Home Blog Page 30

Java nis me mot të ftohtë, vranësira e intervale me diell

0

Gjatë ditës së hënë parashihet të mbajë mot i vranët, por me intervale të herëpashershme dielli.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa në zonat më të ulëta pritet të jenë rreth -1°C. Gjatë ditës, temperaturat pritet të arrijnë prej 5 deri 9°C.

Erërat do të fryjnë të lehta nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasap

0

Sot, këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet për në banesën e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, që me pikëllim kanë shpërndarë detajet e ceremonisë mortore.

Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

“Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Shpati ishte një zemër e pastër, një shpirt i gëzueshëm që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai përhapte vetëm dashuri e mirësi, dhe kushdo që e njihte, e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për ne”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e Shpatit dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistit të dashur, të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

 

Gjykata në Beograd ia cakton një muaj paraburgim ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj

0

Gjykata në Beograd i ka caktuar një muaj paraburgim ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, njëherësh shtetas i Republikës së Kosovës, pa paraqitur asnjë provë konkrete ndaj tij.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ish pjestarit te UÇK-se shtetasit te Republikes se Kosoves Avni Qenaj pa asnje prove te vetme Gjykata ne Beograd dje ia ka caktuar 30 dite paraburgimin ne vend qe ai te lirohej nen presionin diplomatik efektiv te Qeverise normale e serioze qe na mungon”.

Sipas Smakiqit, familja Qenaj po kalon ditë të rënda, ndërsa pretendon se institucionet e Kosovës nuk po ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

“Familja Qenaj është lënë e vetme në këtë betejë ligjore. Në këto ditë feste kombëtare, ata po përballen me ankth dhe me mungesë të plotë të mbështetjes shtetërore. Pafajësia e Avni Qenaj do të triumfojë, por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit kur dështon në secilën fushë? Liri për Avni Qenaj, i cili po kalon 28 Nëntorin në qelinë e Beogradit, ku po mbahet në kundërshtim me konventat ndërkombëtare”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Ai ka akuzuar autoritetet e Kosovës, pasi sipas tij, po ia lehtësojnë Serbisë shkeljet e marrëveshjes së Brukselit.

“Ne mungesë te një Qeverie serioze te Kosoves vazhdojnë kindnapimet e ish pjestarëve te UÇK-se sepse Qeveria duke u sjellur ne menyren me jo serioze qe 5 vite ne negociatat ne Bruksel Serbia lehtesishte shkel marrveshjet e Brukselit ku garantohet liria e levizjes dhe kapitalit si e drejte themelore njerzore dhe parime themelore te BE-se, por qe kjo e drejte nuk po zbatohet per ish pjestaret e UÇK-se”, tha mes tjerash Smakiqi.

 

 

Dronët detarë ukrainas godasin “flotën hije” të Rusisë

0

Mediat ukrainase raportojnë se dronët detarë Sea Baby të SBU-së kanë goditur cisternat ruse që i përkasin të ashtuquajturës “flotë hije” në Detin e Zi.

Thuhet se operacioni është zhvilluar bashkërisht nga SBU-ja dhe Forcat Detare të Ukrainës. Pamjet e sulmit tashmë kanë qarkulluar online.

Dhe kjo nuk është e gjitha! Eksportet ruse të naftës përmes portit Novorossiysk janë ndalur plotësisht — dronët kanë nxjerrë jashtë funksioni një nga terminalet kyçe të Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut (CPC).

Kjo e fundit ka konfirmuar se sistemi i ankorimit me një pikë, i përdorur për ngarkimin e naftës, është dëmtuar rëndë pas sulmit të natës.

Nuk ka të raportuar viktima: sistemet mbrojtëse ndaluan tubacionin me kohë, kështu që, sipas të dhënave paraprake, nuk ka patur rrjedhje.

Kompania thotë se objekti nuk mund të funksionojë më, ndërsa cisternat tashmë janë larguar nga zona e terminalit.

 

Nxënësit e shkollës Maarif takohen me Bilal Erdoğanin në Model OIC

0
Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 5-të Ndërkombëtar të Model Organizata e Bashkëpunimit Islam (Model OIC), i cili po zhvillohet në Stamboll, patën mundësinë të takohen me Kryetarin e Bordit të Fondacionit İlim Yayma, Bilal Erdoğan.
Duke përfaqësuar Kosovën në këtë samit, nxënëset Rezana Kajoshi dhe Ela Naz Yılmaz, së bashku me mësuesen e tyre Rrita Abdyli, po marrin pjesë aktivisht në programin që mbahet nga 28 nëntor – 1 dhjetor 2025.
Gjatë samitit, delegatët e rinj takohen me përfaqësues nga institucione të ndryshme të Turqisë dhe me liderë të rinisë, duke shkëmbyer mendime mbi çështje ndërkombëtare. Në fjalën e tij drejtuar të rinjve, Bilal Erdoğan theksoi rolin e tyre në proceset globale, duke u shprehur: “Ndryshimi nis nga të rinjtë, drejtësia ngrihet me të rinjtë.”
Ndersa, Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, u shpreh se nxënësit po e përfaqësojnë vendin me sukses në këtë platformë të rëndësishme: “U dëshirojmë shumë sukses dhe shpresojmë që kjo përvojë të jetë sa më e frytshme dhe me horizonte të reja për ta.”
Gjatë katër ditëve të samitit, nxënës nga vende të ndryshme të botës marrin pjesë në punime tematike të komiteteve, panele dhe diskutime të nivelit të lartë, duke pasur mundësinë të përjetojnë nga afër proceset diplomatike.

Agim Veliu kërkon të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Ish-kryetari i Podujevës dhe ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka bërë të ditur se dëshiron të jetë pjesë e listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Veliu falënderoi anëtarësinë dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen dhe vlerësimin e kontributit të tij gjatë viteve. Ai theksoi se përfshirja në listë nuk është favor personal, por një përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, si dhe respekt ndaj historisë së partisë dhe qytetarëve që i kanë besuar.

“LDK është shtëpia jonë e përbashkët, ndërtuar me mund, sakrificë dhe besnikëri nga ata që kanë qëndruar aty kur ka qenë më së vështiri dhe vazhdojnë të jenë aty edhe sot”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Veliu e konsideroi vendim të padrejtë dhe të dëmshëm mospërfshirjen e tij në listë në zgjedhjet e kaluara. Por këmbëngul se ai vazhdon të punojë në shërbim të LDK-së.
Ai shtoi se dera nuk duhet të hapet për ata që nuk kanë qenë pjesë e partisë, nëse kjo do të sillte lënien jashtë të kontribuesve afatgjatë.

Veliu e përmbylli mesazhin duke theksuar përkushtimin e tij ndaj vlerave të LDK-së dhe gatishmërinë për të vazhduar të japë kontributin e tij për partinë dhe qytetarët.

Agim Veliu shërbeu për disa mandate si kryetar i Podujevës. Ai vendosi të përfshihej në pushtet qendror pas koalicionit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje. Në Qeverinë Kurti 1, ai u emërua ministër i Brendshëm. Shkarkimi i Veliut nga Kurti çoi në prishjen e koalicionit mes dy partive.
Me ardhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, Veliu nuk kishte më ndonjë rol brenda partisë

Dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt: Familja kërkon që autorët të marrin dënimin e merituar

0

Sot shënohet përvjetori i dytë i vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që pati tronditur Kosovën.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbjen dhe mallin për motrën, duke theksuar se familja nuk mund të pajtohet me mungesën e saj dhe kërkon drejtësi.

“Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto dy vite nuk ishin të lehta për ne si familje. Nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin që ti nuk je më në mesin tonë. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty, motër”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shkruar se të dyshuarit pë vrasjen e saj duhet të marrin dënimin e merituar.

Ngjarja tragjike pati ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në fshatin Bernicë të Prishtinës.

Liridona Ademaj u qëllua në qafë në makinën ku ndodhej me fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murseli,si i dyshuar se urdhëroi vrasjen.

Ndërsa Granit Plava dyshohet se kreu vrasjen, e nipi i Murselit, Kushtrim Kokala, gjithashtu është i dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Të tre të dyshuarit u arrestuan të njëjtën ditë me funeralin e Liridonës, disa orë pas varrimit.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:përmes platformës elektronike të KQZ-së, duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi, transmeton Klankosova.tv.

KQZ po ashtu ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Përmes KQZ-së, votuesi, nëse dëshiron, mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së pas kësaj periudhe.

Gjendet pa shenja jete i mituri në fshatin Reçan të Prizrenit, policia jep detaje

0

Policia ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar, i mitur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit, më 28 nëntor 2025 rreth orës 20:30.

Trupi i tij është gjetur nga familjarët.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

E shtuna me mot të ftohtë sot

0

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashikohen riga shiu të përziera me borë. 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë nga -2°C deri në 0°C, ndërsa ato maksimale  1°C dhe 3°C.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort