Home Blog Page 3456

Biden i premton presidentit ukrainas se do të përgjigjet ‘me shpejtësi dhe me vendosmëri’ ndaj çdo agresioni rus

0

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.

Biden foli me të “për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thotë Shtëpia e Bardhë, përcjell Klankosova.tv.

Ai gjithashtu i tha presidentit ukrainas se SHBA planifikon të vendosë sanksione dhe tha se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap me aleatët dhe partnerët e saj”, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden kishte telefonata me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar se si të koordinonin përgjigjen e tyre.

Trupat ruse futen në territorin e Ukrainës, pamje nga hyrja e ushtrisë ruse

0

Siç raporton BBC, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar futjen e trupave ushtarake brenda Ukrainës Lindore.

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

 

Putin: NATO e ka kthyer Ukrainën në një ‘teatër lufte’

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se NATO e ka kthyer Ukrainën në një ‘teatër lufte’.

Një nga qëllimet e tij të deklaruara ka qenë ndalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO, shkruan BBC.

Ai tha se SHBA-ja dhe NATO e kanë kthyer Ukrainën në një “teatër lufte”.

Sa është paga minimale tani dhe sa do të jetë sipas premtimit të qeverisë Kurti

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se kanë filluar procedurat për rritjen e pagës minimale. Ai tha se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse e ka përgatitur projektligjin. Mirëpo, në një deklaratë të mëhershme të tij, Kurti kishte thënë se ajo do të jetë 250 euro gjatë premtimeve të mëhershme.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Kurti, më 17 dhjetor të vitit të kaluar ka treguar se po punohet në Ligjin e pagave, për të ofruar zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave, në sektorin publik. Kurti ka deklaruar se paga minimale do të ngritet në 250 euro.

Kjo çështje ishte diskutuar në takimin që pati ai me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Kurti tha se ai mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimit të plotë të Ligjit të Punës nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inspektuese, shkruan express.

Ai po ashtu kishte shtuar se qeveria është partneri kryesor social për mbrojtjen, realizimin dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtoreve. Në takim ishte biseduar edhe për Ligjin e Pagave dhe pagën minimale.

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në lidhje me pagën minimale, ai tha se gjatë mandatit të tij, sikurse është zotuar para qytetarëve dhe miratuar në programin qeverisës, ajo do të ngritet në 250 euro.

VV e ka pasur premtim të kahmotshëm rritjen e pagës minimale dhe Kurti kishte deklaruar vetë në Kuvend se ajo do të rritet. Në një deklaratë të tij ai kishte thënë se cdo punëtorë do të paguhet së paku 10 euro në ditë, nëse punon 8 orë në ditë. Këtë ai e kishte thënë në kohën kur po tregonte për të arriturat e tij gjatë 55 ditëve qeverisje. Po atë ditë, ai premtoi rritje të rrogës minimale në 250 euro.

Ndryshe, Kurti ka thënë se puna për rritjen e pagës minimale vetëm sa ka filluar dhe se do të sigurohet pragu i të hyrave për punëtorët që të kenë një pagë të dinjitetshme.

“Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi. Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, shkroi ai në Facebook.

Kryeministri ka thënë se hapi i parë në arritjen e këtij qëllimi është rregullimi i kornizës ligjore dhe tutje ka shtuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vetëm se ka përgatitur projektligjin i cili së shpejti do të dalë në konsultime publike.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pagës minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike. Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”, ka shtuar ai.

Ramë Buja përlotet kur kujton shokët në Hagë

0

Ish-komandanti i UÇK’së, Ramë Buja, është përlotur kur ka kujtuar bashkëluftëtarët të cilët aktualisht ndodhen në Hagë. Në 14 vjetorin e pavarësisë, ai e quajti “të rëndë” siç tha, injorimin e institucioneve ndaj atyre që luftuan për vendin.

“Zbehtë, dobët dhe e rëndë për ata të cilët kanë qenë luftëtarë, për ata që kanë qenë bashkë-shpallës të pavarësisë, injorimi i këtyre përmasave që ndodhi ishte i rëndë”, tha Buja.

“Ishte i rëndë”, përsëriti ai, duke shtuar se “këtë rëndësi dhe këtë peshë e kamë përjetuar dhe unë”.

“Unë nuk kam dalë askund, nuk kam pasur asnjë gëzim dhe s’kam pasur mundësi as ta vendos flamurin e Kosovës në një pozitë ku zakonisht i kam vendosur flamujt për festa të caktuara”, shtoi Buja në emisionin “Frontal” në T7.

I përlotur ai uroi që të mos ketë më festime të ngjashme.

“Është e pamundur. Kjo ka qenë tej zbehtësisë por uroj që më të mos na ndodhi një gjë e tillë”, theksoi Buja.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, jep sqarime për faturimin dhe ankesat e qytetarëve

0

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), Ymer Fezjullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka dhënë sqarime për ankesat e konsumatorëve sa i përket faturimit të fundit me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, nga 9 shkurti.

Kryetari Fejzullahu duke iu përgjigjur deputetëve të Kuvendit për mënyrën e faturimit, ka thënë se kalkulimi i tarifave të reja nga 9 shkurti është bërë në bazë të konsumit mestar ditor për periudhën e faturimit.

Ai tha se i kupton shqetësimet e qytetarëve, por kjo ja ndodhur për shkak të mungesës së njehsorëve të mençur.

“Sikur të kishim pasur njehsorë të mençur që e matin konsumin siç ndodhë në shumë shtete evropiane, kishte qenë shumë e thjeshtë për ne. Mënyra më e mirë e mundshme në këtë situatë ka qenë që të faturohet në bazë të konsumit mestar ditor për periudhën e faturimit. A është perfekte, për mendimin tonë nuk është, por kjo është bota ku ne operojmë bashkërisht. S’ka asgjë perfekt, kjo është mënyra më mirë e mundshme. Ne e kuptojmë që disa konsumatorë janë të shqetësuar, mirëpo ka qenë e domosdoshme me hy vendimi në fuqi”, theksoi Fejzullahu.

Për faturat e fundit me tarifa të reja, deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka thënë se shumica e qytetarëve janë dëmtuar me mënyrën e faturimit. Derisa paralajmëroi se shumica e qytetarëve do të bëjnë ankesë edhe në gjykatat përkatëse.

“Keni marrë një vendim me 8 shkurt për ngritje të çmimit të energjisë dhe faturat kanë ardhur me datën 19 të këtij muaji, andaj si mund ta cilësoni kur për qytetarët është bërë dyfishimi që të bëjnë pagesën jo për dhjetë ditë, por tërë muajin. Me çfarë formule e llogaritni që qytetarët të mos dëmtohen. Sepse ka qytetarë që në dhjetë ditshin e fundit nuk ka shpenzuar asnjë kilovatë, e ka pasur shtëpinë e mbyllur dhe kur i ka ardhur fatura ka ndodhur me një ngritje të çmimeve enorme. A ka ndonjë metodë që edhe në këtë drejtim të mos i dëmtojmë qytetarët. Janë dëmtuar, shumica kanë me bërë ankesë në gjykatë, sepse janë dëmtuar shumë rëndë”, theksoi ai.

Në diskutimin mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatorët e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike, profesori universitar, Florin Aliu ka shprehur shqetësimet e tij ndaj ZRrE-së për mënyrën dhe metodologjinë e përcaktimit të të hyrave për KEDS-KESCO-KOSTT.

Aliu i ftuar nga Komisioni për Ekonomi në cilësinë e ekspertit, tha se formula që rezulton me 8.3 përqind për të hyrat e lejuara për këto kompani është e pasaktë.

“Për me konfirmu dilemën time, Rregulltari ka përdorur një formulë standarde për caktimin e bazës, mjafton me e pa nivelin WACC-së. Në raportet e fundit që ka publikuar Zyra e Rregullatorit gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave ka treguar sesa mesatarja e ponderuar e kapitalit për OSSh, KEDS dhe KOSTT është në nivelin e 8.3 përqind. Atëherë si është e mundur që dy kompani në nivele të ndryshme borxhi, kapitali, rreziku dhe madhësi të aseteve, të kenë të njëjtën kosto të ponderuar të kapitalit. Për më tepër ata paguajnë norma të ndryshme të interesit dhe duhet të kishin pasur koeficient të ndryshëm ‘Beta’, ndërsa posedojnë të njëjtën WACC”, theksoi Aliu.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Ekonomi, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu këto konstatime të ekspertit Aliu i quajti dezinformata për publikun.

Fejzullahu tha se nga 20 vendet që janë pjesë e Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (ERrA), 18 vende prej tyre përdorin këtë metodologji që ka marrë ZRRE-ja.

“Këto debatet të cilat tash pas katër vitesh ose në periudhën kur vendimi pothuajse është në përfundim e sipër, e konsiderojmë që nuk i kontribuojnë as cilësisë së raporteve të ZRRE-së, por as publikut, meqenëse këto mund të konsiderohen si dezinformata pasi që e përmenda një prej komponentëve saktësisht është e njëjtë. Është subjektive të thuhet që ZRRE-ja është dhjetë hapa, e pesë hapa prapa KEDS-it, dhe për këtë konsideroj që nuk do të duhej të tolerohet, dhe institucionet tona nuk do të duhej të vlerësohen nga një ekspert, por nga deputetët”, theksoi Fejzullahu.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami dyshon në ZRRE-në për mënyrën e përcaktimit të të hyrave për këto kompani, duke thënë se ka vite që ZRRE mbetet në shërbim të KEDS-it.

“Unë prita që ZRRE-ja ka për ta ftuar Florin Aliun me qenë pjesë e ekipit në shqyrtimet e mëtutjeshme dhe jo me dhënë deklarata kërcënuese, kinse na keni quajtur se jeni 5 hapa pas KEDS-it. Shumica e qytetarëve në Kosovë mendojnë që ZRRE-ja tani e për një kohë të gjatë ka qenë në shërbim të kompanisë private, kjo ndoshta edhe fajin e ZRRE-së që nuk ka mbërri të argumentojë sa duhet punën e tyre, prandaj edhe atë po e kërkojmë sot. Nga deklaratat e juaja ne nuk morëm përgjigje. Nëse kostoja e ponderuar e kapitalit me një formulë që ju po thoni tek 18 vende të tjera ku del 8.3 përqind për dy kompani të cilat janë komplet të ndryshme, këtu ka shumë për të dyshuar”, theksoi Bajrami.

Ndërkaq, deputeti nga VV, Driton Hyseni theksoi se nuk e kupton pse kryetari i Bodit të ZRRE-së është në siklet nëse kanë aplikuar formulën më të mirë që është në dobi të qytetarëve.

Hyseni: Nuk e kuptoj pse Ymer Fejzullahu është në siklet

“Ajo që po shihet, është një lloj paragjykimi nga ana e Bordit të ZRRE-së për komentet që i jep profesori Aliu. Për arsye se po e shoh edhe drejtorin, pak është si në siklet, unë nuk po di pse ke nevojë me qenë në siklet. Nëse ti ke bërë më të mirën për publikun, ke nevojë me qenë i qetë”, tha ai./KP/Telegrafi/

Njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

0

Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, kërkojnë të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situatën e vështirë financiare aktuale, shkruan Gazeta Blic.

Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi, thotë për ‘Gazeta Blic’ se përkrahja duhet të vie direkt nga shteti dhe jo nga buxheti i varfër i qytetarëve të Kosovës.

“OAK është që përkrahja të vie direkt nga shteti apo nga tatimet e tyre që i paguajnë e që do të duhej t’i kthehen qytetarëve, e jo nga buxheti i varfër i qytetarëve të Kosovës që me shumë mund kanë kursyer për pensionet e tyre në trust”, deklaron Krasniqi.

Kurse, ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë për ‘Gazeta Blic’ se është pro tërheqjës së mjeteve nga trusti. Sipas tij, qeveria Kurti nuk po ofron alternativ të përkrahjes e as shpres për qytetarët.

“Që nga fillimi kam qenë pro tërheqjes për dy arsye sepse janë kursimet e tyre si dhe do e lehtësonte sadopak jetën e tyre. Ndërsa Qeveria nuk ofron alternativ të përkrahjes, por vetëm shprehet që nuk bënë, me arsyetimin që po rrezikohet likuiditeti financar si dhe kursimet e tyre. Kjo qeveri as shpres nuk të ofron e të mos flasim për ndihmë. Qytetari vetëm po kërkon djersen e vet të kursyer, pra nuk po kërkon që të rëndohet buxheti i Republikes së Kosovës. Nga qeveria Kurti nuk pres që do jetë në përkrahje të qytetarit për faktin që gjithnjë ka qenë kundër tërheqjes nga qytetarët me arsyrtimin që po rrezikohen kursimet e tyre”, vlerëson Kadriaj

Ndryshe, pas PDK-së edhe AAK ka kërkuar që qytetarëve t’iu lejohet edhe një tjetër tërheqje e parave nga Trusti.

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët janë në gjendje të vështirë ekonomike si pasojë e rritjes së çmimeve dhe sipas tij vendimi për një tjetër lejim për tërheqje të mjeteve nga Trusti do të ishte i domosdoshëm.

“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyrë shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike”, ka thënë ai.

Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, kur qytetarëve iu mundësua të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti, për katër muaj sa zgjati aplikimi, u tërhoqën mbi 197 milionë euro.

Skitari Albin Tahiri nderohet me mirënjohje nga Komuna e Lipjanit

0

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndarë mirënjohje për skiatorin Albin Tahiri për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë thuhet se ky gjest u bë për shkak të rezultateve të treguara në garën e sllallomit të madh.

Ahmeti ka thënë se është ndjenjë e veçantë për Lipjanin që ka djem që me sukseset e tyre i ndjehen krenarë.

Veseli: FSK është model në rajon, qeveria t’ua rritë pagat

0

Ish-pjestari i FSK’së, Afrim Veseli, ka deklaruar se një shtet i cili nuk ka ushtri nuk ka asgjë.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 më Arsim Lanin, ai ka thënë se është përgjegjësi e madhe të mbash uniformën e ushtrisë.

Ndërsa, ai ka deklaruar se FSK është model në rajon.

Andaj, edhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’ua rrit pagat.

“Jemi ata që në flakën e luftës kemi krijuar ushtri, kemi krijuar uniformë, kemi krijuar njësi, jemi furnizuar me armë. Ushtria është gjithçka. Nëse nuk ke ushtri, ne s’kemi asgjë. Këtë e kemi provuar në 98’ 99’. Ushtria Çlirimtare e Kosovës filloi me të madhe të organizohej anembanë vendit. Pas masakrës në Prekaz. Unë konsideroj që Adem Jashari është një pejgamer i shqiptarëve, është i shenjtëruar i shqiptarëve në të dy religjionet. Ushtria është nëna dhe baba, është shkolla është arsimi është gjithçka. FSK është model në rajon”, ka deklaruar ai.

Tutje Veseli ka thënë se përkundër që kapacitetet e UÇK’së gjatë luftës kanë qenë të kufizuara, ata ja kanë dalur që të bëjnë mrekulli.

“Është një ndjenjë e madhe e përgjegjësisë. Atëherë kur i kemi vesh ka qenë përgjegjësi historike. I gjithë populli i kishte sytë te ne. Kapacitetet tona gjatë luftës kanë qenë të kufizume, por mbi gjithë atë ne bëmë mrekulli, ne filluam luftën dhe falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejave të shumta, gjakut të dëshmorëve, ne arritëm që të krijojmë aleancë me aleancën më të madhe botërore, të njihet lufta jonë për liri”, ka shtuar ai.

Serbia fut në agjendën e dialogut zgjedhjet e prillit

0

Zyrtarët serbë paralajmërojnë se në takimin e 22 shkurtit me homologët kosovarë do të diskutojnë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”.

Petkoviq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

Në janar, Kosova nuk e ka lejuar zhvillimin e një referendumi të Serbisë, për çështje të gjyqësorit, në territorin e saj, dhe zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se ngjashëm do të veprohet edhe me zgjedhjet e prillit.

Në atë kohë, Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa si mundësi për serbët ka ofruar votimin me postë apo përmes Zyrës Ndërlidhëse me Serbinë.

Deri më tash, Qeveria nuk duket se ka lëshuar pe, me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, në fillim të këtij muaji, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë bërë thirrje që të mundësohet ushtrimi i së drejtës së votës në Kosovë.

Lajçak ka thënë se ka standarde dhe praktika evropiane, që i lejojnë njerëzit të votojnë, kur jetojnë diku tjetër.

Në fund të javës së kaluar, edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albun Kurti, për zgjedhjet e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Chollet ka thënë se kanë diskutuar për praktikat kur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “është pajtuar me kërkesat e shteteve të tjera për votime me prani fizike”.

Kurti nuk e ka komentuar këtë deklaratë.

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, “vetëm përmes OSBE-së”

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valdete Daka, thotë se serbët e Kosovës, me shtetësi serbe, do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë ashtu siç voton diaspora kosovare në zgjedhjet e Kosovës: në ambasada ose përmes postës.

Në Kosovë, shton ajo, zgjedhjet e Serbisë mund të organizohen vetëm me menaxhimin dhe organizimin e OSBE-së dhe pa përfshirjen e institucioneve të Kosovës, e aq më pak të KQZ-së.

“Te ne ka qenë rast unik, sepse unë nuk e di që në ndonjë shtet të botës mund të shkojë dikush nga një shtet të hapë vendvotim në një shtet tjetër”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.

Edhe drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se me ndërmjetësimin dhe organizimin e OSBE-së, qytetarët serbë do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Por, sipas tij, shteti i serb mund të vendosë edhe qendra të votimit në pikat kufitare me Kosovën, në mënyrë që qasja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë.

“Mendoj se do të duhej të diskutohej një mundësi që në pikat kufitare – në vendkalimet tokësore – vendvotimet të organizohen nga Republika e Serbisë”, thotë Kryeziu.

Misioni i OSBE-së nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë praktikat e tjera përveç “grumbullimit të votave” që janë përdorur në shtetet anëtare të kësaj organizate.

Si ka qenë praktika më herët?

Vetëm pak muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur më 11 maj, 2008, të drejtën e votës në vendvotimet në Kosovë e kanë shfrytëzuar rreth 90 mijë qytetarë të Serbisë, kanë treguar të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës janë mbajtur edhe në vitin 2012, 2014, 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare serbe në Kosovë janë mbajtur më 21 qershor, 2020.

Në këto të fundit, fletëvotimet i ka mbledhur misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kjo praktikë e mbledhjes së votave është krijuar në vitin 2017 dhe deri më tani ajo ka pasur lejen e autoriteteve të Kosovës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, votat nga Kosova janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare të Serbisë.

Me metodën e “mbledhjes së votave” në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2017. Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj presidenciale në Kosovë edhe në vitin 2012.

Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë nuk janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pasi procesi i decentralizimit ka filluar në të njëjtin vit, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit. Ky plan është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort