Home Blog Page 3459

Shtyhet protesta e thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Grupi “Protestoj” ka njoftuar se protesta e thirrur për nesër kundër shtrenjtimit të rrymës, është shtyrë për të premten. Bashkë me protestën është shtyrë edhe konferenca që ishte paraparë për sot.

Grupi nuk ka dhënë detaje për shtyrjen.

Deri më tash, janë mbajtur dy protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, një nga ky grup dhe një nga PSD-ja.

Ikën rinia, Kosova mbetet pa punëtorë të ndërtimtarisë

0

Numri i të punësuarve pa kontrata dhe rrezikshmëria e lartë në punë, janë disa nga shkaqet kryesore pse sektori i ndërtimtarisë po përballet me mungesë të punëtorëve tash e sa kohë.

Nga Shoqata e Ndërtuesve e Kosovës presin që për një kohë të shkurtër të marrin punëtorë nga vendet tjera. Ndërsa nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, fajin ua lënë kushteve të rënda me të cilat janë përballur punëtorët dhe mostrajtimi i duhur nga pronarët.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Faton Hoxha, thotë se gjendja nuk është ende alarmante, por po shkohet atë drejtim pasi punëtorët po kanë oferta të shumta për punësim jashtë vendit.

“Kemi edhe migrim shumë, për shembull një numër i madh i atyre kanë shkuar në Kroaci në Slloveni, dhe tash në Gjermani. Po ofrohen kontrata prej firmave që janë në Gjermani, shumica janë firma shqiptare që janë nëpër Gjermani e në Evropë. Se çka po i shtyn ata është mirë me i pyet ata, mirëpo sigurisht po pretendojnë që ka kushte më të mira atje. Edhe pse sipas asaj që e dimë ne, sipas kontakteve që i kemi, ata paguhen si punëtorë gjysmë të kualifikuar ose të pakualifikuar çfarë na i kemi këtu në mungesë të shkollave profesionale. Me pagesat që i marrin atje nuk munden me bë diçka më shumë sesa që bëjnë këtu me pagesat që bëhen këtu”, tha Hoxha.

Hoxha ka shtuar se punëtorë të sektorit të ndërtimit nga vendet e rajonit ka, por jo në masë të theksuar.

“Po prej rajonit, prej Shqipërisë sidomos pjesa e Lumës, Hasit ka vite që punojnë në Prizren, Gjakovë po edhe në Prishtinë por jo në masë të theksuar. Mundeni me marrë shifrat për shembull Kroacia po e marrim se ne mundemi me u krahasuar vetëm me vende të rajonit jo më larg.

Kroacia prej regjistrimit të popullsisë që e ka pas në vitin 2011 edhe të fundit 2021 i ka diku 10 për qind më pak numrin e banorëve. Njëjtë edhe për 270 mijë vetë është më i vogël numri i banorëve në Slloveni që është më shumë se 10 për qind. Domethënë nuk është që veç te kosovarët po migrojnë, prej të gjitha shteteve migrohet”, tha Hoxha. “Njerëzit gjithmonë kërkojnë, gjithmonë ka pasur lëvizje e sidomos tash kur ka më shumë informata, më shumë ke mundësi me u qas, me krijuar kontakt me dikën.

Me teknologji të informacionit nuk ke nevojë me shku në Gjermani me gjet dikënd për punë e gjen nga këtu. Domethënë migrimi nuk ndalet asnjëherë”, u shpreh ai.

E në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, se gjendja e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë është në gjendje të rëndë. Ai thotë se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorëve ndodh në këtë sektor.

“Ndër sektorët më të rënda gjendja që ka qenë dhe ende është – sektori i ndërtimit; që nga mungesa e kontratës së punës deri tek humbja e jetës së këtyre punëtorëve. Mund të themi se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorit vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe po flasim deri më sot, sepse çka do të ndodh nesër nuk e dimë. Është një sektor ku punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, kanë punuar pa kushte adekuate të punës. Po flas për një pjesë sepse një pjesë ndoshta edhe kanë qenë në kushte normale po sektori i ndërtimtarisë është sektori i cili punon gjatë verës e në moment kur nuk mund të punojnë në këtë sektor, faktikisht gjithçka përfundon aty”, u shpreh Azemi.

“Pjesa dërmuese e punëtorëve pa kontrata pune vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i ndërtimtarisë është sektor për të cilën është punë më e rëndë, pasi që ne kemi pak mekanizma bashkohorë. Punëtorët janë të obliguar shpeshherë që ta bartin materialin nga kati i parë në kate më të larta dhe çka është më e rënda, këta punojnë në një lartësi bukur të madhe, pa masa dhe mjete mbrojtëse, çka shpesh here kemi përfunduar edhe me fatalitet”, thotë Azemi.

Sipas tij, ka mungesë të punëtorëve pasi pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ata si duhet.

“Po kemi mungesë të këtyre kryesisht punëtorëve të profesioneve të caktuara. Pse e kemi këtë mungesë e kemi pasi që pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ashtu siç duhet e sa duhet punëtorët e këtij sektori.

Tani deshëm apo nuk deshëm, e pranojnë apo nuk e pranojnë, pronarët e kompanive megjithëse ata e dinë më së miri që ka mungesë të të gjitha profileve dhe faktikisht punëtorët me profesionet të caktuara nuk janë ata të cilët kanë qenë para një viti. Po ndihet mungesë shumë e madhe e këtyre profileve”, tha Azemi./EO

Shoqata ” Esnaf” u nderua me mirënjohje nga Oda Ekonomike e Kosovës

0

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ” Esnaf” nga Prizreni, është nderuar me mirënjohje në kontributin e dhënë në promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, nga Oda Ekonomike e Kosovës, në një mbrëmje të organizuar gjatë fundjavës në Prishtinë. Një gjë e tillë është bërë publike edhe në faqen zyrtare të Shoqatës.

“Shoqata ESNAF mori çmimin për “Kontributin e dhënë për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë” në Gala Mbrëmje “The Best of Kosovo 2021” organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në emër të Shoqatës ESNAF çmimin e ka pranuar Kryetari Varis Xhejlani, ndërsa gjatë natës janë shpërblyer edhe shumë biznese.

Dëshirojmë të falënderojmë Kryetarin Berat Rukiqi dhe Odën Ekonomike të Kosovës për organizimin e një nate të tillë dhe për kontributin në botën e biznesit.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga SHBZ ” Esnaf”.

Po skijonte në Brezovicë, i vjedhin paratë nga vetura të cilën e kishte në parking

0

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në qendrën e skijimit në Brezovicë, nga vetura të cilën e kishte parkuar i janë vjedhur paratë.

Ankuesi ka bërë të ditur gjithashtu se në veturë nuk janë vërjetur shenja të dëmtimit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.. Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Biden pranon në parim të takohet me Putinin për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për të zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar krizën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, tha Shtëpia e Bardhë.

Takimi mund të ofrojë një zgjidhje të mundshme diplomatike për një nga krizat më të këqija të sigurisë në Evropë në dekada.

Zyrtarët amerikanë thonë se inteligjenca sugjeron se Rusia është gati të nisë një operacion ushtarak, të cilin Moska e mohon.

Propozimi u njoftua nga presidenca franceze pas dy telefonatave mes presidentit Emmanuel Macron dhe presidentit Putin, të cilat vazhduan për gati tre orë në total.

Shkëmbimi i dytë ndodhi në orët e para të së hënës me orën e Moskës dhe pasoi një bisedë 15-minutëshe që Macron pati me Biden.

Zyra e Macron tha se detajet e takimit të mundshëm do të diskutoheshin gjatë një takimi midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të enjten.

Në një deklaratë që konfirmoi propozimin, Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Rusia duket se po “vazhdonte përgatitjet për një sulm të plotë ndaj Ukrainës shumë shpejt” dhe se SHBA ishte gati të impononte “pasoja të shpejta dhe të rënda” nëse kjo ndodh.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, sipas vlerësimeve të SHBA-së.

Kompania amerikane Maxar tha se imazhet e reja satelitore treguan vendosje të shumta të reja në terren të pajisjeve të blinduara dhe trupave nga garnizonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, duke treguar gatishmëri të shtuar ushtarake. /Telegrafi/

U ndalua nga policia për një kontroll rutinor, i gjendet armë pa leje, arrestohet

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne brezin e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë pistoletë:

· Pistoletëdhe
· Një karikator

Në lidhje me këtë rast i dyshimit P.Z i lindur në vitin 1993.eshte shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë , ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet.

Në vijim gjeni foto të dëshmive të konfiskuara në ras, thuhet në njoftim

 

Parashikimi i motit në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të mbajë moti i mirë si ditët e fundit.

Ndërkohë nga nesër do të ndryshojnë temperaturat dhe mund të ketë edhe borë.

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.”

Ura në Rogovë rrezikon të shembet, banorët thonë se po rrezikojnë pasi s’kanë zgjedhje tjetër

0

Prej më shumë se një viti ura e fshatit Rogovë në Gjakovë po paraqet rrezik për banorët shkaku i shtyllave të dëmtuara. Nga komuna premtojnë se brenda vitit do të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Banorët e fshatrave të Hasit për të shkuar në Gjakovë e Prizren duhet të kalojnë nëpër një urë që tashmë është e dëmtuar nga reshjet e shiut.

Ata thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi kalimin nuk do ta bënin me dëshirë.

“Me 8,9 dhe 10 janar të vitit të kaluar prej të reshurave të shumta atmosferike dy këmbë kanë lëvizur dhe kanë rënë pak. Me këtë rast ura nuk është funksionale sa duhet. Ne dalim por ura nuk është shumë e sigurt”, shprehet për RTV Dukagjinin, Islam Gashi.

Nga Komuna e Gjakovës thonë se tashmë kanë ndarë buxhetin për ndërtimin e kësaj ure.

Drejtori i Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj thotë se punimet për rindërtimin e urës do të fillojnë brenda vitit.

“Komuna e Gjakovës për vitin 2022 ka ndarë 700 mijë euro për këtë urë. Njëkohësisht edhe niveli qendrore ka ndarë 400 mijë euro. Buxheti është ndarë për vitin 2022 që i bie që edhe projekti duhet të fillojë në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, deklaroi Halilaj.

Ura e fshatit Rogovë është ndërtuar gjatë viteve të ’80-ta, derisa ajo lidh banorët e Rajonit të Hasit me Rajonin e Përdrinisë./Telegrafi/

Gazetarit kosovar i vjen fatura e rrymës 489 euro

0

Zyra e Rregullatorit për Energji para disa ditësh ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj.

Gazetari Enis Veliu ka publikuar faturën e rrymës që i ka ardhur për këtë muaj.

Aty shihet se rryma i është faturuar rreth 500 euro për një muaj.

“Fatura e fundit 489.18€ + 26.20 TVSH-ja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, në arsyetimin e vendimit, ZRRE ka thënë se ka vendosur ta aprovojë këtë strukturë tarifore, pasi vlerësojnë se ajo reflekton drejt kostot e shërbimit sipas kategorive të konsumatorëve dhe nxit kursimin e rrymës.

Sipas ZRRE-së, 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë konsumin e 800 kilovatëve për orë të konsumit të energjisë elektrike.

Sot, mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet që të caktojë seancë për të votuar dy rezolutat nga dy seancat e jashtëzakonshme që nuk janë votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Njëra rezolutë është për propozim rezolutën nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, që është mbajtur më 24 dhe 26 janar dhe propozim-rezolutë nga debati parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, seancë kjo e mbajtur më 9 shkurt.

Po ashtu Kryesia pritet që të vendos për seancë të re ku do të diskutohen një varg projektligjesh, siç është ai për Projekt-Kodin Civil dhe Projektligji për Qeverinë.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort