Home Blog Page 3475

ZRrE publikon vendimin për shtrenjtimin e rrymës

0

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka publikuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës, i cili u mor më 8 shkurt.

Në vendimin e ZRrE-së thuhet se ka vendosur ta aprovojë këtë strukturë tarifore, pasi vlerësojnë se ajo reflekton drejt kostot e shërbimit sipas kategorive të konsumatorëve dhe nxit kursimin e rrymës.

“Sipas të dhënave të shitjeve të energjisë elektrike, mbulimi i kostove pas subvencionit do të nënkuptonte aplikim të tarifave si në vijim: a) Rritje prej 0% të komponentëve të energjisë elektrike të tarifave të konsumatorëve jo-familjarë; b) Rritje prej 0% të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët familJarë për nivelin e konsumit deri në 800 kWh për periudhë mujore të faturimit; dhe c) Aplikim të tarifës prej 0.1252 €/kWh për energjinë elektrike të konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.059 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët për konsumin mbi 800 kWh për periudhë mujore të faturimit”.

Tutje në vendimin e këtij organi theksohet se janë trajtuar të gjitha komentet e palëve të interesit pas publikimit të raportit konsultativ ku ishte propozuar shtrenjtimi i energjisë elektrike për ata që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.

Për ndryshimin e pragut të shtrenjtimit të rrymës nga deri në 600 kWh në deri në 800 kWh, ZRRE-ja nuk ka arsyetim në vendim.

“Ndërsa si propozim fillestar ZRRE ka propozuar rivendosjen e strukturës tarifore me bllok-tarifë progresive për të reflektuar më saktë ndryshimin në mes të kostos së energjisë së kapaciteteve vendore dhe kostos së energjisë së importuar. Madhësia e bllokut ishte propozuar të jetë 600 kVVh, e përllogaritur si raporti në mes të energjisë së prodhuar nga kapacitetet vendore (Korporatës Energjetike të Kosovës) dhe numrit të konsumatorëve të furnizuesit të shërbimit universal. Çmimi i energjisë për bllokun e parë të konsumit (nën 600 kwh) do të reflektonte koston mesatare të ofrimit të kësaj energjie nga kapacitetet vendore ndërsa çmimi mbi bllok (mbi 600 kWh) do të reflektonte më saktësisht faktin që kjo energji duhet të importohet prandajdhe tarifa e këtij blloku do të reflektonte çmimet e importit”, thuhet në vendimin ku ZRRE-ja e arsyeton sërish propozimin e parë të saj për shtrenjtimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj”.

Zyra e Rregullatorit për Energji tregon se tarifat e reja të rrymës do të jenë në fuqi nga 9 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023, ndërsa përmendet edhe skenari i shtrenjtimit të rrymës pa subvencionimin nga Qeveria.

Në këtë rast, sipas ZRrE-së, çmimi i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj do të rritej për 21 për qind.

“Në skenarin e pa-subvencionuar, sipas rekomandimit flllestar të ZRRE-së dhe rritjen e bllokut në 800 kWh në muaj, mbulimi i kësaj kostoje do të kërkonte: 1) Rritje prej 21% të komponentëve të energjisë të tarifave të konsumatorëve jo-familjar (biznesork); 2) Rritje prej 21% të tarifave të energjisë së konsumatorëve familjar për nivelin e konsumit deri në 800 kWh; dhe 3) Aplikim të tarifës prej 0.21 E/kwh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e utët për konsumin mbi 800 kWh në muaj (për perludhë mujore të faturimit). ZRRE ka theksuar se kjo ndryshon nga propozimi fillestar i ZRRE-së sipas të cillt, nëse blloku vendoset në 600 kWh, rritja për konsumatorët jo-familjarë dhe konsumatorët famlljar deri në 600 kWh ishte vlerësuar të jetë 9%”.

Sipas vendimit 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë konsumin e 800 kilovatëve për orë të konsumit të energjisë elektrike.

Të pakënaqurit me këtë vendim mund ta apelojnë atë brenda 30 ditësh.

Dokumentin e plotë të publikuar nga ZRrE mund ta gjeni

Pamje: Shkatërrohet laboratori ku prodhohej drogë në Suharekë

0

Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar në rajonin e Suharekës.

Ky operacion nga Prokuroria e Prizrenit kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.

Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.

Laboratori është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj  që janë shkatërruar në vitet e fundit.

Në  pamjet që i ka siguruar KALLXO.com shihen sasi të mëdha të drogës.

 

SHBA-ja s’përkrah Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por jo që ai të jetë i ngjashëm me Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, apo që minon sovranitetin dhe funksionalitetin e institucioneve të Kosovës, ka thënë të martën para senatorëve i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në fjalimin e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Escobar ka thënë se Kosova duhet të shohë modele se si mund të duket një Asociacion që s’do të minonte sovranitetin e saj.

“Ne e përkrahim formimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është arritur marrëveshje. Gjykata Kushtetuese i ka shpallur disa pika si jokushtetuese, por s’ka thënë se Asociacioni në vete është jokushtetues. Në dialog, u takon Kosovës dhe Sebrisë të caktojnë se si do të duket. S’duhet dhe nuk duam që të jetë e ngjashme me Republikën Sërpska. Por kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shohë modele se si ata besojnë se mund të duket e që s’do të minonte sovranitetin apo funksionalitetin, si mënyrë për t’i lejuar serbët të vazhdojnë të kenë mirëqenie, benefite më të mëdha e edukim në gjuhën serbe”, ka thënë ai duke shtuar se një Asociacion i tillë do të shtonte përforconte Qeverinë e Kosovës dhe sovranitetin e vendit.

“Qëllimi i dialogut është që gjithçka të lëvizet në drejtim të Kosovës, të jem i sinqertë, që të ketë përfundim me njohje të ndërsjellë e normalizim raportesh, diçka që s’e kanë. Jo vetëm status, por njohje se janë shtet i pavarur dhe sovran. Dialogu është mekanizmi dhe e ka dëshmuar se është ai që mund të heqë dallimet”, ka shtuar Escobar që i është përgjigjur senatorit Bob Menendez që u shpreh i shqetësuar për presionet mbi Kosovën në vend të Serbisë.

KBF “Bashkimi” pensionon numrin 6 për nder të Arpagjik’ve

0

Tifozët prizrenas “Arpagjik’t” kanë bërë të ditur se KBF ” Bashkimi” ka pensionuar numrin 6 për nder të tifozërisë prizrenase.

Njoftimi i plotë:

Pensionohet numri ‘6’ për nder të Arpagjik’t! 🧡

Jo rastësisht sporti luhet për tifoz kurse pa tifoz nuk ka bukuri ndeshjet sportive në këtë rast basketbolli.

Klubi Bashkimi Femrat në shenjë respekti për Arpagjik’t tashmë numri 6 e kanë ngritur në sirtar dhe ky numër tashmë edhe zyrtarisht është numri jonë pra Arpagjik’t si tifozëria besnike e klubit të basketbollit BASHKIMI.

Pas pranimit të fanellës dhe kupës basketbollisteve stafit teknik të klubit i’a uruam titullin e fituar pak ditë më parë Kupa e Kosovës !

Arpagjik’t PRIZREN

SHKURT 2022!

Osmani: E lumtur që Italia po e afron Kosovën në familjen evropiane

0

Presidenti Sergio Mattarella ka uruar Kosovën për 17 shkurt, duke thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në përpjekjet e saj të konsolidimit të institucioneve demokratike.

Derisa presidentja Vjosa Osmani, e cila pranoi letrën e urimit, tha se Republika e Kosovës gëzon raporte të shkëlqyera me Italinë dhe kjo konfirmohet edhe në letrën e urimit me rastin e 17 shkurtit.

“E lumtur të shoh përkushtimin e vazhdueshëm të miqve tanë në Itali për ta afruar Kosovën dhe qytetarët e saj, e në veçanti të rinjtë tanë, gjithnjë e më afër familjes evropiane. Kosova i gëzohet bashkëpunimit tonë të mirë dhe do të punojmë fort, bashkë me ju që së shpejti të jemi krah jush në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Në letrën e urimit, Italia ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve paraqet një element qendror për stabilitetin rajonal.

Doganat dhe sigurimet, Kosova drejt ratifikimit të dy marrëveshjeve me Shqipërinë

0
Foto: Sefer Aliqkaj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës miratoi dy Projektligje që thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për marrëveshje të firmosura nga dy qeveritë përkatëse në mbledhjet e përbashkëta që kanë të bëjnë me zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave si dhe me sigurimet shoqërore. Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, shpjegoi të mirat që sjellin këto marrëveshje. Fillimisht atë për lehtësirave doganore.

“Kjo marrëveshje e lehtëson edhe transportin e mallrave dhe zhdoganimi mund të bëhet edhe në Portin e Durrësit në zyrën e doganës së Kosovës meqenëse atje do të hapet dhe do të mundësohet procedura e zhdoganimit të mallrave. Njëkohësisht kjo ka edhe protokolle të tjera që lehtësojnë tregtinë”, tha Hekuran Murati, ministër i Financave i Kosovës.

Më pas atë të sigurimeve shoqërore. “Me këtë projektligj qytetarëve që kanë punuar në kohë të gjatë në Republikën e Shqipërisë do t’iu mundësohet se pas arritjes së moshës së pensionit të kenë të drejtë që këtë pension të marrin në Kosovë. Qytetarëve kosovarë do t’iu mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve në mënyrë që të realizojnë pensionin në rastin kur nuk është e mundur të plotësojnë kushtet ligjore qoftë në Kosovë, apo Shqipëri”.

Pavarësisht mbështetjes në parim, opozita kërkoi më tepër sqarime nga ministri, të cilin e gjetën të papërgatitur. “Jemi njerëz dhe po mundohem me kuptuar ministrin dhe me i hap rrugën. Edhe ministri mund të vjen ndonjëherë i papërgatitur”, tha Avdullah Hoti, deputet i LDK.

“Kjo është shqetësuese si vjen në Komision me u përballë me pyetjet dhe nuk jeni i përgatitur”, u shpreh Mërgim Lushtaku, deputet i PDK.

Ndërkohë, që të nisë zbatimi i plotë i tyre, dy marrëveshjet do të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

Leonora Jakupi publikon këngën “Liria ka emër”

0

Leonora Jakupi sapo ka lansuar projektin e radhës patriotik.

Kënga quhet “Liria ka emër” dhe vjen me videoklip, ku flitet edhe për ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë.

Në këngë, artistja flet për UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri.

Rashica po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm te Norwichi

0

Milot Rashicës nuk i është nevojitur shumë kohë për t’u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë te skuadra e Norwich Cityt. Në fakt, Rashica po vlerësohet shumë te skuadra angleze po lufton për të siguruar mbetjen në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm, ka shkruar të mërkurën “The Athletic”. Te Norwichi po shpresojnë që Rashica mos të lëndohet deri në muajin maj kur përfundon sezoni pasi të gjitha shpresat e ekipit për mbijetesë varen prej Rashicës. Vrapimi i tij i fuqishëm, driblimet unike dhe ndihma në mbrojtje që po e bën, janë vetëm disa nga tiparet pozitive të reprezentuesit te Kosovës.

“Një nga përmirësimet e dukshme këtë sezon te Rashica është puna në mbrojtje që ai po e ofron. Po ashtu, ai ka edhe vrapim të fuqishëm dhe me lehtësi po i kalon lojtarët duke e ndihmuar Norwichin shumë edhe në sulm. Kjo e bën Rashicën ndoshta anëtarin më të vlefshëm të grupit; ai që duhet të qëndrojë në formë deri në maj për ta ndihmuar Norwichin në arritjen e synimit”, ka shkruar “The Athletic”.

Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua Norwichit para fillimit të këtij edicioni nga Werder Bremeni për 11 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025. Rashica ende nuk ka shënuar gol në Premier League, por ka dhënë dy asistime në 18 ndeshje të luajtura deri më tani. Në të vërtetë, ai ka një gol të shënuar në kuadër të Kupës FA dhe në total për Norwichin ka 21 paraqitje në të gjitha garat. Rashica po ka ndikim edhe në ndeshjet e Norwichit dhe tifozët e skuadrës tashmë i kanë kushtuar këngë atij. Te Norwichi presin shumë prej Rashicës deri në fund të sezonit, i cili nuk do të jetë aspak lehtë për ekipin e rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

“Edhe tifozët po presin shumë prej Rashicës, i cili gjithnjë e më shumë po përmirësohet dhe po ka ndikim në ekip. Ai gradualisht po shndërrohet në lojtarin më të rëndësishëm prej ekipit”, ka vazhduar “The Athletic”.

E në ndeshjen e radhës të Norwichit, atë që e luan të shtunën në udhëtim te Liverpooli, Rashica e ka rastin të shkëlqejë. Ai në Premier League debutoi pikërisht ndaj Liverpoolit, ndeshje të cilën Norwichi e humbi me rezultatin 3:0. Pavarësisht disfatës, Rashica tregoi një paraqitje të mirë në këtë përballje.

“Është harruar disi tani, por debutimi i Rashicës në humbjen në shtëpi 3:0 në fillim të sezonit ndaj Liverpoolit ishte premtues. Kështu që, edhe në ndeshjet më të vështira, ai mund të prodhojë diçka të veçantë. Të shtunën, do të jetë mundësia perfekte për Rashicën që të dëshmojë saktësisht se sa shumë është rritur si lojtar që nga ndeshja e parë”, ka shkruar “The Athletic”.

Aktualisht, Norwichi është në zonën e rënies në një kategori më poshtë. Zë vendin e 18-të në tabelë me 17 pikë të mbledhura, me 37 sosh më pak se Liverpooli, që renditet i dyti pas 24 ndeshjeve të zhvilluara në Premier League. Dueli mes Liverpoolit e Norwichit zhvillohet prej orës 16:00 në stadiumin “Anfield Road”.

Suharekë, konfiskohen substanca narkotike në vlerë 1 milion euro, arrestohen 6 persona

0
Foto: Ilustrim

Një aksion i njësisë anti-drogë të Policisë së Kosovës ka zbuluar një laborator të kultivimit të substancave narkotike në Shirokë të Suharekës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar në pranga.

Gjithashtu mësohet se vlera e substancave narkotike kalon vlerën mbi 1 milionë euro.

Drejt Gjermanisë për një rrogë gati dhjetëfish më të madhe

0

Erijon Shala nga Istogu – qytet në pjesën perëndimore të Kosovës – synon të largohet drejt Gjermanisë.

I shoqëruar nga prindërit e tij, 19-vjeçari, me profesion automekanik, aplikoi për vizë pune në Ambasadën gjermane në Prishtinë, më 15 shkurt.

Teksa foli për Radion Evropa e Lirë, ai tha se nuk mund të punojë më për 15 euro në ditë.

“Për më shumë se tetë orë punë jam paguar 15 euro, atje [në Gjermani] do të paguhem 17 euro për orë”, tha Erijoni.

Në dokumentet që kishte mbledhur për të aplikuar për vizë, kishte edhe një kontratë pune. Atë tha se ia ka siguruar një familjar i tij, që udhëheq një kompani për rregullimin e makinave, në qytetin Hajllbron të Gjermanisë.

Erijoni do të presë një javë përgjigjen e Ambasadës për vizë.

Prindërit e tij, edhe pse të brengosur për të, thanë se kjo është e vetmja mënyrë që Erijoni të bëjë një jetë më të mirë dhe t’i ndihmojë ata dhe vëllain e tij.

“Nuk e kam menduar që do të bëhet kështu, por tash nuk kam çfarë të bëj, më vështirë nuk ka ku shkon”, tha babai i tij, Ismet Shala, veteran i luftës në Kosovë.

“Nuk dua të jetoj e as të punoj më në Kosovë”

Të martën e 15 shkurtit, kur REL qëndroi para Ambasadës gjermane në Prishtinë, aty gjendeshin dhjetëra qytetarë – kryesisht të rinj – që prisnin të aplikonin për vizë.

Edhe pse shumë prej tyre nuk deshën të flasin hapur, disa thanë se situata ekonomike, kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta i detyrojnë të largohen nga Kosova.

“Jam lënduar në vendin e punës dhe nuk kam marrë asnjë kompensim nga punëdhënësi. Edhe pse kam probleme me këtë këmbë të lënduar, unë do të shkoj të punoj në Gjermani dhe nuk dua të jetoj e as të punoj më në Kosovë”, tha një qytetar që nuk pranoi të identifikohej.

Gjermania është shteti më i popullarizuar për qytetarët e Kosovës, kur bëhet fjalë për lëshimin e vizave të punës. Atje është e përqendruar pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës.

REL kërkoi të dhëna nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për numrin e aplikimeve për viza pune dhe për numrin e vizave të lëshuara gjatë vitit të kaluar, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, mbi 100,000 qytetarë kanë aplikuar për vizë pune në këtë ambasadë.

Në muajin janar, Qeveria gjermane njoftoi se do të hapë 300,000 vende të punës për të huajt.

“Me qëllim që të shmanget mungesa e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë”, tha zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck.

Mbi 43,000 emigrantë në dy vjet

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i emigrantëve kosovarë në vitin 2020 ka qenë 8,724 – apo 0.49% e popullsisë rezidente.

Në këtë numër janë përfshirë të gjithë emigrantët, pa marrë parasysh arsyen e migrimit dhe statusin e tyre – legal apo ilegal.

Bashkimi familjar, gjetja e një vendi pune dhe shpërngulja e përhershme janë përmendur si arsye të emigrimit.

Si destinacione të emigrantëve nga Kosova janë identifikuar: Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.

Në vitin 2019, përpara se të niste pandemia e koronavirusit, numri i emigrantëve kosovarë, sipas ASK-së, ka qenë shumë më i lartë: 34,911.

Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende.

Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, ka treguar se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Pasojat sociale dhe ekonomike të ikjes së të rinjve
Ekonomistë dhe sociologë në Kosovë e shohin si shqetësuese ikjen e të rinjve.

“Interesimi i shtuar i të rinjve e lë Kosovën pa fuqi punëtore. Kjo do të reflektojë edhe në ritmin e zhvillimit ekonomik”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Sipas tij, shteti duhet të krijojë oferta reale për investitorët ndërkombëtarë, që do të gjeneronin vende të reja pune.

Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se pasojat janë më të gjera sesa vetëm ekonomike.

“Me largimin e rinisë zvogëlohet potenciali krijues e kreativ. Ata janë të rinj dhe kanë përpara jetën. Më së miri do të ishte ta bënin [jetonin] në vendin e vet, por realiteti është ky. Ata po ikin”, thotë ai.

Papunësia te të rinjtë: mbi 48 për qind

Politikat në Kosovë nuk shkojnë në favor të motivimit të të rinjve.

Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë. Të punësuarit e moshës nën 35 vjeç paguhen 130 euro në muaj, ndërsa ata mbi 35 vjeç paguhen 170 euro në muaj.

Përkundër premtimeve të autoriteteve qeveritare për rritje, vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar qysh në vitin 2011.

Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë afro 26 për qind. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje për 0.8 për qind. Shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48.6 për qind, sipas ASK-së.

Vitin e kaluar është rritur edhe inflacioni. ASK ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor, 2021, ka arritur në 6.9 për qind, nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort