë.

Drafti i Ligjit të Pagave, paralajmërohen veprime sindikale

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Sindikata e Administratës Publike dhe ajo e Policisë janë shprehur të pakënaqur ndaj versionit të draft Ligjit për Pagat i cili u publikua ditë më parë nga disa medie.

Nga SBASHK-u kanë njoftuar se javën që vjen do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale dhe për t’i koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.

“Janë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të Pagave. Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për Paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara, të cilat do t’i prezantojnë. Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale”, thuhet në reagimin e sindikatave.

19 vjeçari nga Ferizaj ther me thikë vëllain, arrestohet

0

Një 19 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku më tej është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’ Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj .

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:40 ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor.

Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë ( thikë).

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’ Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj .

Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij , këtij të fundit i shkakton lëndime trupore.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Një person dënohet me mbi tre vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist

0

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 3 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit.

“Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, thuhet më tej në komunikatë.

Dorëzohet vullnetarisht në polici 30 vjeçari nga Prizreni

0

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotografisë së personit të kërkuar për rastin “Lëndim trupor” që kishte ndodhur me 04 dhjetor 2021, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kishte lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke publikuar të dhënat e të dyshuarit të kërkuar.

Falë kësaj kërkese mbrëmë, më 15 shkurt 2022, i dyshuari V. S., i moshës 30 vjeçe m/sh/k, është paraqitur vullnetarisht në stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar ne Stacionin Policor në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën penale.Për rastin është informuar prokurori i lëndës, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë.

Policia e Kosovës kërkon në vazhdimësi nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacione për çfarëdo veprimesh të kundërligjshme, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të dhënat e tuaja do të mbesin konfidenciale.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:- 192

Nxënësit u paraqitën me foto të Osmanit e Konjufcës në duar, distancohet Kuvendi

0

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se ata nuk ishin në dijeni që disa nxënës do të mbanin fotot e kryeparlamentarit dhe presidentes Vjosa Osmani gjatë një vizite që e bën në këtë institucion.

Kërçeli ka fajësuar direkt mësimdhënësit për këtë çështje, ndërsa ka shtuar se fëmijët duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla.

“Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike. Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjes mësimdhënësit. Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë”, thuhet në reagimin e Kërçelit në Facebook.

Fotoja e publikuar ngriti shumë debat në rrjete sociale për mënyrën se si ishin keqpërdorur fëmijët, duke mbajtur në duar fotografi të dy liderëve politikë në hollin e Kuvendit.

Rritja e çmimeve në Kosovë – buka, qumështi, vaji, transporti dhe rryma produktet që u shtrenjtuan më së shumti brenda një viti

0

Muajt e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum në Kosovës.

Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e bukës, mishit, vajit ushqimor dhe energjisë elektrike brenda një viti.

Inflacioni mujor i matur nga IHÇK gjatë muajit janar 2022 ishte 0.9 për qind, shkruan Telegrafi.

“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin janar 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 1.2 për qind, mishi me 1.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 1.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 1.7 për qind, perimet me 6.3 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, duhani me 1.2 për qind, furnizimi me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin me 1.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.4 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 2 për qind, shërbimet për transport me 2.3 për qind, shërbimet hoteliere me 1.4 për qind dhe kujdesi personal me 2.7 për qind”, thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), janar 2022”, prezantuar nga ASK.

Sulmoi me bisht sëpate babain, kërkohet paraburgim për djalin nga Malisheva

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se më 14 shkurt, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K

“Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Ndërsa i pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jetë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë vizitorët më 17 shkurt

0

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jetë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë vizitorët më datë 17 shkurt, shkruan KultPlus.

Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në llogarinë zyrtare.

“Me datën 17 Shkurt, Dita e Pavarësisë së Kosovës, Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jetë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë vizitorët”.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur edhe agjendën shtetërore për këtë ditë. /KultPlus.com

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort