Home Blog Page 3473

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz – FOTO

0

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca pas ngritjes së flamurit shtetëror, kanë bërë homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata vizituan kompleksin Memorial “Adem Jashari”, por nuk folën para mediave.

Homazhe në Prekaz bëri edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Skenderajt e shumë vizitorë nga vende të ndryshme të Kosovës.

/GazetaSinjali/

Festë në qiell, lëshohen parashutat me flamujtë e Kosovës dhe atë kombëtar

0

Festa për 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka filluar edhe nga qielli. Mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan parashuta me flamujt e Kosovës dhe flamurit kombëtar.

Mëngjesin e këtij 17 shkurti u ngrit edhe flamuri shtetëror, në të cilën ceremoni mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Në nder të 14-vjetorit të pavarësisë janë organizuar një sërë aktivitetesh ku në orën 09:00 krerët shtetërorë do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, pastaj te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Gjermania goditet nga një stuhi e fortë

0

Raportohet se Gjermania është përfshirë nga një stuhi e fortë, me shpejtësi ere deri në 152 km/orë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, kurse ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime. Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të drurëve të rrëzuar, në disa rajone madje ka mungesë të rrymës elektrike.

Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.

Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi. Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat.

Të enjten priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuih tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme.

Fakte për Pavarësinë e Kosovës

0

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008. Albinfo.ch ju sjell fakte për Pavarësinë e Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.

Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, etj.

Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. 23 nga 28 shtetet e BE-së po ashtu e kanë njohur Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

Zvicra e njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 Shkurt 2018.

Shtetet që e kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës: Serbia, Rusia, Kina, Spanja, India, Gjeorgjia, Greqia, Brazili, Spanja, …

Parlamenti Evropian më 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.

Mërgimtarë të shumtë erdhen për ta festuar Pavarësinë e Kosovës

0

Bëhet e ditur se shumë mërgimtarë kanë ardhur përmes pikave kufitare të Kosovës dhe aeroportit të Prishtinës, për të festuar përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të informimit nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, në muajin  shkurt ka pasur dukshëm rritje të numrit të mërgimtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë mërgimtarët e shumtë janë shprehur se kanë ardhur ekstra për të fastuar Festën e Pavarësisë së Kosovës, raporotn albinfo.ch.

E.A. (40 vjeçe) “Kam ardhur sot, me gjithë familjen time nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës dhe për të kaluar kohë me familjarët e mi”.

Edhe përmes pikave kufitare ka rritje të ardhjeve të mërgimtarëve. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se ka një rritje të ardhjeve të mërgimtarëve në ditët e fundit, pavarësisht se nuk ka një shifër të caktuar.

Shqipëria ia jep lejet e qëndrimit dy kosovarëve në përvjetorin e Pavarësisë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes rrjeteve sociale, Rama njoftoi se Shqipëria ka nisur me lëshimin e lejeve të qëndrimit biometrike për Kosovën dhe dy të parat i morën Arita dhe Kushtrimi.

“Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa”, shkroi mes tjerash Rama.

Postimi i plotë:
Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dua të ndaj me ju lajmin e mirë se tashmë Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Pata kënaqësi që dy kartat e para t’ia dorëzoja Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune.

Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente. Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa. Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimin.

Osmani uron Pavarësinë: Faleminderit presidentit Ibrahim Rugova, vajzave e djemve të UÇK-së

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani shkruan përmes facebookut, se në këtë ditë nderojnë vizionarët dhe heronjtë, duke shtuar falënderime ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se është arkitekt i pavarësisë, por dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

”Në katërmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës i kujtojmë me përulësi të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

I kujtojmë dhe nderojmë në këtë ditë vizionarët dhe heronjtë. Përkushtimi i tyre për lirinë e vendit është përgjegjësi e jona për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Faleminderit prijësit të urtë e arkitektit të pavarësisë, presidentit dr.Ibrahim Rugova, faleminderit vajzave e djemve të UÇK-së në krye me legjendarin Adem Jashari me familje dhe faleminderit NATO dhe shteteve mike që e bën të mundshme lirinë dhe shtetin tonë!

Qytetarë të Republikës, urime 14 vjetori i shteti tonë! Na duhet angazhim i përbashkët që ta përmbyllim rrugëtimin tonë për në familjen evropiane.

Shteti i Kosovës është mbi të gjitha, e paçim për jetë!”.

“NEWBORN” u jep krahë grave, Ismaili: Çikat tona të cilat po na zbardhin fytyrën

0

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.

Këtë vit, ky monument u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës

Mesazhi i tij është: Winged Women apo Gratë me Krahë. Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha se qëllimi i këtij ndryshimi është suksesi i grave në botë dhe i atyre që abuzohen e vriten nga bashkëshortet e tyre.

“Këtë herë deshëm më u fokusu në gruan. Në dy aspekte të çështjes së gruas sot në Kosovë e Shqipëri. Një është gratë e suksesshme, qeto çikat tona të cilat po na zbardhin fytyrën edhe mandej çdo ditë dëgjojmë lajmë që gratë po abuzohen, gratë po vriten, e burrat kriminelë po shpëtojnë me ka 6 muaj burg me këtë çështje”.

“Tema e ka titullin “Gratë me krahë” edhe me kallxu që grave duhet me i dhënë krahë, gratë duhet me i përkrahë, gratë për me qenë të suksesshme qeto gra kanë marrë krahë, duhet mu përkrah ato. Gratë e abuzuara, këtë dukuri të shëmtuar duhet me e zhduk duke i dhënë krahë. I kushtohet një gruaje të rëndomtë që punon gjithë ditën e kthehet në shtëpi e mban shtëpinë i rrit fëmijët me përkrahjen minimale prej burrit prej familjes. Edhe me i kallxu kësaj shoqërie që gratë janë kyçe në rritjen, njohjen dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë. Edhe që absolutisht ky patriarkalizmi duhet me marr fund edhe është koha”, tha ai./FrontOnline

Meta uron pavarësinë e Kosovës: Mirënjohje përjetë heronjve e dëshmorëve

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar sot 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në një postim në Facebook ku ka shpërndarë fotot e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Meta ka shprehur mirënjohje përjetë për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e pavarësisë së Kosovës.

“Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!” ka shtuar Meta. /Telegrafi/

9 muaj në izolim të plotë pa takuar as familjarët, avokati i Thaçit flet për gjendjen e ish-presidentit

0

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej 16 muajve në paraburgim në Hagë, aty ku po vazhdon gjyqi ndaj tij dhe tre përfaqësuesve të tjerë të UÇK, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Avokati i tij, Dastid Pallaska në një lidhje me emisionin “Opinion” tregoi mbrëmjen e kësaj të mërkure se për rreth 9 muaj, Thaçi ka qenë në izolim të plotë dhe nuk ka mundur të takojë asnjë prej familjarëve të tij, për shkak të masave anti-Covid.

Ai ka thënë se ish presidenti është në gjendje të mirë emocionale dhe i përqëndruar në përgatitjen e mbrojtjes së tij.

“Prej momentit kur është dërguar në paraburgim, tani bëhen 16 muaj ka qenë në një gjendje jashtëzakonisht të mirë shpirtërore, i përqendruar vetëm në përgatitjen e mbrojtjes së tij. Emocionalisht është shumë i fortë”, ka thënë ai.

Avokati i ish-presidentit ka konfirmuar se për 9 muaj Thaçi nuk ka takuar asnjë anëtar të familjes.

“As nuk ka mundur të takojë asnjë anëtarë të familjes. Rreth 9 muaj ka qenë në izolim të plotë. Asnjë vizitë. Vizitat e para familjare janë lejuar në periudhën e verës, në korrik, mos gabohem”, ka thënë ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort