Home Blog Page 3465

Kërkohet që mësimdhënësit të paguhen në bazë të performancës

0

Pagat për mësimdhënësit e shkollës fillore do të rriten 13 deri në 40 euro bruto, në bazë të draft-ligjit të pagave të publikuar në media. Sipas këtij draft-ligji, mësimdhënësit do ta kenë koeficientin 4.6 e i cili nënkupton se paga e tyre bruto do të jetë 552 euro, raporton Ekonomia Online.

Por kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari, ka thënë për Ekonomia Online se pagat e mësimdhënësve në Kosovë janë nën mesatare, e se pavarësisht punës që kanë bërë nuk ka lëvizje pozitive ne këtë aspekt.

“Pagat e mësimdhënësve në Kosovë nëse i marrim si mesatare të pagave, janë nën mesataren e pagave në sistemin publik. Domethënë nën mesatare, që nënkupton as mesatarja e pagave që janë të shërbyesve civil në Kosovë. Janë të ulëta dhe po them edhe me koeficientët që i kishim arritur me grevë atëherë kishte një lëvizje por jo shumë të madhe ndërsa tash, e tërë ajo punë i tërë ai mund që e kemi bërë edhe me greva kthehet disi në pikën zero dhe në vend rritjes, të lëvizjeve pozitive të koeficienteve në arsim kemi edhe zbritje të tyre”, ka thënë Jashari.

Krahas koeficientit të lartë që po kërkon SBASHKU, ata duan që deri në implementimin e tërësishëm të këtij Ligji, mësimdhënësit të marrin një ngritje të pagës deri në 100 euro.

“Kërkesë e jona që doli nga Këshilli Drejtues është pasi që ligji edhe po u pajtuan sindikatat dhe qeveria në fund të marsit nëse shkon procedura atëherë deri në qershor as që mund të flitet se do të votohet në Parlament. Dhe pastaj në version thuhet se ky ligj do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në gazetën zyrtare, që domethënë këtë vit nuk do të kemi fare ligj. Prandaj ne kemi dalë dhe e kemi bërë publike dhe me shkresat që do t’ua dorëzojmë institucioneve, do të kërkojmë që nga prilli e deri sa të bëhet ligji dhe të hyjë në funksion në sistemin arsimor në mënyrë lineare që nga punëtorët ndihmës e deri në universitet ta kenë një ngritje page prej 100 euro secili. Kur bëhet ligji pastaj veprojnë sipas ligjit, deri atëherë le të ketë një ngritje dhe këtë kërkesë do t’ia dërgojmë edhe kryeministrit edhe qeverisë Kurti”, ka thënë Jashari.

Pagë të dinjitetshme për mësimdhënësit po kërkon njohësi i Arsimit, Rinor Qehaja. Për Ekonomia Online, ai ka thënë se mësimdhënësit duhet të marrin paga në bazë të përkushtimit dhe performances së tyre, e jo të gjithë të paguhen njëjtë.

“Ne vlerësojmë që mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha, mirëpo paga më të mëdha si subjekt i vlerësimit të performancës. Pra, mësimdhënësi i mirë dhe performuesi i mirë të shpërblehet për punën e tij dhe e kundërta për ata mësimdhënës që mungojnë në përkushtim në përkushtim dhe vullnet në punën e tyre. Pra, për neve me të vërtetë është e papranueshme rritja gjithherë e njëtrajtshme e pagës për të gjithë mësimdhënësit pa përjashtim. Pagat e mësimdhënësve vlerësohen që janë përafërsisht të ngjashme me pagat mesatare të mësimdhënësve duke pasur parasysh edhe shportën e konsumatorit në vendet e rajonit nëse ky është pikësynimi jonë pra që të bëjmë një krahasim të tillë me vendet e rajonit mirëpo pastaj të njëjtën duhet ta kontekstualizojmë edhe me shpenzimet e shportës në Kosovë”, ka thënë Qehaja.

Ai vlerëson se një pagë e dinjitetshme ndikon edhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Ai thotë se puna e mësimdhënësit është shumë e ndjeshme, teksa shton, se kërkon shumë përkushtim e dinjitet./EO

Larguan flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike, arrestohen 5 persona në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike që ishte vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë të dyshuar për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“NXITJE E PËRCARJES DHE MOSDURIMIT

Rr. Remzi Ademaj, Prizren 17.02.2022-23:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja

0

PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës siç duket do të jetë e vetme karshi propozimit që ua mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti Pensional deri në 30 për qind.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia në opozitë Lidhja Demokratike e Kosovës, po e konsiderojnë si të panevojshme një hap të tillë. Nga LDK-ja thonë se ekonomia po funksionon shumë mirë, ndërsa VV-ja e sheh si propagandë të PDK-së këtë propozim.

Teksa ka folur për një propozim të tillë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu theksoi se me kërkesë të qytetarëve ka kërkuar që të riprocedohet në kuvend tërheqja nga trusti pensional dhe atë deri në 30 për qind.

“Në kohën kur është diskutuar ligji për rimëkëmbjen ekonomike në vitin 2020 kam bërë një amendament ku kam kërkuar që të kategorizohet tërheqja nga trusti pensional dhe atë deri në 30 për qind. Kjo rezulton që qytetarët që kanë të ardhura më të vogla të mbështeten më shumë sepse ka pasur kërkesa të qytetarëve të riprocedohet një kërkesë e tillë dhe po besoj që për shkak të krizës ekonomike edhe rritja e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të konsumit ditor do të duhet të ketë mbështetje për qytetarët”, tha Haxhiu.

Po ashtu, deputeti i PDK-së ka kërkuar edhe uljen e TVSh-së, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në zvogëlimin e çmimeve.

“Bazuar në kërkesën e qytetarëve ka dy mënyra njëra që të bëhet me iniciativë ligjore me 6 nënshkrime të deputetëve dhe e dyta është që po këta qytetarë kanë kërkuar që të bëhet përmes mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve. Njërën ose tjetrën do ta procedojmë në kuvend në mënyrë që qytetarët të tërheqin mjetet e tyre nga trusti. Sa më shumë mjete në qarkullim do të ketë rritje ekonomike dhe do ndihmoheshin qytetarët. Kam pranuar me dhjetëra mesazhe që kanë kërkuar qytetarët të mbështeten. Ulja e TVSh do të kishte ndihmuar në zvogëlimin e çmimeve”, ka thënë Haxhiu.

Si arsye kryesore e tij për këto propozime janë rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, teksa thotë se ato janë më shtrenjtë se në Gjermani.

Mirëpo me këto propozime nuk po pajtohet partia më e madhe në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe as partia në opozitë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në një intervistë për Ekonomia Online po e konsideron propozimin e PDK-së të varfër intelektualisht.

Muja tha se qëndrimi i VV-së edhe në të kaluarën edhe tash është i njëjtë që kjo praktikë nuk duhet të lejohet.

“Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mos njohuri konceptuale siç e karakterizon PDK qe një kohë të gjatë. E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngritën pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet. Trusti pensional është i dizajnuar në atë mënyrë që të kursejnë qytetarët që të përballojnë konsumin pas moshës 65 vjeçare. Nëse i shikoni të gjitha raportet ndërkombëtare kjo është bërë një herë por që nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe e kuptoj që çfarëdo që kanë nevojë qytetarët është mirë që qeveria ti adresojë ato përmes transfereve sociale jo domosdoshmërish duke abuzuar me trustin pensional”.

Teksa foli për kritikat që janë shpeshtuar në opinion, Muja tha se këto janë propaganda të PDK-së, me ç’rast i ftoi edhe të tjerët të mos bëhen pjesë e saj ndaj Qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i VV-së edhe në të kaluarën edhe tash është i njëjtë që kjo praktikë nuk duhet të lejohet. Çdo mungesë e likuiditeti është trajtuar nga qeveria Kurti përmes shtimit të plus 200 milion eurove transfereve sociale dhe subvencioneve dhe nëse ka nevojë ajo do të adresohet në të ardhmen edhe përmes shtesave të tjera por jo duke ngritur pritje për tërheqjen e trustit pensional. Nuk duhet të jeni pjesë e propagandës së PDK kundër qeverisë Kurti”.

“Ne e kuptojmë që ka vështirësi në Kosovë dhe qeveria Kurti ka filluar ti adresojë. Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet të ofrojë perspektivë për të rinj. Gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së mbi gjysma e të rinjve kanë shprehur dëshirë që të largohen jashtë vendit. Dhe kjo vështirësi vazhdon të jetë, por qeveria Kurti ka marrë masa se nga viti i ardhshëm ti adresojë këto problematika si punësimin e të rinjve dhe mbështetjen për biznesin e grave. Rritja ekonomike është rekord këtë vit 9.9 për qind”, tha Muja.

Ndonëse e kishte miratuar një vendim të tillë në kohën sa udhëhiqte me shtetit sa ishte kryeministër, Avdullah Hoti thotë se një praktikë e tillë nuk duhet të vijë në Kuvend.

Thotë se bizneset janë duke funksionuar mirë dhe punësimi është normalizuar.

“Unë besoj që duhet t’i gëzohemi faktit që po shkojmë drejt mbylljes së pandemisë. Në vitin 2020 në qeverinë tonë kur kemi propozuar vendimin për tërheqje 10 për qind të trustit pensional e kemi bërë mbi arsyetimin se ka pasur një shok të pa precedent në ekonomi dhe shoqëri. Mijëra persona humbën vendet e punës, bizneset pësuan. Ne tash duhet të gëzohemi që po e përmbyllim pandeminë dhe ato pakot e mbështetjes ekonomike të promovuara në Qeverinë tonë kanë dhënë rezultate sepse kanë kthyer menjëherë në janar ekonominë në trend pozitiv dhe nuk jemi në situatë që të ndërmarrim veprime të tilla. Nuk besoj që është nevojshme të vijë në kuvend sepse bizneset janë duke funksionuar, punësimi është normalizuar dhe nuk ka arsye të marrim hapa radikal”, tha Hoti.

Analistët kërkojnë transformim të kabinetit qeveritar

0

Transparenca dhe llogaridhënia si çdo qeveri, po e përcjell edhe këtë të Albin Kurtit. Njohësit e çështjeve politike në vend, thonë se ekzekutivi duhet të jetë më informues dhe me transparentë.

Kërkesë tjetër e tyre është riformatizimi i kabinetit qeveritar, ato dikastere ku ministrat përkatës nuk kanë pasur suksese veçanërisht në zbatimin e planit të tyre të punës.

Ata thonë se kryeqeveritari duhet të dalë në konferenca më shpesh, në mënyrë që ta informojë qytetarin për vendimet e tij dhe t’i arsyetojë ato.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Artan Demhasaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se ndëshkimi më i madh për Qeverinë do të vije nga populli në momentin që vijnë zgjedhjet e tjera.

Ai ka përmendur vendimet që i konsideron si negative, siç janë ngritja e çmimeve në treg dhe shtrenjtimi i rrymës.

“Nuk është se ka pasur ndonjë zhvillim të madh për me e veçuar përpos iniciativës që Qeveria e ka marrë sa i përket procesit të Wettingut ose një reformë më të thellë në sektorin e drejtësisë, kjo mundet me u veçuar ndoshta si një shtyllë e madhe që është iniciuar dhe është filluar nga Qeveria Kurti. Në anën tjetër nuk ka ndonjë ndryshim të madh që vlen me u përmend, përpos që ka edhe çështje negative pra që kanë filluar si shtrenjtimi i rrymës elektrike, rritja tepër e madhe e çmimeve në treg që po vazhdon dhe Qeveria nuk po merr masa për me pa dhe me ndikuar që mos me e leju që çmimet me u rrit. Nuk ka diçka tjetër pozitive që mundet me u përmend”, tha Demhasaj.

“Nuk mundemi me thënë se janë llogaridhënëse për shkak që nuk kanë komunikim shumë të madh edhe me mediet por njëkohësisht edhe me shoqërinë civile por në një far mënyre janë të bllokuar brenda guasës së tyre dhe thjesht nuk është që japin shumë sqarime ose shumë informacione për publikun se çka po ndodh me qeverisjen e përditshme. Mendoj që duhet me pas konferenca për shtyp më shumë ku Qeveria del dhe i shpjegon publikut për vendimet që i ka marr, për arsyetimet e vendimeve që i ka marrur, kjo nuk po ndodh prandaj mendoj që thjeshtë nuk është që kjo mundet me u ndreq me ndonjë rregullativë të caktuar ligjore por thjesht është vullnet i mirë që Qeveria duhet me pas që me qenë më transparente dhe më llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe votuesve të sajë”, thotë Demhasaj.

Ndërsa politologu, Arbnor Sadiku, thotë se duhet të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, me theks të veçantë, në atë të Punëve të Jashtme, pasi sipas tij, diplomacia kosovare ka dështuar.

“Qasja duhet të jetë më produktive dhe më bashkëpunuese, veçanërisht në politikën e jashtme. Konsideroj që Kosova ka një mungesë të një politike të jashtme dhe diplomacie kosovare, prandaj kërkohet që të kemi një ministre ose një ministër të ri të Ministrisë së Punëve të Jashtme për arsye se kemi pasur ngecje çoftë në ardhjen e njohjeve të reja për Kosovës, të njëjtën kohë edhe në pjesëmarrje në samite të ndryshme ndërkombëtare dhe promovim të politikës së jashtme të Kosovës në aspektin e pranimit të shtetësisë së Kosovës, çoftë me njohje të reja apo anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtar siç janë OKB, pranimi nga vet Bashkimi Evropjan UNESCO dhe një sërë organizatash të tjera ndërkombëtare që e forcojnë legjitimitetin dhe legalitetin e shtetësisë së Kosovës”.

“Unë mendoj se pas një viti qeverisje Kurti do të duhej ta bënte një riformatizim të Qeverisë, ato dikastere ku ministrat përkatës nuk kanë pasur suksese veçanërisht në zbatimin e planit të tyre të punës së brendshme dhe mungesë të theksuar të rezultateve çoftë në diplomaci, në administratë publike apo edhe në pjesën tjetër të financave publike, do të duhej rishikuar me një kujdes të veçantë dhe ata ministra të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre në mënyrën e duhur të riformatizohen të ndërrohen ministra të ri, çoftë nga vet ministrat që tani janë në pushtet apo edhe me marrjen e kuadrove që mund të gjinden në shoqërinë civile apo janë të paangazhuar në këtë qeverisje aktuale”, ka thënë Sadiku./FrontOnline

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit i telefonon Kurtit për zgjedhjet serbe të 3 prillit

0

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Chollet ia përmendi Kurtit edhe zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.

Lidhur me këtë çështje, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se për dallim nga referendumi, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk e prek sovranitetin e Kosovës.

“… ato (zgjedhjet) mund të zhvillohen edhe në territorin e shteteve të tjera, me marrëveshje apo pa marrëveshje, kur ndodh brenda hapësirave që gëzojnë paprekshmëri diplomatike… Ato janë organe politike që shprehin vullnetin politik jashtë territorit sovran. Sepse Serbia, rendi kushtetues serb, ekziston edhe po u mbajtën edhe pse s’u mbajtën ato”, ka thënë Hasani.

Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë vëmendjen amerikane dhe evropiane për anëtarësim në OKB

0

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka thënë se përkundër asaj që po ndodhë në botë, amerikanët dhe evropianët e kanë vëmendjen kah Kosova dhe përmbyllja e shtetndërtimit të saj, duke filluar nga marrëveshja me Serbinë deri tek ulja e Kosovës në OKB.

“Përkundër asaj që ky vit përcillet me drama të mëdha ndërkombëtare amerikanët dhe evropianër e kuptojnë se nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut është një temë e hapur dhe ajo është mos anëtarsimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

“Kur e shoh vëmendjen e madhe amerikane, kur Sekretari Blinken në fillim të vitit i dërgoi letër Kurit dhe i tregoi qëndrimin amerikan, dhe i thotë se kjo që shkruan në këtë letër nuk është qëndrim i imi personal por i politikës amerikane dhe presidentit Biden dhe thotë se qëllimi është tek njohja e ndërsjellë, mendoj se këtë mundësi do të duhej ta shfrytëzojë Kosova. Dhe nëse kjo nuk ndodhë në vitin 2022-2023 sa Joe Biden mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë bota mund të ketë lëvizje tjera tektonike në rrafshin gjeopolitik.”, tha Hoxhaj në Top Channel.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje të ndërsjellë, e cila në thelb e ka njohjen dhe marrëdheniet diplomatike, ai tha se kjo do të mundësonte që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe njohjet individule do të ishin irrelevente, të parëndësishme.

Kush i ka qentë hetues më të mirë, Kosova apo Amerika?(Video)

0

Policët ushtarakë të KFOR-it dhe ata të Kosovës, të premten, i bëri bashkë një trajnim.

Mbledhja medoemos qe e shkurtër, pasi ata që ushtruan vërtet ishin qentë, pasi brenda bazës së zjarrfikësve në Bondsteel u praktikua gjetja e eksplozivëve.

Sipas shefit të operativës së Njësisë K9 të Policisë së Kosovës, Minush Krasniqi, trajnimin me KFOR-in e bëjnë vetëm për kërkim të eksplozivëve dhe armëve ngaqë amerikanët nuk posedojnë katërkëmbësh për kërkim të narkotikëve.

Ekipi K9 i Kosovës nga ushtria aleate merr veti të ndryshme si aftësia e kërkimit, indikacionet që duhet dhënë qenve dhe si shpërblehen. Ushtrimet janë më sfiduese pasi qentë e dy ushtrive dallojnë.

“Njësia K9 e PK ka qenë për kërkim eksplozivësh dhe patrullim, për dallim nga qentë e ushtrisë amerikanë që janë të trajnuar për t’i bërë të dyja njëherësh”, thotë Kyle Johnson, pjesëtar i policisë ushtarake amerikane.

Megjithëkëtë, policia e Kosovës ka afër 40 qenë të mirë-ushtruar, të disa llojeve.

“Njësia K9 e PK ka pastor gjerman, pastor belg dhe kokërr spanjoll për kërkimin e narkotikëve. Mund të them që kanë dhënë indikacion për 500 kg drogë në një kamion me polikolor”, tregoi për Klan Kosovën rreshter Krasniqi.

Veç këso trajnime, amerikanët nuk ndihmojnë edhe në terren. Pjesëtari i Policisë Ushtarake Antonio Rodriguez tregoi se operacionet e tyre i zhvillojnë vetëm brenda kampit.

“Ne nuk dalim jashtë me Policinë e Kosovës apo ndonjë forcë tjetër, por vetëm brenda ushtrisë tonë apo me ushtritë tjera të misionit si me austriakët dhe gjermanët.”

Trajnimi bëhet në fakt në baza mujore.

K9 e Kosovës angazhimin e fundit e pati në ditën e pavarësisë për të parë nëse dikush vendosi mjete të rrezikshme para se këta vetë të parakalonin me kolegët tjerë të forcave.

Liberalizimi i vizave, kundërshtimi i shkëmbimit të territoreve: Angazhimi për Kosovën i emisarit të ri gjerman

0

Manuel Sarrazin i të gjelbërve është i përzgjedhuri i parë i Bundestagut për dërgues të veçantë për Ballkanin Perëndimor nën udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz.

Sarrazin ka qenë i ashpër përgjatë një debati në Bundestag karshi çështjes së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë e pati konfirmuar në një intervistë për mediumin Deustche Welle.

“Së pari, do të thosha se edhe kur filloi debati për një shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte në fakt e qartë se ai mund të hiqej nga tavolina për një kohë – por që disa aktorë mund të përpiqeshin t’i jepnin fund epokës Merkel për ta provuar”, deklaronte ai.

Ai kësisoj pati kritika edhe për Administratën Trump, ku Sarrazini i të gjelbërve thoshte se “Kosova po trajtohet nga Trump si koloni”.

“Kosova po trajtohet nga zoti Trump si koloni. Jo nga Bashkimi Evropian. Dhe ne duhet ta refuzojmë këtë duke thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, sepse populli në Kosovë dhe Serbi është kundër”, deklaronte ai përgjatë një diskutimi në Bundestag.

Sarrazin është shprehur pozitiv edhe për çështjen e liberalizimit, ku vjet thoshte në të njëjtën intervistë në DW se po bëjnë çmos që t’i liberalizohen vizat kosovarëve.

“Kosova ka kohë që i ka përmbushur kriteret, kërkesat teknike për lirimin e vizave. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me qeverinë federale, por edhe me partnerët tanë evropianë, për të lejuar udhëtimin pa viza sa më shpejt që është e mundur. Ky do të ishte gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për rajonin se përparimi është realisht i mundur dhe gjithashtu një sinjal për ndërtimin e paqes në Kosovë”, deklaronte më tej ai.

Funksioni i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor është i ri në administratën shtetërore të Gjermanisë.

Ky pozicion u hap pasi në dhjetor u formua një qeveri e re në Gjermani, e përbërë nga Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike e Lirë dhe Partia e Gjelbër – nga e cila vjen Sarazin.

I dërguari i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor duhet të mbështesë procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe të promovojë transformimin ekologjik të industrive të tyre dhe të sektorit të energjisë.

Sarazin me profesion është historian. I njëjti ka qenë deputet i Bundestagut nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Ai aktualisht është president i Shoqatës për Evropën Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), e cila merret me marrëdhëniet e Gjermanisë me rajonin, shkruan lajmi.net

Në dhjetor, Mbretëria e Bashkuar emëroi gjithashtu një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ndërsa në shtator, Gabriel Escobar u emërua i dërguari i ri i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Të dy së fundmi kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

5,961 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,961.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.090 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.804.256 doza të vaksinës.

Po ashtu më shumë se 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Mot pranveror, temperaturat deri në 17 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14- 17 gradë Celsius.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort