Home Blog Page 3470

Mbreti dhe Princi i Arabisë Saudite i urojnë kosovarëve 14 vjetorin e pavarësisë

0

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, kanë uruar Republikën e Kosovës për Ditën e Pavarësisë me një telegram urimi drejtuar presidentes Vjosa Osmani.

Ata i uruan qytetarët e Kosovës për progres dhe prosperitet.

“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të respektuar të Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. Besoj se do t’i përcillni popullit tuaj pjesëmarrjen e popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rast të veçantë”.

Kurti: Kuleta e shtetit pagoi më shumë për energji sesa xhepi i qytetarit, kjo më dhemb

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shtrenjtimi i energjisë ishte shumë më i vogël për xhepin e qytetarëve sesa për paratë e tyre të përbashkëta.

Ai po thotë se kjo po i dhemb meqë ato para do të mund t’i shfrytëzonte për të mirën e qytetarëve në shumë fusha të tjera ku ka nevojë, prandaj edhe për këtë bëri thirrje për kursim të rrymës.

“Energjia elektrike te ne është shtrenjtuar, por më duhet të them se te xhepi i qytetarëve kemi një shtrenjtim minimal. Shtrenjtimi është shumë më i madh në xhepin e shtetit sesa në atë të qytetarit, përkatësisht te subvencionimi. Në fillim ndamë 20 milionë euro, më pas 10 milionë dhe tash jemi zotuar për 90 milionë që shpresoj që nuk do të na duhet t’i përdorim. Kuleta e shtetit, paratë e së cilës janë të qytetarëve, e ka paguar shumë më tepër sesa xhepi i qytetarit dhe kjo më dhemb më shumë, sepse ato do të kishim mundur t’i përdorim në fusha të tjera për qytetarët tonë”.

Kurti tha se mosndërtimi dhe mosriparimi i kapaciteteve në këto dy dekada, që u kombinua me shtrenjtimin e energjisë në bursat ndërkombëtare, ka bërë që të ketë një kosto të jashtëzakonshme edhe në Kosovë.

Kryeministri, duke komentuar deklaratën e tij në Kuvend se rryma është e lirë, në televizionin publik tha se edhe kur energjia elektrike është e lirë është mirë të jetë edhe më lirë, por se në kriza ndërkombëtare duhet shpeshtuar thirrjet për kursim.

“Sa më shumë të kursejnë qytetarët, sepse në këtë mënyrë e kursejnë edhe xhepin e tyre edhe kuletën e shtetit. Në kushtet kur ndodhesh në krizë ndërkombëtare dhe në kushtet kur konsumi është mbi dyfishin e gjenerimit, domosdoshmërisht duhet të bëjmë thirrje për kursim të energjisë. Ne e kemi pasur rrymën më lirë në krahasim me vendet tjera dhe ka mundur të jetë shumë më lirë sikur t’i kishim riparuar me kohë”.

Kurti: Edhe në Serbi e kanë kuptuar që do të duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse ka presion ndërkombëtar për një marrëveshje finale me Serbinë, por vetëm tha se partnerët po kërkojnë nga Kosova që të jetë aktive dhe konstruktive në dialog.

“Neve partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, aleatët tanë, vijnë dhe na mbështesin për Kosovën e pavarur dhe sovrane, me integritet territorial dhe shtetësi funksionale, por në të njëjtën kohë kërkojnë prej nesh që të jemi aktivë dhe konstruktivë në dialog, gjë që ne e bëjmë. Në bisedimet që zhvillohen në Bruksel, ne kemi qenë të përkushtuar, jo thjesht për një dialog për hir të dialogut, por për dialog për marrëveshje, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Kushtetuta e Kosovës dhe Kushtetuta e Serbisë nuk janë në pajtueshmëri me njëra-tjetrën, por ne besojmë se është ajo e Serbisë që duhet të ndryshojë dhe me durim dhe angazhim të palodhshëm përpiqemi që të kemi sa më shumë miq në arenën ndërkombëtare për këtë qëllim tonin”.

Ai, në një intervistë në televizionin publik, tha se me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nuk fiton vetëm Kosova, por edhe Serbia.

“Edhe Serbia çlirohet nga një ëndërr hegjemonike që në fakt gjithmonë është shndërruar në makth për fqinjët e saj. Besoj që ky është viti, në të cilin do të mund të intensifikohen bisedimet, pasi duket që edhe në Serbi e kanë kuptuar që nuk ka më kthim në të kaluarën, andaj do të duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të avancojnë integrimet evropiane. Neve na pengojnë pesë shtetet mosnjohëse që të integrohemi në Bashkimin Evropian, por Serbia e ka të pamundur që të integrohet në BE pa e njohur Kosovën”.

Graçanicë: Arrestohet 70-vjeçari për dhunë në familje, i konfiskohen dy armë

0

Një 70-vjeçar është arrestuar sot në mesditë në Graçanicë.

G.N. dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po ashtu i ka konfiskuar dy armë dhe 52 fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Moti për dy ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij instituti, në dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

“Nuk po tërhiqen” – Edhe Britania lëshon paralajmërim për situatën në Ukrainë

0

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha të enjten se pavarësisht pretendimeve të Rusisë, ngritja e saj ushtarake rreth Ukrainës “nuk tregon shenja të ngadalësimit”.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që forcat po tërhiqen. Rusia duhet të tërhiqet nga pragu. Kremlini ka pasur çdo ofertë diplomacie… Herë pas here, ata kanë zgjedhur të mos angazhohen me këto propozime, por të turbullojnë dhe kundërshtojnë,” tha Truss në Kiev pas një takimi me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba.

“Rusia pretendon se është e kërcënuar, por cili është kërcënimi real? Nuk është aleanca mbrojtëse e NATO-s; Kërcënimi i vërtetë është më shumë se 100,000 trupa të gatshme për betejë të grumbulluara në kufirin e këtij shteti sovran”, tha ajo.

“Rusia mendon se NATO nuk duhet të zgjerohet; e vërteta është se vendet duan të anëtarësohen në NATO. Njerëzit duan sigurim dhe ata e shohin sigurinë në numër, dhe kjo përshpejtohet vetëm nga lufta e Rusisë”, shtoi sekretari.

Flamuri kosovar ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit

0

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka shpërndarë një fotografi ku flamuri kosovar ndriqohet në shatërvanin e Zagrebit.

Krahas fotografisë së postuar në rrjetin social twitter, Barisic ka shkruar ‘Gëzuar ditën e pavarësisë’.

Po ashtu, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka shkruar letër urimi për ditën e pavarësisë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kosova sot feston 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Nga ai moment, Kosova u shpall e pavarur, duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor.

https://twitter.com/danijelabarisic/status/1494363802720210944?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1494363802720210944%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fflamuri-kosovar-ndricohet-ne-shatervanin-e-zagrebit%2F

Haradinaj: Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë çlirimtarëve që mbahen në Hagë

0

Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, në 14 vjetorin e Pavarësisë ka uruar bashkëluftëtarët, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, që gjenden në Hagë.

Në një shkrim në Fcebook, Haradinajt shkruan se është i bindur që pafajësia e tyre do të dëshmohet nga gjykata.

“Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë”.

“I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia”, tha ai.

Ndryshe, të enjten, 17 shkurt, Kosova ka shënuar 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008.

Austria heq masat kufizuese më 5 mars

0

Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot qeveria.

Orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve më herët do të anulohet, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.

“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale për të garantuar lehtësimin dramatik të masave kufizuese kundër Covid-19 në jetën publike.

“Ndryshimi i një rregulli që do të hyjë në fuqi që të shtunën, dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga Covid-19 për të hyrë në restorante, ambiente sportive dhe grumbullime të mëdha do të hiqen”, tha ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein.

Vaksinimet kundër koronavirusit u bënë të detyrueshme për popullatën e përgjithshme të rritur në Austri në fillim të këtij muaji, masa e rreptë në Evropë. Aktualisht, shkalla e vaksinimit është 70 për qind.

Historia e vajzës nga Kosova që refuzoi fustanin e bardhë, për t’u martuar me uniformën e UÇK-së

0

Një çift nga Skënderaj treguan sot në emisionin “Shqipëria live” historinë e tyre të dashurisë dhe ceremoninë e veçantë të kurorëzimit.

“Jemi njohur në një aktivitet libri. Albini ka qenë redaktori i atij libri. Unë aty kam shkuar me disa shoqe”, thotë Kosovarja.

Albini dhe Kosovarja zgjodhën të visheshin me uniformën e UÇK-s në dasmë, ndërsa fotot i realizuan te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz.

“Unë ëndërroja të vishja uniformën e ushtrisë dhe jo fustanin e bardhë”, shprehet Kosovarja, ndërsa Albini thotë se pranoi menjëherë.

“Ideja ka qenë e Kosovarit të bëjmë martesën me teshat e ushtrisë. Padyshim që e kam pranuar, sepse ushtria e Kosovës ndoshta është e re, por është 25 shekuj histori”, tregon ai.

Albina rrëfen se ëndrra e saj ka qenë të ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por për shkak të mbulesës nuk ka mundur a realizojë këtë dëshirë.

“Që e vogël, ndoshta dhe nga ngjarjet historike jam frymëzuar dhe kam aplikuar në UÇK sepse kam dashur ushtrinë. Në luftë më ka ndihmuar daja që është dëshmor, ka humbur jetë gjatë luftës së Kosovës. Doja të vazhdoja rrugën e tij”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort