Home Blog Page 3472

Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar kosovarët për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.

Arrestohet në Shqipëri një afrikan, dyshohet për falsifikimin e mbi 1 milion eurove

0

Operacioni nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Goditet një rast i tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas nga Kameruni.

Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri, me sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lastra”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas J. N., 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

Hovenier uron Pavarësinë: Arritjet e Kosovës për këto 14 vjet janë të jashtëzakonshme

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e Pavarësisë.

Hovenier thotë se ShBA-ja vazhdon të përkrahë Kosovën dhe se partneriteti mes dy shteteve do të vazhdojë të forcohet gjatë viteve në vijim.

Tutje, ambasadori ka vlerësuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës si të jashtëzakonshme duke thënë se ShBA-ja është krenare ta quaj Kosovën partnere dhe mike.

“Sot, Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet shtet sovran dhe partner i besueshëm i SHBA-së. Arritjet e Kosovës për këto 14 vite janë asgjë më pak setë jashtëzakonshme. ShBA-të janë krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky: partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku. Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Momenti kur Kurti ua puth duart vajzave të Vjosa Osmanit

0

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë.

Në fund të kësaj ceremonie, kryeministri Kurti u përshëndet me presidenten Osmanin, ndërkaq ua puthi dorën vajzave të saj.

Të pranishëm në ceremoninë e sotme për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me familjen e saj, Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ministra të Qeverisë së Kosovës.

Në sheshet e Prishtinës parakaluan Forca e Sigurisë dhe Policia e Kosovës.

Ngritet aktakuzë kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policor dhe një qytetari

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Serbët e veriut nuk duan ta festojnë Pavarësinë e Kosovës

0

Derisa gjithandej vendit po shënohet 14-vjetori i pavarësisë, për serbët e veriut sot ka qenë një ditë e zakonshme.

Ata kanë rrëfyer për KosovaPress, se jo vetëm që nuk festojnë pavarësinë, por që nuk e pranojnë fare shtetin e Kosovës, duke thënë se ajo është pjesë e Serbisë.

Një qytetare nga veriu i Mitrovicës, pasi u çudit me pyetjen e parashtruar, tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ajo ka festuar dy ditë më parë pavarësinë.

“Ruana Zot, cila pavarësi e Kosovës ju lutem. A jeni të vetëdijshëm çfarë po pyetni. Ne kemi festuar, çfarë pavarësie e Kosovës. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë ajo.

Një qytetar tjetër, theksoi se njerëzit këtu nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Sipas tij, ata kanë festuar dje dhe pardje pavarësinë e Serbisë.

“Të jem i sinqertë unë personalisht nuk e festoj. Siç e shihni këtu janë të varura flamujt e Serbisë, dje dhe pardje ka qenë dita e shtetësisë së Serbisë, kështu që njerëzit këtu në veri të Kosovës festojnë ditën e shtetësisë së Serbisë. Ditën e pavarësisë së Kosovës nuk e festojnë sepse siç e dini nuk e pranojnë shtetin e Kosovës”, sqaroi ai.

Një tjetër qytetare po ashtu nga veriu, për dallim nga të tjerët, bëri të ditur se nuk ka festuar pavarësinë e Serbisë dhe as të Kosovës.

“Jo, nuk kemi festuar as dje dhe as sot. Jetojmë jetën tonë siç jemi mësuar, i marrim pensionet asgjë më shumë”, tha ajo.

Ndryshe, numër i madh i qytetarëve serbë nga veriu i vendit, vazhdojnë të jenë të punësuar në institucionet kosovare dhe paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, ndërsa edhe pas 14 vitesh të pavarësisë, mohojnë shtetin në të cilin jetojnë./KSP/

Shaip Kamberi uron pavarësinë e Kosovës, i dërgon një mesazh edhe Serbisë

0

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka uruar shqiptarëve 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se ky është edhe urimi që i duhet sot presidentit të Serbisë për të hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.

Sipas Kamberit, përderisa presidenti serb nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot do të festojnë shqiptarët.
Shkrimi i tij i plotë:

“Srećan Dan državnosti, Kosovu”

Ky është urimi që i duhet sot Presidentit të Serbisë për ta hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.

Përderisa ai nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot festojmë ne.

Feston Kosova, Lugina, si dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Urime Kosovë!

#HappyIndependenceDay #Kosova14

5 të vdekur e 411 raste te reja me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 411 persona me COVID-19.

Ndërsa pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Osmani: Ushtria e Kosovës është e përgatitur për të mbrojtur territorin

0

Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas pak minutave do të fillojë edhe parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se teksa kuadratetet e FSK’së dhe policisë së Kosovës do të marshojnë në shtetet e Prishtinës, do të kujtohet sakrifica e brezave të shumtë për liri, sakrifica e dëshmorëve dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të ushtrisë tonë në 14 vjetorin e Republikës së Kosovës. 14 vite të shtetësisë së Kosovës nuk janë shumë por nuk janë aspak për ta kujtuar rrugën e vështirë për ta bërë shtetin. Këta djem dhe vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës, ata nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garanca për çdo cep të territorit të Kosovës. Ata janë identiteti i shtetit tonë të ri për të cilin dhamë shumë mund dhe për të cilin po punojmë çdo ditë e më shumë. Secili nga njerëzit e këtij vendi ka bërë diçka për këtë ditë, secili në mënyrën e vetë ka bërë diçka që Kosova të bëhet shtet prandaj sot jemi këtu dhe përulemi me respektin më të madh ndaj gjithë atyre që ëndrrën tonë për shtetin e e bënë realitet”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se Ushtria e Kosovës që do të parakalojë sot në sheshet e Prishtinës është e përgatitur për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Parakalimi i ushtarëve dhe policëve të Kosovës në 14 vjetorin e Pavarësisë

0

Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës padyshim se organizimi më i dashur nga qytetarët është parakalimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe zyrtarë policorë të vendit.

Edhe sot në 14 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës u mblodhën shumë qytetarë.

Para tyre parakaluan ushtarë e policë të shtetit, shkruan lajmi.net.

Parakalimi i tyre si çdoherë tjetër u organizua në mënyrë të përpiktë.

Në ditën e sotme pati organizime të shumta nga institucionet e vendit, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës.

Pamje nga parakalimi i FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës.

Gjeneral Enver Cikashi ka raportuar para presidentes së vendit, Vjosa Osmani për parakalimin e trupave të ushtrisë së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort