Home Blog Page 32

Gucati: Shpresojmë që vitin e ardhshëm këto festa t’i presim bashkë me krerët e UÇK-së

0

Veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se këto festa të nëntorit janë të mangëta pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai pas homazheve tha para mediave se pret që vitin e ardhshëm të festojnë bashkërisht me ta.

“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit. Këto festa janë të mangëta për arsye se ne i kemi krerët e UÇK-së, padrejtësisht duke u mbajtur atje nga një gjykatë, por ja që na ndodhi kjo dhe ne shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, deklaroi Gucati.

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pushojnë trupat e Jasharëve, të vrarë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

28 nëntori shënon daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësinë e Shqipërisë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari./KP

Basha në Prekaz: Dita e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarët

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e 28 Nëntorit ka bërë homazhe të kompleksi memorial në Prekaz.

Ai ka thënë se Dita e Flamurit është një ditë feste dhe ditë e shenjtë për shqiptarët.

“Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej, përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë ditën e shenjtë kur kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, ngriti flamurin në Lezhë, në vitin 1443. Sot festojmë Ditën e Pavarësisë dhe ngritjen e dykrenares në Vlorë, sot festojmë daljen publike të UÇK-së, nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjenralet Daut Haradinaj e Rexhep Selimi dhe gjithashtu edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari”, është shprehur Basha në një deklarim për media./KOHA

Thaçi: Caktimi kësaj seancë do të duhej evituar, është befasi jo e mirë për mua dhe çdo shqiptar

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, Hashim Thaçi mori fjalën duke i thënë gjyqtarit se seanca e cila ishte caktuar sot për 28 nëntor do të duhej evituar.

Ai tha se është në interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtetet përkatëse të palëve.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, dhe për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtete e juaja përkatëse”, tha Thaçi.

Thaçi tha se si çdo popull, edhe shqiptarët kanë historinë e vet dhe se mbajtja e kësaj seance ishte befasi jo e mirë për të dhe shqiptarët.

“Si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj që caktimi i kësaj seance sot me 28 nëntor duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe për çdo shqiptar është befasi jo e mire”, tha ai.

Ai tha se 28 Nëntori është festë e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.

“Sot, çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtarë ku si çdo popull i lirë në botë kujton dhe feston”, tha Thaçi.

Thaçi tha se sot, çdo familje shqiptare duke përfshirë edhe institucionet e Kosovës janë në festë.
Gjyqtari më pas i tha Thaçit se për caktimin e kësaj seance ka pas pajtime mes palëve duke përfshirë edhe mbrojtjen.

ZPS: Paraqitja e provave në rastin kundër administrimit të drejtësisë s’do të zgjasë më shumë se 2 javë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka parashtruar se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, paraqitja e provave të tyre kryesore nuk mendon se do të zgjasë më shumë se dy javë.

Gjatë prezantimit të parashtrimeve, gjyqtari i vetëm Chrisoph Gosnell tha se Prokuroria ka propozuar që të gjithë dëshmitarët e saj të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit 2026. Veç kësaj, në sallë u tha se Prokuroria do të mbështetet në tre dëshmitarë.

“Prokuroria ka paraqitur çështjen e tyre pra, provat kryesore, mendojnë se nuk do të zgjasin më shumë se dy javë për të paraqitur gjithë provat e tyre dhe propozon që të gjithë dëshmitarët të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit”, tha gjyqtari.

Gjyqtari tha se sa i takon dëshmitarit 7 kanë paraqitur sipas rregullores dokumentet që janë nxjerrë më herët dhe dëshminë e tij kryesore.

Prokurori Joshua Hafetz u pyet se a ka mundësi që dëshmia kryesore e dëshmitarit mund të ndikohet meteje nga rezultatet e hetimeve që janë vazhdim e sipër.

Prokurori tha se mund të ketë ndikim në atë duke shuar se është e vështirë të thuhet derisa t’i marrin rezultatet e hetimeve. Po ashtu, edhe ekipet e mbrojtjes njoftuan se do të kenë pyetje për këtë dëshmitar.

Ndërkohë që palët po diskutonin për mocionet dhe afatet për dorëzimin e provave gojore, Thaçi kërkoi që të flas. Ndërsa, avokatja e tij, Sophie Menegon tha se komenti i klientit të saj nuk lidhet shumë me mocionet e paraqitjes së provave.

Ndërsa, gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell tha se atij do i jepet mundësia që të bëjë ndërhyrje por njëherë do të vazhdohet me agjendën.

Në sallën e gjyqit të pranishëm fizikisht janë vetëm Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ndërsa Thaçi, Smakaj, dhe Kuçi janë të pranishëm përmes video-lidhjes. Përmes videolidhjes janë të pranishëm edhe disa nga avokatet.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni KËTU. Po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu./Betimi për Drejtësi

FSK shënon Festat e Nëntorit me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

0

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit.

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nderuan sakrificën e familjes Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Këto Homazhe u zhvilluan po ashtu për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe Osmani

0

Në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike.

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, në Malishevë dhe Rahovec

0

Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar në Malishevë dhe Rahovec brenda 24 orëve të fundit, ka njoftuar policia.

Në rrugën “Hamdi Berisha”, një grua kosovare ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga banesa dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e saj. Policia ka iniciuar rastin si person i zhdukur dhe njësitë relevante janë duke punuar për gjetjen e saj.

Në një rast tjetër, një burrë kosovar ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëtejmë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për lokalizimin e saj.

Të dy rastet mbeten nën hetime, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturave.

Presidentja Osmani uron Ditën e Flamurit dhe ngjarjet historike të 28 Nëntorit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.Gëzuar Ditën e Flamurit!Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!

Kurti: Vëllezër e motra shqiptare, e gëzofshi 28 Nëntorin

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë.

“Kjo ditë e 28-të e muajit të njëmbëdhjetë vërtet ishte një aksident historik i vitit 1443, por një aksident i këtillë, i përsëritur me kaq ngulm përgjatë historisë, doemos u kthye dhe u bë një shenjë e shenjtë e kalendarit tonë kombëtar”, thotë ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se n këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar.

“Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë. Pas shumë shekujsh, më 28 nëntor 1912, ky flamur u ngrit prapë në Vlorën e Labërisë, kur u shpall mëvetësia e Shqipërisë së sotme Administrative. Ky ishte Nëntori ynë i Dytë. Në këtë shpallje u njëmendësua një pjesë e projektit larpamës të Sami Frashërit, i cili kishte paraparë një Shqipëri në kufijtë e përafërt të katër vilajeteve. Ai theksonte qartë që “qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajnë Shqipërinë të mos copëtohet prej të huajve, të mbajnë gjuhën e kombësinë e tyre”. Por kjo, për fat të keq, në atë kohë u arrit vetëm pjesërisht’, thotë ai.

Kurti shkroi se “Për më tepër, në kujtimet e tij, në përvjetorin e parë të pavarësisë, në vitin 1913, Luigj Gurakuqi shprehej se “në jetën e kombevet, si edhe në jetën e njerëzve ndodhin hera-herë disa rasa të paprituna, që trazojnë rrjedhën e punëve dhe shkaktojnë disa ngjarje, që as nuk pritej, as nuk shpresohej të ndodhnin”.

“Ashtu kishte ngjarë në vitin 1912, mot i mbushur me mjerime e me pësime, por që, në mes të trazimeve e të ligave të panjohura, kishte sjellë edhe nji send të pashpresuar e të paçmueshëm, dmth. lirinë, bashkimin dhe pavarsinë e Atdheut!”Megjithëkëto, historia e nëntorëve tanë nuk mbaron këtu”.

” Në po këtë datë, në vitin 1955, në kullat e Jasharëve në Prekaz lindi Kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari, njeriu që do të vihej në ballë të luftës për lirinë e Kosovës. Po ashtu, më 28 nëntor të vitit 1997, UÇK-ja, për herë të parë, doli publikisht për t’ia bërë me dije botës se ky popull ishte i gatshëm të bënte çdo flijim dhe nuk do të hiqte dorë kurrë nga lufta për liri”, theksoi Kurti.

Kurti ka pohuar se gjithë këto përpjekje, luftëra e flijime të atdhetarëve shqiptarë nëpër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur.

“Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt”.

“Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, në këtë ditë gëzimi e feste: Gëzofshi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit”./Telegrafi

Shqiptarët në mbarë botën shënojnë 113-vjetorin e Pavarësisë

0

Shqiptarët sot kremtojnë 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë që ka hyrë në historinë kombëtare si themeli i shtetit modern shqiptar. Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Kuvendi Gjithëkombëtar ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli pavarësinë, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë sundimi dhe duke hapur një kapitull të ri për kombin shqiptar.

 

Shpallja e Pavarësisë ishte kulmi i një rruge të gjatë përpjekjesh, rezistence dhe sakrificash të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre. Vendimi i delegatëve të Vlorës jo vetëm që afirmoi të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, por edhe sfidoi planet e monarkive ballkanike që synonin copëtimin e trojeve shqiptare.

Ky moment historik i dha fund sundimit pesëshekullor osman dhe krijoi bazën për zhvillimin politik, kulturor dhe shoqëror të shtetit shqiptar. Pavarësia e vitit 1912 u arrit falë kontributit të figurave të Rilindjes Kombëtare, luftëtarëve dhe patriotëve që me penë e me armë trashëguan idealin e lirisë.

Në nder të kësaj feste, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka shpallur të premten ditë pushimi për administratën publike. MPB, përmes një njoftimi zyrtar, ka uruar qytetarët për Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Për Kosovën, 28 Nëntori ka një kuptim të veçantë e të shumëfishtë: shënon Ditën e Flamurit të Skënderbeut, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorin e paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë arsye, në qyte­te e të gjithë vendit po mbahen aktivitete kulturore dhe përkujtimore.

Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri për herë të parë, sot rrezaton atmosferë festive. Rrugët, sheshet dhe institucionet janë të veshura me simbole kombëtare, ndërsa ngjyrat kuq e zi dominojnë çdo hapësirë publike, thuhet në reportazhin e përgatitur nga RTSH.

Në qendrën multifunksionale të qytetit janë vendosur dy flamuj gjigandë që i japin Vlorës një pamje solemne dhe madhështore. Bulevardi “Ismail Qemali” është shndërruar në një skenë të hapur festive, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora marrin pjesë në aktivitetet tradicionale.

Vallet popullore, këngët e trevave shqiptare dhe kostumet shumëngjyrëshe kanë krijuar një atmosferë të gjallë dhe emocionuese. Gazetarët e RTSH-së raportojnë se në çdo cep të qytetit dëgjohen tingujt e muzikës patriotike dhe recitime që rikthejnë frymën e ditëve të mëdha të historisë.

Sheshi i Flamurit është gati për ceremoninë  e sotme, ku liderët e shtetit shqiptar, por edhe Kosovë e vendeve tjera do të marrin pjesë për nderë të këaj dite.

Nga Vlora në Prishtinë, nga Tetova në Ulqin e deri në komunitetet shqiptare jashtë vendit, 28 Nëntori po festohet me krenari, aktivitete kulturore dhe ceremoni zyrtare. Shqiptarët, kudo që jetojnë, nderojnë sakrificat e të parëve dhe përcjellin mesazhin e unitetit kombëtar. Më të hendikepuar janë shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku atje festa e Flamurit ndalohet nga regjimi i presidentit Vuçiq. Madje liderët shqiptarë që kanë nxjerrë flamurin kuqezi janë ndjekur nga gjykatat serbe.

Megjithatë 113-vjetori i Pavarësisë mbetet një ditë e shënuar që forcon identitetin, ruan kujtesën historike dhe bashkon brezat në një ndjenjë të përbashkët krenarie kombëtare.

Mot i vranët me reshje shiu e bore sot

0

Reshjet e borës mund të vazhdojnë në pjesë të vendit gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premte.

Lokalisht mund të vazhdojnë edhe gjatë ditës, herë herë të përziera me shi ultësirave. Duke shkuar nga mbrëmja reshjet e borës mund të jenë më intenzive, duke formuar shtresë dëbore, sidomos pjesëve nga rrafshi i Kosovës dhe Anamorava.

Temperaturat mbesin të ulëta 0C e 2C. Frynë erë e ftohtë veriore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort