Home Blog Page 3455

Kurti: Pagat në Kosovë do të rriten, po ashtu punësimi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

“Do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për gjendjen ekonomike, kur më herët partitë opozitare e kanë kritikuar.

“Sot janë bërë 11 muaj prej kur është votuar Qeveria jonë. Besoj se gjatë këtyre muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi. BQK-ja ka thënë se rritja në Kosovë është 9.9 për qind. Pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten. Pagat e ndjekin rritjen e produktivitetit. Ato mund ta ndjekin afër rritjen vetëm kur kemi papunësi të ulët. Theksi i Qeverisë sonë është te rritja e punësimit para se të jetë te rritja e pagës”, u shpreh Kurti.

Në kuadër të kësaj rritjeje, Kurti thotë se ka kontribuar edhe qytetari i Kosovës.

Hoti thotë se Kosova ka gjendje të rënduar ekonomike: Duhet rritur pagat

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike, Avdullah Hoti, në seancën plenare ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazike, shkruan Reporteri.net.

“Dua të sjellë në vëmendje rritjen e kostos së jetesës. E para janë rritur çmimet e produkteve bazike. Është rritur çmimi i energjisë elektrike, tarifa e ulët është rritur 104 për qind ajo e larta 85 për qind”, u shpreh ai.

Ai tha se “Tek fusha e investimeve, po e them realitetin përkundër deputetëve të VV-së, nuk ka asnjë investim”.

“Kemi parë bllokimin e OSHP-së që ka bllokuar miliona euro investime. Është rritur pasiguria në tregjet globale edhe për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Kemi rritje të çmimit të gazit. E di që këto probleme nuk i ka sjellë Qeveria aktuale, por mosveprimi po e rëndon gjendjen. Viti 2022 do të jetë shumë i vështirë për familjet dhe bizneset. Duhet rritur subvencionet e pagat”, u shpreh tutje Hoti.

Deputeti Enis Kervan reagon ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk: Është mos respektim ndaj komunitetit

0

Deputeti i KDTP-së në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, gjatë seancës plenare të sotme, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk në Prizren nga disa të rinj.

Sipas tij, ky veprim është një mos respektim i ekzistencës së komunitetit turk që jeton në Prizren.

“Komuniteti turk i Kosovës ka kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës, me këtë flamur kombëtar ka marrë pjesë në protestat e viteve të 90-ta.Unë jam një prej personave që me duart e mia duke e mbajtur flamurin turk, kam marrë pjesë në çdo protestë bashkë me vëllezërit shqiptarë sepse kemi besuar se është rrugë e duhur”, është shprehur ai.

Madje ai ka theksuar se me të njëjtin flamur i kanë dalë në mbështetje të akuzuarve në Hagë.

Po ashtu, Kervan theksoi se “jemi ata që ata kontribuojmë për bashkëjetesën”.

“Historia është diçka tjetër, vendi ynë është Kosovë, shteti ynë është Kosova”.

Në anën tjetër, ai e ka shprehur falënderim ndaj policisë së Kosovës “ që morën masa ndaj këtij sulmi”.

“Këto veprime nuk do të ndikojnë në bashkëjetesën tonë. Ata që duan të prishin marrëdhëniet tona nuk do të arrijnë qëllimin e tyre”.

Pas fjalimit të tij, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë mbështetje dhe i bashkohet reagimit ndaj këtij sulmi, që siç e quajti ai “është i papranueshëm”.

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë priten këtë pasdite

0

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të miratojnë sanksione të martën pasdite kundër Rusisë lidhur me njohjen dhe inkursionin e saj në rajonet separatiste ukrainase, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përcjell Reporteri.net.

Ai u tha gazetarëve se BE-ja e konsideron rajonin si territor të Kievit dhe tha se trupat ruse janë në tokën ukrainase.

Duke folur përpara një forumi ministror në Paris, Borrell tha se “përgjigja jonë do të jetë në formën e sanksioneve, masën e të cilave e vendosin ministrat” dhe vuri në dukje se ai priste që shtetet anëtare të merrnin “një vendim unanim”.

Të dërguarit në shtetet anëtare do të takohen të martën në mëngjes, ku zyrtarët e BE-së presin që të ketë një debat mbi fuqinë e masave që do të zbatohen, me disa vende që favorizojnë një përgjigje më të kufizuar.

Komisionari Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, ka thënë se njohja e pavarësisë së rajoneve Donetsk dhe Luhansk nga ana e Rusisë dhe dërgimi i trupave në ato territore përbën “akt të luftës”.

Ai ka thënë se blloku evropian është i gatshëm për të vënë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur për transmetuesin belg, RTBF, Reynders ka thënë se duhet të ketë pajtueshmëri unanime mes vendeve anëtare për të miratuar sanksionet.

Ai ka thënë se masat mund të shtohen gradualisht, varësisht prej veprimeve ruse.

Lloji i parë i sanksioneve mund të lidhet me ndalesë në udhëtime kundër individëve dhe sanksione kundër subjekteve ekonomike, përmes konfiskimit të aseteve në Evropë dhe më tej.

Përveç kësaj, Reynders ka thënë “se do të jetë e nevojshme të garantohet që nuk do të ketë më importim të mallrave dhe shërbimeve nga Rusia, sikurse energjia dhe që të ndërpritet qasja globale e Rusisë në shërbimet financiare”.

“Gjithçka është në tavolinë”, ka thënë ai, duke shtuar se vendet anëtare do të diskutojnë sa graduale do të jenë masat si dhe për mundësinë e diplomacisë në mënyrë që të ulet konflikti.

Një vit burg dhe 300 euro gjobë për burrin nga Prizreni që rrahu bashkëshorten e tij

0

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit L.M., për shkak se:      ËSHTË FAJTOR

– Më datë 4 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri L.M., ushtron dhunë, keqtrajtim fizik, psikologjik dhe ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, ashtu që ditën kritike i pandehuri pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarën, më pas e sulmon duke e goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal

Këso dore ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.
Me datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, i pandehuri L.M., me dashe e godet duke e gjuajtur me mjet të fortë me çka të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, ndrydhe në kone dhe shpinë, të përshkruara sikur në ekspertizën mjeko ligjore
Këso dore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 183 par. 1 nën par. 3.1 lidhur me par. 1 nën par 1.4 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
– Për veprën penale Dhuna në Familje:
– Dënim me GJOBË në shumën prej 300 (treqind) euro,
– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti (ku do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05.01.2022).

– Për veprën penale lëndim i lehtë trupor:
– Dënim me GJOBË në shumën prej 400 (katërqind) euro
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim./tvprizreni.net

Arrestohen dhjetëra persona për fajde, Prokuroria e Pejës me konferencë të jashtëzakonshme

0

Prokuoria Themelore e Pejës ka organizuar konferencë të jashtëzakonshme për media, sot në orën 15:00, pasi siç njoftojnë bëhet fjalë për një aksion që ka rezultuar me dhjetëra të arrestuar, për veprën penale “fajdeja”.

Aksioni është zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar).

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Burrit në Rahovec ia vendosin një granatë dore në oborrin e shtëpisë

0

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vendosur në oborrin e shtëpisë një granatë dore dhe paraprakisht është kanosur me armë nga ai.

Rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka sekuestruar granatën e vendosur në oborrin e viktimës, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

0

Të martën në Bruksel zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar takimet duke i përshkruar si “takime në kuadër të dialogut”, sepse nga përvoja e së kaluarës është parë se palët shpesh nuk janë takuar fare, por vetëm kanë pasur takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.Megjithatë, më 22 shkurt ka plane për zhvillim të një takimi të përbashkët.

Takimin e parë me Lajçakun pritet ta ketë, Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i Kosovës.Më pas takim të njëjtë do të ketë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.Sipas burimeve të BE-së, takimet e së martës do të shërbejnë për të vazhduar diskutimet e lidhura me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011.Sipas burimeve diplomatike pritet që temat për të cilat do të diskutohet do të jenë çështja e të pagjeturve, ajo e targave të veturave dhe çështja e energjisë.
Pala serbe, sipas asaj që ka thënë Petkoviq në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë, pritet të kërkojë që të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill.Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Takimi i 22 shkurtit zhvillohet pas një kohe relativisht të gjatë pa takime, me përjashtim të atyre të ekspertëve për çështjen e targave të veturave.Për këtë çështje është arritur një marrëveshje kalimtare në vjeshtën e vitit të kaluar, por është thënë se në një afat prej gjashtë muajsh duhet të arrihet një marrëveshje afatgjate.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se takimet e së martës do të shfrytëzohen për të testuar nëse ka gatishmëri të mjaftueshme mes palëve edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Të dyja palët kanë thënë publikisht se janë të gatshme për takim të tillë, por BE ka insistuar se nëse ndodhë ai, duhet të ketë edhe rezultate konkrete.Më herët, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ka thënë se “zhvillimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”.Burimet e BE-së thonë se takimi i nivelit të lartë do të varet nga takimi në nivel të kryenegociatorëve, si dhe përafrimi i qëndrimeve rreth disa çështjeve të rëndësishme për të dyja palët./REL

BSPK: Paga minimale nën 350 euro është jo e kënaqshme

0

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se paga minimale duhet të jetë krahas rritjes së çmimeve.Hykolli, që është edhe përfaqësues i Këshillit Ekonomiko-Social, tha se janë duke bërë një hulumtim dhe këto ditë pritet të publikohet.

“Këto ditë dalim edhe me hulumtimin por ajo çfarë kemi nxjerrë nga kjo është se çfarëdo të jetë nën 350 euro do të jetë jo e kënaqshme”, tha kryetari i BSPK-së.

Hykolli u shpreh se paga minimale negociohet çdo fundvit mirëpo në Kosovë nuk është bërë që nga viti 2011.
Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Veterani i UÇK-së i zhgënjyer: 170 euro pensionin e kam, e fatura e rrymës 159 euro

0

Një veteran i UÇK-së ka shprehur shqetësimin e tij me çmimin e energjisë elektrike.

Qytetari është ankuar se merr pension vetëm 170 euro, ndërsa fatura e rrymës për këtë muaj i ka ardhur 159 euro, shkruan Jepi zë.

Veterani përmes një postimi ka reaguar me çmimin e lartë, ndërsa ka pyetur se çfarë të bëjë me 11 eurot e mbetura.

Shtrejtimi i rrymës ka shkaktuar një reagim tek të gjithë qytetarëve të Kosovës, pasi çmimet janë duke u rritur nëpër të gjitha sektoret.

Ndryshe, OJQ dhe partitë politike kanë paralajmëruar organizmin e protestave kundër shtrejtimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort