Home Blog Page 3461

Kryeministri Kurti në Mynih: Serbia bëri gjenocid në Kosovë, t’i hapë arkivat shtetërore

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti ka thënë se krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, ishin krime shtetërore.

“E kaluara nuk ka kaluar ende pasi krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara. Në panelin #MSC2022 : ‘Të humbur në tranzicion: sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar ai në Twitter.

Qeni me peshë gati 100 kilogramë

0

Dane Diego është qeni më i madh në Londër. Për shkak të peshës së tij prej 95 kilogramësh dhe lartësisë 185 centimetra kur qëndron në këmbët e pasme, nuk është e vështirë të kuptohet pse shumëkush ia ka frikën.

Pronari i Diego-s, Carlos Da Silva thotë se e mori kafshën shtëpiake në vitin 2015. Ai ishte një qenush në atë kohë dhe Carlos nuk e dinte se ky vendim do t’i ndryshonte jetën.

Diego është bërë miku i tij më i mirë, i cili e shoqëron çdo ditë në punë, madje duke hipur me të në një motor.

Pronari krenar thotë se fëmijët shpesh dyshojnë se Diego është një lopë.

“Ai në fakt është një gjigant i butë. I pëlqen të përkëdhelet dhe të pushojë. Çmendet pak kur ndjen erën e ushqimit, por në përgjithësi është shumë i mirë”, përfundoi ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carlos Pezao (@diegodogaouk)

Rrustemi: Deputetët që s`marrin pjesë në seanca do të gjobiten financiarisht

0

Pritjes maratonike për një rregullore të re të Kuvendit të Kosovës po i vjen fundi. Pas 12 vjetësh, deputetët e legjislativit do të kenë rregullore të re të punës.

Të martën e javës së ardhshme, në seancën e radhës plenare do të shqyrtohet në parim rregullorja e re e Kuvendit. Përmes të njëjtës pritet të ketë edhe norma sanksionuese për të zgjedhurit e popullit që mungojnë pa arsye në seanca dhe komisione.

Kryetari i komisionit për legjislacion, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress, se përmes rregullores së re të Kuvendit, do të krijohet një mekanizëm i ri, ‘konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare’, i cili bashkë me kryetarin e Kuvendit do të përcaktojnë agjendën e legjislativit.

Kësisoj, sipas tij, do të zbehet edhe roli i kryesisë së Kuvendit.

Ai shton se deputetët që nuk marrin pjesë në seanca do të gjobiten financiarisht duke u larguar meditjet nga paga bazë.

Rrustemi: Deputetët që nuk marrin pjesë në seanca do të gjobiten financiarisht

“Krijimi i një mekanizmi të ri të një trupe të re siç është konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare të cilët bashkë me kryetarin e Kuvendit do të kenë rolin kryesor në funksionimin e brendshëm të Kuvendit, përcaktimin e agjendës, përcaktimin e organizmit të trupave të kuvendit dhe kështu me radhë. Në këtë kuptim bie pak rëndësia e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë fuqizohen grupet parlamentare. Por gjithmonë duke u kujdesur që mos të ketë bllokim të punës së Kuvendit. Janë përcaktuar edhe përgjegjësitë e deputetit për të marrë pjesë në seanca dhe komisione. Në rast se nuk marrin pjesë pa njoftuar paraprakisht ata do të ndëshkohen financiarisht duke u zbritur mëditja nga paga bazë e tyre. Kjo bëhet jo për t’i ndëshkuar deputetët, por për të garantuar se edhe Kuvendi, seanca dhe mbledhjet e komisioneve nuk do të dështojnë për shkak të mungesës së deputetëve në kuptimin e kuorumit”, thotë ai.

Deputeti i mazhoracës thotë se rregullorja e re e Kuvendit ka gjetur pajtueshmëri në gjitha grupet parlamentare në Kuvend.

Sipas tij, rregullorja e re e Kuvendit fuqizon më shumë rolin e opozitës.

Rrustemi: Rregullorja e re fuqizon rolin e opozitës në Kuvend

“Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës favorizon opozitën që është e vërteta, pasi ia rritë mundësitë e mbikëqyrjes parlamentare dhe rolin opozitar. Por rregulloren e Kuvendit duhet ta trajtojmë si një akt të përhershëm të Kuvendit pavarësisht pozicioneve pozitë-opozitë. Por në aktualitet e rritë rolin e opozitës, iu jep mekanizma shtesë qoftë në mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë, por edhe aktivitete brenda Kuvendit”, shton ai.

Përkrahje miratimit të rregullores së re të Kuvendit i kanë dhënë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti Hajdar Beqa përmes telefonit për KosovaPress ka bërë të ditur se mbështesin miratimin e rregullores së Kuvendit.

Nga ana tjetër, monitoruesit e punës së Kuvendit e mirëpresin miratimin e rregullores së legjislativit.

Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se krahas rregullimit të dinamikës së Kuvendit, rregullorja e re duhet të bartë edhe sanksione ndaj deputetëve të padisiplinuar.

Zekaj: Është mirë qe kemi një konsensus të partive politike për miratimin e rregullores së Kuvendit

“Domosdoshmëria për miratimin e një rregullore të re është e lartë. Është mirë që

kemi një konsensus të partive politike të cilën nuk e kemi pasur në shumë legjislatura. Kanë kaluar disa legjislatura dhe nuk kanë arritur të aprovojnë një rregullore të re që do të pasqyronte këtë jetë parlamentare që është duke zhvilluar…Jemi dëshmitar që shumë seanca nuk mbahen për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve dhe shumë ligje dhe iniciativa prolongohen me muaj të tërë për shkak të kuorumit që nuk arrihet, qoftë në seanca plenare, apo trupat punuese të Kuvendit. Besojmë se një sistem i disiplinimit të deputetëve duhet të përmbajë kjo rregullore të gjejë forma, qoftë përmes disiplinimit financiar apo forma të tjera të obligoj deputetëve t’i përmbahen ligjit, kushtetutës dhe besimit të qytetarëve për t’i kryer punët që janë zgjedhur në Kuvend”, thotë Zeka.

Kuvendi i Kosovës aktualisht punon përmes rregullores së miratuar në vitin 2010. Ndryshimi i saj është tentuar edhe në legjislaturat e kaluara. Ndërkohë, Zyra për Medie e Kuvendit ka bërë të ditur se ndër pikat e rendit të ditës në seancën e javës së ardhshme është edhe shqyrtimi i rregullores së re të Kuvendit.

Gjobiten 153 persona për mosrespektim të masave anti-Covid

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 153 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID. Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,712 tiketa trafiku.

Po ashtu, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, nëntë aksidente me të lënduar, si dhe 28 me dëme materiale.

Ndërsa, janë arrestuar 25 persona dhe 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Shkelet me veturë një këmbësor në Malishevë

0

Një këmbësor ka ndërruar jetë dje në Kjevë të Malishevës, si pasojë e goditjes nga një veturë. Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se për rastin në fjalë është arrestuar shoferi i veturës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.

Vuçiq: Ka rrezik që Kosova të pranohet në NATO, po përballemi me presion për njohje

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën, duke theksuar se po përballen me presione për ta njohur Kosovë.

Ai tha se ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO.

“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar nga Escobar e deri tek Stuart. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Uashingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm të dimë se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, tha Vuçiq për Tanjug TV, shkruan novosti.rs

Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, do të bëhej presion shtesë mbi vendet e Evropës, që ta njohin atë si shtet të pavarur.

“Kjo do ta vendoste vendin tonë në një pozitë shumë të keqe,” shtoi Vuçiq.

“Të gjithë po përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën. Pres që dikush të mendojë ta përfshijë Kosovën në NATO dhe kështu të detyrojë këto katër shtete të BE-së që ta njohin pavarësinë dhe në këtë mënyrë të na detyrojnë ta pranojmë atë “, tha, Vuçiq duke theksuar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë, edhe nëse ndodh.

Nesër fillon testimi i kandidatëve për policë

0

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media bën të ditur se të hënën (nesër) fillon testimi I kandidatëve për kadet policorë.

“Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu nëpërmjet këtij njoftimi kërkohet që ditën e zhvillimit të testit me shkrim, kandidatët duhet të kenë maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19, apo rezultatin negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin

Moti sot i ndryshueshëm, vende-vende pritet edhe riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Mbi 2.8 milionë doza të vaksinës antiCOVID erdhën në Kosovë

0

Nga 28 marsi i 2021 dhe deri më tani, Kosova ka përfituar 1.6 milion vaksina të falura nga disa shtete, përfshirë edhe mekanizimin COVAX.

Nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se këto donacione kanë ardhur nga këto shtete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia, Kroacia, Franca dhe donator të tjerë në kuadër të iniciativës COVAX.

Ndërkaq shteti i Kosovës ka blerë 1.2 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, të llojit Phizer.

Ku, deri më tani janë administruar 1,806,746 doza.

Krahas administrimit, pati edhe humbje të vaksinave, si shkak i skadencës së afatit, mbi 133 mijë doza AstraZeneca të falura nga Norvegjia u hodhën.

Megjithatë nuk dihet ende për të tjerat, ku për këto sipas MSh-së një vlerësim i tillë do të bëhët në fund të procesit të vaksinimit.

Aktualisht në stok janë 900 mijë vaksina Pfizer kundër COVID-19.

Arta Telaku, zgjedhet kryetare e Aleancës së Gruas në Prizren

0

Përmes një njoftimi, dega e AAK në Prizren, njofton se në Kuvendi i Gruas së këtij subjekti politik, ka zgjedhur me shumicë votash, Arta Telakun, kryetare të Gruas së AAK në këtë komunë.

Njoftimi i plotë:

Sot, me dt.19.02.2022 u mbajtë Kuvendi i Gruas së AAK-së, dega në Prizren. Me një prezencë të 135 delegateve, Kuvendi i zhvilloi punimet duke i respektuar të gjitha masat dhe rregullat. Me këtë rast u zgjodh kryesia e AGK-së si dhe Kryetarja e re që do të udhëheq me degën për mandatin katër vjeçar!

Arta Telaku, ekonomiste e diplomuar, aktiviste e devotshme dhe e spikatur, me 88 vota, zgjedhet Kryetare e AGK-së, dega Prizren. Dega e AAK-së në Prizren, uron znj.Arta Telaku, i dëshiron shëndet dhe suksese në përgjegjësinë e re.

 

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort