Home Blog Page 3471

Parlamenti Evropian voton amendamentin për sanksione ndaj Dodikut

0

Parlamenti Evropian ka mbështetur sot amendamentin për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka bërë të ditur portali Klix.

Amendamenti mori mbështetje të madhe në këtë institucion evropian. Për votuan 504 deputetë, 93 ishin kundër dhe 72 abstenuan.

Parlamenti Evropian dënoi synimet dhe lëvizjet secesioniste të Dodikut dhe i bëri thirrje Këshillit Evropian të vendosë sanksione ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Dodik ka kohë që ka marrë iniciativa të ndryshme për të zhbërë shtetin e Bosnjës dhe për të pavarësuar Republika Srpskan. Ai ka paralajmëruar ndër të tjera edhe formimin e ushtrisë së kësaj krahine.

Dodik, pas vendimit të Parlamentit Evropian, ka thënë se nuk do të ndalet.

“Askush nuk erdhi në Republika Srpska për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe çka është më e keqja, asnjë nga ata deputetë që ngritën duart sot, nuk e shikoi Kushtetutën e Bosnjës, e disponueshme në internet, sepse po ta bënin, nuk do të merrnin pozicionet që morën dhe as kualifikimet që u dëgjuan”, tha Dodik, përcjell Klix. “Në vend që të përpiqeshin të flisnin me ne, ata vendosën të flisnin për ne. Në kushte të tilla, është e qartë se qëndrimet e parlamentit nuk mund të ishin ndryshe. Me gjithë respektin e duhur për institucionet evropiane, nuk kam ndërmend të heq dorë nga aktivitetet e ligjshme dhe legjitime në mbrojtje të Republikës Srpskas”.

Ndryshimi i monumentit të Pavarësisë, këtë vit i bën “Gratë me Krahë”

0

Si çdo përvjetor, monumenti i Pavarësisë së Kosovës edhe këtë vit ka marrë pamje tjetër.

Ish-deputeti Fisnik Ismaili, që është edhe ideatori i këtij monumenti këtë vit ka vendosur që mesazhi i këtij monumenti të jetë për gratë.

“Gratë me Krahë”, është mesazhi që përçohet përmes vizatimit në këtë monument.

Në lidhje me këtë ide, Rrejti i Grave të Kosovës, ka falënderuar Ismailin për këtë mesazh.

“RrGK u uron 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Këtë vit, monumenti i pavarësisë, Newborn Monument, u përkushtohet grave të fushave të ndryshme si dhe përçon mesazhin kundër dhunës ndaj grave e vajzave. Falënderojmë Fisnik Ismailin që sivjet në zemër të këtij monumenti vendosi mesazhin “Gratë me Krahë”, duke bërë që gratë të fillojnë të marrin vendin e merituar në hapësirat e debatet publike”, thuhet në postimin e tyre.

Thaçi telefonon nga Haga prindërit e tij, ua uron të gjithëve 14-vjetorin e Pavarësisë

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga prindërit e tij për t’ua uruar 14-vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi, shkruan lajmi.net.

“Në luftë, në paqe, në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshin dhe gjyshen dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi gjendet në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Biden tregon se kur mund të ndodhë pushtimi i Ukrainës nga Rusia

0

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden, tha në një konferencë për medie se SHBA-ja ka “arsye të besojë” se Rusia është e “përfshirë në një operacion të rremë sulmi kundër vetës për të justifikuar agresion të mundshëm”.

“Çdo tregues që kemi është se ata janë të përgatitur për të hyrë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”, tha Biden, duke shtuar, “Unë mendoj se kjo do të ndodhë brenda disa ditëve të ardhshme”.

Ai potencoi se përgjigjet ruse janë dërguar, por ai ende nuk i ka lexuar ato, raporton CNN.

Presidenti amerikan vuri në dukje se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të shkojë sot në Kombet e Bashkuara dhe do të shtrojë një rrugë diplomatike, duke përsëritur se “ka një rrugë”.

Biden shtoi se ai “nuk ka plane të telefonojë Putinin”.

Ai foli për më pak se dy minuta para se të hipte në Marine One për të udhëtuar në Ohio.

Tenori Ramë Lahaj gati për prezantimin e Kosovës në Dubai

0

Në amfiteatrin “Milenium” në Dubai po bëhen përgatitjet e fundit për ngjarjen e organizuar nga Kosova.

Aty pas pak (18:30, sipas kohës në Kosovë), do të mbajë koncert tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj. Me Lahajn në koncert do të jetë edhe sopranoja Ulpiana Aliaj dhe do të shoqërohen në piano nga Ugo Mahieux.

Për herë të parë Kosova po prezantohet në ekspozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.

Pos koncertit të Lahajt, që titullohet “Zëri i Kosovës së pavarur”, atje është prezantuar me koncert formacioni i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.

Në “EXPO 2020 Dubai”, të enjten, Kosovën e ka prezantuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Krasniqi shkon në familjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Kontributin e tyre s’e ndryshon askush

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjet e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ndërsa pasdite ka takuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

“Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se tre ish-krerët e UÇK-së sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por se ky kapitull “veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë”.

“Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.

“Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë. Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane”, tha Krasniqi.

Scholz: Jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione kundër Rusisë

0

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurt pas një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjermani ka pohuar se Rusinë e presin sanksione të ashpra në rast të një agresioni ushtarak në Ukrainë.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, pohoi ai shkurt për bbc.

I pari i qeverisë gjermane deklaroi se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën në kufirin ukrainas.

“Ne e dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, tha Scholz.

Theksojmë se liderët evropianë janë mbledhur në kryeqytetin belg dhe po diskutojnë situatën e përshkallëzuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndryshe, separatistët rusë sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në një fshat në Luhanski, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Kurti u bën thirrje shteteve myslimane që ta njohin Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për “Arab News”, duke ju bërë thirrje vendeve muslimane që ta njohin shtetin e Kosovës.

Në këtë intervistë Kurti tha se është gabim i madh i vendeve me shumicë muslimane që nuk e njohin Kosovën.

“Ne mendojmë që është një gabim i madh që disa vende me shumicë myslimane të popullatës nuk e njohin Kosovën. Unë mendoj që ato janë dezinformuar nga Serbia. Dhe disa nga to e bëjnë këtë sepse vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me Federatën Ruse”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti iu bëri thirrje këtyre vendeve që ta njohin shtetin e Kosovës.

“Megjithatë, unë do t’iu kërkoja të gjitha vendeve në botë, për hir të paqes afat-gjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të popullit për liri dhe vetëvendosje, që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Kurti në këtë intervistë foli edhe për vendimin e Kosovës, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Ajo s’ka të bëjë asgjë me qëndrimin tonë për popullin e Palestinës dhe kauzën e tyre. Ne duam të kemi raporte të mira me Palestinën, me autoritetin e Palestinës dhe gjithashtu edhe me popullin e Palestinës”, u shpreh Kurti.

Fotografia e komandantit legjendar Adem Jashari në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

0

Kompania shqiptaro-amerikano Tafingo që vepron në ShBA dhe Kosovë ka mbuluar billbordet e Amerikës me urimin për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo ka siguruar billborde në autostradën më të frekuentuar në Amerikë I-95 që niset nga Boston e mbaron në shtetin Floridës, për të uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës tek miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY”, këtë mbishkrim dhe figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari, amerikanët do e shohin për një javë anë e mbanë Amerikës.

Stafi i Tafingos kanë deklaruar se kjo është një mënyrë e mirë për ta promovuar Kosovën pranë popullit Amerikan!.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort