Home Blog Page 3

Draft-konkluzat e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog

0

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.

Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Evropa e Lirë.

Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.

Në raportin me draft-konkluza që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përmendet se nevoja për reforma vërehet më së shumti në forcim të administratës publike dhe sundim të ligjit, përfshirë konsolidimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e lirive themelore, sidomos lirinë e shprehjes, sektor në të cilin nuk është shënuar përparim.

Përparim thuhet të ketë pasur në luftën kundër krimit të organizuar.

Kosova lavdërohet për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe më pas ato lokale më vonë gjatë vitit, marrë parasysh pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në to.

Lidhur me këtë, në draftin e konkluzave përmendet që marrë parasysh transferimin e rregullt të pushtetit në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Këshilli përsërit dhe pret heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që kanë mbetur.

Bashkimi Evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë, meqë të gjitha kërkesat për heqjen e tyre tashmë janë plotësuar.

Në mesin e tyre situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, ka marrë vesh nga burimet e tij se për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel javën e kaluar dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.

Por, duket se përparim në këtë drejtim nuk do të ketë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.

Në raport, BE-ja përmend se procesi i zgjerimit ka rëndësi gjeostrategjike dhe është proces që kontribuon në paqen evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e shekullit 21.

Këshilli u bën thirrje të gjithë partnerëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe këtë momentum për t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta përshpejtuar përparimin në rrugën drejt BE-së.

Përveç përgatitjeve të nevojshme nga ana e vendeve kandidate, në raport përmendet edhe nevoja e përgatitjeve të vetë bllokut për të akomoduar anëtarë të rinj.

Sa u përket vendeve të Ballkanit, përmendet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

“Këshilli inkurajon fuqishëm partnerët që t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet bilaterale dhe çështjet që datojnë prej së kaluarës, në linjë me ligjin ndërkombëtar”, përmendet mes tjerash në raport.

Pritjet për dialogun Kosovë – Serbi

Në raportin me draft-konkluza, Këshilli përmend mbështetjen e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që të dyja palët mund të humbin mundësi të mëdha në mungesë të përparimit në normalizim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel prej vitit 2011, i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

“Përparimi në rrugët e tyre respektive evropiane varet nga përpjekjet për t’i zbatuar plotësisht të gjitha zotimet që dalin nga Marrëveshja për normalizim e vitit 2023 dhe të gjitha marrëveshjet tjera, pa vonesa dhe parakushte”.

Mes tjerash përmendet edhe nevoja që Kosova të zbatojë marrëveshjen për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të veprojë në përputhje me zotimet për “një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë” në përputhje me Nenin 7, siç e parasheh Marrëveshja për normalizim dhe aneksi i saj.

Pritje ka që edhe çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia, përfshirë ato të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe edukimit, të zgjidhen në përputhje me zotimet e dialogut dhe të punohet në riintegrim të serbëve të Kosovës, nisur prej pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet institucionale.

Në njërën pikë të draft-konkluzave, në pjesën për Kosovën, vendi duartrokitet që është në linjë me politikën e Jashtme të BE-së, duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Autoriteti i Konkurrencës apelon bizneset: Mos bëni rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit

0

Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomik që në prag të festave të fundvitit, të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas këtij institucioni, festat e fundvitit nuk duhet dhe nuk do të shfrytëzohen për abuzim me konsumatorët, për rritje të koordinuara të çmimeve apo për praktika që cenojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore. Çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje spekulative apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg. Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti ka kompetencë të inicjojë dhe zhvillojë hetime për shkelje të konkurrencës deri në pesë (5) vite mbrapa, përfshirë edhe periudhën e festave të fundvitit”- thuhet në komunikatë të publikuar më 16.12.2025.

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se që nga fillimi i muajit dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet, duke monitoruar dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg.

“U bëjmë thirrje bizneseve që: Të veprojnë në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës; Të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve apo sjelljeve të koordinuara; Të mos abuzojnë me pozitën e përbashkët ose fuqinë e tyre në treg; Të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë festive. Njëkohësisht i inkurajomë konsumatorët të raportojnë çdo dyshim për rritje të pajustifikuar ose të koordinuar të çmimeve, në mënyrë që Autoriteti të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. Dyshimet e tilla mund të dërgohen edhe përmes emailit zyrtar: [email protected] Respektimi i ligjit dhe i konkurrencës së lirë është detyrim ligjor dhe interes i përgjithshëm për biznese, konsumatorë dhe ekonominë e vendit” – përfundon njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Paralajmërohet borë dhe temperatura të ulëta në Kosovë

0

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull edhe në ditët në vijim.

Ai përmes një postimi në Facebook, ai tha se pritet të jetë një fundvit me borë dhe me acar.

“Nën ndikimimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen”.

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C”, ka thënë Gosalci.

Ambasada e SHBA-së uron majoren Mehmeti–Quigley

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, për diplomimin e saj në sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Ambasada ka bërë të ditur se majorja Mehmeti–Quigley është bërë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon këtë program prestigjioz, i cili konsiderohet ndër trajnimet më elitare për zyrtarët e zbatimit të ligjit në nivel global.

Ambasada theksoi se ky sukses është mbështetur përmes programeve DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në mesazhin e saj, Ambasada e SHBA-së ka shprehur urime për majoren Mehmeti–Quigley dhe ka ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të sigurisë më të sigurta dhe më të forta në Kosovë.

Rritet rreth 9% numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin “Adem Jashari”

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkobëtar “Adem Jashari” është rritur përreth 9%.

”Në muajin Tetor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,168, apo 8.7 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 386 174 ose 8.7 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Tetor 2024)” thuhet në njoftim e ASK-së.

Po ashtu nga Agjencia kanë bërë të ditur se numri i udhëtarëve që përdorën trenin si mjet transporti u rrit, ndërsa në muajin tetor transport të mallrave nuk pati

“Në muajin tetor 2025 numri i udhëtarëve ishte 9,080 apo 36.4 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero”

Këto të dhëna u bënë të ditura në publikimin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin Tetor 2025”.

“Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve”

0

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë përcaktuar të mbahen më 28 dhjetor. Mirëpo zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në natën e ndërrimit të mot-moteve apo më 31 dhjetor nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve.

Elezi në emisionin “60 Minuta” në KTV, bëri të ditur se edhe pse numërimi i fletëvotimeve do të ndërpritet në natën e Vitit të Ri, kutitë e votimit do të ruhen vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

“Në natën e fundvitit apo ndërrimit të mot-moteve nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve. Orarin se si do të organizohet do ta diskutojmë kur të jemi më afër datës së zgjedhjeve. Materialet zgjedhore, kutitë e votimit, të gjitha këto ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit non-stop nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Elezi.

I pyetur se pse është kontraktuar kompania e njëjte e cila në zgjedhjet lokale, i shtypi me gabime teknike disa fletëvotime si pasojë e të cilave pati shumë reagime e mundësi për keqpërdorim në Mitrovicën e Jugut, zëdhënësi i KQZ-së tha se janë ndërmarrë disa masa, një ndër to vendosja e një QR Kodi-it për gjurmimin nëse do të ketë ndonjë rast të ngjashëm sërish.

“Çështjet e kontraktimit të një kompanie ka të bëjë me aspektet e përmbushjes së kërkesave të ndryshme që dalin nga Ligji për Prokurimin Publik. Sa i përket sigurisë, KQZ-ja ka marrë disa hapa në këtë drejtim. Një nga to është vendosja e një QR Kodi në pjesë të caktuara të fletëvotimit përmes së cilave mund të bëhet gjurmimi apo vërejtja e ndonjë rasti të ngjashëm sikurse herën e kaluar. Aktualisht shtypja e fletëvotimeve është duke u bërë në kompaninë e njëjte, në kompaninë CETIS. Janë shtypur fletëvotimet që dërgohen me postë ndërsa po shtypen aktualisht edhe të tjerat”, ka deklaruar Elezi.

Marrë parasysh që festat e fundvitit mund të ndikojnë sidomos votimin me postë, Elezi sqaroi se tërheqja e pakove me fletëvotime në vendet e BE-së, do të bëhet më 2 janar apo në ditët pasuese të punës varësisht se si janë të përcaktuara në shtetet ku do të votohet nga bashkatdhetarët.

Elezi u shpreh optimist edhe që ky proces nuk do ta vonojë as atë të shpalljes së rezultateve.

“Është marrë parasysh edhe aspekti i fundvitit dhe në këtë drejtim sipas planifikimeve që janë bërë nga shërbimi votues, tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së do të bëhet më 2 janar 2026 dhe në rastet kur shërbimet postare nuk funksionojnë për shkak të festave, tërheqja do të bëhet në ditën pasuese të punës. Do të ketë disa opsione sa i përket kohës se kur do të bëhet tërheqja e këtyre dërgesave dhe të sillen në Kosovë. Besojmë që nuk do e vonojë shpalljen e rezultateve sepse janë procese të ndërlidhura dhe derisa të vijë koha të bëhet numërimi i këtyre pakove, deri në atë kohë do të arrijmë t’i mbyllim të gjitha aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit. Në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në ditën e zgjedhjeve pra në këtë rast më 28 dhjetor, numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në vendvotime dhe kjo do t’ia mundësoj KQZ-së që brenda disa orëve të shpallë rezultatin preliminar për subjektet politike”, deklaroi tutje Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu ka thënë se secilit votues i cili është regjistruar për të votuar me postë, i është përcjellë informacioni përmes e-mailit që nuk mund të votojë pastaj edhe në Kosovë sepse i hiqet emra nga lista e votuesve.

“Çdo shtetasi të Kosovës i cili është regjistruar për të votuar në votimin jashtë Kosovës, ne ua kemi përcjellë individualisht informacionin që emrat e tyre largohen nga listat e votuesve e cila shpërndahet në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Është detyrim ligjor për KQZ-në që votuesit që regjistrohen jashtë vendit, emrat e tyre t’i largoj nga lista votuese e cila shpërndahet në vendvotime në Kosovë për të shmangur votimin më shumë se një herë”, ka thënë Elezi

Me procesin e balotazhit, qytetarët më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme, do t’i drejtohen për të katërtën herë me radhë kutive të votimit.

Moti kryesisht i vranët, mëngjesi me mjegull

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 6 deri -3 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 5 deri në 8°C.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

Zafir Berisha në krah me Ramush Haradinaj sot në Prizren iu drejtuan qytetarëve për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Zafir Berisha, tashmë kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot së bashku me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, iu drejtuan qytetarëve të Prizrenit për mobilizim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha ka theksuar se këto zgjedhje nuk janë rutinë politike, por janë betejë për ruajtjen e vlerave të shtetit tonë.

Tutje ai thekson se me numrin 129 në këto zgjedhje rreshtohen në frontin politik për t’i dalë zot shtetit, për ta mbrojtur lirinë dhe për ta kthyer shpresën aty ku është zbehur.

“Kosova nuk është pronë e askujt, as eksperiment politik, as plaçkë për pazare ditore. Ajo është amanet i dëshmorëve dhe përgjegjësi e secilit qytetar që nuk pranon ta shohë të nëpërkëmbur. Prizreni ka ditur gjithmonë të qëndrojë në anën e duhur të historisë, dhe edhe kësaj here kërkohet zë i fortë, qëndrim i qartë dhe votë për Kosovën”, thuhet tutje në postimin e tij.

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor.

Në faqen zyrtare, KQZ ka sqaruar edhe procedurat e votimit.

Të drejtë votimi në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.

Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes.

KFOR publikon foto të ushtarëve gjermanë: Patrullojnë ditë e natë

0

KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve gjermanë nga Komanda Rajonale-Lindje, teksa ka thënë se bëjnë patrullime të rregullta ditë e natë nëpër komuna.

Në njoftimin e KFOR thuhet se këto patrullime kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal, shkruan Reporteri.net.

“Ato janë një pjesë themelore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në fund theksohet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort