Home Blog Page 31

Osmani në 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: I gjallë në çdo zemër shqiptari

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e komandantit legjendar Adem Jashari në 70-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar atë si simbol të pavdekshëm të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant” – shkruan Osmani.

Drafti i Këshillit të BE-së për zgjerim, heqja e masave lidhet me transferimin e pushtetit në veri

0

Nga Kosova do të kërkohet përsëri që pa vonesa të nisë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të nisë të japë rezultate në obligimet nga marrëveshja e vitit 2023 duke çuar drejt marrëveshjeve dhe garancive specifike për një nivel të përshtatshëm të vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë procedurat për njohjen e dokumenteve dhe simboleve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Vendet anëtare janë duke diskutuar rreth Konkluzave rreth zgjerimit të cilat do të miratohen në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në muajin Dhjetor.

Sipas draftit të tekstit për të cilin po diskutohet, e të cilin e ka siguruar Koha, BE do të mirëpresë pakon e zgjerimit që më 4 nëntor i ka miratuar Komisioni Evropian dhe do të përshëndesë sidomos përparimin që kanë bërë disa vende kandidate, në rend të parë Mali i Zi dhe Shqipëria, por edhe Ukraina dhe Moldavia.

Sa i përket Kosovës, në bazë të këtij drafti pritet që edhe Këshilli të shprehë mendimin se për shkak të ngërçit politik Kosova nuk ka arritur të bëjë progresin e duhur.

Këshilli do të nënvizojë se ka pasur progres të limituar në procesin e reformave dhe bën ftesë që në Kosovë të krijohet një bashkëpunim ndërpartiak në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave, sidomos në administratën publike dhe sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe në lirinë e shprehjes ku nuk ka pasur progres.

Këshilli do të shprehë po ashtu keqardhje për bllokadën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të shkurtit dhe pritjet për një proces mirë të administruar dhe gjithëpërfshirës zgjedhor të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sa u përket zgjedhjeve të fundit lokale, Këshilli do të përshëndesë zhvillimin e profesional dhe transparent të tyre. Do të shprehë pritjet që transferimi i pushtetit lokal në katër komunat në veri të bëhet në mënyrë të rregullt, në bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror, sipas kornizës ligjore të Kosovës.

Transferimi i pushtetit lokal në veri është edhe një prej kushteve për heqjen e mëtejme të masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Këshilli merr në dijeni heqjen e mëtejme të masave pas transformimit të rregullt të pushtetit lokal në veri të Kosovës dhe deeskalimin e qëndrueshëm”, thuhet në draftin e këtyre konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet për re-integrimin e Serbëve të Kosovës, duke nisur me pjesëmarrjen e tyre gjithëpërfshirëse në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet, duke pasuar me re-integrimin e pakusht të personelit të kualifikuar gjyqësor dhe policor në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe respektin e plotë të kornizës ligjore të Kosovës”, thuhet më tej.

Duke përsëritur se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë përmbushja e obligimeve nga procesi i normalizimit të raporteve është kusht për progresin e tyre në rrugën drejt BE-së dhe se të dyja do të humbin në rast se nuk përmbushen këto obligime.

Këshilli pritet të shprehë keqardhje se nuk ka pasur përmbushje të disa obligimeve nga të dyja palët.

Nga Kosova do të kërkohet përsëri që pa vonesa të nis themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe dhe të nis të japë rezultate në obligimet nga marrëveshja e vitit 2023 duke çuar drejt marrëveshjeve dhe garancive specifike për një nivel të përshtatshëm të vetmenaxhimit për komunitetin Serb në Kosovë.

Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë procedurat për njohjen e dokumenteve dhe simboleve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Këshilli do të shprehë po ashtu “shqetësim të thellë” për dështimin e Serbisë që të ndërmarrë masa ndaj kryesve të veprave të dhunshme në veri të Kosovës në vitin 2023, si sulmet ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

“Këshilli shpreh shqetësim të thellë që Serbia akoma nuk i ka përmbushur pritjet për llogaridhënie të plotë dhe shpreh keqardhje të thellë për veprimet e pamjaftueshme në këtë drejtim, përfshirë edhe shkeljen e procedurave nga dialogu rreth asistencës së ndërsjellë”, thuhet në këtë dokument./KOHA

Thaçi uron shqiptarët nga Haga: Besoj se nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca javore në çështje ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë.

Në fjalimin e tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, transmeton Telegrafi.

Ai tha se shpreson që festat tjerë t’i festojë së bashku me qytetarët.

“Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare feston dhe kujton. Prandaj, nuk më mbetet tjetër përveç t’i uroj shqiptarët për 28 Nëntor, të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët tjerë t’i festojmë bashkë”, tha ai.

Thaçi po ashtu ka kritikuar caktimin e kësaj seance pikërisht më 28 Nëntor./Telegrafi

“Gëzuar aleatit tonë strategjik”, edhe Turqia i bashkohet urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

0

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dërguar urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit.

Në mesazhin e urimit, Turqia thekson miqësinë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë si aleatin dhe partnerin strategjik të rëndësishëm.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë,” u shpreh Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një postim në Twitter.

Gucati: Shpresojmë që vitin e ardhshëm këto festa t’i presim bashkë me krerët e UÇK-së

0

Veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se këto festa të nëntorit janë të mangëta pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai pas homazheve tha para mediave se pret që vitin e ardhshëm të festojnë bashkërisht me ta.

“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit. Këto festa janë të mangëta për arsye se ne i kemi krerët e UÇK-së, padrejtësisht duke u mbajtur atje nga një gjykatë, por ja që na ndodhi kjo dhe ne shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, deklaroi Gucati.

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pushojnë trupat e Jasharëve, të vrarë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

28 nëntori shënon daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësinë e Shqipërisë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari./KP

Basha në Prekaz: Dita e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarët

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e 28 Nëntorit ka bërë homazhe të kompleksi memorial në Prekaz.

Ai ka thënë se Dita e Flamurit është një ditë feste dhe ditë e shenjtë për shqiptarët.

“Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej, përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë ditën e shenjtë kur kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, ngriti flamurin në Lezhë, në vitin 1443. Sot festojmë Ditën e Pavarësisë dhe ngritjen e dykrenares në Vlorë, sot festojmë daljen publike të UÇK-së, nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjenralet Daut Haradinaj e Rexhep Selimi dhe gjithashtu edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari”, është shprehur Basha në një deklarim për media./KOHA

Thaçi: Caktimi kësaj seancë do të duhej evituar, është befasi jo e mirë për mua dhe çdo shqiptar

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, Hashim Thaçi mori fjalën duke i thënë gjyqtarit se seanca e cila ishte caktuar sot për 28 nëntor do të duhej evituar.

Ai tha se është në interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtetet përkatëse të palëve.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, dhe për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtete e juaja përkatëse”, tha Thaçi.

Thaçi tha se si çdo popull, edhe shqiptarët kanë historinë e vet dhe se mbajtja e kësaj seance ishte befasi jo e mirë për të dhe shqiptarët.

“Si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj që caktimi i kësaj seance sot me 28 nëntor duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe për çdo shqiptar është befasi jo e mire”, tha ai.

Ai tha se 28 Nëntori është festë e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.

“Sot, çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtarë ku si çdo popull i lirë në botë kujton dhe feston”, tha Thaçi.

Thaçi tha se sot, çdo familje shqiptare duke përfshirë edhe institucionet e Kosovës janë në festë.
Gjyqtari më pas i tha Thaçit se për caktimin e kësaj seance ka pas pajtime mes palëve duke përfshirë edhe mbrojtjen.

ZPS: Paraqitja e provave në rastin kundër administrimit të drejtësisë s’do të zgjasë më shumë se 2 javë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka parashtruar se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, paraqitja e provave të tyre kryesore nuk mendon se do të zgjasë më shumë se dy javë.

Gjatë prezantimit të parashtrimeve, gjyqtari i vetëm Chrisoph Gosnell tha se Prokuroria ka propozuar që të gjithë dëshmitarët e saj të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit 2026. Veç kësaj, në sallë u tha se Prokuroria do të mbështetet në tre dëshmitarë.

“Prokuroria ka paraqitur çështjen e tyre pra, provat kryesore, mendojnë se nuk do të zgjasin më shumë se dy javë për të paraqitur gjithë provat e tyre dhe propozon që të gjithë dëshmitarët të dëgjohen në mënyrë të njëpasnjëshme në fillim të shkurtit”, tha gjyqtari.

Gjyqtari tha se sa i takon dëshmitarit 7 kanë paraqitur sipas rregullores dokumentet që janë nxjerrë më herët dhe dëshminë e tij kryesore.

Prokurori Joshua Hafetz u pyet se a ka mundësi që dëshmia kryesore e dëshmitarit mund të ndikohet meteje nga rezultatet e hetimeve që janë vazhdim e sipër.

Prokurori tha se mund të ketë ndikim në atë duke shuar se është e vështirë të thuhet derisa t’i marrin rezultatet e hetimeve. Po ashtu, edhe ekipet e mbrojtjes njoftuan se do të kenë pyetje për këtë dëshmitar.

Ndërkohë që palët po diskutonin për mocionet dhe afatet për dorëzimin e provave gojore, Thaçi kërkoi që të flas. Ndërsa, avokatja e tij, Sophie Menegon tha se komenti i klientit të saj nuk lidhet shumë me mocionet e paraqitjes së provave.

Ndërsa, gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell tha se atij do i jepet mundësia që të bëjë ndërhyrje por njëherë do të vazhdohet me agjendën.

Në sallën e gjyqit të pranishëm fizikisht janë vetëm Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ndërsa Thaçi, Smakaj, dhe Kuçi janë të pranishëm përmes video-lidhjes. Përmes videolidhjes janë të pranishëm edhe disa nga avokatet.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni KËTU. Po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu./Betimi për Drejtësi

FSK shënon Festat e Nëntorit me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

0

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit.

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nderuan sakrificën e familjes Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Këto Homazhe u zhvilluan po ashtu për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe Osmani

0

Në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike.

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, në Malishevë dhe Rahovec

0

Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar në Malishevë dhe Rahovec brenda 24 orëve të fundit, ka njoftuar policia.

Në rrugën “Hamdi Berisha”, një grua kosovare ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga banesa dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e saj. Policia ka iniciuar rastin si person i zhdukur dhe njësitë relevante janë duke punuar për gjetjen e saj.

Në një rast tjetër, një burrë kosovar ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëtejmë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për lokalizimin e saj.

Të dy rastet mbeten nën hetime, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturave.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort