Home Blog Page 3457

Në shkollat e Dragashit mbahet ligjëratë me temën “Parandalimi i ngacmimeve seksuale”

0

Policia në Prizren përmes një komunikate njofton se bazuar në projektin “Parandalimi i ngacmimeve seksuale “, drejtoria e policisë në Prizren, përkatësisht policia në Dragash, në bashkëpunim me koordinatoren e dhunës në familje ne kuadër te DRP Prizren dhe drejtorinë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX- të shkollës fillore, “Shaban Shabani” në Llapushnik të Dragashit dhe shkollës fillore ,,Fetah Sylejmani” në Dragash , është ligjëruar nga një orë mësimore .

Ligjëratat janë ndarë në një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e ngacmimeve seksuale ne shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format e ngacmimeve, raportimin e tyre dhe pasojat që mund ti kenë. Pasojat e ngacmimeve seksuale sigurisht se ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh shëndetin mendor që nxënësit mund të kenë pasoja shoqërore.

Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera ne rajonin e Prizrenit. Ne këtë ligjëratë kane marre pjesë një numër i madhe i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën, thuhet në njoftim.

Pritet të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.

Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Murati e vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Kosovës.

“Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Murati

Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.

Kryenegociatorët i rikthehen nesër dialogut, ja temat që pritet të diskutohen

0

Të martën në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb Petar Petkoviq. Pas tre muajsh ngërç, në takimin e nesërm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat. Megjithatë, ujdia për të njëjtat shihet si vështirë e arritshme në momentumin aktual ndërkombëtar dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Njohësi i procesit të dialogut, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për KosovaPress se rikthimi në tavolinën e bisedimeve të kryenegociatorëve është aspekt pozitiv për avancimin e dialogut.

“Në parim mund të konsiderohet si lajm i mirë rikthimi i kryenegociatorëve në tavolinën e bisedimeve pasi ishte kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të deleguarve veç e veç të Britanisë dhe Gjermanisë. Prandaj si nismë është e mirë e të dy qeverive që ulen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, pritjet në perspektivën tonë janë të vogla duke marrë parasysh edhe momentumin që gjendemi, pasi Serbia është pranë zgjedhjeve parlamentare dhe ndonjë vendim i madh nuk është shumë i pritshëm që të merret në këtë periudhë ku fushata elektorale është në prag të vlimit dhe Kosova gjithmonë është një temë e nxehtë atje”, thotë ai.

Ai thotë se nesër mund të diskutohen tema që kanë mbetur nga raundet e kaluara, sikur ajo për të pagjeturit, dëmet ekonomike dhe marrëveshja për targa.

“Në këtë raund të bisedimeve mund të flitet për disa tema që kanë mbetur nga herët e kaluara, siç është për personat e pagjetur, dëmet ekonomike, apo edhe për marrëveshjen e targave. Me siguri që Serbia do të vë theksin edhe tek marrëveshja e Asociacionit, pasi është edhe taktikë e tyre që në çdo raund të negociatave ta bëjë një gjë të tillë… Pasi kjo marrëveshje (për targat) pak a shumë është implementuar në mënyrë të mirë dhe ka pasur një pajtim të dy palëve, edhe kjo mund të jetë që të vazhdojë kjo marrëveshje ose të kapitalizohet si përfundimtare. Të gjendet një zgjidhje pak më afatgjatë për të, pasi bllokimi dhe situata e tensionuar nuk i konvenoi as Kosovës dhe as palës serbe”, shton ai.

Për të konfirmuar agjendën e diskutimit të nesërm, KosovaPress ka pyetur në Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Lidhur me takimin e nesërm, KosovaPress ka pyetur sot shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin dhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri kritikoi Qeverinë Kurti për mos transparencë në raport me dialogun dhe tha se çfarëdo draft-marrëveshje që mund të nënshkruhet së pari duhet të vijë në Kuvend.

“Qeveria e Kosovës është shumë jotransparente në këtë proces. Ne si deputetë dhe qytetarët pak dimë për angazhimin e Qeverisë në këtë drejtim. Andaj po e them edhe një herë se unë nuk mund të flas për draftin e mundshëm të një marrëveshjeje të cilën nuk e kemi pa. Do të shohim të ardhmen nëse Qeveria do të ndajë diçka me deputetët e Kuvendit para se të ndodhin takime të tilla”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se për dialogun me Serbinë, pala kosovare duhet të diskutojë vetëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Është tepër me rëndësi që në këtë fazë të qartësohen gjërat, strategjia dhe qasja që e ka Kosova karshi këtij dialogu. Për neve është me rëndësi që dialogu të kalojë në një etapë tjetër”, deklaroi ai.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021.

Murtezaj: Qytetarët obligohen të deklarojnë të hyrat shtesë, jo pagat

0

Personat fizikë dhe juridikë që realizojnë të ardhura nga aktivitete të ndryshme, përveç pagës mujore, obligohen të paguajnë detyrimet tatimore për ato aktivitete, tha drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Së fundi, ATK-ja ka dizajnuar një formular të ri dhe të veçantë për deklarimin e të hyrave, pasi, sipas Murtezajt, ka raste që persona të ndryshëm i shmangen tatimit, duke mos deklaruar të hyrat tjera, përveç pagës.

Murtezaj tha që secili individ që realizon të ardhura, të cilat nuk janë përjashtuar nga tatimi, apo të ardhura, të cilave nuk u është paguar tatimi nga paguesi i tyre, atëherë individi – pra pranuesi i të ardhurave – është i detyruar të paguajë vetë tatimin.

“Për sqarim për opinionin, nëse punëtorët kanë një punëdhënës dhe punëdhënësi i tyre ka paguar tatimin në pagë, ata nuk janë të detyruar që të bëjnë deklarim shtesë”, tha ai.

“Ndërsa ata të cilët, kanë një punëdhënës dhe në të njëjtën kohë realizojnë edhe të ardhura të tjera, si për shembull, nga shitja e pasurisë, të hyra nga qiraja, apo nga një punëdhënës sekondar, atëherë normalisht që detyrohen që të deklarojnë ardhurat vjetore”, shtoi Murtezaj për REL.

Deklarimi vjetor i të ardhurave duhet të paraqitet në ATK deri më 31 mars, çdo vit.

Sipas Ligjit në fuqi, tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet në katër shkallë.

Për të ardhura deri në 960 euro në vit, nuk paguhet tatim fare

Për të ardhurat nga 960 euro deri në 3,000 euro, në vit paguhet 4 për qind e shumës mbi 960 euro

Për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 euro, paguhen 81.6 euro, plus 8 për qind e shumës mbi 3,000 euro

Për të ardhurat mbi 5,400 euro, paguhen 273.6 euro dhe 10 për qind e shumës mbi 5,400 euro

Të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet, apo në mënyrë konstruktive nga qiratë, përdorimi i pasurisë së paprekshme, të ardhurat zëvendësuese, fitimet kapitale që rezultojnë nga shitjet e pasurive kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme, të patundshme dhe letrat me vlerë, fitoret në lotari dhe fitoret në lojërat e fatit e të tjera.

Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen rrogat e përfaqësuesve të huaj diplomatik e konsullor dhe personeli i jashtëm i ambasadave apo Zyrave të Ndërlidhëse të shteteve të huaja në Kosovë, pagat e personelit të jashtëm të misioneve si ai i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (KFOR), ai i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) e tjera.

Deri tani pranohen 16 aplikime për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

0

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se deri tani i ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

“Terminator-i”, arma sekrete e Putinit në rast lufte

0

Çdo ditë e më shumë, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po shkon në drejtim të luftës. Ushtria e Ukrainës është e vendosur për të mbrojtur territorin, por pavarësisht dëshirës, është pas nëse krahasohet ushtarakisht me Rusinë.

Mes shumë armëve të Vladimir Putin, TGCom, veçon “Terminator-in” si armën sekrete të tij. Ky mjet ka shumë funksione dhe në rast lufte, do të hapte shumë probleme për ushtrinë e Ukrainës apo të NATO-s.

Automjeti ushtarak i blinduar njihet edhe si “Ob’yekt 199”, është përdorur kryesisht nga ushtria kazake, ndërsa në dy vitet e fundit, ai është bërë pjesë edhe e ushtrisë ruse, ku Moska e ka shfaqur atë në paradë e stërvitje.

“Terminator-i” mund të kryejë detyra të shumta falë shpejtësisë dhe armatimeve që mund të mbajë, si granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm. Po ashtu, ai mund të përdoret edhe si njësi mbështetëse për tanket. Ai ka qenë një nga mjetet kryesore ushtarake të përdorura nga ushtria ruse në stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë në kufij me Ukrainën. /A2CNN

Trajnerit serb nuk i lejohet futja në territorin e Kosovës

0

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e ka marrë rrugën drejt Stambollit e më pas Gjeorgjisë pa selektorin e saj.

Në fakt, trajneri serb, Dragan Bajic, i cili e udhëheq Kombëtaren e vendit fqinj, nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës.

Ai ka mbetur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thotë se ndihet i shokuar që iu mohua futja në Kosovë.

Trajneri serbo-boshnjak ka folur për mediat serbe rreth situatës së krijuar.

“Jam aktualisht në Shkup dhe kam mbetur thjesht i shokuar kur e kam marrë informatën se nuk më lejohet të futem në territorin e Kosovës. Nuk kam asnjë shpjegim se përse ka ndodhur kjo. Me këtë rast është krijuar një problem i madh për Federatën maqedonase pasi është detyruar që ta gjejë një alternativë tjetër për mua, që t’i bashkohem pjesës tjetër të Kombëtares. Zgjidhja është bërë me probleme sepse nuk mund të jem prezent në stërvitjen e ekipit pasi më duhet fillimisht të zbarkoj në Stamboll”, ka thënë Bajic për “Srpska Info”.

Mediat serbe e kanë konsideruar këtë vendim të autoriteteve kosovare si skandal.

Nëse ai është prezantuar në pikën kufitare me pasaportë të Bosnje e Hercegovinës, natyrisht se nuk i lejohet futja në territorin e Republikës së Kosovës.

Në fakt, Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e ka marrë rrugën drejt Gjeorgjisë, me të cilën do të përballet në kuadër të kualifikimeve të Botërorit.

E trajneri 48 vjeçar, i cili njëkohësisht e udhëheq edhe ekipin Igokea ABA League, do t’i bashkohet ekipit më vonë.

Rendi i ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

0

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën plenare të radhës.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00 e mëngjesit, në të do të jenë 27 pika të rendit të ditës.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian,
7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore,
22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
25. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për
Shëndetin Mendor,
26. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
27. Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin i cili dëmtoi flamurin turk në Prizren, katër të tjerëve u caktohet masa e paraqitjes në Polici

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, njofton se gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka caktuar masën e paraqitjes në stacion Policor në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej datës 19.02.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 19.03.2022, ndaj të miturve V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 par. 3.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të miturit V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., duhet të paraqiten në stacion policor në Prizren një (1) herë në javë, nëse të miturit e shkelin këtë masë ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.

Kurse, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q., në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej datës 18.02.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 18.03.2022, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me katër (4) të miturit ka kryer veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së masë së sigurisë ndaj të miturve dhe ndaj të pandehurit F.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Të miturit V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., me datë 17 shkurt në orët e mesnatës në Prizren përball objektit të Konsullit Turk, të miturit së bashku nxisin publikisht urrejtje dhe përçarje mbi baza etnike duke e përbuzur simbolet kombëtare të komunitetit turk në atë mënyrë që të miturit deri sa ishin duke ecur së bashku ndalen në një shtyllë përball objektit të Konsulit Turk ku ishte vendosur në një shtyllë flamuri i Turqisë, dhe të miturit në bashkëkryerje e marrin flamurin dhe më pastaj duke ecur së bashku e gjuajnë në Lumbardh afër urës së gurit.

Kurse i pandehuri F.Q., në vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, etnike, në mënyrën e cila mund të prish rendin publik, në atë mënyrë që i pandehuri në bashkëveprim me të miturit, merret vesh që ta heqin flamurin e shtetit Turk, i cili ishte i vendosur në shtyllën elektrike nga ana e kuvendit komunal në Prizren, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, të cilin më pas hedhin në Lumbardhë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Haradinaj: Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se është pro lejimit të qytetarëve të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Haradinaj tha se qytetarët janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.

“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike”.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se ky duhet të jetë si hap i parë urgjent.

“Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme”.

Kreu i AAK-së shtoi se qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera.

“Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort