Home Blog Page 3463

Osmani në Mynih shpreh shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan

0

Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë.

Sipas komunikatës për medie, në diskutimin e saj, Presidentja Osmani shfaqi shqetësimin për zhvillimet në rajon, ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe tendencat destabilizuese që vijnë nga aleati i Rusisë, Serbia.

Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya.

Osmani foli për rëndësinë e demokracisë nga perspektiva e vendit, i cili ka sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë dhe pavarësinë.

Më tej, Osmani ka theksuar se demokracia është një shtyllë kyçe në përpjekjet shtetndërtuese të Republikës së Kosovës, sikurse edhe shtyllë qendrore e zhvillimit të shoqërisë në Kosovë.

Tutje, ajo ka folur për sfidat me të cilat përballen shoqëritë demokratike, si dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato.

Presidentja Osmani tha se suksesi i përbashkët arrihet nëpërmjet garantimit të të drejtave të njeriut, kundërshtimit të pushteteve autoritare nëpër botë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet popujve demokratik.

Ajo përmendi edhe Samitin për Demokraci dhe zotimet e Republikës së Kosovës në këtë Samit, të cilat do ta avancojnë edhe më tej demokracinë në vend.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell

Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Kërkohet reagim nga MPJD pas akuzës së ministrit të Jashtëm të Rusisë për dërgimin e forcave në Ukrainë

0

Rusia po pretendon se ka informacione që persona nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas të Ukrainës. Një gjë të tillë po kundërshtojnë ekspertët e sigurisë, duke thënë se kjo është propagandë për të neutralizuar veprimet e mercenarëve rusë. Po ashtu, ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të reagojnë dhe kundërshtojnë një akuzë të tillë.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi i quan të papranueshme akuzat e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv se Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë dërguar mercenarë në Ukrainë. Për këtë ka kërkuar edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë.

“Është e pakuptueshme pse nuk ka deklarime nga diplomatët tonë, gjegjësisht nga MPJD, siç ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Eventualisht nëse bëhet fjalë për këtë atëherë çdo kush që angazhohet në një konflikt të jashtëm luftarak, ne kemi edhe ligjin e vitit 2015 kur sanksionojmë angazhimin dhe kemi një prej ligjeve më të ashpra edhe në Evropë, por edhe në botë që dikush që angazhohet në luftime jashtë vendit mund të dënohet deri në 15 vjet burgim. Deri tash ne nuk kemi asnjë rast të vetëm nga Kosova, adresohet me të dhëna të lidhur me këtë”, thotë ai.

Më tej, Ibishi shton se këto deklarata janë të qëllimshme që të implikojë vendet e rajonit, për të cilat ka pretendime edhe përmes Serbisë.

Edhe eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se kjo është e qëllimshme dhe propagandë e Rusisë.

“Dihet që Rusia kohëve të fundit e ka zhvilluar tej mase propagandën, jo vetëm këtij rasti, kinse mercenarë dhe luftëtarë vullnetarë janë duke shkuar në Ukrainë nga trojet shqiptare. Kjo është një propagandë e Rusisë, e cila përpiqet të neutralizojë veprimet e mercenarëve rusë, të cilët kanë marrë pjesë në luftëtarët e Ballkanit e më konkretisht në Kosovë. Dhe deklaratat e tyre nuk do të prodhojnë asnjë efekt, për shkak se gjendja në terren nuk është ashtu dhe se sipas gjasave dhe sipas informacioneve nuk posedojnë asnjë informacion që shqiptarët nga Kosova dhe trojet e tjera kanë shkuar në Rusi”, deklaron ai.

Islami gjithashtu nuk konsideron se situata mes Rusisë dhe Ukrainës do të prodhojë pasoja për Kosovën.

“Në aspektin e sigurisë nuk do të preket Kosova, Shqipëria dhe vendet ku jetojnë shqiptarët, pra në Maqedoni. Për shkak se aty ku janë të vendosur shqiptarët dhe trojet e tyre janë populli më pro-perëndimor që këtë e kanë dëshmuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk do të ketë dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt negativ”, shprehet Islami.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se me rastin e dislokimit të forcave ruse në kufi me Ukrainën, numri i tyre ka shkuar deri në 150 mijë trupa. Kjo siç tha ai, është tension global ku përfshirja e Rusisë dhe sulmi i saj ndaj Ukrainës do të prodhojë pasoja për shtetet e mëdha.

Për pretendimet e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar edhe Ministra e Jashtme e Shqipërisë që mohon të ketë në Ukrainë shqiptarë mercenarë.

Rusia raportohet se ka grumbulluar mbi 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.

A duhet t’u ndalohet policëve mbajtja e armës jashtë orarit? Flet eksperti i sigurisë

0

Pas incidentit me armë zjarri të ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku i vdekur ka mbetur një polic, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se pavarësisht rastit, policët ashtu siç edhe theksohet në rregullore, duhet të mbajnë armë edhe jashtë orarit të tyre të punës.

Kjo sepse sipas tij, zyrtarët policor duhet të jenë të gatshëm 24 orë në mbrojtje të qytetarëve.

“Nuk mund të hiqet nga rregullorja por duhet që Policia e Kosovës të ngrit në shkallë më të lartë çështjen e trajnimeve shtesë për zyrtarët policor sidomos kur ka të bëjë me keqpërdorimin e armëve, duhet të mbajnë trajnime shtesë”, ka thënë Ibishi për lajmi.net.

“Policët detyrimisht duhet të mbajnë armë për arsye se ata janë 24 orë në sipas ligjit të ngarkuar me detyra në mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e veprave nga një rrezik permanent dhe rast ekstrem, polici zyrtar pa marrë parasysh a është në detyrë apo jo ai duhet t’i përgjigjet detyrave ligjore në zbatimin e detyrimeve për mbrojtje ndaj qytetarëve”, potencoi Ibishi.

Teksa e quan si ngjarje të rëndë, ai ka theksuar se rastet e tilla i japin imazh të keq institucionit përkatës.

“Ky është një rast i rëndë që i jep imazh të keq Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

Sipas Ibishit, zyrtari policor “duhet t’i nënshtrohet një drejtimi të rreptë procedural edhe të përgjegjësisë disiplinore por edhe të asaj penale pasi që ka të bëjë me vrasjen e kolegut”.

Inspektorati Policor ka njoftuar se policët ishin në një ndejë private, ku kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.

Lidhur me rastin, IPK ka arrestuar pesë zyrtarë policor ndërsa ka kërkuar suspendimin e nëntë tjerëve.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar menjëherë teksa ka kërkuar angazhim maksimal të Inspektoratit Policor lidhur me hetimet.

“Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre. Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur”, thotë ai.

Ministri ka shkruar në Facebook se “tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”.

Sekuestrohen 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

0

Policia Kufitare ka sekuestruar në fshatin Kabash të Vitisë 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili.

Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë.

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës.

Putin mbikëqyr stërvitjet strategjike bërthamore të Rusisë

0

Rusia ka kryer testet e fundit të raketave balistike hipersonike, raketave lundruese dhe raketave me kapacitete bërthamore, si pjesë e stërvitjeve “të planifikuara”, tha Kremlini më 19 shkurt.

Këto stërvitje po mbahen në kohën e rritjes së tensioneve mbi Ukrainën, shkruan REL.

Mediat ruse kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë thënë se presidenti Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandar Lukashenka, kanë shikuar stërvitjet nga Kremlini. Peskov tha se stërvitjet janë pjesë e procesit të rregullt të trajnimeve.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në stërvitje morën pjesë pothuajse të gjitha degët e forcave të armatosura ruse, përfshirë edhe forcat ajrore dhe të raketave strategjike, por edhe flotat në Detin e Zi dhe atë Verior, që kanë nëndetëse me armë bërthamore.

Stërvitjet u mbajtën disa orë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se tani janë të bindura se Moska po planifikon që “brenda ditësh” ta pushtojë Ukrainën.

Kurti takohet me presidentin e Kryqit të Kuq, flasin për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës

0

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Donika Gërvalla dhe Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti e falënderoi Maurer për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës.

“Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mirë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për ndihmën e dhënë familjeve të personave të zhdukur”, thuhet në njofim.

Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999, tha kryeministri, duke shtuar se progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet e pikëlluara të 1617 personave që ende konsiderohen të zhdukur.

Tutje, në njoftim thuhet se, kryeministri e njoftoi Maurer me punën dhe angazhimin me përkushtim gjatë vitit 2021 për hulumtimin, identifikimin dhe zgjidhjen e rasteve nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, shoqatat e familjarëve dhe partnerët ndërkombëtarë.

“U bisedua për kërkimet e vazhdueshme në territorin e Serbisë për lokacione të reja të varrezave masive nga lufta e viteve 1998-1999. Po ashtu u fol për mënyrat se si ICRC mund të ndihmojë me përvojë dhe ekspertizë.

Në takimin e mbajtur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndriçim të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, dhe vendosjen e drejtësisë”.

Scholz: Paqja në Evropë ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen ashtu siç janë

0

Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen “ashtu siç janë, nëse askush nuk synon t’i ndryshojë”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih. raporton CNN.

“Në të njëjtën kohë mbetet detyra jonë, le të jenë edhe të vogla, të përdorim dyer duke lënë hapësirë për të hapur negociatat”, ka thënë Scholz, duke shtuar se “ne duam të angazhohemi por ne duam të negociojmë mbi bazat e parimeve tona”.

“Diplomacia nuk do të dështojnë për shkak nesh”, theksoi ai.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se bota po sheh grumbullimin më të madh të trupave në Evropë që prej “ditëve më të zeza të Luftës së Ftohtë”.

“Arsyeja e vërtetë që Bashkimi Evropian u krijua njëherë është sepse ne donim t’i jepnim fund të gjitha luftërave evropiane”, ka thënë ajo në Mynih.

Leyen shtoi se ngjarjes në Ukrainë “mund të rikrijojnë tërë rendin ndërkombëtar”.

8 të vdekur e 249 raste të reja me Covid-19

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e ri të 24 orëve të fundit me COVID-19.

Sipas raportit 8 persona kanë vdekur kurse 249 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.129 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.073

Njoftimi i MSH-së

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Fermerët ankohen për rritje të çmimeve

0

Federata Sindikale e Bujqësisë thonë se këtë vit është rrezik që tokat të mbeten pa u punuar dhe se mbi 50 për qind kanë mbetur djerrinë, shkak që ka rritje dyfish të çmimeve.

Shqetësim kanë edhe fermerët të cilët thonë se është e vështirë për ta punimi i tokës me këtë rritje dhe se kërkojnë nga shteti subvencionime për të mbijetuar, raporton KP.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri tregon se rritjen e çmimeve të produkteve më së vështiri po e përballojnë blegtorët dhe të njëjtit po detyrohen që t’i shesin edhe bagëtitë.

“Këtë vit po përballen fermerët me ngritje enorme të çmimeve të materialit që shfrytëzohet për veprimtarinë bujqësore ka edhe shumë probleme tjera me të cilat vazhdimisht që gati qysh prej pasluftës mirëpo kjo e ka renduar së tepërmi e ka qit bujkun e Kosovës në një pozitë bukur të rendë. Më së rëndi po e përjetojnë prodhuesit e grurit, drithërave, blegtorët, ata prodhuesit e qumështit, por edhe sektorët tjerë” tha Tahiri.

Ai tutje shtoi se blegtorët të cilët kanë filluar me shitjen e bagëtive, konkretisht fermat, i kanë shitur lopët e tyre për thertore.

Ai po ashtu tregoi se ka rritje dyfish të çmimit të produkteve bujqësore madje edhe rritja e naftës po i bënë fermerët që të kenë ngecje në punimin e tokave.

“Një thes (pleh) ka qenë 9 euro sivjet është bërë 25 euro, diku edhe 26 euro gati trefish më shtrenjtë se sa vitin e kaluar. Kurse një thes pleh fosforik ka qenë vitin e kaluar ka qenë 8 euro sivjet është 16 euro qind për qind është shtrenjtuar.” vijoi Tahiri.

“Produktet tjera janë më pak të shtrenjtuara naftën po e dini edhe vet, jeni dëshmitar që deri tash veç ka shkuar 1 euro e 35 cent dhe pritet sipas deklaratave të shoqatës të naftëtarëve që të shkojë 1 euro e 50 edhe ajo zakonisht ndodh në kur është fushata e mbjelljeve vjeshtore apo pranverore pikërisht e din shitësit e naftës që në atë kohë shitet më së shumti nafta.”

Tokat bujqësore po mesin djerrin kemi diku për mbi 50 për qind të sipërfaqeve të tokave bujqësore që ka vite që nuk punohen”, thotë ai.

Me tej, bëri të ditur se kanë pasur edhe një takim me ministrin e bujqësisë Faton Peci dhe se këta të fundit kanë kërkuar një javë afat që t’i shqyrtojnë kërkesat e FSB-së.

“Ne si Federatë Sindikale e Bujqve të Kosovës të hënën e kaluar me 14 shkurt kemi qenë të Ministri Faton Peci i cili na ka pranuar edhe kemi biseduar gjerë e gjatë për këto probleme. Ne kemi qenë të përgatitur dhe ua kemi lenë edhe me shkrim janë disa kërkesa emergjente të domosdoshme për momentin me intervenua, regresu ose me subvencionua plehrat azotike, fosforike deri diku farërat, pesticidet edhe nafta…Ministria e Bujqësisë kanë kërkuar një afat prej një jave dite për me i analizua ato kërkesa tona”, u shpreh Tahiri.

Fermerët thonë se rritja është e papërballueshme. Gazmend Selmani, fermer nga fshati Druar i komunës së Vushtrrisë kërkon nga shteti që të bëjnë më shumë dhe se e vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë është subvencionimi.

“Shumë po është e vështirë e papërballueshme për fermerin në Kosovë. Para një viti një thes pleh ka kushtuar 8 euro i njëjti sot kushton 25 euro…. Nxisin që mos me u punu tokën me këto çmime është problem…Në këtë vit është problem me mendu për fitimin veç me mund me mbijetua është kogja sukses…” ka thënë Selmani.

Të njëjtën vështirësi e ka edhe fermeri tjetër, nga komuna e Vushtrrisë, Fadil Haziri, i cili thotë se nëse vazhdon kjo rritje ata nuk kanë leverdi të punojnë, pasi që edhe fitimi është nën zero.

“Vështirësi kemi dukshëm se çmimet janë shumë të larta plehnat, nafta edhe shumë faktorë tjerë…Është më e vështirë se unë si fermer i punoj diku 13 hektar, por për momentin që vazhdon kështu duhet me zvogëlua na numrin e hektarëve për me pas koston me dal na me përballu diçka për me punu diçka e nëse vazhdon kështu na nuk kemi leverdi qysh duam me pas na leverdi me punu kot…Nuk kemi fitim jena nën zero të fitimit veç jemi tu përmbajt si fermer që mundemi me mbijetua atë fermë që e këna për me mbajt gjallë”, ka thënë Haziri.

Ditë më parë ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka premtuar rritje të subvencionimeve për kulturat bujqësore, mirëpo që rritje më të madhe do kenë kultivuesit e perimeve me 100 për qind.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort