Home Blog Page 3460

Helikopteri rrëzohet pranë njerëzve që po laheshin në Miami

0

Policia e Miami Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video ku shihet një helikopter që rrëzohet shumë afër njerëzve që ishin në plazh.

Nga pamjet shihet se si disa persona shkojnë drejt helikopterit për të shpëtuar personat që gjendeshin në bord. BBC raporton se dy prej tre personave që gjendeshin në helikopter janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile.

Ndërsa, nga personat që gjendeshin në ujë në momentin e rrëzimit nuk është lënduar askush.

 

Dalin pasuritë e fshehura të politikanëve të korruptuar, a ka kosovarë në listë?

0

Një rrjedhje masive e të dhënave nga një prej bankat private më të mëdha në botë, Credit Suisse, ka ekspozuar pasurinë e fshehur të nje sërë politikanësh, zyrtarësh dhe kriminelësh të akuzuar për tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Llogaritë e 30 mijë klientëve të Credit Suisee në të gjithë botën gjenden të publikuara, duke demaskuar qindra zyrtarë në Europën Lindore sipas The Guardian.

Në hartën e publikuar nga prestigjozja britanike shihen edhe disa llogari në Shqipëri, por kjo mbetet për t’u konfimuar. Nuk dihet nëse ka llogari të hapura nga figura publike në Kosovë.

Po ashtu mbetet për t’u konfirmuar edhe shumat e llogarive dhe emrat e zyrtarëve të mundshëm nga Shqipëria që mund te kenë fshehur pasuritë në këtë bankë.

The Guardian është pjesë e një konsorciumi të organeve mediatike që kanë akses ekskluziv në të dhënat.

Credit Suisse eshtë akuzuar vazhdimisht për lidhje me klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.

Llogaritë e publikuara përfshijnë një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti deri në Ukrainë, transmeton Paparaci.

Të dhënat bankare u zbuluan nga një burim anonim në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung. “Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale,” tha burimi në një deklaratë. “Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një justifikim që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të kriminelëve.

Sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi e gjen veten te Mallorca, me dy asistime dhe dy gola

0

Vedat Muriqi është përshtatur më së miri në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar golin e tij të dytë me ekipin e Mallorcas, në tre ndeshje të luajtura.

Ekipi i sulmuesit u mund në transfertë me rezultatin 2-1 nga Real Betis, megjithatë 27-vjeçari ia ka dalë që të lërë gjurmë.

Ai arriti që të shënonte në minutën e 57’, duke i dhënë barazimin momental ekipit të tij, rezultat që nuk mundën ta mbanin deri në fund. Më parë, në takimin me Athletic Bilbao, të cilin Mallorca e fitoi me shifrat 3-2, lojtari i kombëtares së Kosovës shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste.

Sulmuesi nga Prizreni po i tregon në këtë mënyrë trajnerit Sarri, se ndoshta nuk ka qenë te ai faji që nuk gjente golin me Lazion.

Megjithatë Vedat Muriqi ka kaluar te Mallorca në formë huazimi deri në fund të sezoni, por në kontratë përfshihet edhe e drejta e blerjes, kështu që do të shihet në verë se cila do jetë e ardhmja e tij.

VIDEO

Ura në Rogovë të Hasit rrezikon të shembet (Video)

0

Prej më shumë se një viti ura e fshatit Rogovë në Gjakovë po paraqet rrezik për banorët shkaku i shtyllave të dëmtuara. Nga komuna premtojnë se brenda vitit do të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Banorët e fshatrave të Hasit për të shkuar në Gjakovë e Prizren duhet të kalojnë nëpër një urë që tashmë është e dëmtuar nga reshjet e shiut.

Ata thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi kalimin nuk do ta bënin me dëshirë.

Ankesa për faturat e shkurtit, qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme

0

Dy ditë më parë ka filluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike, një pjesë e së cilës është llogaritur me tarifa të reja.

Pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk pranoi kërkesën e KESCO-së që të shtyhet zbatimi i vendimit për muajin mars, kjo e fundit ka përdorur një metodologji për matjen e konsumit për muajin shkurt.

Në disa fatura që kanë publikuar qytetarët në rrjetet sociale shihet se konsumi është ndarë me tarifa të vjetra dhe të reja.

Por, në njërën nga to shihet se 800 kilovatë janë llogaritur me tarifa të vjetra, ndërsa 1.135 kilovatë janë llogaritur me tarifa të reja, edhe pse për këtë muaj janë vetëm 9 ditë që do të duhej të llogariteshin me tarifa të reja.

Qytetarët ankohen se faturat janë tejet të larta dhe pothuajse të papërballueshme për një pjesë të tyre.

“Muajin e kaluar kam paguar 100 euro, tash më ka ardhur me pagu 230 euro shumë është. E papërballueshme është. Rrogë s’ka, një pension e kam. Në banesë jemi aty nuk mundësh me u ngroh me tjetër”, ka thënë një qytetar.

“Muajin që ka shkuar më kanë ardhur 220 euro. Edhe hiq pa rrymë kur jam nxeh nën 100 euro nuk kam mbetur dimrin. Tash sa është hyp nuk po e këqyri se na bie kresë sa është bërë. Nuk është e përballueshme. Pensioni 200 euro, çka me ba me to. Ku është mbeturina, ku është uji”, ka thënë Hamdi Beka, qytetar.

https://youtu.be/q7FmORl3wMY

“Diferenca diku është 12 euro, por nuk është e përballueshme me rroga tona. Ka rritje që popullata nuk mund të përballojmë, edhe pse jemi mësuar që të kemi fatura të lira, por me këto rroga nuk mund të përballojmë assesi”, ka thënë Enver Bersha.

Por se si do të reflektojnë tarifat e reja në fatura të qytetarëve, sipas Lulzim Sylës, njohës i sektorit energjetik, do të vërehet tek në muajin mars.

Profesionistët shëndetësorë: Kosova drejt fundit të valës së Omicronit

0

Numri i rasteve ditore me coronavirus gjatë muajit janar shkonte mbi 4 mijë, derisa situatë tjetër kemi gjatë shkurtit.

Sipas infektologut Hamdi Ramadani piku i infektimeve me variantin Omicron në Kosovë ka qenë gjatë janarit.

“Gjatë janarit ishte piku i infeksioneve. Një numër shumë i madh i qytetarëve e kaluan infeksionin duke sjellë rënie të shifrave në muajin pasues”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramadani.
Ai thotë se megjithatë vaksinimi me dozën e tretë duhet të vazhdojë dhe respektimi i masave poashtu.

Nga ana tjetër pulmologu Flamur Marku thotë se kjo rënie e shifrave ditore rrjedhimisht ka ndikuar edhe në numrin e personave që kërkojnë shërbime në Klinikën e Pulmologjisë.

“Ditëve të fundit si nga rezultatet e publikuara nga IKSHPK-ja ashtu edhe nga praktika jonë kemi një rënie të rasteve COVID pozitiv që kërkojnë ndihmë si pasojë e komplikimeve që sjellë virusi. Kjo për fat të mirë është një shenjë që po shkojmë drejt fundit të valës së Omicronit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Marku thotë se pavarësisht lehtësimit të masave, qytetarët me imunitet të dobësuar duhet të kenë kujdes pasi virusi mund të dëmtojë shëndetin e tyre.

Shtete të ndrysmë të botës kanë vendosur largimin e masave anti-COVID pasi kjo sëmundje më po konsiderohet si endemike.

Në Kosovë me 5 shkurt ka pasur një relaksim të masave anti-COVID, por vazhdojnë të ekzistojnë kufizime sidomos për grumbullimet në ambiente të brendshme si dhe ora policore pas mesnate./Telegrafi/

Ministri i FSK-së paraljmron një marrëveshje të rëndesishme me ShBA-të

0

Kosova dhe SHBA së shpejti nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë e informacionit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka paralajmëruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të sigurimit të informacionit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se qëllimi i kësaj marrëveshje është që të rritet siguria e informacionit.

Mehaj gjithashtu ka deklaruar se integriteti dhe disponueshmëria e të dhënave është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Postimi i plotë i Ministrit Meha:

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.

Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje.

Policia me informacione shtesë rreth mbarvajtjes së testimit për kadetët policor

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, të cilët do t’i nënshtrohen testimit nga data 21 deri 28 shkurt.

Policia njofton kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive ,,Jeton Tërstena”,në Vushtrri.

“Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`iu drejtohen zyrtarëve policorë. Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion”, thuhet në njofitm.

2 të vdekur dhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 183 raste të reja, nga testimi i 2,787të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 4,541.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë dhënë 579 vaksina. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 813,099 qytetarë, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 95,935 qytetarë.

Numri i dozave të administruara deri më tani është 1,807,323.

Edhe qytetarët duhet ta bëjnë deklaratën tatimore në ATK mbi të ardhurat personale

0

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit.

Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK, raporton KosovaPress.

Ky institucion nga ky vit po synon t’i shtojë të hyrat buxhetore për arkën e shtetit përmes shtrirjes së bazës tatimore edhe për qytetarët të cilët realizojnë të ardhura individuale nga aktivitetet e ndryshme.

Në kuadër të Ligjit për tatimin në të ardhurat personale, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj bën të ditur se çdo qytetarë që realizon një të ardhur personale, është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore deri më 31 mars të këtij viti. Në të kundërtën, ndëshkimet për mosdeklarim janë të njëjta edhe për individin sikur për bizneset.

Murtezaj thotë për KosovaPress, se ideja e këtij aktiviteti të ri është që ATK-ja ta shtrijë bazën tatimore edhe te qytetarët.

“Ne po e bëjmë publik një aktivitet që ne gjatë këtij viti, por edhe në vitet në vijim do të fokusohemi në drejtim të identifikimit të shmangies tatimore edhe te personat individual, do të thotë tek individi. Në këtë rast ne jemi duke e zhvilluar deklaratën tatimore për individin, që është e ngjashme me deklaratën e tatimit në të ardhura personale, duke përcaktuar disa ndryshime që identifikohen me individin. Ideja e gjithë kësaj është që ne të shtrijmë bazën tatimore edhe te qytetarët të cilët realizojnë të ardhura nga aktivitet e ndryshme me burim brenda vendit apo jashtë vendit, por njëkohësisht edhe fitimet kapitale që mund të kenë realizuar në të kaluarën e që do të realizojnë edhe në vijim, atëherë duhet t’i përkujtojmë ata që duhet të paguajnë detyrimet tatimore mbi bazën e fitimeve që ata kanë realizuar”, thekson ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort