Home Blog Page 3453

Spahiu: Kosova s’ka arsye të brengoset nga situata në Ukrainë

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka thënë se Kosova në një formë i përket sigurisë perëndimore, andaj nuk ka arsye të brengoset për situatën e krijuar në Ukrainë.

I ftuar në 60 Minuta të KTV-së, Spahiu ka shtuar se Kosova megjithatë duhet t’i shprehë shqetësimet e veta.

Sipas tij, vendi duhet ta shfrytëzojë këtë situatë duke pasur më shumë kontakte me strukturat e NATO-s.

“Ne duhet shfrytëzuar këtë situatë që të jemi më të sigurt karshi aventurave që mund të marrë Putini në këtë pjesë të Evropës. Duhet të kemi sa më shumë kontakte me strukturat e NATO-s, me ndërkombëtarët dhe të shprehim qartë brengosjen tonë se çfarë do të mund të ndodhë në rajon dhe kush do të na mbrojë ne dhe të jemi sa më afër këtyre strukturave. Unë mendoj që ne jemi pjesë të një rrjeti të sigurisë perëndimore, euroatlantike prandaj nuk kemi arsye që të brengosemi shumë sa i përket situatës, megjithatë duhet ta shprehim shqetësimin tonë”, ka thënë ai.

Spahiu më tej ka thënë se me njohjen e pavarësisë së territoreve të Donetzkut dhe Luhanskut, që janë të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, kjo e fundit po bën aneksim.

Ai ka deklaruar se kjo që po bën Rusia nuk është asgjë tjetër përveçse pushtim apo agresion flagrant në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar.

“Rusia më parë i pushtoi ato me ndihmën e popullsisë ruse edhe i ndihmoi për t’u shkëputur që tani gjoja për të mbrojtur bashkëkombësit e vet në këto rajone, i futi trupat e vet. Për mua kemi të bëjmë me një aneksim. Jam i sigurt që tani do të pasojnë të gjitha marrëveshjet të cilat do të sjellin që të dy këto rajone në kuadër të Rusisë, kjo do të bëhet formalisht sepse një njohje që nuk e njeh askush nuk mund të jetë jetëgjatë, por këtë Rusia e bëri që t’i aneksojë ato. Aspiratat e Rusisë kanë qenë shumë të mëdha, ky është një agresion. Për mua është plotësisht një pushtim, një agresion flagrant në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar. Rusia rrethoi për disa javë Ukrainën duke e kërcënuar me pushtim të plotë, por tani duke parë presionin e madh ndërkombëtar, Rusia dëshiron të ketë një trofe lufte dhe formalisht t’i aneksojë këto dy rajone”, ka thënë ai.

Sipas Spahiut, format që përdorë Rusia tashmë janë të njohura, me anë të përdorimit të minoritetit të vet për të bërë përpjekje që përmes sulmeve t’i kthejë në orbitën e vet të ndikimit. Ai ka shtuar se me këtë formë secili vend si Rusia mund të fillojë luftë.

“Këtu kemi të bëjmë me qytetarët që e kanë rusishten gjuhë amtare. Secili vend në botë po të jetë një vend agresiv si Rusia, mund të fillojë luftë. Ne kemi edhe shembullin tonë, kur tensionohet gjendja, përdoret ky pretekst ‘po rrezikohet pakica jonë’. Ky është vetëm fillimi, nuk do të kënaqet Rusia me të, do të vazhdojë me këtë agresivitet. Rusia jo vetëm me territor, por dëshiron që të kthehet si një faktor esencial në punët e Evropës dhe me planin global sepse mendon se ka humbur pozicionet në dekadat e fundt”, ka shtuar ai.

Spahiu më tej tha se Rusia po i kthehet kohës së diktaturave ish-komuniste por tani në një stil të ri, duke iu kërcënuar Perëndimit, ajo është duke shkaktuar jo vetëm kërcënim ndaj paqes, por edhe duke kërcënuar të arriturat e deritanishme.

Derisa ka folur për sanksionet që mund të vijnë sikurse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe nga Britania e Madhe, ai përmendi faktin se Gjermania inkurajoi Rusinë duke u bërë klient i gazit sovjetik, “duke i krijuar vetes një varësi pa vrarë mendjen se cila është Rusia e vërtetë”.

Sipas tij, sanksionet më të rënda mund të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Putini njihet si agresor që nuk ka konsideratë për asgjë. Presidenti Biden e ka dëshmuar vetën për fortësinë e tij dhe për jokompromisin sa i përket gjërave esenciale që kanë të bëjnë me sigurinë e Amerikës. Putini synon të rikthejë pozicionet e Bashkimit Sovjetik, të krijojë një atmosferë të Luftës së Ftohtë siç ka qenë në të kaluarën, por tani duke bashkëpunuar edhe me Kinën. Por, e tërë kjo do të varet nga vetëdijesimi i Amerikës dhe reagimi ndaj këtij rreziku”, ka thënë ai.

Derisa tha se pritet të shihet se çfarë lloj sanksionesh do të vendosen për Rusinë për shkak të veprimeve të saj, Spahiu ka theksuar se një ndër masat më të ashpra të Perëndimit është që të mos ketë qasje në institucionet financiare.

“Në aspektin politik kjo që po ndodhë në Ukrainë me Rusinë, përfundimisht e bën të njohur BE-së, SHBA-së të cilat e kanë përcjellë në vijimësi këtë situatë, që të shikojnë raportet me Rusinë, andaj edhe për këtë është ashpërsuar gjuha e tyre sepse kemi të bëjmë me interesin dhe sigurinë e tyre personale, tani do të jetë interesant të shohim se çfarë lloj pakoje sanksionesh do të ketë BE-ja ndaj Rusisë, shpresoj të mos jetë formale por substanciale që t’i shkaktojë dëme ekonomike e politike Rusisë. Krijimi i një situate ku Rusia nuk do të ketë qasje në institucionet financiare, te kredituesit, mund të jetë një ndër masat më të ashpra që mund të marrë Perëndimi”, ka thënë Spahiu.

Putin: Marrëveshja e Minskut më nuk ekziston

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke folur para një grupi të vogël të gazetarëve, raporton BBC.

Ai thotë se marrëveshja e paqes e arritur në Minsk sa i përket lindjes së Ukrainës nuk ekziston më. Ai thotë se kjo marrëveshje ishte shkatërruar shumë kohë para se Rusia të merrte vendimin për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës, Donetzkun e Luhanskun.

Putin thotë se më kjo marrëveshje nuk ekziston.

Putini ka thënë se vendimin më të mirë që mund ta marrë Ukraina është të tërhiqet nga ambicia e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Ukrainës të çarmatoset.

“Një Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë është kundër Rusisë dhe e papranueshme”, ka thënë Putin.

Putin po flet pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, disa çaste më herët kishte thënë se vendet si Ukraina kanë të drejtë të kërkojnë anëtarësimin në aleancë.

Para mbylljes së konferencën, Putin ka thënë se bisedimet e Ukrainës për ambicie nukleare kishin synim Moskën. Ai ka thënë se Moska do të ishte në rreze të çdo rakete nukleare ukrainase.

Ai po ashtu ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë varet nga situata në terren.

Bjellorusia planifikon të blejë avionë dhe armë nga Rusia

0

Bjellorusia po planifikon të blejë helikopterë ushtarakë, avionë dhe sisteme raketore anti-ajrore nga Rusia në vitet e ardhshme, tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta, duke cituar presidentin Alexander Lukashenko.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se Bjellorusia dëshironte të rriste bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse në një kohë të tensioneve në rritje në Evropë, shkruan BBC.

Kjo vjen pasi Moska njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore.

Shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët në Kosovë 2.8 herë më e lartë se në vendet evropiane

0

Është mbajtur organizimi i parë i nivelit të lartë mbi zhvillimin në fëmijëri të hershme në Kosovë, ku u tha se kjo është strategjia kyçe për përfitime shoqërore dhe ekonomike në vend. Po ashtu, janë prezantuar edhe gjetjet që tregojnë se shkalla e vdekshmërisë në Kosovë tek fëmijët është 2,8 herë më e lartë se në vendet tjera evropiane. Presidentja dhe kryeministri janë zotuar se prioritet mbetet investimi mbi zhvillimin në fëmijëri të hershme të të gjithë fëmijëve në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se investimi në kapital njerëzor po merr formë, meqë siç tha ajo, për vite të tëra ka qenë e fokusuar në beton.

“Nuk mund të flasim për investim të qëndrueshëm në qoftë se nuk flasim e nuk investojmë në arsim e shëndetësi, pra në njerëzit tanë. E qasja më e mençur është investimi dhe angazhimi për një zhvillim cilësor në fëmijëri të hershme. Investimi për zhvillim të shëndetshëm në vitet e hershme të jetesës të një fëmije, është garancia më e mirë për sukseset e shtuara në arsim, për rritje të dukshme të produktivitetit dhe performancës ekonomike. Shëndet më të mirë përgjatë gjithë jetës, komunitete të qëndrueshme e formim të qytetarisë së përgjegjshme dhe aktive”, ka thënë Osmani.

Më tej, Osmani shtoi se sot është mundësia për t’i dhënë një shans çdo fëmije që të lulëzojë dhe të bëjë më të mirën.

“Janë pikërisht vitet e para të jetës së fëmijëve, kur truri i tyre zhvillohet me hov të dukshëm, kudo tjetër herë gjatë jetës së një njeriu. Sa herë që ne të rriturit flasim me ta, u këndojmë, i bëjmë të qeshim, luajmë me ta, argëtohemi me ta, kjo ndikon gjithmonë e më shumë në shëndetin e tyre mendor, në krijimin e marrëdhënieve të shëndosha, por edhe ju mëson disa nga aftësitë më të rëndësishme për një të ardhme më të suksesshme e mirëqenie të lartë. Sa më shumë investim në fëmijërinë e tyre të hershme, aq më i madh dhe i dobishëm do të jetë kthimi në investim në vitet e tyre të rinisë e në moshën e pjekurisë”, ka shtuar Osmani.

Në organizimin e parë të nivelit të lartë mbi zhvillimin në fëmijëri të hershme, kryeministri Albin Kurti tha se edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese.

“Përfituesit primarë janë fëmijët dhe prindërit, mirëpo investimi në edukimin e hershëm sjellë edhe përfitime shoqërore dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit. Në aspektin afatshkurtër është më e kushtueshme, mirëpo në aspektin afatgjatë sa më herët që fillon investimi, aq më i lartë do të jetë kthimi në investim sikurse që do të jenë larta përfitimet për shoqërinë në përgjithësi. Hulumtimet tregojnë që çdo investim në fëmijërinë e hershme, kthimi në investim do të jetë nëntëfish”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit theksoi se në Kosovë ka shkallë të ulët të zhvillimit në fëmijëri të hershme, për shkak të pamundësisë financiare.

Ai ka përmendur disa nga fokuset e domosdoshme për ta arritur këtë synim.

“Të sigurojmë qasje fizike përmes ndërtimeve të çerdheve të reja, adaptimit të hapësirave shkollore për këtë nivel dhe nivelit të politikave mbështetëse, siç janë kushtet preferenciale të pagesës ose lirimit nga pagesat për familjet në nevojë, organizimit të transportit, krijimi i mjediseve të përshtatshme dhe sigurimi i pajisjeve për fëmijë me aftësi të kufizuara e lehtësimi i procesit të licencimit. Duke përmirësuar infrastrukturën ligjore dhe bazuar mbi këtë ne kemi hartuar draftligjin për edukim të hershëm ku do të rregullohen veç tjerash format e ofrimit, koordinimit ndërsektorial, edukimit në familje dhe licencimi”, ka deklaruar Kurti.

Zëvendëspresidentja në Zyrën për Evropë dhe Azi Qendrore nga Banka Botërore, Anna Bjerde tha se fëmijët e grupeve të cenueshme duhet të kenë qasje të barabartë në shërbime.

“Jamajka ka gjetur se investimi në fëmijë të hershme ka sjellë deri te të ardhurat diku 25 përqind më të larta në vitet e mëvonshme. Dizajnimi i këtyre shërbimeve luan rol kritik. Nëse ofrohen mundësi të reja, këto në vetvete nuk janë të mjaftueshme që të kombinohen impute të ndryshme, siç janë sistemi i referimeve. Shërbimi i zhvillimit në fëmijëri të hershme është shumë i rëndësishëm për zhvillim të barabartë edhe për grupet e cenueshme. Ngase këto grupe në Kosovë i kanë vërtetë rezultatet më të dobëta dhe pjesëmarrje të ulët në shërbime”, ka thënë ajo përmes lidhjes direkte.

Ndërkaq, specialistja e Zhvillimeve Njerëzore në Bankën Botërore, Mrika Aliu ka paraqitur gjetjet dhe rekomandimet nga analiza e situatës mbi shërbimet e zhvillimit në fëmijëri të hershme në Kosovë. Ajo tha se shkalla e kthimit në investim arrin deri në 13 përqind në vit.

“Një fëmijë i lindur sot në Kosovë, mund të pres të arrijë vetëm 57 përqind të kapitalit të vet të mundshëm njerëzor. Indeksi i kapitalit njerëzor të Kosovës sugjeron një mundësi ideale për të investuar në fëmijëri të hershme. Sidomos investimi në këtë periudhë konsiderohet dritarja me kosto efektive e investimit… Mbijetesa e fëmijëve në Kosovë ka shënuar një progres në dekadat e fundit, megjithatë shkalla e vdekshmërisë te fëmijët apo probabiliteti që një fëmijë i lindur në Kosovë të vdes pa festuar ditëlindjen e parë, është rritur prej 12 në 1000 lindje sa ka qenë në vitin 2014, në ’15, në 1000 lindje në vitin 2020. Kjo është dyfish më e lartë për fëmijët nga komuniteti romë, ashkalinj, egjiptianë. Nëse krahasohet me mesataren e BE-së, shkalla e vdekshmërisë në Kosovë është 2,8 herë më e lartë se mesatarja evropiane”, ka treguar ajo.

Edhe drejtoresha rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore në UNICEF, Afshan Khan tha se në këtë proces mundësia më e madhe në shërbime duhet të jetë për fëmijët që vijnë nga grupet e cenueshme.

Ky diskutim është organizuar nga Presidenca, Banka Botërore dhe UNICEF, me qëllim të mobilizimit të zotimit ndaj zhvillimit në fëmijëri të hershme.

Kriza Rusi – Ukrainë, rriten çmimet e naftës

0

Në të gjithë botën është rritur çmimi i naftës.

Kjo për shkak të frikës se kriza Rusi-Ukrainë do të ndërpresë furnizimet në të gjithë botën.

Siç raporton BBC çmimi i naftës së përpunuar Brent, arriti të martën në 97.76 dollarë apo mbi 86 euro për fuçi.

Ky çmim është më i larti në shtatë vjetët e fundit

Rusia urdhëroi trupat në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, pasi i njohu ato si të pavarura.

Në Londër, indeksoi i aksioneve FTSE 100 u hap më shumë se 1.4 për qind më i ulët para se të rifitonte terren.

Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën më ulët dhe bursat e SHBA-së u përgatitën për humbje.

Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar me sanksione ndaj Rusisë, e cila është eksportuesi i dytë më i madh i naftës pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesi kryesor në botë i gazit natyror.

Rusia ka thënë se trupat e saj do të angazhohen në “ruajtën e paqes” në republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po krijon pretekst për luftë.

Kriza Ukrainë-Rusi mund të ketë “ndikime thelbësore” në çmimet e naftës, tha Sue Trinh nga Manulife Investment Management.

Sanksionet që detyrojnë Rusinë të furnizojë më pak naftë ose gaz natyror do të kenë “ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale”, shtoi ajo.

Mbahet ligjëratë me temën “Parandalimi i ngacmimeve seksuale” në shkollat e rajonit të Prizrenit

0

Policia në Prizren njofton se bazuar në projektin “Parandalimi i ngacmimeve seksuale “, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, policia në Prizren dhe Dragash, në bashkëpunim me koordinatoren e dhunës në familje në kuadër te DRP Prizren, zyrtarët ne komunitet dhe drejtoritë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX- ne Shkollat fillore: ,,Haziz Tola”, ne Prizren, “Dy Dëshmorët“ në fshatin Piranë Prizren, “Ibrahim Fehmiu” në Arbanë –Prizren, “Emin Duraku” dhe “Hysen Rexhepi” Prizren.

Ne Shkollat fillore ,,28 Nëntori” në fshatin Brodosanë Dragash dhe ‘Sezai Surroi’ në fshatin Bellobrad Dragash.

Ligjëratat janë ndarë në një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e ngacmimeve seksuale ne shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format e ngacmimeve, raportimin e tyre dhe pasojat që mund ti kenë. Pasojat e ngacmimeve seksuale sigurisht se ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh shëndetin mendor po ashtu nxënësit mund të kenë pasoja shoqërore.

Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera ne rajonin e Prizrenit. Ne këto ligjërata kane marre pjesë një numër i madhe i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën, thuhet në njoftim.

Bekim Jashari reagon ashpër: Një veteran i UÇK-së, i vrarë pas lufte, u rivarros në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

0

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar për një fenomen që ai e ka konsideruar “turp që nuk na e falin asnjëherë dëshmorët”.

Jashari ka akuzuar kryetarin dhe nënkryetarin e Skenderajt se kanë varrosur një person të vrarë pas lufte në varrezat e dëshmorëve në Marinë.

“Në ditën e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, derisa të gjithë festonim lirinë e pavarësinë që na e sollën dëshmorët e martirët tonë, kryetari aktual i Skenderajt, Fadil Nura e Nënkryetari Sami Lushtaku, kishin vendosur që të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë duke përdhosur dëshmorët, luftën dhe sakrificën e tyre sublime”, ka shkruar Jashari.

“Pa dijeninë e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, dhe as Institutit të Mjekësisë Ligjore, ata rivarrosen eshtrat e njërit prej veteranëve të UÇK-së, të vrarë pas luftës, pranë dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë”.

Ai thotë se pavarësisht se personi në fjalë ka qenë veteran i UÇK-së, është e papranueshme të varroset te varrezat e dëshmorëve në Marinë.

“Për informimin e drejtë të opinionit publik, personi të cilin pushteti aktual i Skenderajt e rivarrosi në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ka qenë ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, i njëjti fatkeqësisht ishte vrarë pas luftës dhe vrasja e tij nuk lidhet në asnjë formë me luftën tonë të shenjtë”.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se i është kërkuar edhe atij që personin në fjalë ta varrosin në varrezat e dëshmorëve sa ka qenë kryetar por që ai nuk ka pranuar.

“Në fillim të mandatit tim si kryetar i Komunës së Skenderajt, në vitin 2018, puna e parë që kam bërë ka qenë rivarrimi i dëshmorëve tonë, nga Polaci ku kishin mbetur varret e tyre në gjendje të mjerueshme, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, i cili me vite pas ndërtimit ishte neglizhuar nga ish qeverisjet e këtyre njerëzve të cilët nuk e kishin marrë iniciativën dhe përgjegjësinë që t’i rivarrosin dëshmorët tone”.

“Pasi rivarrosem shumicën e dëshmorëve nga Polaci dhe shumë fshatra të komunës sonë dhe komunave përreth, si kryetar i komunës jam ballafaquar me kërkesa të tilla për rivarrimin e veteranëve të UÇK-së të vdekur pas luftës, duke përfshirë edhe personin në fjalë, për të cilin më kishin kërkuar shumë individë, kryetar komunash, deputetë e deri tek ish Kryeministri Haradinaj, që të lejojë rivarrimin në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë”.

“Por jo, me gjithë respektin për secilin ish ushtar të UÇK-së, duke bartë barrën e rëndë që kemi si pasardhës të dëshmorëve e heronjve tonë, nuk mund të pranoja një gjë të tillë, sepse të krahasosh dëshmorin me jo dëshmorin është turp, është përdhosje e gjakut të atyre që na e sollën Lirinë e Pavarësinë tone”.

Jashari ka kërkuar nga organet kompetente të hetojnë rastin se si “është e mundur të ndodhë një rast i tillë në një kompleks të dëshmorëve i cili menaxhohet nga institucionet tona dhe fajtorët të dalin para drejtësisë”.

A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve? Flasin ekspertët e ekonomisë

0

Ekspertët e Ekonomisë në Kosovë vlerësojnë se rritja e çmimeve të produkteve elementare po e fut vendin në krizë. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa për frenimin e kësaj rritje deri në tejkalimin e krizës.

Selatin Kaçaniku nga shoqata ‘Konsumatorët’, thotë për ‘Gazeta Blic’ se qytetarët po dalin gjithmonë të dëmtuar, pasi që, sipas tij, Qeveria e Kosovës po dialogon me opozitën dhe nuk po bënë përpjekje t’i ndihmojë konsumatorët.

Duke folur për rritjen e çmimeve Kaçaniku thotë se nuk po kanë as ku të ankohen.

“Qeveria duhet të mos bëjë politika duke ju përgjigjur opozitës sepse opozita e ka dëshmuar vetën në mandate të kaluara, por të bëjë politika burimore duke u përpjekur t’i ndihmojë konsumatorët që ata të arrijnë dhe të avancohen vazhdimisht në nivelin e kënaqshëm me qeverinë. Në këto rrethana kur qeveria dialogon me opozitën por jo me ne, ne natyrisht që dalim gjithmonë të dëmtuar, pasi që rrogat janë shumë të ulëta krahas çmimeve. Ne nuk kemi as ku të ankohemi”, deklaron ai për Gazeta Blic.

Nga ana tjetër, Agon Sinanaj gazetar i ekonomisë, deklaron për ‘Gazeta Blic’ se një ngritje kaq e madhe e çmimeve të produkteve bazike në Kosovë rrezikon pjesën dërmuese të kosovarëve të varfur.

“Çmimet në Kosovë, praktikisht, janë në “rënie të lirë”. Çka do të thotë kjo? Në vendin tonë që nga paslufta e sidomos tani askush nga institucionet nuk preokupohet shumë, për të mos thënë fare, me ngritjen e çmimeve. E kanë gjetur arsyetimin më të lehtë gjoja se Kosova tani ka ekonomi të tregut dhe parimi bazik i kësaj ekonomie – ligji i ofertës dhe kërkesës. Pra arsyetimi i institucioneve, si në të kaluarën por edhe tash, është ky: çmimet mund t’i ngrisë kush sa të dojë. Në vrullin e shfrenimit të çmimeve në Kosovë, Qeveria, më së paku, është dashur t’i ndërmarrë këto masa, gjëgjësisht të marr vendim për ngrirjejn e çmimeve të produkteve bazike për një periudhë të caktuar. Sepse një ngritje kaq e madhe e çmimeve realisht rrezikon pjesën dërmuese të kosovarëve të varfur”, vlerëson ai.

Sinanaj, shton se Qeveria duhet të ndërmarr masa për ta frenuar këtë rritje të çmimeve, në mënyrë që, sipas tij, të tejkalohet kjo krizë.

“Qeveria duhet domosodoshmërisht të ndërmarrë masa për frenimin e kësaj rritje deri në tejkalimin e krizës. Po e them edhe njëherë më së paku duhet të ngrihen çmimet e produkteve bazë siç kanë bërë shtetet e rajonit. Një mundësi tjetër është rritja e pagave në sektorin publik, si dhe në sektorin privat. Në Kosovë nga viti 2010 ka pasur në vazhdimësi rritje të inflacionit, por pagat kanë mbetur të njëjta, përjashto një rritje solide që është bërë në sektorin publik nga qeveritë e kaluara. Deri tani, Qeveria ka paralalajmëruar rritjen e pagës minimale në 250 euro, por e shoh të vonuar këtë gjë, marrë parasysh paralajmërimet për krizën që po e kalojmë tash. Ajo cka ka bërë Qeveria deri më tani ka qenë subvencionimi sidomos tek disa prodhues të produkteve bazike”, thotë ai.

Sipas statistikave zyrtare nga ASK, brenda një viti çmimi i miellit është rritur për 29 për qind, buka prej 17 për qind, vaji prej 46 për qind, qumështi prej 9 për qind, patatet prej 24 për qind, nafta prej 26 për qind e kështu me radhë.

Reagime për ngritjen e çmimeve ka pasur edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme.

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel

0

Ka filluar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacionit të Kosovës, atij të Serbisë dhe Përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Mirosllav Laj[ak.

Këtë e ka konfirmuar për emisionin “60 Minuta” korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj.

Fillimisht Laj[ak ishte takuar me delegacionin e Kosovës ku u bisedua për disa orë, ndërsa më pas diskutoi me delegacionin e Serbisë.

“Në këto qaste duhet të ketë filluar takimi trepalësh”, ka thënë Palokaj.

Në takimet ndaras sot është diskutuar për energjinë, për të pagjeturit dhe është hapur edhe [ështja e një traktati të paqes mes palëve. Po ashtu është diskutuar edhe për vetura.

Ndërsa pala serbe gjatë takimit me Laj[akun ka insistuar të diskutohet për zgjedhjet e prillit në Serbi, dhe mundësinë e organizimit të votimit edhe në Kosovë. Po ashtu është diskutuar edhe për Asociacionin.

“Do të jetë i rëndësishëm ky takim për të testuar palët nëse ka gatishmëri për të arritur përparim, që të thirret takim i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vu[iq. Takim të tillë nuk ka pasur nga vera e vitit të kaluar, ka presion të ndodhë kjo”, tha Palokaj.

Miratohet kërkesa e Putinit, Rusia mund ta dërgojë ushtrinë jashtë vendit

0

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë unanimisht ka votuar në mbrëmje pro kërkesës së presidentit Vladimir Putin që të përdorë forcat e armatosura të Rusisë jashtë vendit.

Këtë vendim e ka përshkruar si mision paqeruajtës në të dyja rajonet separatiste të Ukrainës Lindore.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort