Home Blog Page 3466

Osmani dhe Kurti takohen me kryeministrin grek, i kërkojnë njohjen

0

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla janë takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, të cilit edhe ia kërkuan njohjen.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin, NATO-n dhe BE-në.

“Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Takimi u bë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Borrell: Kosova duhet të respektojë marrëveshjen për Asociacionin

0

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë ai e tha në një përgjigje me shkrim në pyetjen e eurodeputetes franceze Dominique Bilde, nëse BE-ja do t’i bëjë thirrje Kosovës që ta përmbushë marrëveshjen e arritur në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, Borrell tha se pret që të zbatohet gjithçka që është rënë dakord, shkruan Tanjug.

“Të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së janë lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. BE-ja vazhdimisht u kujton të dyja palëve obligimet e tyre të paplotësuara në kuadër të dialogut dhe pret që të gjitha marrëveshjet nga dialogu të zbatohen plotësisht. Këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Borrell.

Ushtria amerikane investon miliona dollarë në dronët X2D të palosshëm

0

Ushtria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Skydio nga Kalifornia, që kap vlerën e 20 milionë dollarë – e fjala është për prodhimin e dronëve palosës.

Qëllimi i ushtrisë amerikane është që të distancohet nga dronët e qasshëm të huaj dhe komercial – kështu që Skydio tani prodhon dronët e saj X2D për një program ushtarak të njohur si SSR (Short Range Reconnaissance).

Ushtria amerikane do të pajisë ushtarët me dronë që shpejt do të vihen në përdorim dhe do të përdoren për mbikëqyrje në një rreze të shkurtër.

Programi ushtarak SSR po shqyrton përdorimin e dronëve të vegjël prej kohësh, e deri më tani mbi 30 kompani kanë dhënë propozimet e tyre. Gjatë testimit rigoroz është zvogëluar lista në pesë kompani e fituesi ësht Skydio.

Sipas specifikave të kërkuara, dronët duhet të qëndrojnë në ajër të paktën 30 minuta, e rrezja e tyre nuk guxon të jetë më e vogël se tri kilometra dhe t’i rezistojnë erëra me shpejtësi mbi 28 kilometra në orë.

E duket marrë parasysh se bëhet fjalë për misioni vëzhgimi, droni të krijoj edhe harta për lokalizimin e objekteve të ndryshme.

Droni X2D posedon lente të dyfishtë me sensorë termal që i mundësojnë realizimin e videove në formatin 4K, janë të pajisur me teknologjinë për fluturim gjatë natës – duke u bazuar në GPS.

Fluturimi mbi 30 minuta nënkupton lëvizje me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë, e përmes inteligjencës artificiale shmang pengesat gjatë “rrugëtimit”.

Dronët duhet të jenë më të lehtë se 1.3 kilogram dhe mund të paloset – duke zvogëluar dimensionet gjatë fluturimit në terrene ku ka erëra të forta.

Droni palosës mund të paloset dhe të ngritet në ajër për 75 sekonda. Komanda e tij peshon vetëm disa qindra gramë, dhe posedon ekran që transmeton video me rezolucion 720p derisa komunikon me dronin nga një distancë prej 6 kilometra.

BE paralajmëron takim midis Kosovës e Serbisë javën e ardhshme

0

Javën që vjen, më saktësisht të martën më 22 shkurt, në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Këtë e ka konfirmuar duke u përgjigjur në një pyetje të Radios Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i Bahskimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

“Takimi i ardhshëm në nivel të krye negociatorëve do të zhvillohet në Bruksel me 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

I pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano është përgjigjur se, “zhvilimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”.

Burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar. Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

Më parë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte thënë se “takimet do të thirren kur të ketë sinjale të qarta nga palët se janë të gatshëm që në ato takime të arrihet përparim”.

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

0

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se do të mblidhet të hënën nga ora 10:00.

Në rend të ditës janë në plan të shqyrtohen disa pika, njofton Klan Kosova.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e

banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.
​V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Sahat Kulla e Turqisë vesh ngjyrat e flamurit të Kosovës

0

Ngjyrat e flamurit të Kosovës veshën disa monumente historike të shteteve mike të saj në 14 vjetorin e pavarësisë.

Sot 14 vjet më parë, Turqia ishte ndër shtetet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës dhe sot në këtë, në qytetin Bursa të Turqisë, Sahat Kulla mori ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, një shatërvan në Zagreb shfaqi ngjyrat verdh e kaltër të Kosovës derisa edhe në Dubai e vende të tjera u bë po e njëjta.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të lehtësojnë formën e kalimit të kufirit

0

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar lidhur me një “rrugë të shpejtë” për kalimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar për shtyp nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, derisa thuhet se kjo u diskutua përgjatë një takimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe homologut të tij, Dimitar Kosaçevski.

“Një nga qëllimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy shteteve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop”, një rrugë e shpejtë për të kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, Kryeministri Kovaçevski e njoftoi Kryeministrin Kurti edhe për përparimin e realizimit të autostradës Shkup – Bllacë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri maqedon ka ofruar mbështetje edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Sa i përket çështjeve rajonale, në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet dialogun Prishtinë-Beograd në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të pranueshme në mënyrë reciproke, me të cilën do të garantohet stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dy vendeve dhe rajonit në tërësi”, thuhet më tej në njoftim.

Lajm i mirë për shtetasit e Shqipërisë: Zvicra njeh pensionet

0

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Ramës:

Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore

Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.

Policia me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë konkurruar për policë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat që janë përzgjedhur nga fazat e mëparshme, që nga e hëna (21.02.2022) do të fillojë testimin me shkrim.

“Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi duhet të paraqesin testin RT-PCR brenda 48 orëve ose certifikatën me një dozë jo më e vjetër se një muaj, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin”, sqarohet më tej.

Rekomandohen kandidatët (aplikantët) që të kontrollojnë listat tashmë të bëra publike në linkun: https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2022/02/21.02.2022-1.pdf

A pritet të lehtësohen masat në Kosovë? Ministria e Shëndetësisë jep detaje

0

Trendi i rënies së rasteve me Covid-19 ka ngritur shpresën për lehtësimin e masave në Kosovë. Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me shqyrtimin e masave të reja dhe kohës së kur pritet të ndodhë kjo.

Në përgjigjen e MSH-së thuhet se shqyrtimi i masave bëhet çdo të dytën të enjte të muajit, që i bije se masat e reja do të shqyrtohen të enjten e ardhshme.

“Cdo te dyten te enjte te muajit, IKSHPK i percjell MSh-se analizen e pergjithshme te situates epidemiologjike lidhur me COVID-19, projeksionet per ditet ne vijim dhe rekomandimet. Varesisht prej ketyre rekomandimeve dhe te mekanizmave te tjere anti COVID-19, varet edhe cfare masa do te kete ne ditet dhe javet ne vijim, lehtesim te tyre apo mbajtje ne fuqi te masave aktuale. Pra, mbetet qe ne ditet ne vijim te trajtohet kjo ceshtje” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Indeksonline.

Disa shtete në Evropë së fundi kanë marrë vendim për lirim të masave. Zvicra këtë javë ka vendosur heqjen e pothuajse të gjitha masave.

Ndërkaq, Gjermania sot ka marrë vendim që gradualisht të lirojë masat.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort