Home Blog Page 3458

Tahiri: Nga kodi civil do t’i largojmë një pjesë të legjislacionit që ka mbetur nga koha e ish-Jugosllavisë

0

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kodi civil është dokument i rëndësishëm pasi largon pjesë të legjislacionit të mbetur jugosllav.

“Kodi civil është dokument në të cilin është punuar shumë gjatë, kanë qenë tre ministra të Partisë Demokratike që kanë punuar në këtë dokument.. Shumë çështje civile rregullohen ende me legjislacionin e ish-Jugosllavisë, ky është dokument që punuar me ligjin e Kosovës”, ka thënë Tahiri, ne konferencën për media, mbajtur pas mbledhjes së kryesisë.

Tahiri foli edhe për shtrenjtimin e rrymës dhe të produkteve esenciale, që, sipas tij, po e vështirësojnë jetën e qytetarëve.

“Kemi kërku që rritja e çmimit mos me ndodhë, por që ka ndodhë, ne kemi kërku kthimin në pikën zero dhe vendimi i ZRrE-së të anulohet, të anulohej ky vendim i ZRrE-së. çdo produkt esencial ka pësuar rritje, edhe shtrenjtimi rreth 100 për qind i energjisë e bën të pa përballueshme koston,. jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme”.

Ai madje kritikoi qeverinë edhe për çështjen e dialogut, duke thënë se nuk po tregohen mjaftueshëm transparentë.

“Sot nuk mund te flasim për draftin e një marrëveshjeje me Serbinë, draft të cilin ne nuk e kemi parë. Po ka ide, edhe veprime të cilat nuk po janë në favor të Kosovës, siç ka qenë çështja e targave, por edhe vendimi i ZRRE-së për mospërfshirjen e komunave veriore brenda shtrenjtimit të energjisë”, tha ai.

Sot fillon testimi me shkrim për mbi 11 mijë kandidatët për zyrtarë policorë

0

Nga sot e deri më 28 shkurt 2022, do të mbahet testimi për kandidatët për kadetë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Gjatë këtyre ditëve, testit me shkrim do t’i nënshtrohen 11 mijë e 292 kandidatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Listat e kandidatëve për testim janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, ku shihet se janë të ndara me nga 500 kandidatë për një kohë të caktuar të testimit.

Ndryshe, sipas policisë, 550 kandidatë janë diskualifikuar, pasi që të njëjtit nuk i kanë plotësuar kriteret e rekrutimit për konkursin “zyrtar policor”.Sipas konkursit publik të shpallur më 28 tetor 2021 deri më 26 nëntor 2021 për zyrtarë policorë, kandidatët që të aplikojnë për këtë pozitë është dashur t’i përmbushin disa kritere.

“Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere: a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar; c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike”, thuhej në konkurs.

Tutje thuhet se vetëm kandidatët të cilët e kalojnë me sukses testin me shkrim (minimumi 70%), e fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar fazës së dytë-testit fizik.

Sipas manualit të testimit nga Policia e Kosovës, ky testim me shkrim do të bëhet në mënyrë elektronike përmes sistemit informativ, ashtu që secilit kandidat pas përfundimit të testit, do iu shfaqet rezultati nëse e kanë kaluar apo jo testin me shkrim në bazë të kritereve të vendosura. /BetimipërDrejtësi

Një i vdekur e 101 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

0

Një person ka vdekur dhe 101 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 758 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 218.265.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.883.

Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

0

Policia ka shqiptuar 67 gjoba disa personave në qytetin e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit, gjatë vikendit që e lamë pas për shkak të mos respektimit të masave kundër COVID-19.

Sipas policisë së Kosovës inspektorët komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AUV, gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre përveç shqiptimit të gjobave kishin dhënë edhe 15 vërejtje.

“Më datat 18-20 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti-Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba personave fizik, janë dhen 15 vërejtje”, bënë të ditur policia.

E në kuadër të inspektimeve sipas policisë janë kontrolluar edhe 89 biznese të ndryshme ku 4 prej tyre u janë shqiptuar gjoba prej 200 eurosh për shkak se nuk e kishin respektuar orarin e punës.

“ Poashtu janë vizitua dhe kontrollua objekti te ndryshme te bizneseve 89 si dhe për mos respektim te orarit te punesë janë shqiptuar 4 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, njofton policia.

Mirëpo nuk ishin vetëm këto shkelje në shënjestër të inspektimeve, kjo për shkak se gjoba ishin shqiptuar edhe për shkelësit e rregullave të komunikacionit, nërajonin e Prizrenit.

“Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 707 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 5 patentë shofer. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”.

Kurti për dy ditë në Mynih thotë se zhvilloi 17 takime bilaterale

0

Krymenistri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për dy ditë e gjysmë, sa mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar 17 takime bilaterale me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa e bota.

“Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik. Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák ai tha se biseduan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq në takimin me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, kërkoi dhe mori premtim për më shumë mbështetje financiare dhe teknike në fushën e arsimit dhe punësimit të të rinjve.

“Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer”, shkroi Kurti.

Ai u takua edhe me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, një prej shteteve të para të Lindjes së Mesme që kanë njohur Republikën tonë, Ayan Safadi dhe ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir.

“Ditën e dytë e filluam herët me takimin me Senatoren amerikane të shtetit të Ioëa-s, miken e Kosovës, Joni Ernst, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kurti tha se me zëvendëskryeministren Gërvalla zhvilluan takime dhe me udhëheqësit e subjekteve politike gjermane, kryesuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe bashkë-drejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour.

Ata u takuan edhe lideren opozitare të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë i prezantova gjatë një dreke pune me ndërmarrës dhe investitorë të huaj në kuadër të Forumit Angermyer të Politikës dhe Inovacionit. Si pjesë e panelit të titulluar “Humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, ritheksova domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë. Kurse në panelin “Rezistenca e fushëbetejës? Forcat rezervë si mbështetje e nevojshme për Forcat e Armatosura” fola për buxhetin tonë të rritur për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë për modernizimin e Ushtrisë”, ka shtuar Kurti.

Ministri Harjulla Çeku për vizitë zyrtare në Preshevë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Harjulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka vizituar Luginën e Preshevës.

Çeku gjatë një konference së bashku me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, tha se po vazhdojnë që ta ri-konfirmojnë bashkëpunimin.

“Bashkëpunimin që e kemi nis para ca kohe me takime edhe në Prishtinë, po e vazhdojmë, po e ri-konfirmojmë edhe njëherë këtu bashkërisht. Jam shumë i lumtur që si vazhdimësi e përpjekjeve të Qeverisë Kurti për ta shtyrë përpara bashkëpunimin me Luginën të kontribuojmë edhe me dimensionin bashkëpunimit kulturor dhe në trashëgimi kulturore”, tha ai.

Çeku shtoi se kanë diskutuar për çështjet e përbashkëta të tyre me kryetaren dhe ekipin e saj.

“Jam shumë i lumtur që do të kemi angazhime konkrete për të rritur mobilitetin kulturor, bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe shoqatave në përgjithësi dhe natyrisht për ta parë edhe një dimension të bashkëpunimit në sferën e trashëgimisë kulturore si një nga elementet e rëndësishme që nxisin edhe pjesën sociale, ekonomike dhe të përdoret trashëgimia kulturore si mjet për rivitalizmimn socio-ekonomik të luginës e cila ka shumë nevojë për nxitje në aspekt të ekonomisë lokale të punësimit dhe gjallërimit të jetës”, tha Çeku.

Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, tha se është jashtëzakonisht inkurajuese, frymëzuese vizitat e çdo ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas saj me këto vizita po tregohet një interesim jashtëzakonisht shumë i madh kohëve të fundit për sensibilizimin e pozitës shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Prishtinës zyrtare.

“Vizita e Çekut sot na bënë që të ndjehemi më krenar dhe të gjejmë forcë për të vazhduar dhe të çojmë përpara të gjitha këto procese përpara. Kultura dhe trashëgimia kulturore janë burim i rezistencës dhe ne me këtë rezistencën tonë dhe diskriminimit të vazhdueshëm që po bëhet nga Beogradi zyrtar përmes këtyre mekanizmave, duke ruajtur trashëgiminë, kulturën janë këto shtytje për të çuar gjitha këto përpara”, tha ajo.

Sinani shtoi se është e rëndësishme institucionalizimi i mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën.

“Ne me ministrin biseduam përpos mjeteve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës që janë në linje buxhetore se si duhet t’i menaxhojmë dhe t’i shpërndajmë ato mjete është shumë e rëndësishme. Përpos simbolikës për ne është shumë e rëndësishme, jetike, institucionalizimi i këtyre mjeteve, vija buxhetore e cila ka ndodhur për herë të parë përpos krahas ndihmave që janë dhënë në vazhdimësi nga gjitha qeveritë e mëparshme”, tha Sinani.

VV, PDK e AAK pro miratimit të Kodit Civil

0

Tri partitë parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur pro miratimit të Projekt-kodit Civil, i cili është në rend të ditës në seancën plenare të së enjtes.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Projekt-kodi Civil në tërësi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të miratohet. Sipas saj, rregullimi i martesës së gjinisë së njëjtë nuk duhet të mbizotërojë tërë Projekt-kodin Civil, pasi i njëjti do të rregullohet me një ligj tjetër të veçantë.

Kusari-Lila: Ka zëra të ndryshëm për rregullimin e martesës së gjinisë së njëjtë

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë në diskutim, natyrisht se secili grup parlamentar ka zëra të ndryshëm përbrenda në raport me një referencë dhe ajo ka të bëjë me rregullimin e martesës së gjinisë së njëjtë me një ligj tjetër të veçantë. Ai nuk duhet t’i ndalojë edhe ata që janë me pikëpamje konservatore të votojnë këtë projekt kod për arsye të rëndësisë dhe peshës së gjithë të tjerave. Kjo e tregon se në shoqërinë tonë do të vazhdohet ky debat, i cili është i rëndësishëm në raport me të drejtat bazike elementare, por gjithashtu edhe mbi diskursin që shoqëria jonë si pro-evropiane dhe me synim për integrim në BE”, tha ajo.

Përkrahje për Projekt-kodin Civil ofroi edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri: Është e rëndësishme që fusha civile në Kosovë të rregullohet një herë e mirë

“Në Projekt-kod Civil kjo çështje ka mbetur të rregullohet me një ligj të veçantë dhe unë besoj se ai duhet të jetë një debat tjetër parlamentar në rast se do të votohet apo jo. Kjo çështje nuk është se po rregullohet nesër në Projekt-kod Civil. Por unë mendoj se edhe si shoqëri dhe përfaqësues të qytetarëve të Kosovës në këtë institucion mjaft të rëndësishëm duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij dokumenti. Ky dokument largon prej rendit të ditës një pjesë të legjislacionit që ka mbetur nga ish-Jugosllavia. Prandaj është e rëndësishme që fusha civile në Kosovë të rregullohet një herë e mirë”, theksoi ai.

Megjithëse tha se miratimi i Projekt-kodit Civil është i nevojshëm, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ka disa nene që duhet diskutuar.

Tahiri: Kodi civil është i rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie

“Kodi civil është i rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie dhe për këtë duhet të trajtojmë dhe analizojmë. Është një dokument shumë i gjatë me diku 1300 faqe dhe më pastaj do të kemi një qëndrim të saktë. Në parim ne mbështetim të kemi një kod civil por duhet të shikohen disa nene që duhet t’i diskutojmë dhe trajtojmë”, deklaroi ai.

FSK-ja vazhdon përgatitjet për stërvitjen “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani

0

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.

“Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.

Infermierët protestojnë më 1 mars para Qeverisë së Kosovës, thonë se u diskriminuan në Ligjin e Pagave

0

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka organizuar protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Sipas kësaj sindikate, protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave.

Protesta do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë, infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

Duke i’u falenderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për t’a kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkpunim me :

Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin ;

MARSHOJMË PËR PAGË DINJITOZE

​​

MESAZHI /MOTOJA :

​​“ PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT”

DATA : 01/03/2022, e MARTE

Ora : 15:00

Lokacioni :

Nisja nga Qemdra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë, për të vazhduar drejtë Ssheshit “Zahir Pajaziti” dhe për t’a përfunduar në Sheshin “Skenderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi.

Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).

Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor.

Babë e bijë në shërbim të vendit, njëri me pushkë e tjetra me pendë

0

Katërmbëdhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës u shënua me aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje historike nuk u kalua pa kujtuar sakrificën e gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

E pikërisht në këtë ditë autorja Marigona Krasniqi solli dy libra të rinjë, dedikuar Kosovës në ditëlindjen e saj.
Marigona prezantoi librat: “Vdekja e diellit” dhe “Dromca çiltërsie” në një mënyrë të veçantë.

Ajo kishte veshur këmishën e babait ish-ushtar i UÇK-së të cilën ai e veshi gjatë luftës në përballje me armikun, të cilën thotë se sot e mbanë me krenari.

“Në vend të pushkës sot kam kapur pendën dhe në këtë përvjetor pavarësie, i sjellë Kosovës këto dhurata modeste, dy libra të punuar me shumë zell, dashuri e përkushtim, në një periudhë kohore rreth katër vite”, thotë ndër të tjera autorja në postimin e saj në facebook.

Marigona është autore edhe dy librave të tjerë, “Trëndafili kërkon shi” përmbledhje poezish dhe romanit “Zëri i mbytyr i Gruas”, që është rrëfim real i një të mbijetuare të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort