Home Blog Page 3474

FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në shesh, bëhet thirrje për dalje masive

0

Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë do të mbahen disa ceremoni. Krahas ngritjes së flamurit shtetëror, nga ora 09:00 do të vendosen kurora me lule te kompleksi “Adem Jashari, duke vazhduar më pas te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Pas dy vjetësh, qytetarët do të kenë mundësi të shohin edhe pjesëtarët e FSK-së e ata të Policisë së Kosovës duke parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë,

Përveç parakalimit të FSK-së, do të mbahet edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi mban sot seancë solemne

0

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Në pikë të rendit të ditës është vetëm shënimi i 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

8 mijë e 685 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

8 mijë e 685 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan tri vdekje dhe 508 raste të reja, njofton MSh.

Ndërkohë, 1.804.256 është numri i dozave të administruara në total.

Tri simbolikat e Flamurit, tri dështimet e Kosovës tash e 14 vjet

0

Valëvitet kudo nëpër institucione shtetërore.

E është simboli që përfaqëson Republikën në çdo cep të botës tash e 14 vjet.

Flamuri i Kosovës përmban tri simbolika, të cilat edhe i japin kuptim.

Yjet e bardhë, të vendosur në të, simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në vend.

Megjithatë, deputetë nga pakicat, vlerësojnë se të drejtat e tyre nuk po respektohen sa duhet.

“Të drejtat e komuniteteve tash e 14 pas Pavarësisë së Kosovës mund të them se është një zbrazëti në respektimin e këtyre të drejtave. Ju e dini që kemi një legjislacion që flet për të drejtat e komuniteteve, por zbatueshmëria e tyre është e mangët. Sfida kryesore e komuniteteve, sidomos atij rom, është punësimi. Tash e 14 vjet romët nuk janë të përfaqësuar në institucionet publike”, u shpreh deputeti i grupit ParlamentarMultietnik (Multietnik), Erxhan Galushi.

“Po e drejta kryesore është e drejta e punësimit në sektorin publik. Komuniteti diskriminohet nga drejta e te pasurit ditët memoriale njëjtë si grupet tjera. Tri herë e kam pru në Kuvend plotësim/ndryshimin e ligjit për festat zyrtare. Që 24 qershori të njihet si Dita e Egjiptianëve. Është i vetmi grup etnik që nuk e ka”, theksoi Fridon Lala, po ashtu deputet i grupit ParlamentarMultietnik (Multietnik) në Kuvendin e Kosovës.

Poshtë yjeve, flamuri kompletohet me hartën, ngjyra e verdhë e të cilës simbolizon pasuritë e Kosovës.

Sa i përket resurseve minerale kryesore, Republika ka 12.4 miliardë ton linjit, 58.7 milionë ton plumb e zink, 13 sosh nikel, 3 magnezit dhe 2.7 milionë ton boksite.

Resurset si këto e të tjera, deputeti Ferat Shala thotë se shfrytëzohen pak nga shteti, teksa numëron arsyet.

“Politika jo të qarta institucionale dhe shtetërore që kanë dominu dhe dominojnë në raport me zhvillimin industrial. Politikat jo të qarta në investime. Moshapja me tregun e jashtëm ndërkombëtar. Parimisht mungesa e investitorëve të mëdhenj”.

Po çka do t`i sillte shtetit menaxhimi më i mirë i resurseve?

“Do t`i sillte shtetit kapacitete të reja metalore, rritje 100 % të eksporteve, do t`i sillte shtetit punësim të jashtëzakonshëm. Një i punësuar në miniera mban në zinxhirin përpunues edhe pesë persona të tjerë në sipërfaqe”, u shpreh Shala.

Në sfond të ngjyrës së bardhë të yjeve dhe asaj të verdhë të hartës qëndron e katërta. Ajo zë sipërfaqen më të madhe. “Bluja” nënkupton Evropën, njëherit aspiratën e Kosovës drejt Unionit.

Edhe në këtë aspekt, republika, nuk i ka punët fort mirë sipas deputetit Agon Batusha, njëherit anëtar i Komisionit për Integrime në Kuvend.

Ai fajëson pushtetet e kaluara dhe ndërrimin e shpeshtë të qeverive.

“Kanë pasë mundësinë, shumicën, por për shkak se nuk kanë pas guxim me bo reformën ne administratën politika, reformën zgjedhore, andaj këto janë edhe ngecjet. Tash pjesë e reformës është ligji për pagat, ligji që e rregullon funksionimin e agjencive të cilat deri tash nuk kanë funksionuar siç duhet. Janë kërkesë e BE-së”.

Simboli, bardhë, verdhë e kaltër i shtetit, triumfoi në një gare ndërkombëtare për dizajnimin e të cilit u dorëzuan gati një mijë punime.

Flamuri mban vulën e autorit, Muhamer Ibrahimi.

Ish-presidenti Sejdiu: Sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe duhet të ruhen

0

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se 17 Shkurti i vitit 2008, do të mbetet përjetësisht si përmbyllje e përpjekjeve të parreshtura të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë, Sejdiu përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se liria dhe pavarësia ishin parakusht për dinjitetshmëri individuale e kolektive.

Siaps tij, sot më shumë se kurrë duhet të dimë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë që nuk ishte e lehtë të arrihej.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

17 Shkurti i vitit 2008, do të mbetet përjetësisht si përmbyllje e përpjekjeve të parreshtura të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci.

Nuk ka asnjë dilemë se është akti për të cilin është bërë e është dhënë më së shumti brez pas brezi.

Kapërcimet e jashtëzakonshme të popullit tonë në rrugën drejt 17 shkurtit nuk kanë qenë të lehta, as lehtësisht të përballueshme, mirëpo të gjitha ato u kurorëzuan me 17 Shkurtin e vitit 2008.

Sakrificat e popullit shqiptar për të bërë Kosovën jo vetëm të pavarur, por edhe vend të jetueshëm e me dinjitet ishin të përhershme. Ato u ngjizën me secilin, e tek secili, dhe si të tilla i gjejmë përherë në rrethana të ndryshme dhe në forma të ndryshme.

Liria dhe pavarësia ishin parakusht për dinjitetshmëri individuale e kolektive. Në këtë frymë veçojmë përpjekjet e veçanta që u bënë në kuadër të rezistencës paqësore, të cilat pa asnjë dilemë se u bënë bazament i shtetit të sotëm.

Përpjekjet paqësore që prijës patën Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, i cili në të gjitha rrethanat ishte insistues dhe konsistent në trinomin liri, pavarësi, demokraci, që dhanë si rezultat 17 shkurtin e vitit 2008.

Mbajtja e jetës në rrethana të jashtëzakonshmes, ishte alternative e vetme për mundësimin e jetës në rrethana të zakonshme. U jetësuan projektet me peshë tejet të rëndësishme, të cilat mbajtën gjallë arsimin, shëndetësinë, mirëqenien dhe funksionalitetin politik, të cilat përveçse patën rol krucial në ruajtjen e jetesës dhe mbijetesës brenda kufijve, gjithashtu mundësuan edhe realizimin e projekteve më racionale në kuadër të shoqërive, lirisë dhe pavarësisë.

Përpjekjeve paqësore iu shtua edhe rezistenca e armatosur me në krye Adem Jasharin, i cili deri në dhënien e vetes sakrifikoi çdo gjë për liri.

Prandaj, sot më shumë se kurrë duhet të dimë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë që nuk ishte e lehtë të arrihej. Sot, si asnjëherë më parë duhet ta jetësojmë amanetin e gjithë atyre brezave që flijuan veten, për ta bërë Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe duhet të ruhen si të tilla.

Në traditën tonë, asnjëherë nuk ka reshtur kultura e falënderimit dhe respektimit të miqve, të cilët na u gjendën në ditët më të vështira kur jo vetëm që po cenohej projekti jonë për liri, por edhe po rrezikohej vet qenia jonë.

Me një kulturë të tillë falënderimi, me përpjekje serioze të bërjes sa më të mirë të shtetit tonë, dhe pa pushim kërkohet që sot e përherë të angazhohemi të gjithë ta bëjmë Kosovën tonë vend të të gjithëve e për të gjithë, me mundësi të barabarta, me zhvillim ekonomik e me të ardhme të sigurt në familjen europiane.

Vetëm në këtë frymë do të realizohet në tërësi projekti  ynë dhe vetëm kështu duhet t’ua lëmë trashëgimi brezave që vijnë pas, sepse ky ishte amaneti i atyre që ishin para nesh.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti I bekoftë qytetarët e saj!

Qendrat e vaksinimit antiCOVID nuk punojnë sot

0

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, më 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë.

“Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FrontOnline

Parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius kurse maksimalet do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellur reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës. Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gërvalla: Qeveria e 14 shkurtit, qeveri e sukseseve

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në emisionin Prime në RTK, tha se Qeveria e 14 shkurtit brenda një viti punë ka shënuar një varg rezultatesh, si në planin politik të brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, por edhe në ekonomi.

“Për një vit ka ndërrua qasja ndaj institucioneve, krimit dhe korrupsionit, ndaj të ardhmes së këtij vendi ndaj temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, por edhe me rajonin, fqinjit tanë, ka ndryshuar pozicioni ynë në arenën ndërkombëtare, kanë ndryshua shumë e shumë shifra në ekonomi , gati 10 për qind rritje ekonomike, 30 për qind rritje e të ardhurave nga tatimet, 30 për qind nga doganat 60 për qind rritje investimeve të huaja, shumë aksione policore e tjera, kanë ndryshua një sërë gjërash por ndoshta jo aq sa duhet”, tha ajo

Ministrja foli edhe për rritjen e çmimeve, por ajo tha se këto rritje nuk e prekin vetëm Kosovën.

“Rritja e çmimit të rrymës elektrike nuk të bëjë vetëm me Kosovën ky është një fenomen botëror dhe nuk ka të bëjë me Qeverinë e 14 shkurtit. Këto nuk kanë lidhje”, tha ajo.

Kush ishte fajtor për fotografimin e nxënësve me portretin e Osmanit dhe Konjufcës në duar – pozita e opozita me deklarata të kundërta

0

Sikurse çdo vit tjetër në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për të mirëpritur vizitat e fëmijëve nga shkolla të ndryshme.

Një vizitë e tillë është bërë edhe sot, por në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihen nxënësit që mbajnë në duar fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufa.

Nuk dihet ende se kush e ka publikuar së pari këtë fotografi e cila ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, për përdorim të imazhit të fëmijëve gjoja për çështje politike.

Analisti Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografinë në Facebook, ku e ka përmendur rastin e profesorit nga Vushtrria i cili kishte publikuar në rrjetin social TikTok video duke vallëzuar e që ishte kritikuar për gjestin e tij.

“E shajshi profën e Vushtrrisë. Ndërkohë, qe vepra e një mësuesi tjetër, në kulmin e budallakisë. Nxënës me foto të Vjosës dhe Glaukut në duar”, ka shkruar Mushkolaj.

Pas kësaj ka reaguar edhe shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli, i cili tha se fotografia është realizuar pa dijeninë e tyre.

“Në këtë foto po shihen fëmijët duke mbajtur fotografinë e kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes. Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike. Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjës mësimdhënësit. Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

Ndërkaq të kundërtën e kësaj e ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit. Më tutje Musliu tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.

“Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijëve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty. Nuk linin hapësirë për të ju shpjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetëm te sfilojnë me këto foto. Nipi im me foto të Vjosës. Isha prezent gjatë ceremonisë se fotografimit. Fëmijët janë të pafajshëm mësueset po ashtu. Historinë s’mund ta ndryshoj askush! Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka shkruar Musliu.

KESCO do të zbatojë vendimin e ZRrE-së për tarifat nga 9 shkurti

0

Zyra e Rregullatorit për Energji nuk e ka marrë parasysh kërkesën e e KESCO-s për shtyrjen e vendimit me rritje të tarifave deri më 1 mars.

Përkundër që bëri një kërkesë të tillë, KESCO është i gatshëm që të zbatojë vendimin e marrë nga ZRrE për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, ka thënë për Klankosova.tv se vendimi do të implementohet në tërësi.

“Përderisa e kemi dërguar kërkesën, normalisht që kemi qenë të gatshëm ta implementojmë ashtu siç kemi kërkuar. Por, ZRrE është organ vendimmarrës dhe ne i implementojmë vendimet e tyre. Tarifat e reja me vendim të ZRrE-së kanë hyrë në fuqi nga data 9 shkurt. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat ligjore dhe do ta implenentojmë vendimin komplet”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort