Home Blog Page 3467

Evropa po i thotë lamtumirë masave shkaku i coronavirusit – cilat shtete po e shpallin “pavarësinë” prej COVID-19

0

Shkurti është muaji që shënoi një pikë kthese kur bëhet fjalë për pandeminë e coronavirusit në Evropë.

Ndërsa shkalla e shtrimit në spital dhe e vdekshmërisë është në rënie, një numër i madh vendesh evropiane po shfuqizojnë pjesërisht ose plotësisht masat e vendosura për të frenuar virusin.

Kështu, nga shkurti, qytetarët e gjithsej 14 vendeve do të mund të lëvizin pa maska mbrojtëse, ndërsa disa po dalin përfundimisht nga karantina disamujore, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Kosova tashmë ka zbutur disa prej masave duke përfshirë lëvizjen pa maska në hapësirat e jashtme dhe zgjatjen e kohës së punës të gastronomisë.

Më poshtë janë disa prej shteteve që tashmë kanë hequr pothuajse të gjitha masat të marra për të luftuar coronavirusin.

Danimarka

Autoritetet daneze kanë vendosur që COVID-19 nuk i përket më kategorisë së “sëmundjeve kritike”, prandaj të gjitha kufizimet janë hequr që nga 1 shkurti. Pasaporta e coronavirusit do të jetë e nevojshme vetëm për të hyrë në vend nga jashtë, ndërsa autoritetet do të vazhdojnë të inkurajojnë qytetarët që të vaksinohen. Doza e katërt e vaksinës do të jetë e disponueshme për danezët që duan të mbrohen, në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë pa maska dhe karantinë.

Mbretëria e Bashkuar

Pavarësisht se numri i të infektuarve me coronavirus në Britaninë e Madhe, qytetarët nuk janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse që nga fundi i janarit, madje edhe karantina për të infektuarit është hequr praktikisht. “Kujdesuni për të dashurit tuaj dhe mjedisin”, u këshilluan britanikët, të cilët pjesën më të madhe të vitit të kaluar e kaluan duke punuar nga shtëpia.

Jeta me coronavirusin është motoja e re e Britanisë së Madhe, të cilën banorët e pritën me entuziazëm.

Austria

Vendi që fillimisht shpalli dhe më pas miratoi ligjin për vaksinimin e detyrueshëm, tani po ndryshon në mënyrë drastike strategjinë e tij. Të gjitha masat e vendosura për shkak të pandemisë së coronavirusit në Austri do të hiqen më 5 mars, thanë zyrtarët. Vetëm masa e mbajtjes së maskave në vende të caktuara do të mbetet në fuqi dhe pasaportat e gjelbra me siguri do t’i kthehen të shkuarës.

Vala e parë e lehtësimit të masave është paralajmëruar për 19 shkurt, kur kateringu, hoteli dhe eventet do të kalojnë nga rregulli 2G në 3G, i cili u jep personave të pavaksinuar qasje në kafene, restorante, hotele, koncerte dhe ndeshje me test negativ. Hiqet karantina e detyrueshme për ata që nuk kanë simptoma të virusit dhe e vetmja gjë që do të mbetet në fuqi është detyrimi për të mbajtur maska në vende si transporti publik dhe supermarkete.

Në shembullin e Britanisë së Madhe, Austria do të shpallë “Ditën e Lirisë” më 5 Mars, transmeton Telegrafi.

Sllovenia

“Liria” po arrin edhe në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka konfirmuar se po vjen një periudhë e zbutjes së masave kundër epidemisë.

Epidemiologët sllovenë dhe ekspertë të tjerë shëndetësorë po propozojnë heqjen e certifikatave të COVID-19 për hyrje në banka, zyra postare, dyqane dhe njësi të administratës shtetërore, si dhe lehtësimin e punës së furnizuesve dhe mësimdhënies në shkolla, ku duhet të bëhen testime të rregullta të nxënësve me maska.

Epidemiologët propozojnë rishikimin e masave aktuale pasi varianti omikron, pavarësisht përhapjes së shpejtë, nuk ka sjellë probleme më të theksuara në sistemin spitalor, ndaj sugjerojnë zbutjen e masave dhe mbrojtje më të madhe për grupet veçanërisht të dhunshme.

Sllovakia

Sistemi shëndetësor i Sllovakisë po funksionon mirë pavarësisht valës së re të pandemisë, kjo është arsyeja pse autoritetet kanë vendosur t’i dërgojnë kartat e COVID-19 në të kaluarën. Nuk nevojiten më për të hyrë në ambiente publike dhe deri në fund të shkurtit do të rritet numri i personave që mund të qëndrojnë në një dhomë të mbyllur.

Belgjika

Ky vend kohët e fundit ka kaluar nga e kuqja në të ashtuquajturën zonë portokalli, që do të thotë se restorantet dhe baret mund të punojnë me kohë të plotë dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk do të duhet të mbajnë më maska.

Gjermania

Administrata e kancelarit gjerman Olaf Scholz ka marrë një vendim që gjermanët e kanë kërkuar prej kohësh – pas 20 marsit do të hiqen një sërë kufizimesh në lidhje me pandeminë e coronavirusit, me shpalljen e vaksinimit të detyrueshëm “për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm”.

Plani me tre pika parashikon heqjen e kufizimeve në faza për tubimet private, dyqanet, restorantet dhe hotelet. Mbetet në fuqi masa e mbajtjes së maskave mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës së nevojshme.

Holanda

Banorët e Holandës janë nga të paktët në Evropë që kaluan një pjesë të mirë të vitit 2021 në karantinë të rreptë. Tani është koha për një “jetë më të lirë”, kështu që nga 15 shkurti do të hiqen shumica e kufizimeve shëndetësore që lidhen me shtypjen e virusit.

Qeveria njoftoi se orari i punës së bareve dhe restoranteve do të rikthehet në regjimin para pandemisë dhe njoftoi përfundimin e mbajtjes së detyrueshme të maskave në shumicën e vendeve publike, si dhe rregulloren për distancimin social.

Norvegjia

Mesi i shkurtit shënon edhe periudhën e shpalljes së lirisë në Norvegji, ku po hiqen të gjitha masat kundër coronavirusit.

Shkalla e lartë e të vaksinuarve kundër COVID-19 është një sukses i madh në luftën kundër pandemisë, sipas autoriteteve vendore, që u mundësoi qytetarëve të jetojnë sërish pa asnjë kufizim.

Suedia

“Faza e re” e jetës me kurorën fillon në Suedi – një nga vendet e pakta që ka vendosur kufizime relativisht vonë. Lejet e coronavirusit si kusht për hyrje në vende publike nuk do të jenë më të vlefshme, ndërsa rekomandimi për vendosjen e maskave në transportin publik gjatë periudhave të trafikut hiqet.

Zvicra

Qeveria zvicerane ka përgatitur dy grupe masash, të cilat duhet të hyjnë në fuqi më 17 shkurt dhe nëse koncesioni do të jetë i pjesshëm apo i plotë, do të varet nga situata aktuale epidemiologjike në vend.

Tani, në këtë vend alpin, zbatohet rregulli 2G, që do të thotë se vetëm vaksinuesit dhe ata që e kanë kaluar coronavirusin mund të hyjnë në hapësira të mbyllura, si restorante, hotele, bare.

Spanja, Franca dhe Italia janë në listën e vendeve që heqin mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ndërsa kufizimet e tjera do të mbeten në fuqi.

KEDS nis shpërndarjen e faturave sipas tarifës së re, ankohen qytetarët

0

KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.

Teksa sot ka nisur shpërndarja e faturave sipas tarifës së re, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i KESO-s, Viktor Buzhala.

“Sot ka filluar leximi dhe shpërndarja e faturave të cilat inkorporojnë në vete tarifat e vjetra dhe të reja, të njehsuara në bazë të metodologjisë qe e kemi bërë të qartë edhe përmes komunikimeve të mëhershme”, tha Buzhala.

Faturat e shpërndara tek disa konsumatorë kanë shkaktuar pakënaqësi.

“Miq do të befasoheni nga fatura e rrymës për këtë muaj! Mua sapo më befasoj! 100%”, ka shkruar artisti, Astrit Kabashi.

“Mashallah, Kimetja 99 Euro e kusur rrymë, pa nejt kurrë në banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…!”, ka shkruar opinionistja, Kimete Berisha.

Aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje e parave

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi të dyshuar për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale në njoftim për media ka bërë të ditur se i pandehuri me inicialet F.Rr., me mjetet materiale të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale, aktivitete që ishin të ndërlidhura me vepra si ‘’Trafikim me qenie njerëzorë’’ nga neni 171 paragrafi 1 të KPRK-së, veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’ nga neni 241 paragrafi 2 të KPRK-së, ka bërë pagesën e lokaleve afariste të cilat gjendet në Fushë Kosovë.

Gjithashtu, me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit së pasurisë të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale dhe ikjes nga përgjegjësia penale, asnjëherë nuk e ka bërë bartjen e këtyre lokaleve në emër të vet, por të njëjtat edhe sot evidentohen në emër të pronarit të më hershëm.

Me këto veprime i pandehuri F.Rr., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’ nga neni 308 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L96.

Rriten me të madhe çmimet e prodhimeve bimore

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi 2015- 2021, ku thuhet se krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

ASK thekson se për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2021 dhe për vitin bazë 2015.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

“Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë. Në vitin 2021, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 13.3%, krahasuar me vitin 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.2% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 5.9% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm vjetor i prodhimeve bujqësore ka rritje për 16.5% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

Dalin shifrat: Mbi 36 mijë persona marin pension si veteranë të UÇK-së

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj, transmeton lajmi.net.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM4 2021: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 460 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 028 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues.

Gjatë këtij tremujori janë braktisur 4 fëmijë.

Presidentja Osmani edhe sot pranoi telegrame urimi nga liderë botërorë

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, edhe sot ka pranuar telegrame urimi me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e telegrameve të urimit, Osmani ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

“Lituania mbështet fuqishëm përpjekjet e Kosovës për integrim evropian. I uroj Kosovës unitet dhe prosperitet!”, thuhet në telegramin e Nauseda.

Në 14 vjetorin e pavarësisë së vendit, telegram urimi erdhi edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Duke shfrytëzuar këtë mundësi solemne, më lejoni të shpreh kënaqësinë time për trendin pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, si dhe shpresën dhe sigurinë time se në periudhën e ardhshme do të promovojmë dhe pasurojmë bashkëpunimin e vendosur dypalësh dhe rajonal, dhe veçanërisht në procesin e përmbushjes së prioriteteve strategjike të dy vendeve tona dhe anëtarësimit të tyre të plotë në Bashkimin Evropian. Takimi ynë në dhjetor 2021 në Prishtinë konfirmoi angazhime të tilla dhe hapi një vizion për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe Presidentja e Singaporit, Halimah Yacob, dërgoi telegram urimi, njofton Klankosova.tv.

“Me rastin e gëzuar të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj që në emër të popullit të Singaporit, të përcjellë urimet e mia më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për paqen, përparimin dhe lumturinë e vazhdueshme të vendit dhe popullit tuaj. Singapori do të vazhdojë të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të forcuar reagimin tonë kolektive ndaj sfidave globale”, thuhet në telegramin e presidentes Halimah Yacob.

Në përvjetorin e pavarësisë së vendit, e para e vendit ka pranuar telegram urimi edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF).

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin t’ju ritheksoj rëndësinë që i kushtoj anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Frankofoni dhe marrëdhënieve tona institucionale dhe të bashkëpunimit. Në veçanti, shpresoj që këto të mund t’i thellojmë në fushën e mësimdhënies së frëngjishtes përmes përafrimit të bërë me Qendrën Rajonale të OIF në Sofje, CREFECO-n si dhe përmes projektit të trajnimit që drejtojmë së bashku për diplomatët dhe zyrtarët qeveritarë”, thuhet në telegramin e Sekretares së Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo.

Policia në Prizren gjobiti 82 persona dhe dy biznese për mosrespektimin e masave anti-COVID

0

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit së bashku me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë shqiptuar 82 gjoba personave fizik, 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 91 lokale dhe biznese të ndryshme, si dhe për mosrespektim të orarit të punesë janë shqiptuar dy gjoba prej 500 euro.

Sipas Policisë, ky aktivitet është kryer nga 14 deri më 17 shkurt, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19).

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren. Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion, si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer. Po ashtu, Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, falënderon qytetaret e rajonit të Prizrenit për bashkëpunimin e treguar gjatë realizimit të detyrave policore me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, ku theksohet se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.

Kurti kërkon më shumë mbështetje nga BE-ja

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar komisionerit të Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, mbështetje për arsim dhe punësim.

Kurti ka takuar Hahnin në Gjermani, aty ku pritet që të merr pjesë bashkë me presidenten në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kurti ka shkruar në Twitter se Kosovës i duhen më shumë fonde nga BE-ja.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reformat e lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit për ekonomi të mirë Kosovës dhe performancës në sundimin e ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova komisionerit të BE-së për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve”, ka shkruar Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1494641073766993933?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1494641073766993933%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F311631%2Fkurti-kerkon-me-shume-mbeshtetje-nga-be-ja%2F

Ushtarët amerikan duke patrulluar në kufirin Kosovë-Serbi

0

KFOR-i ka publikuar pamje të patrullimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty shihen ushtarët e ushtrisë amerikane të ‘Alfa Troop’, duke patrulluar afër fshatit kufitar, Jarinje.

Sipas njoftimit, mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe planifikojnë misionet e ardhshme.

Fotot janë bërë nga rreshteri Barbara Pendl.

4 të vdekur e 236 raste të reja me COVID-19

0

Katër persona kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë regjistuar edhe 236 raste të reja.

Kurse, janë shëruar 780 pacientë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort